Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:30 në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë në Pogradec. • Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së Meardi Berberit. • Bëhet me dije se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. • Mësohet se Berberi ishte me precedent të theksuar kriminal, i cili ka përfituar së fundmi nga amnistia. • Ai është i dënuar për veprat penale: 08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”. 10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetëses publike” 20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”, 24.02.2018 Kanosje, Prishje e qetësisë publike, 24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje. • Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
4 artikuj për këtë temë.
POGRADEC- Një banor i pallatit në Pogradec ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëses ka treguar se ata janë trunditur gjatë natë nga shpërthimi i fuqishëm në sheshpushim e katit të dyt. Ai shprehet se i iu duk sikur u shemb pallati. Më tej duke folur për mediat banori tha se u ishte dukur tmerr si bëjnë ata në Izrael e Palestinë.
Një prej tyre tregoi për mediat se pas shpërthimit të lëndës plasëse në sheshpushimin e katit të dytë iu duk sikur u shemb pallati.
“Ishte ora 2 e 5 se u ngritur për në tualet. Shpërthim i fuqishëm shumë. Na u duk sikur ra pallati. E hëngrën më shumë ato pastrueset. Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallati. Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja. Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.
POGRADEC-Këto janë pamjet pas shpërthimit me lëndë plasëses në sheshpushimin e një pallati në Pogradec. Shpërthimi ka ndodhur reth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë.
Gjithashtu nga shpërthimi, ka pasur dëme materiale në fasadën e pallatit dhe në brendësi të sheshpushimit. Sakaq lënda plasëse ishte hedhur afër hyrjes së shtetasit Meardi Berberi, person me precedent të theksuar kriminal, i cili ka përfituar së fundmi nga amnistia.
POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen për shpërthimin me lëndë plasëse në një pallat në Pogradec. Bëhet me dije se lënda plasëse është hedhur afër hyrjes së Meardi Berberi. Gjithashtu Berberi ishte me precedent të theksuar kriminal, i cili ka përfituar së fundmi nga amnistia.
Sakaq Meardi Berberi është i dënuar për veprat penale: 08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”. 10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetëses publike” 20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 24.02.2018 Kanosje, Prishje e qetësisë publike. 24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje.
POGRADEC- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:30 në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së pesonit me inicialet M. B.
Bëhet me dije se është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.