LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT/ SPAK dhe Policia megaoperacion në Shkodër, arrestohen 12 persona, asgjesohen 32 mijë rrënjë kanabisi

• Një megaoperacion është finalizuar në Shkodër nga Policia e Shtetit dhe nga SPAK, ndaj një grupi kriminal. • Nga operacioni janë vënë në pranga 12 persona të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal për kultivimin e kanabisit. • Nga 12 personat e arrestuar, 10 janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që 2 të tjerë janë lënë më masën e sigurisë arrest shtëpie. • SPAK ka kryer hetime për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. • Personat e lënë në arrest me burg Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa. • Ndërkohë që në arrest shtëpie janë lënë Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. • Policia ka sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi në kultivim. 

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"OBLIKA"/ SPAK me reagim zyrtar për megaoperacionin: U caktuan 12 masa sigurie, u sekuestruan rreth 250 kg bimë kanabis në proces tharje

EMRAT/ SPAK dhe Policia megaoperacion në Shkodër, arrestohen 12
spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me megaoperacionin "OBLIKA", ku u caktuan masa sigurie për 12 persona. Në njoftim bëhet me dije janë kryer hetime për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

SPAK njofton se gjatë disa kontrolleve policore rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë gjetur 32 mijë rrënjë kanabis. Gjithashtu janë sekuestruar 246.50 kilogram bimë kanabis në proces tharje. 

Personat e lënë në arrest me burg Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa. Ndërkohë që në arrest shtëpie janë lënë Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. 

NJOFTIMI I SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.71, të vitit 2024, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 284, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Faktet kriminale për të cilin janë kryer hetime në këtë procedim penal kanë të bëjne me ngjarjen e datës 17.06.2022, ku gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vallas të Njësisë Administrative Oblike, nga ana e punonjësve të policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e përshtatuara për shërbim të kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike Cannabis Sativa, e cila pas peshimit rezultoi në total 112.55 kilogram. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe të varuara bimë të prera në proces tharje të pa ndara nga kërcelli me peshë 130 kg. Pra, në total lënda e thatë e gjetur në vendin e ngjarjes është 246.50 kilogram.

Fakti i dyte penal ka të bëjë me ngjarjen e datës 12.10.2022, në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, ku Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka ushtruar kontroll në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, konkretisht në banesën e shtetasi P. Gj. dhe vëllait R. Gj., si dhe në banesën tjetër të babait të tyre. Në banesën e parë është konstatuar një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës po punonin disa gra, si dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike në proces tharje me peshë 5. 955 kilogram, si dhe një sasi tjetër në gjendje të thatë me peshë 80.095 kilogram. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ishte 86.05 kilogramë.

Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit Prokuroria e Posaçme paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale të përshkruara më sipër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 60, datë 13.07.2024, ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj 10 shtetasve, si dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj dy shtetasve të tjerë.

Në datë 17.07.2024, nga ana e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Vendore të Policisë, Shkodër është bërë ekzekutimi i vendimit nr. 60, datë 13.07.2024, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masave të sigurimit për organizatorët dhe pjesëmarrësit në grup të struktuar kriminal, duke ekzekutuar 10 (dhjetë) masat e sigurimit arrest ne burg, për shtetasit D.H., A.U., A.T., H.T., S.D., I.D., B.L., E.S., A.D., A.P., të cilët janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu janë ekzekutuar 2 (dy) masa sigurimi “arrest në shtëpi”, për të pandehurit P.Gj. dhe R.Gj., të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në formën e bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Falenderojmë për bashkëpunimin gjithë insitucionet dhe strukturat e përfshira në këtë hetim si: Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër, dalin pamjet e autorëve me pranga në duar, shoqërohen drejt komisariatit

EMRAT/ SPAK dhe Policia megaoperacion në Shkodër, arrestohen 12
pamje nga ngjarja

SHKODËR- Një grup kriminal i cili kultivonte dhe prodhonte kanabis në disa fshatra të Shkodrës është shkatërruar ku për pasojë janë arrestuar 12 prej anëtarëve. Bëhet me dije se në burg janë lënë Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa.

 

Ndërkohë që në arrest shtëpie janë lënë Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. Siç mund të shikohet edhe nga pamjet, janë vënë në dispozicion një numër i madh furgonash policie ku kanë bërë të mundur transportin e të arrestuarëve me pranga në duar drejt Komisariatit të Shkodrës. Policia ka sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi në kultivim. 

2 VITE ME PARE

32 mijë bimë kanabisi/ SPAK operacion kundër grupeve kriminale, 12 persona të arrestuar (EMRAT)

EMRAT/ SPAK dhe Policia megaoperacion në Shkodër, arrestohen 12
Kanabis

SHKODËR- Një megaoperacion është finalizuar në Shkodër nga Policia e Shtetit dhe nga SPAK, ndaj një grupi kriminal. Mësohet se nga operacioni janë vënë në pranga 12 persona të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal për kultivimin e kanabisit. Nga 12 personat e arrestuar, 10 janë lënë në masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që 2 të tjerë janë lënë më masën e sigurisë arrest shtëpie.

Personat e lënë në arrest me burg Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa. Ndërkohë që në arrest shtëpie janë lënë Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. Policia ka sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë kanabisi në kultivim. 

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Ekzekutohen 12 masa sigurie: “Arrest në burg” për 10 shtetas dhe “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas, të cilët akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në disa fshatra të Shkodrës.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi. Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

-A. U., 50 vjeç, banues në Shkodër;
-A. T., 30 vjeç, banues në Koplik;
-H. M., 45 vjeç, banues në Shkodër;
-S. D., 36 vjeç, banues në Shkodër;
-I. D., 28 vjeç, banes në Shkodër,
-B. L., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-E. S., 22 vjeç, banues në Shkodër;
-A. D., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-A. P., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-D. H., 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga SPAK, për të njëjtat vepra penale, për shtetasit P. Gj., 50 vjeç dhe R. Gj., 50 vjeç, të dy banues në Shkodër. Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi. Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme

operacioni oblika

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen