LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

EMRAT-SKEMA/ Falsifikonin ID, patenta e diploma, shkatërrohet grupi, Xhafa punonte nga shtëpia, klientët ia siguronin bashkëpunëtorët

• Gëzim Xhafa, 64 vjeç, Artur Bramo, 59 vjeç dhe Shpëtim Bega, 59-vjeç, banues në Tiranë janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi falsifikatorësh =, të cilët lëshonin dokumente false, kryesisht diploma, kartela pasurie dhe certifikata pronësie në këmbim të shumave të ndryshme monetare. • Shpëtim Bega dhe Gëzim Xhafa realizonin ndryshimin e mbiemrit të persojnit në çertifikata personale, ose familjare, me qëllim kalimin në drejtim të vendeve të BE. • Nga përgjimet, duket se për dëftesën e shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkonte deri në 11.000 lekë, për falsfikimin e diplomës 600 euro, për lejen e drejtimit 7.000 lekë, ndërsa për një kartë identiteti merrnin 6.000 lekë. • Falsifikimi i dokumenteve bëhej në shtëpinë e Xhafës në rrugën “Gani Luzi”, në Tiranë. Pëergjimet kanë treguar se Bega luante rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve. Mustafa Rushiti gjithashtu kishte të njëjtin rol. Të dy ia çonin njerëzit Xhafës, me të cilin bëheshin ‘pazaret’. • Në ambientet ku kryheshin falsifikimet u sekuestruan: skanerë, pajisje ‘usb’, njësi kompjuterike, printer, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PËRGJIMET/ Mashtrimet me ID e dokumente, falsifikuesi pyet i trembur: Ça u bo? Se i ka kap Artan Lame

EMRAT-SKEMA/ Falsifikonin ID, patenta e diploma, shkatërrohet grupi, Xhafa
Pergjime

TIRANË-Në përgjimet e zbardhura për rrjetin e falsifikatorëve në Tiranë, përmendet dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame. Falsifikuesi, Gëzim Xhafa, pyet i frikësuar për një çertifikatë pronësie të falsfikuar që i lëshuar i infilturuari. Ai interesohet shumë i trembur pasi kishte zbuluar se në Kadastër ishin zbuluar shkeljet e kryera. 

BISEDA:

B-Po kot mo mboni pershtypje,për atë..... që bom ne të tokës ça thon për atë si shpi?

A- Kot o burr veç dashka me ja kallzu plakës vet ai me i thon që kam marr hipotekën e sdi gjo se ka i merr do lek, ka i merr ca lek. 200(dyqind) i ke këtu. Numëroi po dush. Je në rregull?

B- Tashi,nesër.

A- Veç mbo telefon thuj e takohena ktu dhe..

B- Thash un ngaqë i ka kap ai Artan Lame, kishin kap ato të ..........

A- Po jo or ska lidhje fare, ska lidhje fare, hajt pra me t mira. Çiao mbo telefon e takona.

B- Hajt mirupafshim.

Ditën e sotme, për Gëzim Xhafën, Artur Bramon dhe Shpetim Begën është kërkuar nga Prokuroria masa e sigurisë 'arrest me burg', pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme. Policia ka sekuestruar skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

3 VITE ME PARE

Dosja e falsifikimeve, si ranë në kurthin e policisë: Për kartën dua 8 mijë lekë, për patentë greke 100 euro

EMRAT-SKEMA/ Falsifikonin ID, patenta e diploma, shkatërrohet grupi, Xhafa
Foto Ilustruese

TIRANË- Përgjimet kanë nxjerrë në pah skemën e falsifikatorëve, të cilët jepnin diploma, patenta dhe karta identiteti false në këmbim të shumave monetare. Përgjimet e mëposhtme janë zbardhur nga bisedat mes tre të arrestuarve, Gëzim Xhafës, Artur Bramos dhe Shpërtim Begës, të cilët dëgjohet të flasin me një bashkëpunëtor në polici. Personi në fjalë kërkon një kartë greke dhe përgjigjia që merr është se duhet të paguajë 200 euro.

Pjesë nga përgjimet:

A-O Turo
B-Unë po të shifsha ty
A-Ça bëne si kalove?
B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
A-Hajde rrim shkojmë
……
B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
    maksimumi tre
A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
B-Të mërrkurr të ejnten
A-E deri të ejnte në drekë
B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani
A-Po ja di numrin përmëndësh
B-Kujt
A-Atij
B-Shokut tim o
A-Ë
B-Çke me atë ti mo burrë
A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
B-Me të marr ty ore
A-Ë hë
B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
B-Po na një gjë tjetër,mirë
…….
A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
B-Po
A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
B-Po
A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
A-Po pra okej
B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
A-Se duhet ta mbështes me na një letër
B-A ti do kartë Greke?
A-Kart Greke mo
B-A do tafto ti pra
A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
    kartat shëndetësore,a na një pashaport a
B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke
A-Ë kartën,kartën e patentën
B-Këto,këto I ke të sigurta
A-Po
B-Kështu
A-Ti jap këto unë
B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti
A-Unë quhem Arjanë
B-Arjan,unë e kam Arturë
A-Pezjet edhe pezjet njëqindë
B-Shiko tani ça desha me thënë unë …
A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy
B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri
A-Meri dy
B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën
A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin
B-Ça klase do ai?
A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite
B-Klas të katërt
A-Klas të katërt po
B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën
    përnjëherë
A-Po
B-Ça po shkrun ti?
A-Numrin tëm që tmë marrësh
B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin
A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj
B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt
A-Po
B-E kupton vet ai tashti
A-Tani vetëm pres telefonë
B-As mos e diskuto atë muhabetë
A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër
B-Si tonat
A-Përshëmbull dokumentat tona a…
B-Ça do ti,patenta
A-Patent na nji
B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit
A-Po
B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej
A-Po pra
B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli
A-A shpërndajm
B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek
     shqiptare,Tafton
A-Po kartën,kart Greke
B-Kartë Greke,tafto quhet ajo
A-O Tur hajd pra gjith të mirat.

3 VITE ME PARE

"Do vij për domatet! Do të bëjë ulje 1 mijë lekë", si e porositi Bramo agjentin e policisë: Kur të marrësh kartën e falsifikuar greke thuaj...

EMRAT-SKEMA/ Falsifikonin ID, patenta e diploma, shkatërrohet grupi, Xhafa
Përgjim

TIRANË- Artur Bramo, një nga të arrestuarit për skemën e falsifikimeve në Tiranë është përgjuar teksa bisedon me një bashkëpunëtor për falsifikimin e një dokumenti. Bramo e porosit që kur të kërkojë dokumentin, të thotë fjalën 'domate' që siç duket është kodi në bisedat mes tyre.

Përgjimet:

A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
……
B-Ashtu fallco greke?
A-AA
B-Kartë.
A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
A-Po.
B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
A-Karta I bëhet domethënë
B-Po po
A-Do me flas me ta.
B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
A-Pse?
B-po I mori të gjitha ai.
A-S’të dha gjë ty?
B- Asnjë gja.
A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca jan!
A-O bos po ti do ta punosh, do ti thush kaq.
B-Du me nejt…..
A-jo, mo e kam për ty ore.
B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
B-as unë se mora vesh, ça je tu bo i thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do flas me ta në darkë ti tham ça don.
B-Ca të doj ai
A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
B-Karta!
A-Ha
B-Po ta thashë more!
A-Sa?
B-Tetëdhjetë mijë lek
A-Tetëdhjetë mijë lek
B-Eeee.
A-Se se mbajta mend, atë ditë.
B-Po ta thashë që dje a pardje.
……
B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
…….
B-Ajo është ba mram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
A-Po pse se more?
B-Po ça të merrsha, të vishe ti në dhjetë natës
A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
……
A-Po të mar në telefon.
B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.
A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Falsifikimi i dokumenteve në Tiranë, prokuroria jep detaje, përgjimet shkatërruan rrjetin

EMRAT-SKEMA/ Falsifikonin ID, patenta e diploma, shkatërrohet grupi, Xhafa
Prokuroria

TIRANË- Prokuroria ka dhënë detaje në lidhje me tre të arrestuarit për falsifikim dokumentesh në Tiranë. Në njoftim thuhet se për Gëzim Xhafën, Artur Bramon dhe Shpetim Begën është kërkuar nga prokuroria masa e sigurisë 'arrest me burg'. Gjithashtu janë kontrolluar 5 ambiente, ku janë sekuestruar celularë, usb, lap-topë, certifikata pronësie, dokumente dhe kartmonedha të falsifikuara.

Njoftimi i Prokurorisë: 

Falsifikonin dokumente, letërnjoftime e pasaporta, Prokuroria Tiranë arreston 3 shtetas, sekuestrohen kartmonedha të falsifikuara. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka filluar proçedimin penal për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim” dhe “Pastrimi produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 186, 189, 192 e 287 të K.Penal Objekt i hetimit rezulton të jetë një grup falsifikatorësh të cilët kryenin detyra të veçanta sipas roleve përkatëse për falsifikimin e çdo lloj dokumenti. Hetimi është ndjekur me metoda proaktive si përgjime, vëzhgime dhe blerje të simuluar duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorë lidhur me kryerjen e blerjeve të simuluara si dhe përgjimin e personave të dyshuar. Në vijim të hetimeve pas dokumentimit të plotë të veprimtarisë kriminale, u kërkua nga ana e Prokurorisë caktimi i masës së sigurisë “arrest në burg“ për shtetasit:

G.Xh.;
A.B.; dhe
Sh.B.

Si dhe u kërkua lejimi i kontrollit të disa ambienteve. U kryen kontrollet në 5 ambiente ku u sekuestruan celularë, usb, lap-topë, certifikata pronësie, dokumente dhe kartmonedha të falsifikuara etj. Hetimet janë në vijim për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë gjithë përfituesit e këtyre dokumenteve të falksifikuara pasi dyshohet se këto dokumente janë përdorur për të përfituar pasuri, për t’i shpëtuar kërkimit apo për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.

3 VITE ME PARE

Tiranë/ Falsifikonin dokumente, pasaporta e letërnjoftime duke përfituar para, vihen në pranga 3 persona

EMRAT-SKEMA/ Falsifikonin ID, patenta e diploma, shkatërrohet grupi, Xhafa
Policia

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Në njoftimin për shtyp bëhet me dijse se të arrestuarit akuzohen për falsifikim të dokuemnatve të ndryshme, kundrejt pagesës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme. Në cilësinë e provës u sekuestruan skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

NJOFTIMI I PLOTË: 

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar "Falsifikimi".

Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas një pune hetimore dymujore të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Falsifikimi".

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" dhe "Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve", i shtetasve:

- G. Xh., 64 vjeç, A. B., 59 vjeç dhe Sh. B., 59 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

shpetim bega artur bramo gezim xhafa falsifikatoret ne tirane

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës