Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
•Vritet Erald Jonuzi në Greqi. •Disa persona i ngritën pritë shqiptarit në orët e para të mëngjesit në pallatin ku banonte, në rrugën Vizyinou.• 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi, pasi parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin ekzekutorët e tij. •Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur katër gëzhoja. •Sipas informacioneve, 37-vjeçari ka pësuar të paktën pesë plagë nga plumbat. •Ai ndërroi jetë në spital. • Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve mes bandave.
3 artikuj për këtë temë.
GREQI- Erald Jonuzi, 37-vjeç, është shqiptari i cili u ekzekutua gjate orëve të natës në zonën Evozmo të Selanikut.
Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba. Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë piste tjetër./Dosja.al
GREQI- Vritet shqiptari në Greqi.
Evosmos është tronditur nga prita e ngritur nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit ndaj një 37-vjeçari shqiptar teksa po kthehej në pallatin ku banonte, në rrugën Vizyinou. Ishte 50 minuta pas mesnate të së mërkurës kur 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi. Pasi parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin ekzekutorët e tij, raporton 'Protothema'.
Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur katër gëzhoja dhe dy topa zjarri. Ambulanca transportoi shqiptarin në spitalin “AHEPA”, ku ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Sipas informacioneve, 37-vjeçari ka pësuar të paktën pesë plagë nga plumbat e xhelatëve.
Burime policore të cituara nga thestival.gr ia atribuojnë ngjarjen një larje hesapesh mes banditëve të lokaleve te natës. Hetimet për ngjarjen e të shtënave në Evosmos u morën nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut./Dosja.al