LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutimi i Nikulajt, hetohet anglezi që dyshohet se informoi autorët, del në dritë një tjetër hasmëri e viktimës, u akuzua për vrasje të dyfishtë

• Dalin detaje nga atentati ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj. Në ‘rrjetën’ e hetimeve të Policisë së Shtetit është edhe një anglez që është larguar nga hoteli me urgjencë, sapo ka ndodhur vrasja. Dyshohet se ai ka shërbyer si informator. • Rrugët drejt Rinasit e ka bërë me dy taksi. Me njërën ka mbërritur në Fushë Krujë, ku ka zbritur dhe ka hipur në një tjetër mjet për të udhëtuar drejt aeroportit. • Nga ana tjetër, dalin dëshmi e pista të tjera. Marsel Kolndreu, i riu që një ditë më parë u raportua se ishte dhunuar nga anëatrë të familjes së Ardian Nikulajt, i cili u vra në Shëngjin, ka mohuar ngjarjen. • Elton dhe Klodian Lestakaj u janë rikthyer akuzave që kanë bërë për vëllezërit Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, Lauren dhe Gëzim Lestakaj. Edhe sot, u shprehën se akuzat e tyre qëndrojnë, por mohuan të jenë përfshirë në atentatin ku mbeti i vrarë Nikulaj.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Akuzat e para shtatë viteve, vëllezërit Lestakaj: Nikulaj na vrau dy familjarë, por s’kemi marrë hak. S’duam gjak, por drejtësi nga shteti

Ekzekutimi i Nikulajt, hetohet anglezi që dyshohet se informoi
Elton dhe Klodian Lestakaj

TIRANË- Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre mohuan të kenë lidhje me atentatin e 19 prillit, ku mbeti i vrarë biznesmeni dhe eksponenti politik 51-vjeçar. Në një reagim për emisionin “Review” në Euronews Albania, Elton dhe Klodian Lestakaj, thanë se nuk kanë lidhje me vrasjen e biznesmenit këtë javë në Lezhë. Ata u shprehën se janë të gatshëm të dëshmojnë për këtë gjë, ndërkohë që shtuan se për vrasjen e familjarëve të tyre nuk është bërë drejtësi. Por, gjithsesi, Elton dhe Klodian Lestakaj thonë se nuk kanë kanë dashur asnjëherë të marrin gjak, por drejtësi nga shteti.

“Nuk kemi çfarë themi më shumë nga ajo ç’ka kemi kërkuar 7 vite më parë, aq më tepër që s’duam të ngjallim emocione negative në këtë rast të freskët. Edhe pse ngjarja ka ndodhur e nuk kemi përgjegjësi, ne sërish do kërkojmë sërish hetim të ngjarjes deri në fund. Nëse shteti shqiptar na garanton jetën me status dëshmitarësh, ne vijmë e përballemi në gjykata. S’kemi dashur kurrë gjak, as nuk duam, duam drejtësi në dosje. Nëse shteti shqiptar na thërrret për hetim ne vijmë menjëherë,”- deklaruan ata.

Shtatë vite më parë, Elton dhe Klodian Lestakaj akuzonin vëllezërit Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, Lauren dhe Gëzim Lestakaj.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori./Dosja.al

3 VITE ME PARE

PISTA E RE/ Zbardhet një tjetër konflikt i Nikulajt, shtatë vite më parë e akuzoi familja Lestakaj: Na vranë dy anëtarë, s'është bërë drejtësi

Ekzekutimi i Nikulajt, hetohet anglezi që dyshohet se informoi
Klodian Lestakaj

TIRANË- Hapet një tjetër pistë hetimi për vrasjen e biznesmenit dhe eksponentit politik, Ardian Nikulaj. Pista e hakmarrjes është një nga pistat që është në duart e hetuesve që po hetojnë vrasjen e biznesmenit në Lezhë Ardian Nikulaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania u analizua konflikti 26-vjeçar mes familjeve Nikulaj dhe Lestakaj më qytetin e Lezhës dhe gazetarja Jonida Shehu risolli një intervistë të bërë shtatë vite më parë. Në atë kohë, Elton dhe Klodian Lestakaj akuzonin vëllezërit Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, Lauren dhe Gëzim Lestakaj.

“Unë isha me xhaxhain dhe me nipin, shkuam te toka po punoja tokën aty, isha 20 metra larg tyre dhe pashë që dolën nga kanali Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulaj dhe gjuajtën në drejtim të tyre me automatik. Ika në shtëpi dhe u tregova të shtëpisë se çfarë ka ndodhur. Ishte dhe një djalë tjetër aty, që ka folur me xhaxhain dhe nipin, aty nga rrethi i Balldrenit, djali i Musa Drisë i vogli, ai ka parë ngajrjen por nuk ka dhënë dëshmi. I vajti babai dhe e pyeti për me ditur kush ishin personat dhe ai i tha të njëjtët persona, Ardianin de Arbenin që vranë Laurenin dhe Gëzimin,”- thoshte Lestakaj.

 Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona,. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

U rrah nga djali i Ardian Nikulajt? Kolndreu: Zero konflikte, unë jetën ia kam besuar Krishtit, mëritë e gjimnazit i kam lënë pas

Ekzekutimi i Nikulajt, hetohet anglezi që dyshohet se informoi
Ardian Nikulaj

TIRANË- Marsel Kolndreu, i riu që një ditë më parë u raportua se ishte dhunuar nga anëatrë të familjes së Ardian Nikulajt, i cili u vra në Shëngjin, ka treguar se mëritë e kohës së shkollës së mesme, i ka lënë pas. Në një prononcim për JOQ, Kolndreu mohon që të jetë dhunuar nga djali i Nikulajt dhe të afërmit e tij dhe thotë se jetën ia ka besuar Krishtit pasi urrejtja sipas tij humb arsyen e jetës. Marseli shkruan se kur është marrë në pyetje pas vrasjes së Ardian Nikulajt, policia nuk e ka pyetur shumë për ngjarjen, ndërsa shton se ai dhe familja e tij nuk janë të përfshirë në asnjë vrasje.

Prononcimi i Marsel Kolndreut:

Pershendetje. Quhem Marsel Kolndreu dhe arsyeja qe po ju shkruaj eshte se nje i aferm i imi me dergoi nje lajm, qe keni publikuar ne lidhje me ngjarjen qe ka ndodhur para pak ditesh , ne Shengjjn . Ne kete postim, eshte treguar per nje ngjarje, midis meje dhe familjarve te te ndjerit qe nuk ka ndodhur. Une nuk jam dhunu prejt tyre as prej askujt edhe per kete fls me pergjegjesi sepse jam une ai qe e di se cfare kam bere edhe cfare kam jetuar. Une kam dhene deklaraten time per ngjarjen , policia e Lezhes dhe oficeret e senksionit per hetimin e krimeve, nuk me kane pyetur shume per ngjarjen per shkak se udhet e jetes sime qofte fizike qofte shpirterore nuk me perfshinje ne vrasje. Une e di qe ne keto raste policia punon ne te gjitha pistat, ne te cilat mund te rrjedhe ndonje informacion per ngjarjen por une dhe familja ime skemi dhe ata e dine qe ne skemi . Une per shkak te moshes dhe sjelljes se pavirtytshme ne rinine time, kam pasur mosmarrevesje me njerz por jo serioze dhe me djalin apo familjen e te ndjerit jo si jo. Une i kam besu jeten Krishtit dhe kjo do te thote se ne jetem time ska vend per urrejtje apo te mendoj per hatermbetjet e gjimnazit sepse urrejtja te ushqen deri sa shpirti ta humbe arsyen e jetes, gezimit,lumturise etj, te cilat i duhen çdo njeriu per nje jete ne paqe ne kete bote qe eshte vene ne sherbim te se liges. Me respekt dhe pergjegjesi per cka kam shkruajtur me siper Marsel Kolndreu

Historia e dhunimit u raportua një ditë më parë nga BW. Sipas të njëjtave burime, babai i Marsel Kolndreut ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e Nikulajt. Ai thotë se pasi i kanë rrahur djalin, i ka dërguar mesazh Nikulajt dhe pavarësisht përgjigjes që ka marrë, nuk e ka përshkallëzuar konfliktin mes tyre. Madje shton se është i gatshëm të përballet me anëtarët e familjes Nikulaj.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona,. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Pagoi dhomën dhe iku me urgjencë pas vrasjes së Nikulajt, anglezi ndërroi dy taksi rrugës për aeroport, u ndalua në Fushë Krujë

Ekzekutimi i Nikulajt, hetohet anglezi që dyshohet se informoi
Ardian Nikulaj

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje në lidhje me lëvizjet e anglezit që po hetohet lidhur me vrasjen e biznesmeni Ardian Nikulaj. Në një shkrim për OraNews, Qyno raporton se shtetasi anglez ka ndërruar dy taksi nga Shëngjini drejt aeroportit në Rinas. Anglezi ka qëndruar i vetëm në hotel dhe ka lëvizur rreth zonës së Nikulajt, ku në disa pamje filmike dallohet dukshëm duke luajtur bilardo.

Personi me emër dhe pasaportë angleze është identifikuar dhe rezulton të jetë larguar përmes aeroportit të Rinasit, disa orë pas vrasjes së Nikulaj. Pas vrasjes ai ka paguar dhomën e hotelit afër komplesit "Coral" dhe është larguar me urgjencë. Të parën taksi e ka marë në zonën e Shëngjinit me të cilën ka udhëtuar deri në Fushë-Krujë. Këtu ka lënë këtë taksi, duke rimarë një taksi të dytë dhe me të është larguar në drejtim të Rinasit, ku shfaqet në kamerat e aeroportit duke bërë chekinin dhe larguar në drejtim të Anglisë.

Për llogari të hetimit, prokuroria ka kërkuar permes oficerëve të kontaktit që të ndalohet dhe pyetet mbi qëllimin e vizitës disa ditore në zonën e Shëngjinit dhe largimit të tij të menjëhershëm, pas vrasjes së biznesmenit Nikulaj.

Deri më tani raportohet se në atentat kanë marrë pjesë të paktën 3 persona,. Dy prej tyre kanë marrë pjesë si vëzhgues, ndërsa një ka qenë organizatori. Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës kur sapo kishte hyrë dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj ishte biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

Autori, siç u pa nga pamjet, mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha. Ai futet në lokal, qëllon me armë Nikulajn dhe pasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt largohet qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim, ndërkohë që pista ku po hetohet është ajo e gjakmarrjes. Kjo pasi Nikulajt i është vrarë një vëlla nga pjesëtarë të fisit Balaj. Kjo ngjarje është pasuar në dy të vrarë nga familja Balaj dhe për asnjërën nga ngjarjet nuk ka pasur të arrestuar. Nuk përjashtohen konfliktet për bizneset apo politikën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e Nikulaj/ INFORMATORI? Verifikohet një shtetas anglez, po pinte kafe në momentin e ngjarjes, u largua nga Shqipëria pas krimit

Ekzekutimi i Nikulajt, hetohet anglezi që dyshohet se informoi
Autori

TIRANË- Një shtetas anglez është pjesë e verifikimeve për atentatin me arme zjarri të biznesmenit dhe politikan lokal në Lezhë Ardian Nikulaj. 'Report Tv' mëson se ky person ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit “CORAL” në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar. 

Pas verifikimeve në sistemin TIMS, ky person rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me 14-prill dhe është larguar mbrëmjen 19-prillit disa orë pas ngjarjes. Gjatë 5 ditëve ai ka qëndruar në një hotel në vijën e parë të plazhit rreth 1 km larg lokalit të viktimës.

Grupi hetimor po verifikon nëse diçka e tillë ka qenë një rastësi, apo shtetasi i huaj mund të jetë përdorur në rolin e informatorit për të realizuar krimin. Për shkak të largimit të shpejtë përmes aeroportit të Rinasit drejt Britanisë në Madhe hetuesit nuk kanë pasur mundësi ta pyesin shtetasin anglez, por po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse është parë duke lëvizur edhe ditë të tjera para ngjarjes pranë kompleksit “CORAL” ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij më 19 Prill. Autori ishte i maskuar me, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. 50-vjeçari u qëllua me 7 plumba dhe një e kapi në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Nikulaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, si edhe kishte kandiduar sërish për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me partinë e PSD-së./Dosja.al

ardian nikulaj vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait