LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë dhënë pa gjyq! SPAK: Kryen veprime korruptive në përgatitjen dhe zhvillimin e procedurave të prokurimeve publike

• Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ditën e sotme 24 masa sigurie për stafin e Universit Bujqësor të Tiranës. • Masat e sigurisë janë caktuar pasi 24 personat kanë kryer abuzime me tendera. • Sipas SPAK, hetime janë kryer bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, dhe është regjistruar procedimin penal për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”. • Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave të cilët janë lënë në masën "arrest me burg". • Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. • Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. • Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje". • Në njoftim thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. • SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.• Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. • Përmes një postimi në "X", Rama tha se nesër në orën 09:00, grupi i parlamentar i PS do të zhvillojë një seancë dëgjimore me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallakun. • Kryeministri shkruan se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. • Sipas tij vetë rektori nuk rezulton i lidhur me hetimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Këtë hetim kreu i qeverisë e ka cilësuar si një "keqkuptim" të madh.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Rama sulmoi sërish drejtësinë!" VOA: SPAK, 24 masa sigurie për drejtues të Universitetit Bujqësor

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
Foto ilustruese

TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masave të sigurisë ndaj 24 drejtuesve dhe nëpunësve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, nën dyshimet për abuzime me tenderat. Mes tyre, dy zëvendës rektorë dhe tre pedagogë janë në detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie. Ndërsa në arrest me burg është lënë administratori i Universitetit dhe 4 drejtorë e specialistë. Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish SPAK-un ndërsa foli për masa sigurie të dhëna pa gjyq. Ai njoftoi se nesër në grupin parlamentar socialist do të ketë një dëgjesë me rektorin e Universitetit, një institucion i cili, sipas ligjit, ushtron veprimtarinë në mënyrë autonome.

Dyshimet për abuzime me fondet përmes tenderave të organizuara nga Universiteti Bujqësor i Tiranës çuan në lëshimin e masave të ndryshme të sigurisë ndaj një numëri të lartë drejtuesish të këtij institucioni dhe stafit administrativ të tij. Administratori Eduart Tërthorja, si dhe 4 drejtorë dhe specialistë u arrestuan. Për 10 të tjerë, përfshirë 3 pedagogë, është vendosur arresti në shtëpi, ndërsa për 9 persona, përfshirë dy zëvendës rektorët Ilir Kapaj dhe Romina Koto, është caktuar detyrim për paraqitje. Ata dyshohen pë disa vepra penale, që nga shkelja e barazisë në tendera, te falsifikimi I dokumentave apo shpërdorimi i detyrës.

Hetimet kanë zbuluar “përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkuruesw dhe fituesw në 9 procedura prokurimi”. Në të gjitha këto procedura, “operatorët ekonomikë fituesë, kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu”. Po ashtu, Prokuroria shpjegon se “janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator ekonomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit”.

Ndërsa lajmi për masat e sigurisë, nuk kishte shumë që po qarkullonte, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale. Ashtu si dhe në rastin e arrestimit të zotit Veliaj, edhe këtë herë ai sulmoi SPAK-un. kur foli për masa të marra “pa gjyq”.

Kryeministri njoftoi po ashtu se nesër në grupin parlamentar socialist do të ketë një dëgjesë me rektorin e universitetit Fatbardh Sallaku, “i cili nuk është përfshirë në hetimin” që sipas zotit Rama lidhet me “disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë”.

Hetimet sipas Prokurorisë kanë nisur në vitin 2022, pasi materialet i janë referuar nga policia e Shtetit e cila ka grumbulluar fillimisht “të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit”. Dhe bëhet fjalë për procedura prokurorimi me një vlerë 90 milionë lekë.

Në reagimin e tij, kryeministri shkruan se rektori i Universitetit “flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht”.

Nuk është e qartë se përse, rektori Sallaku, ka zgjedhur që për këtë keqkuptim, sipas tij, të japë shpjegime në një forum të një force politike, dhe jo ta bëjë publikisht, nga mjediset e vetë universitetit, përballë studentëve dhe pedagogëve që e kanë zgjedhur. Për më tepër që universiteti gëzon autonomi dhe nuk është në varësi të institucioneve të tjera, jo më të një grupi parlamentar, qoftë ky dhe i shumicës në pushtet.

Nga ana tjetër, duket se kryeministri Rama po e përdor rastin për të mbajtur gjallë retorikën e kohëve të fundit kundër veprimeve të SPAK-ut, si për të dëshmuar se qëndrimet e tij, nuk lidhen vetëm me çështjen e zotit Veliaj./ VOA

1 VITE ME PARE

Më pak se 30 mln lekë? SPAK nxjerr bllof Ramën: Hetuam 9 procedura me vlerë prokurimi 90 mln lekë kryera nga zyrtarët e UBT-së

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
Edi Rama

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar pasditen e sotme për 24 masat e sigurisë të lëshuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe ku dukshëm ka nxjerrë bllof dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama bërë paradite mbi këtë çështje. Rama shkruante në një postim në platformën "X" se nesër në orën 09:00, grupi i parlamentar i PS do të zhvillojë një seancë dëgjimore me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallakun. 

Ai tha se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Sipas tij vetë rektori nuk rezulton i lidhur me hetimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Këtë hetim kreu i qeverisë e ka cilësuar si një "keqkuptim" të madh. 

"Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit", shkrunte Rama sot në platformën "X".

Besimi i Ramës për të folur me shifra "lëkundet" teksa në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se nuk kemi të bëjmë me 30 mln lekë, por me 90 mln lekë. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

"Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë", thuhet në njoftimin e SPAK.

1 VITE ME PARE

"9 procedura me vlerë prokurimi 90 mln lekë!" Masat ndaj zyrtarëve të UBT-së/ SPAK: U përgjuan bisedat telefonike! AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
Foto ilustruese

TIRANA- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës ku thuhet se hetime janë kryer bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, dhe është regjistruar procedimin penal për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”. 

Në njoftim thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Prokuroria e Posaçme shton se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)

SPAK thotë se veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Në njoftim thuhet se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, regjistroi procedimin penal nr.13 më 21.10.2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”, parashikuara nga nenet 258, 259 dhe 244 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara rezulton se Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Njësisë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencitë Ligjzbatuese të tjera në vend, janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike.

Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.

Veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ SPAK lëshoi masa sigurie ndaj tyre, ja për çfarë dyshohet secili prej zyrtarëve të Universitetit Bujqësor

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sipas SPAK, hetime janë kryer bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, dhe është regjistruar procedimin penal për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”. 

Në njoftim thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Prokuroria e Posaçme shton se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe I. K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)

SPAK thotë se veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Në njoftim thuhet se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur:

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja,

Amarildo Lleshi,

Mehmet Qoshja,

Altin Murto,

Piro Zoga,

Arrest shtëpi:

Agim Sefa,

Arjan Buliqi,

Serafin Skënderi,

Ilir Kusi,

Dritan Laçi,

Azem Parllaku,

Artur Koleci,

Radion Dhromi,

Blenard Spaho,

Tedi Proda,

Detyrim paraqitje:

Enkeleida Sallaku,

Klara Jahollari,

Ilir Kapaj,

Erjola Kopali,

Klea Lekocaj

Romina Koto

Bejo Bizhga,

Etleva Shore,

Rezearta Dervishi.

GJKKO ka caktuar ndaj Edmond Tërthorjas, Amarildo Llesht, Mehmet Qoshjas dhe Altin Murtos masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

Po ashtu GJKKO ka vendosur të caktojë ndaj Piro Zogas masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë (katër raste).

GJKKO ka caktuar ndaj: Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Gjithashtu GJKKO vendosur për Enkeleida Sallakun, Klara Jahollarin, Ilir Kapajn, Erjola Kopalin, Klea Lekocajn masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

GJKKO ka caktuar ndaj Bejo Bizhgas masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ai duhet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj Etleva Shores masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Po ashtu GJKKO ka caktuar ndaj Rezearta Dervishit masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, katër raste). Ajo duhet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Masat ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, SPAK: Kryen veprime korruptive në përgatitjen dhe zhvillimin e procedurave të prokurimeve publike

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sipas SPAK, hetime janë kryer bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, dhe është regjistruar procedimin penal për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”. 

Në njoftim thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Prokuroria e Posaçme shton se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe I. K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)

SPAK thotë se veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Në njoftim thuhet se pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

"Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”", thuhet në njoftimin e SPAK.

Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur:

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja,

Amarildo Lleshi,

Mehmet Qoshja,

Altin Murto,

Piro Zoga,

Arrest shtëpi:

Agim Sefa,

Arjan Buliqi,

Serafin Skënderi,

Ilir Kusi,

Dritan Laçi,

Azem Parllaku,

Artur Koleci,

Radion Dhromi,

Blenard Spaho,

Tedi Proda,

Detyrim paraqitje:

Enkeleida Sallaku,

Klara Jahollari,

Ilir Kapaj,

Erjola Kopali,

Klea Lekocaj

Romina Koto

Bejo Bizhga,

Etleva Shore,

Rezearta Dervishi

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, regjistroi procedimin penal nr.13 më 21.10.2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”, parashikuara nga nenet 258, 259 dhe 244 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara rezulton se Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Njësisë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencitë Ligjzbatuese të tjera në vend, janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike.

Nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, shtetasit; R.K., dhe I.K., me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, B.B., me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., me detyrë Administrator i UBT-së.

Veprimet e kundraligjshme të personave të mësipërm kanë konsistuar në përgatitjen e të dhënave fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor në fazën e përgatitjes dhe gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, veprimet e komisionit të përllogaritjes së fondit limit dhe specifikimeve teknike apo termave të referencës, të koordinuara në vazhdimësi me veprimet e kundraligjshme të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre).

Pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.9, datë 24.02.2025, ka vendosur:

Të caktojë ndaj shtetasve: E.T.,* A.Ll.,* M.Q.,* A.M.,* masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
Të caktojë ndaj shtetasit P.Z., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

Të caktojë ndaj shtetasve: A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A.P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet shtetasi A.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Kashar, Yzberisht, Rr. “Ismail Qemali”, Nd. 18, H.67, Ap.7, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.B., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi në Njësia Administrative nr. 3, Rr. “Bardhyl”, Nd. 4, H.5, Ap.17, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi S.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Teodor Keko”, Nd. 305, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi I.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “E Dibrës”, Nd. 196, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi D.L., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative nr. 7, Rr. “Frederik Shiroka”, Nd. 18, H.19, Ap. 11, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Rr. “Bajram Curri”, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi A.K., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Kashar, Yzberisht, Rr. “Faik Konica”, Nd. 32, H.56, Ap.10, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi R.Dh., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Njësia Administrative Nr. 1, Nd. 133/1, H.1, Tiranë.

-Urdhërohet shtetasi B.S., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Poliçan, Rr. “22 Gushti”, Nd. 9, H.1, Ap. 14, Skrapar.

-Urdhërohet shtetasi T.P., të mos largohet nga banesa e tij, me adresë banimi Gjirokastër, Rr. “18 Shtatori”, Nd. 117.

Të caktojë ndaj shtetasve E.S.,* K.J.,*, I.K., E.K., K.L., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim E.S., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.J., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim I.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim E.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

-Urdhërohet personi nën hetim K.L., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases R.K., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim R.K., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetasit B.B., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
-Urdhërohet personi nën hetim B.B., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases E.Sh., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

-Urdhërohet personi nën hetim E.Sh., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Të caktojë ndaj shtetases R.D., masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

-Urdhërohet personi nën hetim R.D., që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00.

Urdhërohet policia gjyqësore për ekzekutimit e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” dhe t’i dërgojë në ambientet e paraburgimit si dhe të komunikojë dhe ekzekutojë masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, masa këto të caktuara me këtë vendim.

Në datën 25.02.2025, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.9 datë 24.02.2025, të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë për fakte penale dhe veprime të kundraligjëshme të personave të tjerë. Falenderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për hetimet paraprake të zhvilluara dhe ekzekutimin e masave të sigurimit.

1 VITE ME PARE

Operacioni i SPAK te UBT për abuzime me tenderat, masë sigurie dhe për bashkëshortin e zv.ministres Ana Kapaj

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
ilir kapaj

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin e Prokurorisë së Posaçme te Universiteti Bujqësore i Tiranës. SPAK lëshoi 24 masa sigurie për stafin e UBT, pasi dyshohen për abuzime me tenderat. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se masa e sigurisë "detyrim paraqitje" është caktuar për dy zëvendësrektorët, Romina Koto dhe Ilir Kapaj. Ky i fundit është bashkëshorti i zëvendësministres së Arsimit, Ana Kapaj. 

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
romina koto

Ende nuk ka një njoftim zyrtar me detajet e sakta të operacionit nga SPAK, por janë zbardhur emrat e 5 personave për të cilët është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg". Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga.

Masa e sigurisë "arrest shtëpie" u caktua ndaj 10 personave të tjerë. Në arrest shtëpie janë lënë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur  9 masa "detyrim paraqitje".

Deri më tani nuk dihet ende nëse rektori Fatbardh Sallaku është i përfshirë gjithashtu në shkelje. Kryeministri Edi Rama reagoi pas lajmeve dhe tha se masat e sigurisë u caktuan pa gjyq. Gjithashtu njoftoi se grupi parlamentar i PS-së do të mbajë nesër një seancë dëgjimore në Kuvend me Sallakun lidhur me çështjen.

1 VITE ME PARE

Hetimet e SPAK/ Rama tha se bëhet fjalë për më pak se 30 mln lekë, gazetarja rikthen denoncimin: Një projekt i AKKSHI-t lëvroi rreth 275 mln lekë për laboratorin fantazmë te UBT

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
ubt

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësot të Tiranës, pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderat. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK, por një reagim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, ku tha se masat u caktuan pa gjyq dhe se bëhet fjalë për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë.

Por shuma e thënë nga kryeministri është gati 10-fish më e ulët se abuzimi që dyshohet se është kryer. Në një postim të 3 viteve më parë të gazetares Anila Hoxha, por që gazetarja e ka rikthyer sërish sot, pas lajmit të hetimit të SPAK, thuhet se një projekt i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) që lëvroi rreth 275 milionë lekë (të vjetra) dhe garantoi se në Shqipëri për herë të pare do të hapej një qendër laboratorike e sigurisë ushqimore dhe shëndetit të kafshëve.

Në postimin e Hoxhës, thuhet se zyrat e këtij laboratori fantazmë gjenden në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe praktikisht në këtë laborator nuk ka dalë asnjë lloj analize e produkteve ushqimore. Kjo për shkak sepse sipas gazetares për sigurinë ushqimore nuk është blerë asnjë pajisje e duhur që të kryejë testet përkatëse.

POSTIMI I PLOTË: 

Pasazhe korrupsioni ....

Një projekt i AKKSHIT që lëvroi rreth 275 milionë lekë ( të vjetra) garantoi se në Shqipëri për herë të pare do të hapej një qendër laboratorike e sigurisë ushqimore dhe shendetit të kafsheve. Zyrat e këtij laboratori fantazme teorokisht gjenden në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Praktikisht në këtë laborator nuk ka dale asnjë lloj analize e produkteve ushqimore.
Përse? Sepse për sigurinë ushqimore nuk është blerë de fakto asnjë pajisje e duhur që të kryejë testet përkatëse.
Cfarë është blerë ? Janë blerë kapa ( pajisje të tjera jo funksionale) që shërbejnë për dicka tjetër .

Me cfarë cmimesh?

-Një blender shtrydhës frutash me cmim 600 mijë lekë; 2 herë 600= 1 milionë e 200 mijë lekë (foto 1)-Dollap për ruajtjen e reagentëve , që janë pa aspirim , pra thjesht dollapë me cmim ;të dy 1 milionë e 728 mijë lekë ( të vjetra); (foto 2)

-Pajisje të modelit të vjetër dhe për to nuk ka kite në treg, pra të moshës 40 vite më parë; cmimi 8 milionë e 700 mijë lekë (foto 3)

-Pajisje e cila nuk ka kryer asnjë lloj analize për shkak se i ka reagentët shumë të shtrenjtë; është blerë 93 milionë e 600 mijë lekë edhe kjo jashtë funksionit dhe në pritje të një specialisti që ta rregullojë ( foto 4)

- mikropskopë me cmimin 3 milionë secili

-konxhelator me cmim 5 milionë e 760 mijë lekë ; ndryshe frigorifer me ngrirje ( i vetmi që punon)

- vorteksi , përzierës trëtësirash me cmimin 1 milionë e 500 mijë lekë secili

E të tjera...; të tilla si blerje gjysmake pa set, apo blerje të banjo marisë 1, 5 milionë lekë!!!

Pra ...

Ajo që u propozua që të ngrihej në kërkim dhe shërbim për të tretët dhe njëkohësisht për të shërbyer si qendër reference për diagnostikën laboratorike veterinare dhe sigurinë e produkteve me origjinë shtazore në Shqipëri, është vetëm imazhi i një qendre laboratorike në Universitetin Bujqësor të Tiranës që u vizatua në avull nga krerët e Univestitetit Bujqësor

Një rast i pastër i vjedhjes së fondeve të shtetit. Madje listë pagesat tregojnë se po paguhen njerëz fantazmë që skAnë punuar asnjë ditë në një laborator që nuk funksionon!

Ekziston vetëm një dhomë për Sigurinë Ushqimore e cila nuk përmbush standardet minimale për realizimin e analizave, që nga infrastruktura (sheshi, muret, tavolinat e punës,etj.), apo dhe ndarja e saj në dhoma të ndryshme për kryerjen e analizave ushqimore në varësi të produktit ushqimor që do testohet.

Natën e mirë 275 milionë lekë kudo që të jeni !

1 VITE ME PARE

SKANDAL/ 24 masa sigurie për stafin e UBT, Rama sërish kundër Drejtësisë: Janë dhënë pa gjyq, nesër grupi i PS seancë dëgjimore me rektorin

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas caktimit të 24 masave të sigurisë me urdhër të SPAK për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Përmes një postimi në "X", Rama tha se nesër në orën 09:00, grupi i parlamentar i PS do të zhvillojë një seancë dëgjimore me rektorin e UBT-së, Fatbardh Sallakun. 

Kryeministri shkruan se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Sipas tij vetë rektori nuk rezulton i lidhur me hetimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Këtë hetim kreu i qeverisë e ka cilësuar si një "keqkuptim" të madh. 

POSTIMI I RAMËS:

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit.

Masat e sigurisë dyshohet se kanë ardhur pasi 24 personat kanë kryer abuzime me tendera të ndryshëm.  Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK, ndërsa bëhet me dije se ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.  Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave të cilët janë lënë në masën "arrest me burg".  Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda.  Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje".

1 VITE ME PARE

24 masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor, zbardhen EMRAT e tyre

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
Universiteti Bujqësor

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëshimin e 24 masave të sigurisë nga Prokuroria e Posaçme për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz. Masat e sigurisë dyshohet se kanë ardhur pasi 24 personat kanë kryer abuzime me tendera të ndryshëm. Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit. Pritet një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimin.

Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave të cilët janë lënë në masën "arrest me burg". Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga.

Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave. Në arrest shtëpie janë lënë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur  9 masa "detyrim paraqitje".

Arrest me burg: 

1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga

Arrest Shtëpi:

1. Agim Sefa
2. Arjan Buliqi
3. Serafin Skënderi
4. Ilir Kusi
5. Dritan Laçi
6. Azem Parllaku
7. Artur Koleci
8. Radion Dhromi
9. Blenard Spaho
10. Tedi Proda

Janë firmosur edhe 9 masa "detyrim paraqitje".

1 VITE ME PARE

Me urdhër të SPAK, lëshohen mbi 20 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Abuzime me tendera, 24 masa sigurie për stafin e UBT! Rama: Janë
universiteti

TIRANË- Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar mbi 20 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz. Raportohet se ndaj të dyshuarve janë vendosur masa sigurie arrest me burg dhe arrest në shtëpi.

Masat e sigurisë dyshohet se kanë ardhur pasi personat janë përfshirë në tendera të ndryshëm. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK se kush janë personat ndaj të cilëve janë lëshuar masat e sigurisë.

 

universiteti bujqesor i tiranes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës