Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kuvend është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare, e cila nisi me debate të ashpra. • Gjatë debateve, deputeti demokrat Luçiano Boçi akuzoi policinë për dhunimin e deputetit Bledion Nallbati në protestën e 10 shkurtit. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi u shpreh se Policia në vend që të arrestojë kriminelët, shkon dhe dhunon të miturit. • Ndërsa, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Parlamenti është kthyer në “strofullë të mbrojtjes së hajdutëve”, duke akuzuar shumicën se po shkel mbi interesat e qytetarëve për të mbrojtur vetë kryeministrin Rama. • Berisha u shpreh se deputetët e mazhorancës po veprojnë si “maska” të kryeministrit, teksa shtoi se 20 shkurti është dita e qytetarëve dhe se parlamenti është 'armik i egër' i qenies së tyre. • Gjithashtu Berisha deklaroi se përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe udhëheqësve politik të Kosovës, nga ana e kryeministrit është një akt i shëmtuar. • Lideri i opozitës tha më tej, se sipas pikëpamjes së tij, gjyqi që po mbahet në Hagë tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre. • Ndër të tjera, Kreu i opozitës theksoi se, çështja e gjyqit në Kuvend u ngrit vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve. • Nga ana tjetër, Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se ish-krerët e UÇK-së po përballen me 180 vite burg ndërkohë që nuk ka asnjë provë dhe fakt pro tyre. • Ai përmendi se janë 12 mijë bijë e bija që iu është marrë jeta, 20 mijë vajza të përdhunuara dhe 1600 të zhdukur. • Balla ftoi qytetarët ti bashkohen protestës me datë 17 shkurt. • Sa i përket protestës së 10 shkurtit, Balla, i ka kërkuar demokratëve që të distancohen nga dhuna në protestat e thirrura nga PD. • Gjithashtu Balla iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me çështjen e Belinda Ballukut. • Ai u shpreh se Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën dhe se pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
23 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me çështjen e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën, dhe se pritet zbardhja e vendimit të GJK.
Balla tha se e qëndrimi i grupit parlamentar dhe i kryetares së Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Kjo duke garantuar respektimin e afateve që lidhen me funksionimin e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve.
“Tre gjëra që i kemi bërë publike, por që duhen ripërsëritur në këtë seancë, e para qëndrimi i grupit parlamentar dhe në radhë të parë të kryetarit të Kuvendit është tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit sa i takon respektimi të plotë të të gjitha afateve që kanë të bëjnë me këshillin e rregullores.
Kuvendi i Shqipërisë, këshilli ka një kohë të përcaktuar prej 3 muajsh. Vendimmarrja e marrë në këshill dhe e komentuar nga kryetari i Kuvendit qartazi ka thënë se sa kohë kishte një çështje në Gjykatën Kushtetuese ku palë e përfshirë ishte i përfshirë Kuvendi ishim i detyruar që të prisnim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, jemi në kushtet ku Gjykata nuk ka pasur një vendim dhe edhe pse tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese i dhanë të drejtë palës kërkuese kryeministrit Edi Rama se ka ndërhyrje në kompetencat e pushteteve.
Nisur nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka asnjë dyshim që Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën. Ndërkohë që siç e kemi bërë publike ne do të vijojmë me një proces adresimi ndaj asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese”, tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Partia Socialiste ka humbur mazhorancën në seancën e sotme parlamentare. Ajo nuk ka arritur dot të mbledhë 71 vota për të miratuar projekt vendimet.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tentoi të anulojë votimin, kjo me arsyetimin se ishte bërë një gabim. Ai tha se është ndërprerë votimi për çështje numrash, sepse në sallë janë më shumë se 70 deputetë. Nga ana tjetër opozita u shpreh se votimi u ndërpre, pasi Partia Socialiste nuk kishte votat e nevojshme.
Nga leximi i emrave të deputetëve socialiste të pranishëm në Kuvend rezultoi se ishin vetëm 67 deputetë pasi 18 prej tyre mungonin. Pas debateve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi disa minuta pushim.
Deputetët dhe ministrat që mungonin në Parlament:
1-Pirro Vengu,
2-Albana Kociu
3-Belind Balluku
4-Edi Rama
5-Toni Gogu
6-Elisa Spiropali
7-Ervin Demo
8-Majlinda Dhuka
9-Adea Pirdeni
10-Blendi Gonxhja
11-Damian Gjiknuri
12-Erjona Ismaili
13-Fatmri Xhafaj
14-Hatixhe Konomi
15-Ornaldo Rakipi
16-Eduard Shalsi
17-Tedi Mula
18-Saimir Hasalla
Debati:
Balla: Ne u informuam se opozita është tërhequr nga të gjitha nismat. Ne Blushi na informon se nuk është tërhequr nga nismat. Nuk kemi si të kalojmë në diskutim nismën e zotërisë. Zoti kryetar na i sqaroni këtë.
Peleshi: Ka një gabim, sqarimi është ky projekt vendimet votohen në fund, pasi diskutohen projektligjet. Projektligjet e tërhequra nuk janë tre, por janë dy. Pr.ligji për një shtesë në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar të ndryshuar nuk është tërhequr. Kështu që janë vetëm dy. Projekt vendimet do të votohen pasi të përfundojë diskutimi i pr.ligjeve. Do korrektohet ky gabim.
Shehaj: Jemi në votim, unë nuk kam mundësi të shoh as projektligjin.
Peleshi: Ishte gabim, nuk mund të fillojmë procesin e votimit pa mbaruar diskutimi. Ishte gabim.
Shehaj: Kush pr ligj është tërhequr?
Peleshi: Pr ligji për tatimin e vlerës së shtuar.
Shehaj: Ca janë këto, zoti kryetar ishim në votim. Kemi një rend dite. Kemi edhe projektligje të tjera. Ta marrim vesh qytetarët që ju bëni cfarë të doni. Në këtë parlament fillohet votimi, kur shikoni që nuk keni vota, tërhiqeni dhe thoni bëmë shaka dhe e fillojmë nga fillimi. Ta marrim vesh zoti kryetar, të kuptojmë ju ndërpretë votimin në mes sepse mazhoranca nuk kishte votat?! Ishim në votim në një moment të caktuar pamë që po numëronit njëri tjetrin, nuk kishit numrin. Si tia bëjmë dhe thatë ndërprite votimin.
Peleshi: Nuk është ndërprerë votimi për çështje numrash, sepse në sallë janë më shumë se 70 deputetë. Ju thashë se u ndërpre procesi i votimit dhe ky ishte gabimi, duhet pranuar gabim njerëzor, sepse kishte mbetur edhe një projektligj pa u diskutuar, i cili gabimisht u konsiderua si pjesë e nismave të tërhequra nga deputetët. Nuk ka tërheqje, ndaj do vazhdojmë me këtë projektligj./Dosja.al
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK. Duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës së UÇK-së, Kuvendi thekson se kjo ushtri ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat e njeriut.
Kuvendi vëren me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë. Kjo duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb.
Kuvendi i Shqipërisë deklaron mbështetje të plotë për drejtuesit e UÇK-së, që ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave dhe të drejtave të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje. Në deklaratët e tij thuhet se lufta e tyre ishte e drejtë, e mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut
“Kuvendi, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës së UÇK-së, thekson se kjo ushtri ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat e njeriut. Kuvendi vëren me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë, duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb, që kreu spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë deklaron mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar për drejtuesit e UÇK-së, që ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave dhe të drejtave të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje. Lufta e tyre ishte e drejtë, e mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut. I drejton kërkesë Dhomave të Specializuara në Hagë, komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Kujton bashkësinë ndërkombëtare se lufta e UÇK-së u zhvillua në kushtet kur regjimi i Millosheviçit po kryente spastrim etnik dhe akte gjenocidale ndaj popullatës civile të Kosovës, dhe se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 konfirmoi legjitimitetin e asaj lufte dhe natyrën kriminale të regjimit të Millosheviçit. Shpreh solidaritet të plotë me popullin e Kosovës dhe familjet e drejtuesve të UÇK-së, duke ritheksuar se kombi shqiptar qëndron i bashkuar në mbrojtjen e të vërtetës historike dhe të dinjitetit të luftës për liri.
Shpreh angazhimin për të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm diplomatik dhe politik në forumet ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën e UÇK-së të mos cenohet dhe drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë”, thuhet në deklaratë./Dosja.al
TIRANË - Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tha se ish-krerët e UÇK-së po përballen me 180 vite burg ndërkohë që nuk ka asnjë provë dhe fakt pro tyre.
Në seancën plenare në Kuvend, Balla përmendi se janë 12 mijë bijë e bija që iu është marrë jeta, 20 mijë vajza të përdhunuara dhe 1600 të zhdukur. Balla ftoi qytetarët ti bashkohen protestës me datë 17 shkurt.
“Duke qenë të bindur se nuk mund të vendosen paralele mes vrasjes, përdhunimeve dhe genocidit nga serbët dhe paramilitarët e tyre me dinjitetin e UÇK‑së për lirinë, kam një pyetje për prokuroret. Janë 12 mijë bijë e bija që u është grabitur jeta, janë 20 mijë vajza dhe gra të përdhunuara dhe 1 600 njerëz të zhdukur. Po për këta çfarë mund të bëhet dhe si mund të bëhet? Monumenti i errësirës nuk mbron më kaq. Krerët përballen me 180 vjet burg, i hodha edhe unë një sy ndaj të gjithë personave të akuzuar nga makineria e vrasjes serbe dhe nuk gjeta askënd që të kishte një kërkesë me 45 vite burg kur bëhet fjalë për 12 mijë të vrarë, 20 mijë vajza të përdhunuara dhe 1 600 të zhdukur.
Vetëm një gjeta ndaj të cilit prokuroria kishte kërkuar 45 vjet burg. Ndërkohë që nuk ka asnjë provë dhe fakt ndaj komandantëve të UÇK‑së. Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar Asamblesë së Këshillit të Europës të shohë vendimin; ne kemi gjetur dokumentin bazë ku është ngritur kjo gjykatë. Ky Kuvend i Shqipërisë është konsekuent me atë që ka thënë ndër vite. Unë mendoj dhe dua ta kuptojmë të gjithë se sa e rëndë është për ne si komb ajo kërkesë dhe dua të ftoj gjithë kombin shqiptar më 17 shkurt të jemi të gjithë në prioritetin.”, tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se të miturit dhunohen nga policia në shesh, duke pasur parasysh protestën e PD të dy ditëve më parë. Sipas Xhixhos kjo tregon sigurinë që kanë ata në instritucionet arsimore.
Deputetja vijoi me akuza ndaj qeverisë duke kujtuar ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani si mundësi që autoritetet të reflektojnë. Në këtë seancë plenare, Erisa Xhixho ka kërkuar interpelancë me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.
“Protesta e 10 shkurtit tregoi forcën e mijëra qytetarëve që nuk duan të heshtin. Dënoj me forcë dhunën e ushtruar ndaj minorenëve dhe deputetit Nallbati. Kur goditet një fëmijë në shesh imagjino sa të sigurt janë në shkolla. Arsimi shqiptar është në emergjencë jo vetëm as i përket cilësisë. Ngjarja e Martin Canit tronditi dhe duhet të kishte shërbyer në moment reflektimi për sigurinë në shkolla. Qeveria vendosi ta përdorë për politikë. Të miturit po mbajnë me vete thika, jo libra”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Ish-gardisti në kohën e protestës së 21 Janarit dhe aktualisht deputet i PS foli në Parlament në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit dhe të ashtuquajturin “Grup i Zjarrit”. Malaj në Kuvend, mohoi ekzistencën e kësaj strukture, duke e cilësuar si shpikje.
Malaj shtoi se ka qenë komandant i Seksionit 4 dhe ka mbajtur përgjegjësi për strukturën e tij, por asnjë nga efektivët nën drejtimin e tij nuk ka pasur lidhje me ngjarjet e 21 Janarit.
“Shumë faleminderit deputetit Blushi që pas tre muajsh më dha të drejtën të flas, kur unë kam folur edhe herë të tjera për ngjarjen e 21 janarit. Një ngjarje që është pikërisht për turpin tuaj, partisë tuaj, por edhe të veprimeve dhe mosveprimeve tuaja. Jozefin, mos fol, se është turp për ty të përmendësh gardistët. Ka 15 vjet që pikërisht ky grup parlamentar flet për mua, për familjen time, për 21 janarin, për grupin e zjarrit dhe kush këta, që është e turpshme. Grupi i zjarrit në Gardën e Republikës as nuk ka ekzistuar ndonjëherë, as nuk është në asnjë lloj strukture apo organigrame, por është shpikja që bëtë ju për të devijuar gjithë atë ngjarje, atë situatë të turpshme, dhe pikërisht ndaj meje, ndaj efektivëve të Gardës së Republikës, atyre djemve, burrave dhe grave që i baltosët padrejtësisht, dhe është e turpshme edhe për atë që sot del këtu dhe fol. Vërtetë, unë do t’u them kolegëve, por edhe gjithë opinionit publik, se në të vërtetë nuk ka ekzistuar kurrë një grup zjarri. Ata që e bëni 21 janarin janë përgjegjës kryesorë, pikërisht këta këtu, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre krijuan një situatë të tillë. Krijuan një situatë të tillë që është turpi më i madh për ta. Jo, s’ka asgjë për të fshehur. Ka 15 vjet që flitet në media, emisione dhe kudo për 21 janarin, për Agron Malajn, Unë kam deklaruar dhe kam deponuar që, në qoftë se një efektiv nën komandën time ka gisht në ngjarjen e 21 janarit, unë jam përgjegjës bashkë me ta. Por ju jeni përgjegjës për ngjarjen e 21 janarit, ku eprorët e mi dhe unë ishim objekt i anashkalimit tuaj, për të fshehur autorët e vërtetë. U morët me ca oficerë të thjeshtë të Gardës. Unë kam qenë komandant i seksionit katër; nuk kam qenë as komandant i forcës speciale, as komandant i Gardës, as shef shtabi e me radhë. Kam qenë komandant i një strukture ku kam marrë përgjithësi për strukturën time. Kam shkruar gjithçka të zezë mbi të bardhë: asnjë nga efektivët e mi nuk ka pasur gisht në ngjarjen e 21 janarit. Më e keqja është që ju e baltosni Gardën me paturpësinë tuaj dhe sot vazhdoni prapë. Jozefinë, unë jam gardist dhe kam për nder të jem gardist. Jam betuar t’i shërbej atdheut siç kam qenë gardist. Kam qenë edhe oficeri i forcave të armatosura, kam qenë në disa pozicione dhe duke i vënë në dispozicion të këtij interesi publik, gjë që faktikisht ka ndryshuar komplet qasjen e qeverisë. Nuk bëjmë më asnjë shitje apo dorëzim të pronës shtetërore në favor të investitorëve privatë në Tiranë. Përkundrazi, kërkojmë që shteti, njësoj si pronarët privatë, të përfitojë nga ato. Në këtë mënyrë, kemi disa projekte që tanimë janë drejt finalizimit të kontratave për të përfituar në disa vite zyra”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ish-ministri Ervin Hoxha nuk i ka kursyer batutat në Kuvend ndaj kreut të PD Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, Hoxha i është kthyer Berishës, duke i thënë se nga Ministër u në deputet.
"Si ka mundësi që kryetari i opozitës edhe kur thotë të vërtetën gënjen. Muçi, ngjarja e efektivit nuk është siç e thoni ju. I thotë Berisha ministres së Brendshme do kesh fatin e atij Hoxhës, pse nuk ke besim te mua ti? Nga ministër u bëra deputet, nuk është rrugëtim i mirë ky? Të kam zhgënjyer unë?," Hoxha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i PD-së replikoi me ministren e Brendshme Albana Ko֛çiu në seancën e sotme parlamentare duke hedhur poshtë pretendimet se ka pasur policë të plagosur në protestën e 10 shkurtit. Në Kuvend, Berisha sfidoi ministren të nxirrte foto të policëve të plagosur.
"Qytetare dhe qytetarë, edhe njëherë siç theksova qëparë, gojëpërdalave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë. Por, por, një minutë... këtu u them ju, absolutisht me përgjegjësi të plotë, asnjë polic i lënduar dhe i plagosur në spitalin e urgjencës.
Përkundrazi, protestues paqësorë, kryengritës paqësorë në lule të ballit me plumb gome që mund të shpojë me probabilitetin më të madh kafkën. Tjetri në kokë. Tjetri pas veshit plumbin.
Ju, për të mbrojtur hajnitë tuaja, për të mbrojtur lubitë tuaja, për të mbrojtur kryehajdutin e kombit, Edi Rama. Dhe urdhëroni si thotë kjo zonja Adresë, se këtë duhet ta quani zonja Adresë, se ai vetë i ka thënë se ti je vetëm për Adresa. Dhe shko pyet atë atje, se fatin e tij do pësosh edhe ti, fatin e atij Hoxhajt që foli. Ju të paktën mos bëni mbrojtjen e krimit në këtë mënyrë. Por jeni peng, jeni skllevër. Si ka mundësi?
Ngrihesh dhe gënjen. Turp të kesh! Trego, plagët kanë fotografi. Ku i ke? Ku janë? Kanë emra? Cilët janë? Asnjë, asnjë, asgjë. Urdhëroni. Ua them unë, mos i prekni me dorë nxënësit, mos revoltoni rininë se ajo pastaj nuk njeh kufij. Mos e revoltoni rininë, respektojeni. Ajo protestoi në mënyrë dinjitoze, paqësore.
Kryengritja jonë është paqësore. Hajduti ndiqet gjer në vrimën e fundit. Hajduti ndiqet, ndiqet dhe vetëm ndiqet. Ju po mbroni hajdutët. Ju jeni skllevër të hajdutëve," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Ministrja Albana Koçiu ka shpërthyer në Kuvend ndaj kreut të PD Sali Berisha, i cili deklaroi se asnjë efektiv nuk u dhunua apo lëndua gjatë protestës së dy ditëve më parë. Koçiu në fjalën e saj e ka quajtur Berishës si një gënjeshtar patologjik. Ndërkohë që vetë Berisha u shpreh se gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë, duke iu referuar Koçiut.
Koçiu: Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët e të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gen të derdhësh gjak. Pse nuk i takove policët në spital, ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre. Në vend të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk u shpëton dot shpirtrave të atyre që ke vrarë. Do të të përndjekin.
Berisha: Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë. Nuk i them turp se turpërohet fjala turp me të. Me përgjegjësi të plotë asnjë polic nuk ishte i lënduar dhe i plagosur në spitalin e urgjencës, përkundrazi, protestues paqësor të plagosur me plumba gome në majë të ballit. Ju për të mbrojtur lubitë tuaja….Kjo zonja adresë, “ai vetë ka thënë ti je vetëm për adresa”. Fatin e atij Hoxhajt që foli do pësoni. Ju mos bëni mbrojtjen e krimit në këtë mënyrë se jeni skllevër… Tregoni, por gënjeni këtu. Plagët kanë fotografi, kanë emra ku i ke, tregoni cilët janë. Unë ju them mos prekni me dorë nxënësit, mos revoltoni rininë se më pas ajo nuk njeh kufi. Kryengritja jonë është paqësore. Hajduti ndiqet deri në vrimën e fundit dhe nuk kursehet./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për mashtrim publik lidhur me protestën e fundit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë polic të plagosur. Berisha tha se, forcat e rendit kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve, përfshirë përdorimin e plumbave gome, ndërsa disa të rinj janë keqtrajtuar dhe arrestuar.
Berisha theksoi se mazhoranca ndodhet në panik përballë reagimit të rinisë, të cilën e cilësoi si forcën kryesore të ndryshimit dhe si shpresën e shqiptarëve për t’i dhënë fund varfërimit dhe mjerimit.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë debat, këta janë mashtrues dhe për Edi Ramën janë në gjendje të bëjnë çdo deklaratë, çdo mashtrim. Janë në gjendje të pështyjnë mbi veten e tyre, të bëjnë gjithçka. Asnjë polic i plagosur. Ua tregoj unë historinë. Shkova në urgjencë, kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Asnjë, asnjë, asnjë.
Nxirrni një gërvishtje, nxirrni një të plagosur, gënjeshtarë, gënjeshtarë. Përkundrazi, i gjuajtët me plumba gome në kokë, të cilët janë letalë në kokë. I gjuajtët me snajper protestuesit. Kurse për të rinjtë, janë tmerri juaj. Prisni se është fillimi. Ata do u groposin ju. Ju që keqtrajtuat të rinjtë me qëllim, ju që keqtrajtuat me një urrejtje të jashtëzakonshme të rinjtë në protestë, prisni zemërimin e tyre, se absolutisht ju do pësoni atë që nuk e mendoni kurrë. Do merrni atë që meritoni nga të rinjtë. Ç’është kjo urrejtje, mor?
Keni mbushur qelitë me 12 adoleshentë sepse sipas jush adoleshentët nuk duhet të protestojnë, por duhet të rrinë në shtëpi. Nuk duhet t’u urrejnë, por duhet t’u duartrokasin. Jo mor jo, rinia shqiptare është zgjuar, do u fshijë ju. Sepse ju jeni ata që qëndroni në themel të vjedhjes së tyre të tmerrshme, të varfërimit, mjerimit të tyre. Dhe flet ti.", tha Berisha/Dosja.al

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se mazhoranca ka përsëritur skenarë të ngjashëm me ngjarjet e 22 shkurtit 1991, duke tentuar, sipas tij, të fajësojë opozitën për zhvillimet e fundit politike. Berisha akuzoi shumicën parlamentare se ka ngritur akuza të pavërteta ndaj Belind Këlliçit, duke e krahasuar këtë situatë me përpjekjen e regjimit të asaj kohe për të fajësuar Azem Hajdarin për vrasjen e një oficeri policie.
Ai rikujtoi se Hajdari nuk ndodhej në vend në momentin e ngjarjes, ashtu siç edhe Këlliçi ndodhej jashtë Shqipërisë në kohën kur u ngritën akuzat ndaj tij. Sipas Berishës, këto veprime dëshmojnë panik dhe frikë të thellë të mazhorancës, e cila po përdor institucione dhe rregullore për të sulmuar opozitën dhe për të mbrojtur zyrtarë që ai i cilëson si të korruptuar.
"Mos dilni se edhe ju u shohin fammiljarët tuaj, miqtë tuaj që mbroni hajdutët. Nuk keni nevojë t’i mbroni këta. Lërini. I patë se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Qytetarë dhe qytetare, vetëm ju jeni zgjidhja. Vetëm ju jeni shpresa e shqiptarëve. Këta janë në panik të tmerrshëm. Përsëritën dje 22 shkurtin e 91-shit. Më 22 shkurt të vitit 1991, Sigurimi i Shtetit qëlloi dhe ekzekutoi tek dera e Shkollës së Bashkuar një oficer policie, një të ri, dhe thanë se oficerin e policisë e qëlloi një person me Fiat të bardhë, dhe ishte konkretisht Azem Hajdari. Mirëpo Azem Hajdari atë ditë ishte në Devoll, dhe të gjithë postblloqet e policisë e vërtetonin që ka qenë në Devoll.
Të ndjerin Lulzim Sulollari e vrau vetë qeveria për të akuzuar opozitën. Dje çfarë bënë këta? Akuzuan Belind Këlliçin se organizoi kryengritjen... atë nuk e akuzoni dot se ai u bën petë ju. Po kur ngrihet ajo dhe më nxjerr rregulloren për një fjalë që unë përdora... unë mund të thoja edhe dollapët, po fundi i fundit thashë një fjalë tjetër që të kuptohet nga qytetarët. Edhe për këtë ngriheni ju të sulmoni?
Dje ju akuzonit Belind Këlliçin në një kohë kur ai po drekonte në Miçigan me një përfaqësues të shquar të diasporës shqiptare. A e kuptoni se çfarë paniku dhe tmerri keni ju? A e kuptoni ku keni rënë ju? A e dini që jeni në kohët e fundit të ekzistencës suaj sepse meritoni zhdukjen. Meritoni zhdukjen dhe qytetarët këtë parlament do ta mbyllin një minutë e më parë," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është ngatërruar me fjalët e tij në seancën plenare. Gjatë fjalës së tij teksa do i jepte fjalën Berishës, Peleshi ngatërroi rendin e fjalëve.
"Berish, Zoti replika... Replikë, zoti Berisha pastaj zoti Muçi", tha Peleshi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Opozitës, Sali Berisha iu drejtua Kreut të Kuvendit, Niko Peleshit duke i thënë se është figura më e urryer e Parlamentit.
Në fjalën e tij në seancë plenare Berisha tha se Peleshi po mundohet të rregullojë veten për ti ngjarë Ramës. Berisha theksoi se, mazhoranca kërkon të prishë parlamentin por sipas tij parlamenti nuk kurrë pasi është i qytetarëve.
"Ju doni të prishni Parlamentin për Ramën, por parlamenti nuk prishet kurrë është i qytetarëve, i sovranit. Parlamenti do e mbrojnë qytetarët. Dhe ti zotëri, që rri këtu mbrapa, e kupton apo jo, dhe që e rregullon veten që t’i ngjasësh Edi Ramës, a e di që je bërë një figurë më e urryera e Parlamentin, je bërë, ta them unë, sepse e shohin që ju po mbroni hajdutët," tha Berisha./Dosja.al

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngatërruar deputetin e PD-së Belind Këlliçi me zv.kryeministren Belinda Balluku.
Teksa po fliste për protestën e 10 shkurtit, Berisha tha se ata kanë akuzuar deputetin e PD-së edhe pse ai ishte në SHBA.
"Dje ju akuzuat Belind Ballukun..." tha Berisha, teksa Kuvendi u shkri së qeshuri./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe udhëheqësve politik të Kosovës, nga ana e kryeministrit është një akt i shëmtuar.
Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha tha se sipas pikëpamjes së tij, gjyqi që po mbahet në Hagë tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Ndër të tjera, Kreu i opozitës theksoi se, çështja e gjyqit në Kuvend u ngrit vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve.
"Përdorimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve politik të Kosovës, nga një kriminel ordiner si mburojë, është një akt i shëmtuar. Unë kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me atë proces, por edhe njëherë kjo tregon se, sa të ulët janë këta dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Nëse do të ishte serioze kjo, nuk ngrihej kjo atëherë kur deputetët e opozitës kërkonin mandatin e Lubi Ballukut. Kjo u ngrit vetëm e vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, 20 shkurti është dita e qytetarëve dhe se parlamenti është 'armik i egër' i qenies së tyre.
Gjatë fjalës së tij në foltore, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj mazhorancës duke thënë se kuvendi është shndërruar në strofullën e fundit të hajdutëve shtetërore. Ndër të tjera, ai iu drejtua audiencës përtej ekranit duke u shprehur se, janë ata që do rivendosnin Kushtetutën dhe ligjin në këtë vend.
"Ata janë të tmerruar, ju e shihni që 10 shkurti ua ka luajtur fiqirin këtyre dhe këta nuk dinë se ku janë dhe çfarë flasin. E vërteta është që ky parlament është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, jo vetëm se vjen nga vota e vjedhur, por edhe sepse është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëve. Është shndërruar në strofullën e fundit të hajdutëve shtetërore. Dhe faktikisht po bëhet mburojë për vjedhjet e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe ministrave të tjera.
I mbetet sovranit, u mbetet qytetarëve të thonë fjalën e tyre për imunitetet e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe hajdutëve të tjerë, të cilët kanë borxhe miliarda euro të vjedhura ndaj qytetarëve. Unë sot shfrytëzoj rastin edhe njëherë t’u bëj thirrje qytetarëve, 20 shkurti është dita e tyre, ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre. Ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre. Ky përdoret tani, pas dështimit në Gjykatë Kushtetuese, Edi Rama ka shndërruar parlamentin në mburojë kryesore të krimeve të tij të shëmtuara. Qytetarë dhe qytetare, jeni ju dhe vetëm ju ata që do rivendosni Kushtetutën dhe ligjin në këtë vend," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Ndërkohë që në Kuvend ka nisur seanca plenare, banorët të lagjes Nr.1 në Durrës, të cilët preken nga projekti TID dhe banorët e Baks Rrjollit në Velipojë po protestojnë pasi akuzojnë qeverinë se po u merret prona.
Qytetarëve janë njoftuar se brenda datës 16 shkurt duhet të lirojnë banesat, pasi do të nis shembja e objekteve me qëllim që t`i hapet rrugë projektit TID, që parashikon rikualifikim të zonës historike të Durrësit. Me anë të kësaj proteste, banorët e Durrësit dhe të Baks-Rrjollit kërkojnë që prona e tyre të mos shpronësohet dhe të gjindet një zgjidhje për situatën.
“Me këtë që po bën ky hajduti bashkë me Belinda Ballukun. Do vijë dita të ikë I pari dhe I dyti dhe ata bastardë parlamentarë socialist’ thërret një grua me megafon.", u shprehen banorët./Dosja.al
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sërish nga tensionet, teksa foltorja u bllokua përsëri.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi kërkoi 5 minuta pushim, për të qetësuar situatën.

TIRANË- Kreu i grupit të PS Taulant Balla, i ka kërkuar demokratëve që të distancohen nga dhuna në protestat e thirrura nga PD. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u kap me deputeten Ina Zhupa, duke im kërkuar që të mos fliste.
"I bëj thirrje PD të distancohet nga dhuna e përsëritur nga protestat e thirrua nga kjo parti. Çdo parti mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre protestave. Ka të dyshuar të paguar, për të kryer këto akte tensioni. PD, duhet të distancohet nga këto akte dhunë, Kuvendi me urgjencë duhet të shprehet në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të kërkojmë nga Prokuroria të gjitha masat shtesë për paprekshmërinë e uniformës së policisë së shtetit. Dhe tjetra, jemi sot pak ditë nga një aktakuzë e turpshme…pusho moj ti pusho, se le nam”, tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Parlamenti është kthyer në “strofullë të mbrojtjes së hajdutëve”, duke akuzuar shumicën se po shkel mbi interesat e qytetarëve për të mbrojtur vetë kryeministrin Rama. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha u shpreh se deputetët e mazhorancës po veprojnë si “maska” të kryeministrit.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare, siç e shihni, parlamenti është strofulla e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës sime, edhe këta të këtij krahu, janë të gjithë maska e Lubisë dhe Edi Ramës. Këta janë maska. Kurrë ndonjëherë të dashur qytetarë nuk keni pasur në këtë sallë një grup njerëzish, të cilët shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, më falni, në pamje të parë vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Opozita ka bllokuar foltoren gjatë seancës plenare. Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është ndërprerë fjala nga ana e kryetarit të Kuvendit.
Si pasojë opozita ka bllokuar foltoren duke mos lejuar vijimin e seancës./Dosja.al

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka akuzuar policinë për dhunimin e deputetit Bledion Nallbati në protestën e 10 shkurtit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi u shpreh se Policia në vend që të arrestojë kriminelët, shkon dhe dhunon të miturit.
“Para pak kohësh pyeta a heziton SPAK-u që të marrë nën hetim apo akuzë kryeministrin. Kjo pjesa tjetër reagoi, por ja ku jemi. Ju fshiheni dhe veproni pas procedurave. Mbani aty një kërkesë të SPAK për heqjen e imunitetin e zv/kryeministres. Nuk është në të vërtetë imuniteti i saj, por i kryeministrit. Shpikni dispozita për të mbrojtur veten tuaj me imunitet nga hetimi. Këtu mungon Bledion Nallbati, pse? Sepse policia juaj e ka goditur me dhunë, sepse për ju ka interes imuniteti juaj dhe jo për të tjerat. Madje na thoni se forcat RENEA nuk njohin deputetin! Kë njohin këta të RENEA-a? Po të kërkuarit a i njohin këta? Le të dalë ministrja, ja tek është, që flet për policë të plagosur, të na thotë sa të kërkuar dhe të kërkuar për krime brenda e jashtë vendit janë kërkuar. Po, RENEA e policia arreston adoleshentët. Madje ishin policët që ju kthyen protestuesve me molotov dhe gaz lotsjellës”, tha Boçi./Dosja.al
TIRANË- Sot deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen në seancën e radhës parlamentare. Në rend dite sot është parashikuar zhvillimi i dy interpelancave me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.
Rendi i ditës në Parlament pritet të jetë i ngjeshur me kërkesa për llogaridhënie dhe votime projektligjesh. Deputetja Erisa Xhixho dhe deputeti Kapri kanë kërkuar interpelancë me Ministrinë e Arsimit mbi sigurinë në shkolla dhe masat kundër dhunës mes të miturve. Ndërkohë, deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka thirrur në një seancë pyetje-përgjigje ministren e Shëndetësisë, Evis Salla, lidhur me problemet e shërbimit në qendrën shëndetësore të rrugës "Irfan Tomini".
Përveç interpelancave, deputetët do të votojnë ndryshime ligjore që prekin TVSH-në, akcizat dhe Trashëgiminë Kulturore. Seanca pritet të zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, si pasojë e protestës së dhunshme të Partisë Demokratike dy ditë më parë, ku mbetën të lënduar efektivë policie dhe punonjës të medias.
Rendi i ditës:
Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.2.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.
2. Njoftime.
4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
5. Seancë pyetje - përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
6. Projektligji "Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë".
7. Projektligji "Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
8. Projektligji "Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, "Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
9. Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë"
10. Projektvendimi "Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve".
11. Projektvendimi "Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 "Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al