LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dy ditë para mbylljes së mandatit! Meta shkon sot në Kosovë, pritet nga Osmani

• Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvillon sot një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. • Me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, Meta do të mbërrijë në Kosovë në orën 09:00. •  Pas ceremonisë së pritjes, Meta dhe Osmani do të dalin në një konferencë për shtyp. • Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet me Metën e më pas ky i fundit do iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në orën 11:50. • Osmani dhe Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s, në Platon e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, në ora 19:50. • Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke ia lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj. • Presidenti Meta u prit me një ceremoni zyrtare nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me të cilën zhvilloi një takim kokë më kokë dhe më pas dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp ku iu përgjigjen dhe interesit të gazetarëve në lidhje me projekt-rezoluten të votuar ditën e djeshme në parlamentin shqiptar që dënon raportin e Dick Marty-t • Meta gjatë fjalës së tij theksoi se do kishte dëshirë të bënte më shumë për Kosovës gjatë kohës së tij në Presidencë por konfliktet e brendshme e kanë mbajtur gjithmonë të fokusuar në debatin politik por ai u zotua se të hënën në mëngjes kur heq zyrtarisht kostumin presidencial do të bëjë më shumë për Kosovën • Vjosa Osmani duket se dhe ditën e sotme nuk i fshehu 'pakënaqësitë' që ka me kryeministrin shqiptar Edi Rama pasi duke komentuar projekt-rezokuten e votuar në Kuvendin e Shqipërisë që dënon raportin e Dick Marty-t ajo u shpreh se ajo nuk ka asnjë fuqi juridike prandaj askush nuk duhet të presë një përshëndetje speciale • I pyetur se çfarë do bëj pas 24 korrikut presidenti Ilir Meta u shpreh me humor se dëshiron të bëjë vullnetarin në guidën e Prevallës dhe Brezovicës

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Osmani zbeh rezolutën e Ramës për Dick Martyn: S'ka fuqi juridike, mos prisni përshëndetje speciale për të

Dy ditë para mbylljes së mandatit! Meta shkon sot në Kosovë,
Rama dhe Osmani

KOSOVË- Edi Rama gjatë qëndrimit të fundit në Kosovë ku edhe mori pjesë në përurimin e librit të Enver Hoxhajt, bëri publike nismën e tij për miratimin e një rezolute kundër raportit të Dick Martyt në Kuvendin e Shqipërisë. Një gjë e tillë mori formë dje, ku edhe me shumicë absoulte votash deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e miratuan një Rezolutë të tillë e cila do të dërgohet edhe në Këshillin e Evropës.

Siç ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të kërkohet distancimi i Këshillit të Evropës ndaj raportit të Dick Martyt, meqë ka qenë pikërisht KiE që i ka dhënë jetë pretendimeve të senatorit zviceran, shkruan Gazeta Express.

Për këto zhvillime të djeshme në Shqipëri dhe për mosreagim të krerëve të institucioneve të Kosovës është pyetur sot shefja e shtetit, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media me Ilir Metën.

Osmani ka thënë se s’mund të pritet një përshëndetje speciale për një zhvillim të tillë, meqë siç thekson ajo qëndrimi i Kosovës për pastërtinë e luftës së UÇK-së është i përditshëm.

“Nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, sepse qëndrimi ynë për pastërtinë e luftës çlirimtare është i çdoditshëm, është në çdo veprim tonin, është në çdo punë tonën, është në çdo frymarrje tonën dhe çdo punë që e bëjmë për ta çuar Kosovën përpara, ne e nderojmë secilin çlirimtare. Prandaj qoftë rezolutat që miratohen në Shqipëri, qoftë në Kosovë, ne vazhdimisht e kemi konfirmuar një të vërtetë e cila asnjëherë nuk do të mund të ndryshohet nga askush, pavarësisht nga përpjekjet e Serbisë dhe aleatëve të saj. E vërteta është kjo. Serbia ka qenë agresori, Kosova ka qenë viktimë e një regjimi gjenocidal, UCK-ja e ka mbrojtur popullin e Kosovës dhe ka luftuar për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Presidentja gjithashtu ka thënë se ekziston edhe një parim bazë juridik që një rezoluta apo akt politik ose juridik mund të shfuqizohet vetëm nga organet që i kanë miratuar ato.

“Sa i përket rezolutës së miratuar nga Kuvendi, natyrisht që rezolutat shprehin vullnetet politike të parlamenteve përkatëse. Mirëpo poashtu ekziston edhe një parim bazik juridik, që një akt, qoftë ajo rezoluta apo akt politik apo juridik mund të shfuqizohet vetëm nga organet që i kanë miratuar ato. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot që Lufta çlirimtare e Kosovës, Lufta çlirimtare  UÇK-së s’mund të zhbëhet nga askush. Historinë s’mund ta ndryshojë askush. Kosova asnjëherë nuk ka pasur çfarë të fsheh, sepse Kosova e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal të udhëhequr nga Millosheviqi në atë kohë, mbetjet e të cilit janë ende në Serbi për fat të keq, në kontekst të mentalitetit po flas”, ka shtuar tutje Osmani./Express/

3 VITE ME PARE

Meta nga Kosova: Besoj se marrëdhëniet tona vllazërore kanë nevojë për më shumë qëndrueshmëri

Dy ditë para mbylljes së mandatit! Meta shkon sot në Kosovë,
Ilir Meta

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta në Kuvendin e Kosovës ka shprehur falenderimet e tij për mikpritjen dhe mundësinë për të përmbyllur vizitën e tij të fundit zyrtare para dorëzimit të detyrës.

Në fjalën e tij Meta tha se kur vizitoi Kosovën në dhjetor të 2000, kur ishte kryeministër i Shqipërisë, theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet dhe jo për paternalizëm.

"Që nga pavarësia e Kosovës, ndërtimi i institucioneve demokratike të qëndrueshme, njohja ndërkombëtare nga shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara, deri tek konfirmimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, anëtarësimi në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, e plot arritje të tjera."-tha Meta.

Meta theksoi se dot do të ishte edhe më absurde të pretendohej për paternalizëm në marrëdhëniet e dy vendeve, kur shteti i ri i Kosovës është shembull edhe për vendet e tjera të rajonit, përfshirë Shqipërinë.

"Vazhdoj të besoj se marrëdhëniet tona vllazërore kanë nevojë për më shumë qëndrueshmëri dhe gjithpërfshirje, dhe jo për protagonizëm apo përvetësim."-shtoi ai.

3 VITE ME PARE

Meta në Kuvendin e Kosovës: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradin duhet të vijojë

Dy ditë para mbylljes së mandatit! Meta shkon sot në Kosovë,
Ilir Meta

KOSOVË- Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke folur në Kuvendin e Kosovës ditën e sotme pas vizitës së fundit zyrtare dy ditë para largimit të tij.

Në fjalën e tij Meta u shpreh se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vijojë dhe të ecë përpara në mënyrë të tillë që Kosovës ti hapet rruga drejt integritetit europian.

Meta theksoi se një rajon pa konflikte dhe me një miqësi dhe marrëdhënie fqinjësore do të lejonte që rruga europiane për Ballkanin Perëdnimor të jetë më e lehtë.

3 VITE ME PARE

Çfarë do bëjë pas 24 korrikut? Meta: Dua të bëj vullnetar guidën e Prevallës e Brezovicës

Dy ditë para mbylljes së mandatit! Meta shkon sot në Kosovë,
Ilir Meta

KOSOVË- Presidenti Ilir Meta u pyet ditën e sotme nga gazetarët në Kosovë se çfarë do të bëjë pasi të përfundojë mandatin më 24 korrik. Meta tregoi se ka shumë dëshirë që të bëjë guidë në Prevallë dhe në Brezovicë. 

Për mua nuk ka patur rëndësi me kë takohem në Kosovë, por Kosova. Pas kësaj vizite dhe punëve të tjera që nis në Shqipëri, mezi pres disa ditë të ripërtërihem dhe në Prevallë. Shpresoj që një ditë, por kjo do të jetë e largët, të bëj vullnetar guidën e Prevallës e Brezovicës. Atë punë di ta bëj shumë mirë. Për këtë janë dëshmitarë dhe përfaqësues të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, tha Meta.

3 VITE ME PARE

Osmani-Metës: Besoj se angazhimin për Kosovën do e vazhdoni kur t'ju jepet mundësia

 

Dy ditë para mbylljes së mandatit! Meta shkon sot në Kosovë,
Vjosa Osmani

 

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi ditën e sotme se presidenti Ilir Meta, do të jetë zë i fuqishëm për Kosovën edhe pas mandatit. Osmani në konferencën e përbashkët me Metën thotë se edhe mandati i tij po përfundon miqësia, bashkëpunimi dhe respekti do të mbesin gjithmonë.

“Keni qenë zëri ynë aty ku ne nuk jemi përfaqësuar e në veçanti zë i fuqishëm kundër tendencave për ndarje të Kosovës e ndryshim kufijsh, ide e aventura këto të rrezikshme pasojat e të cilave po ndihen edhe sot e kësaj dite. Por, të cilave bashkërisht u kemi dhënë fund. Gjatë udhëheqjes suaj kemi pasur një bashkëpunim dhe koordinim të shkëlqyeshëm për të cilën dua të ju falënderoj. Kam besimin e plotë se në angazhimin e mëtejmë tuaj sërish do të vazhdoni të jeni zëri i Kosovës aty ku u jepet mundësia. Kosova ka qenë dhe do mbetet shtëpia juaj e dytë prandaj jeni të mirëseardhur kurdo. Po e përfundoni mandatin por miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë do të mbesin të përhershme. Është mese e nevojshme që 19 marrëveshjet e nënshkruara një muaj më parë të zbatohen edhe në praktikë për ta forcuar edhe më tutje bashkëpunimin në çdo aspekt ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë e në veçanti marrëveshje këto që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë” tha Osmani.

3 VITE ME PARE

Meta në Prishtinë: Nga e hëna në mëngjes do bëj më shumë për Kosovën

Dy ditë para mbylljes së mandatit! Meta shkon sot në Kosovë,
Ilir Meta

PRISHTINË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua me homologen e tij Vjosa Osmani. Pas takimit kokë më kokë që zhvilluan, ata dolën në një konferencë të përbashkët shtypi ku presidentja Osmani e falenderoi kreun e shtetit për mbështetjen që ai i ka dhënë Kosovës.

Nga ana tij Presidenti u shpreh se do donte të kishte bërë më shumë por konfliktet e brendshme dhe përplasje politike e kanë pënguar por u zotua se nga e hëna kur heq dhe kostumin presidencial dhe pritet të veshë atë kryetarit të LSI-së do bëjë më shumë për Kosovëm

"Kam bërë detyrën Kushtetuese por edhe morale, siç e ka për detyrë dhe çdo qytetar i Shqipërisë. Mund të kisha bërë më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse nuk do të kisha shumë përplasje të brendshme në vendin tim. Ju jap fjalën se që nga dita e hënë në mëngjes do bëj më shumë për Kosovën. Ju falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur me ju, jam i bindur që dhe presidenti I zgjedhur i Shqipërisë do ta vazhdojë këtë traditë kaq pozitive", tha Meta.

3 VITE ME PARE

FT- Osmani e pret me ceremoni shtetërore, Meta bën shqiponjën në Prishtinë

Dy ditë para mbylljes së mandatit! Meta shkon sot në Kosovë,
Ilir Meta

KOSOVË- Presidenti shqiptar Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si president.

Gjatë kalimit para gjatë gardës ceremoniale, Meta bëri edhe simbolin e shqiponjës.

Pas takimit, dy presidentët pritet që të mbajnë konferencë për media. Më pas, nga ora 11:05, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim Presidentin Meta.

ilir meta ne kosove ilir meta

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës