LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Duhet një rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike"/ Salianji takim me intelektualët: PS dhe PD, pa zgjedhje reale brenda partisë

• Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. • Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur rrugën duke goditur korrupsionin dhe se po i reziston presioneve politike. • Ai tha se duhet një rregullim ligjor se si funksionojnë partitë politike. • Gjithashtu demokrati theksoi se vendi ka një oligarki ekonomike, e cila sipas tij vjen si pasojë e asaj politike, ndërkohë shtoi se për drejtësinë palët politike kujtohen vetëm kur preken interesat personale. • Ish-deputeti theksoi se pjesë e rëndësishme është edhe reforma zgjedhore, për të cilën tha se pa hapjen e një sistemi që i jep të drejtën qytetarëve është gati pamundur të çahte sistemi ekzistues. • Salianji u shpreh se Berisha u rikthye me premtimin se Rama nuk ia vjedh zgjedhjet. • Në lidhje me këtë, ai tha se Kryetari i PD-së pati premtuar se do ta bëj PD fituese dhe do rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. • Sipas tij, Berisha nuk e mbajti fjalën pasi neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat. • Gjatë takim me intelektualët, Salianji theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave nga partitë politike, duke paralajmëruar se mungesa e tyre cenon vetë demokracinë. • Gjithashtu ai ngriti shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve reale si brenda partive politike, ashtu edhe për qytetarët në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.

3 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"SPAK hapi rrugën për një pjesëmarrje të re politike"/ Salianji: PS dhe PD, pa zgjedhje reale brenda partisë

"Duhet një rregullim ligjor si funksionojnë partitë
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji gjatë takim me intelektualë në Tiranë, theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave nga partitë politike, duke paralajmëruar se mungesa e tyre cenon vetë demokracinë. Gjatë fjalës së tij, Salianji ngriti shqetësimin për mungesën e zgjedhjeve reale si brenda partive politike, ashtu edhe për qytetarët në përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre.

“Pa parti që u nënshtrohen rregullave nuk kemi më demokraci. Sot nuk hiqet as dorëheqja si akt sublim. Politika duket sikur ka qëllim jo pjesëmarrjen e intelektualëve dhe qytetarëve, por dekurajim për të mos marrë pjesë në procese. Duket sikur debati real mbi ekonominë ose administratën publike nuk ekziston. Duket sikur zërat që reagojnë janë të çuditshëm, kur duhet të ishte e kundërta. Mungesë zgjedhjesh reale si në PS, si në PD, mungesë zgjedhjesh reale të qytetarëve të përfaqësuesve të tyre, pasi kemi një sistem ku zgjedhin më shumë krerët e partive”, tha tha Salianji./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Berisha u rikthye me premtimin se Rama nuk ia vjedh zgjedhjet”/ Salianji në takim me intelektualët: Neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

"Duhet një rregullim ligjor si funksionojnë partitë
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se Berisha u rikthye me premtimin se Rama nuk ia vjedh zgjedhjet. Në lidhje me këtë, ai tha se Kryetari i PD-së pati premtuar se do ta bëj PD fituese dhe do rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

Sipas tij, Berisha nuk e mbajti fjalën pasi neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat. Salianji tha se nëse PD nuk është forcë qeverisëse kryetarit i ndërpritet mandati, pasi sipas tij këto janë rregulla të shkruara, ndërsa shtoi se statuti i partisë është kushtetuta. 

Ervin Salianji: Tryezë e parë për të çelur një cikël tryezash për të treguar se PD lidershipi nuk arrin të mbledhë gjithë flukse opozitare. Në disa raste nuk do, në disa raste i ka zhgënjyer. Nëse një kryetar partie thotë 4 vite më parë se Edi Rama nuk i vjedh zgjedhje. Do e bëjë PD fituese, do rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, kemi një problem me fjalën e mbajtur. Shqiptari pa dyshim e ka në traditë besën. Kur dikush jep fjalën fjala mbahet. Nëse thuhet do zgjedhin anëtarët do i zgjedhin ata. Partia neni 46 nuk thotë mu vodhën.

Nëse PD nuk është forcë qeverisëse kryetari i ndërpritet mandati. Janë rregulla të shkruara, statuti i partisë është kushtetuta. Prandaj duhet demokratizimi i partisë. Një sistem 35 nuk ndryshon brenda ditës. Themelore, kjo që thotë Gim Baçi, gjithë përpjekja e politikës, gabimi më i madh, që bën lidershipi i PD-së për 4 vite thotë se nuk mundet Rama me zgjedhje. Dekurajimi i votuesit është avantazhi më i madh që i jepet. Kemi detyrim të bëjmë thirrje për aktivizimin e sa më shumë njerëzve. Bojkoti favorizon të paktit.

Të bëjmë një përpjekje si shumë parti politike, që një pjesë e rëndësishëm e listës kandidate vijnë nga shoqëria. 20% duhet të ishte një shifër, për të dhënë mundësi, frymëmarrje. Nuk fiton një parti që rri brenda gardhit. Elementi ku shoh se mund të bashkohet gjithë shoqëria, një sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura. Dhe secili deputet të zgjidhej prej qytetarëve. Zgjidhja është me një sistem zgjedhor tjetër. Që jep mundësi ky sistem zgjedhor që opozita të bashkohet./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“SPAK po i reziston presioneve politike”/ Salianji takim me intelektualët: Duhet një rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

"Duhet një rregullim ligjor si funksionojnë partitë
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me intelektualët. Gjatë fjalës së tij, Salianji u shpreh se SPAK ka hapur rrugën duke goditur korrupsionin dhe se po i reziston presioneve politike. 

Ai tha se duhet një rregullim ligjor se si funksionojnë partitë politike. Salianji theksoi se vendi ka një oligarki ekonomike, e cila sipas tij vjen si pasojë e asaj politike. Ndërsa shtoi se për drejtësinë palët politike kujtohen vetëm kur preken interesat personale.

Në fund, ish-deputeti theksoi se pjesë e rëndësishme është edhe reforma zgjedhore, për të cilën tha se pa hapjen e një sistemi që i jep të drejtën qytetarëve është gati pamundur të çahte sistemi ekzistues.

Ervin Salianji: Sistemi zgjedhor që ka goditur në themel sistemin përfaqësues u përkeqësuar me ndryshimin në Kod në vitin 2024, me një sistem hibrid ku qytetarët nuk zgjedhin asgjë. Institucionet janë në kontroll të plotë nga një personazh. SPAK që ka hapur rrugën duke goditur korrupsionin, pa diskutim dhe krimin dhe po sjell ndryshim gradual kulturor në lidhje me përgjegjësin para ligjit është në një sulm nga palët politike. Shumë mendojnë se më shumë duhet të bëjë SPAK, por po i reziston presioneve politike.

Në shumë raste, për shkak të bllokimit të sistemit dhe mos pasjes së zgjedhjeve mund të jetë mundësi për qarkullimin e elitave. Do doja të diskutonim për demokracinë e brendshme të partive politike. Duhet të jetë rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike. Duket sikur dy kryetarët bëhen bashkë. Në model janë njësoj. Kemi një oligarki ekonomike pasojë e asaj politike. Për drejtësinë kujtohen palët vetëm kur preken interesat personale. Kushdo është i bindur se Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin. Pjesë e rëndësishme është dhe reforma zgjedhore, pa hapjen e një sistemi që i jep të drejtën qytetarëve direkt, e pamundur të çahte ky sistem./Dosja.al

ervin salianji tirane takim me intelektualet

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!