LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit! Zbardhen bisedat në SKY ECC: Dikush na ka tradhtuar, kanë futur mall në kamion

• Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. • Nga bisedat e tyre në SKY ECC janë zbuluar rolet e anëtarëve, mënyra se si funksiononin me tre grupe dhe nofkat që ata përdornin me njëri-tjetrin. • Nga hetimet e deritanishme rezulton se Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja ka qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian. • Anëtarët e njërit prej grupeve ishin dy pjesëtarë të tjerë të fisit Rraja, Përparim Rraja pronari i gurores në Borizanë për të cilën u dhunuan dy kushërinjtë Maja, si edhe Gazmir Rraja, Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani. • Mëngjesin e datës 27 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Bujar Sefës se është vënë në dijeni nga drejtuesi i kamionit, se kishte hyrë në ambientet e doganës turke. • Ai i thotë më tej se mjetin e kanë futur për kontroll fizik dhe nuk kishte dalë nga ambientet e doganës, ndërsa drejtuesi i mjetit pas atij momenti nuk ka kthyer asnjë lloj përgjigje. • Nga bisedat në SKY ECC, grupi kishte edhe përplasje për trafikun e kanabisit. • Një nga anëtarët e grupit për të vërtetuar se droga ishte ngarkuar në kamion, i nisë foto Rexhep Rrajës dhe i tregon kutitë brenda mjetit. • Më pas, Rexhep Rraja ia kthen duke i thënë se nuk dëshironte fjalë koti, por kërkon detaje nëse në brendësi të kamionit kishte futur ndonjë sasi me lëndë narkotike. • Gjithashtu nga bisedat në SKY ECC bëhet me dije se grupi i Rexhep Rrajës ngre dyshime për një tradhti të mundshme nga ana e shoferit, Elton Bogdani. • Sipas bisedave në SKY ECC, dyshimet vijnë, pasi ngarkesa prej 236 kg kanabis u bllokua në doganën e Turqisë për kontroll fizik. • Në bisedat mes Jani Çavos dhe Rexhep Rrajës, mësohet se ka dyshime se ndonjë nga personat e tjerë që kanë futur gjithashtu drogë në kamion mund të ketë dhënë informacione. 

5 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Na fiket mor burr"/ Droga e kapur në Turqi, Rexhep Rraja në ‘ankth’: A janë pastruar pakot se i ka prek xhaxhi me dorë, ktë hall kam

DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit! Zbardhen bisedat në SKY ECC:
Rexhep Rraja, droga

TIRANË- Bisedat e zbardhur në SKY ECC tregojnë momentet e 'ankthit' të grupit 'Rraja'. Sipas bisedave, pasi droga u kap në turqi, Rexhep Rraja pyet nëse anëtarët e tjerë të bandës që kanë paketuar dhe ngarkuar drogën në kamion, kanë fshirë gjurmët e gishtërinjve nga qeset. Gjatë bisedës, Rraja u shkruan anëtarëve të bandës se në ato qese janë dhe shenjat e gishtërinjve të xhaxhait të tij.

Pjesë nga bisedat në SKY ECC:

Jani Çavo: Ja e pyes une

Rexhep Rraja: O vlla na fiket mor burr

Rexhep Rraja: Ca jan kto muhabete

Jani Çavo: Ne i fshijme

Jani Çavo: Se i fusin me dore dhe cunat tane

Jani Çavo: Duro te pergjigjet

Rexhep Rraja: O vlla, pasi isha tu pa gjonat ne vore, me kerkoj thase alumini plaku, edhe i thash ti sjell un, u takova me te ty ku u takuam mbrem edhe i thash ja thaset e aluminit (bosh) po pastroji se i ka prek xhaxhi me dor

Rexhep Rraja: Ok tha i pastroj un

Rexhep Rraja: Po jan perdor disa se ju grisen sy tim

Rexhep Rraja: A jan pastru kte hall kam

Jani Çavo: Jam me plakun

Jani Çavo: Rri pa merak per pastrimin

Rexhep Rraja: Jan pastru ca jan perdor dmth

Në foto vërehen mesazhet me një person të regjistruar me emrin "shoku teos".

 A: ora 1:41 PM: Ai i boni vet me spraj

Vec boja qe ferkohet kur i ven siper njona tjetres

B: ora 1:48 PM: thaset bosh po thot

B: ora 1:49 PM: qe te dhash ke karburanti

A: ora 1:50 PM: Po pra

A: ora 1:51 PM: Ca njelen jan ne furgon

Jani Çavo: Po Jane pastru

7 MUAJ ME PARE

"He vlla ca thot"/Goditja e grupit "Rraja", zbardhen përgjimet! ‘Pronarët’ kërkojnë dëshmpërblimet për drogën e kapur: Të verifikojë që e ka kap policia, ose të japë lekë

DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit! Zbardhen bisedat në SKY ECC:
Rexhep Rraja

TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat në SKY ECC është zbuluar se pas kapjes së ngarkesës me 236 kg kanabis në Turqi, të gjithë anëtarët e grupit dyshuan për tradhëti brenda radhëve.

Përgjegës për ngarkesën ishte Jani Çavo, i cili duhet të dëmshpërblejë të tjerë me çimin e shitjes së kanabisit. Në një pjesë të bisedave në SKY ECC, komunikon Rexhep Rraja dhe Aldo Gjini ose ndryshe “bjondi”. Dyshja thotë në sms se kanë lënë kohë Çavos 1 ditë për të bërë gati lekët.

Pjesë nga bisedat në SKY ECC:

Rexhep Rraja: He vlla ca thot

Aldo Gjini: aty po shkoj vlla 2 min

Aldo Gjini: lekt e rruges thu

Aldo Gjini: apo te domit

Aldo Gjini: qe do paguj

Aldo Gjini: se po serdhen letrat

Aldo Gjini: ka me pagu me 5

Aldo Gjini: vlla

Aldo Gjini: ska llafe

Aldo Gjini: dhe se pres hic

Aldo Gjini: sikur nuk priti ai per lekt e rruges

Aldo Gjini: po pra

Aldo Gjini: ta tak tashi e ti ndaj mhb

Aldo Gjini: vlla un neser mjes tbi lekt e mallit ton sido si tjet mhb

Aldo Gjini: po m vlla kollaj ajo pun

Aldo Gjini: Audiofile: "O vlla sa u nda me kët, i thash t'më bëj gati t'më bjeri lekët e rrugës mbrapa ke lagjia. Lash koh deri nesër o të na japi gjonat e sakta o të paguj mallin me çmim atje edhe ky vet tha, i tha vet mo me një fjal pa ja thën un fare, që deri nesër më duhet koh. Nesër tha rrini qet komplet se ju skeni humb asnji gjo tha po si pruna letrat po sdoli gjë në televizor"

Rexhep Rraja: Ok vlla

Aldo Gjini: Audiofile: "O lal se se hypa në makin time un kët se më kishte len takimet këtu mes venit ky ee. 1 thash tvije me makin t'vet deri atje, atje I fikim kamerat vet ne, bëjm ça të dujm vet. Pastaj sjam tu e lën me hik un o vlla"

Rexhep Rraja: Po he mor vlla se aty e ke ate Nuk iken ai

Rexhep Rraja: Po tflasim taman me te

Rexhep Rraja: Ca vendi jeni

Aldo Gjini: Audiofile: "O vlla ka ardh para ai, un jam nga mbrapa, un jam këtu te pałlati me shigjeta tu ardh për te Elda"

7 MUAJ ME PARE

"E ke fut mallin ke bo gabim"/ Kamioni bllokohet në doganën e Turqisë për kontroll, Rexhep Rraja acarohet me grupin: Merre bjondin hajdem Fushkruj

DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit! Zbardhen bisedat në SKY ECC:
Rexhep Rraja

TIRANË- Detja të reja vijojnë të dalin nga dosja e SPAK për grupin kriminal “Rraja”. Nga bisedat në SKY ECC bëhet me dije se grupi i Rexhep Rrajës ngre dyshime për një tradhti të mundshme nga ana e shoferit, Elton Bogdani.

Sipas bisedave në SKY ECC, dyshimet vijnë, pasi ngarkesa prej 236 kg kanabis u bllokua në doganën e Turqisë për kontroll fizik. Në bisedat mes Jani Çavos dhe Rexhep Rrajës, mësohet se ka dyshime se ndonjë nga personat e tjerë që kanë futur gjithashtu drogë në kamion mund të ketë dhënë informacione. 

Pjesë nga bisedat në SKY ECC:

Agim Nina: Se mor vesh

Agim Nina: Ska bo vaki nai her

Agim Nina: Kjo

Agim Nina: Se di

Jani Çavo: Mos na ka ba noi numer me vlla

Agim Nina: Ka qen ne linj ne 7:35

Agim Nina: Ca numri o bur

Agim Nina: Ai esht i vobekt fare

Jani Çavo i dërgon Agim Ninës bisedat e shkëmbyera me Rexhet Rrajën me pseudonimin “New Sky”, i cili i thotë se i kishte paralajmëruar që në ngarkesë të mos përfshiheshin persona të tjerë.

Jani Çavo: Chats Attachment:Chats Attachment:

from":"XR1 "New Sky":"O shok"

"from":"XR1 New Sky": Te kujtohet foto qe tcova qe te thash ka fut dikush tjeter mall","

from":"Rois":"Po

rom";"XR1 "New Sky",":"Jan me shum se 2 persona"

from":"XR1 "New Sky"""Thuj atij plakuť"

from":"XRI "New Sky"","Lere at mhb"

from":"XR1 "New Sky";"E ke fut mallin ke bo gabim"

from":"XR1 "New Sky""Mos i shkruj robve pse ke shpernda foton"

from":"XR1 "New Sky""":"Mos e bej balt me shum mhb"

from":"XR1 "Neë Sky"":"Kamioni akoma sesht hap"

from":"XR1 "New Sky":"Kamioni po mbahet se ka info"

from":"Rois",":"Po shoferi ?"

from":"XR1 "New Sky";"Se di per shoferin"

from":"XR1 "New Sky":"Kamioni esht ndalu se ka informacion"

from":"XR1 "New Sky"""Ndaj te thash shiko mos e ngatrroni punen me fut lloj lloj njerzish

Agim Nina: Ore ku e pa ai qe sesht hap kamioni

Agim Nina: Ka dal me njoll

Agim Nina: Ej po fol me nji super shtet

Agim Nina: Ku ka shonce lloji i maubetit qe po perhapet ne xhiro

Jani Çavo: Chats Attachment:

from";"XR1 "New Sky":"kamioni o vlla esht rrapertu keshtu i tha tani ekan mar ne tele ikan tha aji kamion me kta targa ka mrena mall"

from":"XR1 "New Sky":"ata ekan fut ne skaner nuk kan pa gja dhe tani po e majn aty"

from";"XR1 "New Sky":"Kto jan msg nga turqia vlla"

from":"XR1 "New Sky":"Merre bjondin hajdem fushkruj"

from":"Lagje":"se ne jemi me drejt"

from":"Lagje":"tashi mhb esht me pa kush e ka bo"

from":"Lagje":"vlla faktet jan"

Jani Çavo: Po te pres

Agim Nina: Po pate munci a mund ti thush kti me qe paska kaq forc e informacion pse se qet tralin jasht

Jani Çavo: Jam me kte shokun tim

Jani Çavo: Mos vono me

Jani Çavo: Se ky mhb u qel

7 MUAJ ME PARE

"Plak ke humb bastin"/ Bisedat në SKY ECC, Rexhep Rraja përplasje me anëtarin e grupit: A ke fut mall! Më the me kamion serb, kamioni alla shqiptarçe

DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit! Zbardhen bisedat në SKY ECC:
foto ilustruese

TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat në SKY ECC, grupi kishte edhe përplasje për trafikun e kanabisit. Një nga anëtarët e grupit për të vërtetuar se droga ishte ngarkuar në kamion, i nisë foto Rexhep Rrajës dhe i tregon kutitë brenda mjetit.

Më pas, Rexhep Rraja ia kthen duke i thënë se  nuk dëshironte fjalë koti, por kërkon detaje nëse në brendësi të kamionit kishte futur ndonjë sasi me lëndë narkotike.

Pjesë nga biseda në SKY ECC:

Anëtari i paidentifikuar: Un me ta vertetu ty qe ty te mbushet menja te tregoj kutit e mija ma shume nuk te jap detaj

Rexhep Rraja: Jo jo, llafe kot s’du un. O plak Mthe per mbrem ose sot. Mjep detaje. Ti ke gjona mren edhe duhet tkesh detaje po pate gjona. Jo plak ke humb bastin, se ke bo bastin kështu. Pse jan vecant tujat, si jan vecant

Anëtari i paidentifikuar: A i ke dorzu ti

Rexhep Rraja: Un sa isha ke kamioni, tu e pa. Ti mthe kamion serb kamioni alla shqiptarçe. Po a ke fut mall o plak Mthuj detajet, se i din, t’kam bo be si them kujt./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

 "Gjynah per shoferin vlla" Rexhep Rraja drejtuesi i një prej grupeve! Zbardhen bisedat në SKY ECC: Kishte mor shoferi nusen e vet në tel...

DOSJA/ Rexhep Rraja 'koka' e grupit! Zbardhen bisedat në SKY ECC:
Rexhep Rraja

TIRANË- Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat e tyre në SKY ECC janë zbuluar rolet e anëtarëve, mënyrën se si funksiononin me tre grupe dhe nofkat që ata përdornin me njëri-tjetrin. 

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja ka qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian.

Anëtarët e njërit prej grupeve ishin dy pjesëtarë të tjerë të fisit Rraja, Përparim Rraja pronari i gurores në Borizanë për të cilën u dhunuan dy kushërinjtë Maja, si edhe Gazmir Rraja, Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani.

Mëngjesin e datës 27 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Bujar Sefës se është vënë në dijeni nga drejtuesi i kamionit, se kishte hyrë në ambientet e doganës turke.  Ai i thotë më tej se mjetin e kanë futur për kontroll fizik dhe nuk kishte dalë nga ambientet e doganës, ndërsa drejtuesi i mjetit pas atij momenti nuk ka kthyer asnjë lloj përgjigje.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

27 janar 2021, Gazmir Rraja- Bujar Sefës: O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tetë e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tetë të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj.

Gazmir Rraja- Sefës: Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala.

38 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Sefës: Kishte mor shoferi nusen e vet ne tel I kishte thon me kan kap. Te shofim sa ta japin dhe lajmet atje.

Bujar Sefa: gjynah per shoferin vlla

Gazmir Rraja: Se nuk e kan qit hala dhe

Bujar Sefa: Ku dro skeni pas fut shum

Gazmir Rraja: Po pra po gjynaf i shkreti te gjith nga pak Kina pas

Grupi kriminal përbëhej nga 14 persona, ku 10 janë vënë në pranga ndërsa 4 vijojnë të jenë në kërkim. Nga goditja e grupit në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri i tij, Përparim Rraja.  Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit rezulton të jetë i përfshirë në trafikimin e sasisë prej 236 kg marijuanë, që u sekuestrua në një kamion në Turqi me 26 janar 2021.

Gjithashtu Rexhep Rraja dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë episod me Elton Bogdanin, i dënuar nga drejtësia turke, Bujar Sefën, Agim Ninën, Jani Çavëm. Sikurse rezulton në dosje, Rexhep Rraja kishte në Sky Ecc nofkat “XR1”. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë.

Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë./Dosja.al

grupi rraja spak rexhep rraja

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës