LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dosja e SPAK për Ballukun, Berisha: Peleshi e mban të fshehur. Kuvendi: Është sekret hetimor

• Dosja e Prokurorisë së Posaçme ndaj zvkryeministres Belinda Ballukut drejtuar Kuvendit është kthyer në temë debati ditën e sotme. • Shkak ka qenë fakti që Kuvendi ka vendosur që ta mbaj dosjen të fshehtë dhe mos tua japë anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. • Kuvendi ju ka shpërndarë 10 anëtarëve të Këshillit, vetëm kërkesën e prokurorisë, por jo provat mbështetëse që ndodhen në një USB. • Kryedemokrati Sali Berisha e ka denoncuar këtë fakt, duke deklaruar se një veprim i tillë është antikushtetues dhe antiligjor nga ana e kryeparlamentarit. • Ndërkohë që Kuvendi ka deklaruar se materiali është me karakter “sekret hetimor” dhe ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar. • Kuvendi thekson se kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut. 

2 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Nuk u dha anëtarëve të Këshillit të Imunitetit provat për Ballukun/ Kuvendi: Materiali është sekret hetimor, në kasafortë! Do të pyesim SPAK

Dosja e SPAK për Ballukun, Berisha: Peleshi e mban të fshehur.
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi ka reaguar pasi kreyparlamentari Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të Mandateve materialet e SPAK për Belinda Ballukun. Në reagim, Kuvendi thekson se materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar.

Sipas deklaratës së Kuvendit, kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut.

REAGIMI

Kuvendi i Shqipërisë, në zbatim të dispozitave kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendit, si dhe të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si edhe të urdhrit të prokurorit të çështjes “Për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve”, Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë Urdhrin nr. 41, datë 16.12.2025, për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Administrata e Kuvendit (Sekretaria e Këshillit) u vuri në dispozicion anëtarëve të këtij Këshilli aktet procedurale përkatëse, si edhe kërkesën dhe urdhrin e prokurorit për ruajtjen e sekretit hetimor, me detyrimin e shprehur që këto dokumente të mos bëhen publike.

Materiali me karakter “sekret hetimor”, në zbatim të Urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, datë 16.12.2025, “Për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve”, i nxjerrë në mbështetje të neneve 103, 104 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 295/a të Kodit Penal, mbart detyrimin e Kuvendit për zbatimin e këtij urdhri në ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit ose shpërndarjes së akteve të tilla. Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar.

Kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut. Gjejmë rastin të ritheksojmë edhe një herë, për të gjithë deputetët që janë vënë në dijeni, detyrimin për zbatimin e rreptë të ruajtjes së sekretit hetimor, në përputhje me urdhrin e prokurorit të çështjes. Të gjitha veprimet e deritanishme të Kuvendit janë të bazuara dhe në zbatim të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe urdhrit të prokurorit./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Peleshi nuk u jep deputetëve të opozitës provat e prokurorisë për Ballukun

Dosja e SPAK për Ballukun, Berisha: Peleshi e mban të fshehur.
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për çështjen e Belinda Ballukut tha se kryeparlamentari Niko Peleshi nuk u ka dhënë deputetëve të opozitës provat e prokurorisë për zv.kryeministren. Duke folur për mediat nga selia blu, Kryedemokrati theksoi se një veprim i tillë është antikushtetues dhe antiligjor nga ana e kryeparlamentarit.

Në fund, Lideri i opozitës nënvizoi se deputetët e PD-së do të kërkojnë mbledhjen urgjente të parlamentit në përputhje me Kushtetutën.

"Cilat janë zhvillimet? Zhvillimet vazhdojnë supermafioze.Pasi prokuroria paraqiti në parlament kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, ju e patë reagimin e menjëhershëm të Edi Ramës si udhëheqësi i reformës në drejtësi, udhëheqësi i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë, la të kuptojë se ai nuk do t’i heqë imunitetin. Se nuk do veprohet si në rastet e tjera, se do bëjmë një analizë të thelluar ëpr të shpëtuar menderen e tij. Tani, çfarë ka ndodhur tjetër?

Gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë. Prokuroria ka dorëzuar kërkesën dhe provat, se ku e bazojnë kërkesën e tyre për arrestimin e Lubi Ballukut. Niko Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitës, anëtarë të komisionit të verifikimit të mandateve. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ua jep sepse provat kanë gjëra të llahtarshme, të cilat e tregojnë Lubinë thjesht një shërbëtore të Edi Ramës. Dhe ai nuk u jep dhe kërkon të mbledhë Këshillin e Mandateve pa dorëzuar të plotë dokumentet anëtarëve të Këshillit të Mandateve.

Ky është një akt antikushtetuese, antiligjor, një përpjekje e verbër për të mbrojtur me çdo çmim dyshen Rama-Balluku, dyshen më hajdute që ka pasur Shqipëria në historinë e saj. Kërkojnë që ta çojnë pas Vitit të Ri, ta spostojnë, madje edhe të mos mbledhin parlamentin gjersa të duan vetë. Deputetët e PD do të kërkojnë mbledhjen urgjente të parlamentit në përputhje me Kushtetutën. Dhe kjo është taksative, ndaj i them Ramës, mos u fshih pas fustanit të Lubi Ballukut. Por dil hajdut siç je, turpi i Shqipërisë, turpi i njeriut dhe njerëzimit. Çfarë manovrash bëhen kështu?" tha Berisha./Dosja.al

kuvend belinda balluku

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci