Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Thellohet skandali i zhdukjes së 49 kutive nga konteineri me banane në Durrës. • Dosja.al sjell dosjen e plotë të prokurorisë. • Prokuroria ka zbuluar se konteineri në momentin e shkarkimit ishte deklaruar se kishte 1200 kuti me banane, duke shuar alibinë se mund të ketë mbërritur i hapur nga Ekuadori. • Konteineri dyshohet se është hapur në dy data, 13 dhe 14 korrik. • Në këto dy data, shefi i turnit në Port planizoi vetëm 1 roje duke lënë pa mbulim zonën e konteinerëve. • Po sot, para Gjykatës dolën 20 të arrestuarit. • Edhe pse dyshohet se në arka kishte kokainë, prokuroria ka ngritur dy akuza. • 20 të arrestuarit akuzohen për dy vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”.
9 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Duke qëndruar për orë të tëra në temperatura të larta në pritje të përfundimit të seancës për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për 20 të arrestuarit, një prej tyre e tronditur dhe i ka rënë të fikët. Siç duket edhe nga pamjet, në momentin që ka dalë nga salla nuk e ka përballuar dot tronditjen.
Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"?
Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj.
Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.

DURRES- Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 20 të arrestuarit pas zhdukjes së 49 kutive nga konteineri me banane në Portin e Durrësit. Dosja.al mësoi se gjykata la në burg 9 persona ndërsa ka lënë në gjendje të lirë dhe detyrim paraqitje 11 të tjerë.
Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"? Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.
DURRES- Dy punëtorët e kompanisë së eksportit të frutave Zico Shpk e njohur edhe si BanaKing, Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata dyshohet se janë dy personat përgjegjës për hapjen e konteinerit dhe zhdukjen e 49 kutive me banane.
Burime për Dosja.al sqarojnë se edhe pse Prokuroria kërkoi lënien në burg të tyre pasi i shikon si autorë të zbrazjes së konteinerit nga ku dyshohet se kishte drogë, organi i akuzës e ka të pamundur ngritjen e akuzës për trafik droge.
Prokuroria nuk e fakton dot çfarë kishte brenda në kuti, pasi konteineri i mbushur i shpëtoi skanerit, duke i akuzuar ata vetëm për veprat penale dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” dhe “kontrabanda me mallara të tjerë”.
Nga ana tjetër, sot në gjykatë ata dolën bashkë me 17 punonjës të tjerë të sigurisë Portuale dhe 1 punonjës së firmës doganore Marinier. Të 20 të ndaluarit e mohuan me forcë përfshirjen e tyre në zbrazjen e konteinerit.
DURRES-Sot në Gjykatë kanë dalë sot për njohjen e masës së sigurisë 20 të arrestuarit për zhdukjen e 49 kutive me kokainë. Avokatët mbrojtës kërkuan shtyrjen e seancës, pasi prokuroria kërkoi masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje". ”Janë 20 burra që u është marrë dinjiteti dhe s’mund të bëjmë një seancë rutinë”,-u shpreh mbrojtja në seancë, ndërsa gjyqtari Paulin Cera ra e pranoi kërkesën pjesërisht duke shtyrë me një orë seancën.
Kush janë 20 të arrestuarit dhe masat që kërkon prokuroria sot?
Gentian Halili, me detyrë operator i firmës "Marinier" që operon në Portin e Durresit; arrest me burg
Rajd Bleta, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit; arrest me burg
Gjergji Doraci, punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; arrest me burg
Shefqet Elezi, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurise Portuale, në Portin e Durresit; arrest me burg
Profit Tola, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurise Portuale, në Portin e Durresit; arrest me burg
Skender Plaku, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; arrest me burg
Altin Muhametaj, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane; arrest me burg
Nazmi Allgjata, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane; arrest me burg
Armand Murataj, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit, pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Adi Qevanaj, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Shpëtim Hajdini, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Adem Brasha, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Veis Kuçi, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Jurgen Gjeçi, punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
Azgan Zeka, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore
Kastriot Duçka, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore
Mentor Dyrmishi, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore
Klaudio Lala, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore
Ali Bajrami, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit ; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore
Andrea Xhavara, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit; detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore.
DURRES- Prokuroria e Durrësit i ka sekuestruar pamjet filmike në terminalin e Konteinerëve nga Porti i Durrësit që prej datës 08 korrik kur zbarkoi konteineri të cilit i mungojnë 49 kuti, të dyshuara si të mbushura me kokainë. Burime i thanë Dosja.al se prokuroria shkoi më tej se Policia duke administruar plot 200 orë pamje filmike. Por për fat të keq, burimi i mirëinformuar sqaroi se kamerat nuk kanë kapur dot momentin që arkat janë hequr nga konteineri.
"Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku kamerat nuk filmojnë dot asgjë",-tha burimi, ndërsa vijoi më tej duke sqaruar se ndryshimi i vendit të konteinerit që kaloi nga kati i parë në të tretin nuk ishte i paqëllimshëm.
"Konteineri u zhvendos duke mos qendruar në zonën e riskut. Ai u la në sheshin e zakonshëm dhe jo në mbikqyrjen e rreptë, atje ku vendosen konterinerët që vijnë nga Amerika Latine".-mbylli burimi.
Dyshimet kryesor janë se konteineri i mbushur me banane u nis nga Ekuadori por autoritetet doganore nuk morën asnjë masë, duke thyer protokollin që merret në rastet kur konteinerët nga Amerika Latine vijnë në Shqipëri. Në total janë 200 orë pamje, por pa rezultat. Dyshimet janë se 20 punonjësit e arrestuar të Doganës dhe Portit "mbyllën" sytë para marrjes së kutive që dyshohet se ishin të mbushura me kokainë. Gazetari Artan Hoxha deklaroi dje se nëse kutitë ishin të mbushura me drogë, sasia është rekord në një peshë rreth 850 kilogram kokainë. Hetimi vazhdon dhe para gjykatës kanë dalë sot 20 punonjësit.
Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"? Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.
Arrestimi i 20 personave , midis tyre 16 punononjes te le pershtypjen se porti i Durresit sapo ka nisur te pastrohet aq me teper kur prokuroria shkoi ne gjykate me kerkesa per pezullimin nga detyra te te dyshuarve kryesisht per shperdorim detyre.
Por meqe kemi privilegjin e dyshimit, le te dyshojme dhe kesaj radhe. A behet vertet fjale per hajdute bananesh thene thjesht dhe pa nene te Kodit Penal? Apo serisht eshte nje histori kokaine e hetuar keq?
Mbas aksionesh te deshtuara, ku konteniere frutash egzotike ne kohe te ndryshme kane rezultuar te hapura dhe ngarkesat qe ndiqeshin ne distance por qe dyshohej se kishte kokaine nuk jane gjetur, hetimi i fundit ishte nje rast i volitshem per te vene pikat mbi ï". Per te treguar se porti i Durresit ka standartet me te larta te kontrollit nga njera ane, apo qe si cdo port ne Europe eshte kthyer edhe ai ne rruge kalimi per ngarkesa kokaine qe dergohen nga Ekuadori dhe Kolumbia. Ne kete pike, trafiku nderkombetar i kokaines kerkon hetim te thelluar dhe jo hetime gjysmake me fabula qe nuk tregohen as per barcaleta.

Por meqe kam qasjen ti besoj institucionet, sapo sheh shkresat ne pamje te pare te krijohet ideja se askush nuk ja rreshket dot ligjit , dhe se dijenia eshte e plote edhe ndaj punonjesve qe hapin konteniere e vjedhin banane dhe qe shperdorojne detyren duke mbyllur syte e duke mos i pare bananet.
Preferoj ti qendroj strikte versionit te dokumentuar qe tregon se te 20 ata u arrestuan se kryen kontrabande dhe se thyen e zevendesuan shenjat e autoriteteve doganore. Por ky version me trishton , mbasi pyetja normale qe vjen pas kesaj eshte. Po mire sa do te fitonin 20 te akuzuarit mbasi vodhen 49 arka me banane?
Me llogari te thjeshte i bie secili fitoi gati 2 arka e gjysem me banane. Pra ata rezikuan dhe i hodhen sikur svlejne nje grosh dinjiteti, integriteti, karriera, detyra , liria per vetem gati 2 arka e gjysem me banane???? Dhe keto banane ishin aq atraktive sa doganiere te superpaguar as qe pyeten per gjurmet qe mbeten si plumbcja qe mungonte. Dokumenti tregon se arkat mungonin dhe padyshim dikush apo disa jane pergjegjes. Ose ka dicka me te madhe qe nuk po hetohet sic duhet. Nuk e di nese eshte paaftesi.
Por meqenese ka ndodhur qe antidroga ka mbetur me gisht ne goje dhe disa here kur ka hapur konteniere sepse MJESHTRAT e kishin rrembyer kokainen, e drejte eshte te dyshojme se aty eshte vjedhur kokaine. Ne kete pike pergjegjes nuk jane vetem 20 punonjes e punetore, por ceshtja behet akoma me e madhe. Sepse ne nje rast , hetimi per nje kompani se nxorri nga porti kamionin me banane po pastaj i mungonin disa arka dhe pastaj u njoftua policia dhe pastaj u arrestua shoferi, ende ka te panjohura.
Ne nje rast tjeter, njesia speciale e vezhgimit priti me dite te tera dhe kur e hapen kontenierin gjeten aty vetem GPS
Me tej shembujt jane te larmishem , nje shtetas vijon te jete ne kerkim sepse dyshohet qe organizoi vjedhjen e pakove me kokaine qe ne fakt nga DEA ishin mbushur me oriz dhe allci , duke qene se rruga e gjate e gris thesin me miell . Po per portin e Durresit me githe keto dosje nuk ka ende nje strategji te re qe ti hedhe kartat mbi tavoline. Kush e garanton trafikun e kokaines nga porti i Durresit? Ka vetem nje pyetje
Per tu kthyer tek te 20 e arrestuar per kontrabande. Si shembull optimist qe eshte mbi hetime te detajuara duke ngritur akuzen e kontrabandes, jam e detyruar te lexoj se cfare thote ligji per kontrabanden "importimi, eksportimi ose transitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë ose të pjesshme, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit ose të tjera forma, që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore ose përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi ose reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, dënohet me burgim deri në pesë vjet.Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”
Me siguri secili prej te dyshuarve qe u implikua ne kete krim per 2 arka e gjysem banane, nuk e ka ditur qe denimi shkon ne pese vjet burg. Dhe ne rast se disa prej te dyshuarve munden te kryejne kontrabande nen bekimin e punonjesve qe shperdoruan detyren ( gjithmone duke i qendruar verisionit hetmor) , cfare do te benin ata nese keto arka do ishin me kokaine?
DURRES- Dosja sjell përfundimet paraprake të Prokurorisë së Durrësit në hetimet e çështjes së konteinerit me banane, nga ku u zhdukën në mënyrë misterioze 49 kuti, të dyshuara se ishin mbushur me kokainë por që u tërhoqën nga trafikantët përpara se të kalonin në skaner. Në dosjen e prokurorisë, theksohet se prokuroria dyshon se konteineri është hapur dhe kutitë janë marrë në mes të datave 13 dhe 14 korrik. Në këto dy ditë, prokuroria sqaron se pas verifikimeve është zbuluar se në turn ka qenë vetëm një roje në turnin e natës, kur dyshohet se janë marrë kutitë dhe zona e Patrullimit të Konteinerit ka qenë e pambuluar me roje.
Pjesë nga dosja e Prokurorisë:
Policia gjyqësore ka proceduar me këqyrjen e konteinerit me nr MSCU7328641 me targë AA675RD dhe trajler me targa AAR109 dhe nga këqyrja e konteinerit dhe e kamerave të sigurisë është konstatuar se nga data08.07.2022-16.07.2022 gjatë shërbimit të turnit të natës ishin hequr një sasi prej 49 kuti me banane. Në funksion të këtij fakti, Policia gjyqësore ka proceduar me këqyrjen dhe marrjen e dokumentacionit të lëvizjeve të konteinerit, deklarimit në doganë, grafikut tëe shërbimit nga data 08.07.2022-16.07.2022 për grupet operative të Forcave të Sigurisë së Autoritetit Portual Durrës dhe nga këqyrja ka rezultuar se në konteiner ishin 1151 kuti me banane dhe jo 1200 kuti banane që duhet të ishin në konteiner sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes dhe shkarkimit tëe këtij konteineri.
Nga dokumentacioni i administruar rezulton se me deklaratën doganore nr 15038 datë 15.07.2022 shoqëruar Zico, ka deklaruar banane të freskëta të papjerkura në sasi 22.800 kg në vlerën 359.655kg.
Nga këqyrja e grafikut të shërbimit të grupeve operative të Forcave të Sigurisë së Autoritetit Portual Durrës për datën 08.07.2022=16.07.2022 rezulton se në turnin me orar 19:00-07:00 në vendin e shërbimit nr.44 Terminali i konteinerëve dhe nr 44/1 Patrull tek Terminali i Konteinerëve kanë qenë në shërim punonjësit e FSAPD, Klaudio Lala dhe Andrea Xhavara. më datë 10.07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit e FSAPD Ali Bajrami dhe Azgan Zeka. Më datë 11.07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit e FSAPD Mentor Dyrmishi dhe Ilirjan Bakanoci. Më datë 12.07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit Shpëtim Hajdini dhe Adi QEjvanaj. Më datë 13.07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësi i FSAPD Jurgen Gjeçi dhe nr 44/1, Patrullë T/Konteiner nuk ka qenë i mbuluar me shërbim, planizuar nga Shefi i Turnit, Skënder Plaku. Më datë 14.07.202kanë qenë në shërbim punonjësi i FSPD Veiz Kuçio dhe nr 44/1 konteiner nuk ka ëenë i mbuluar me shërbim, planizuar nga Shefi i Turnit, Skënder Plaku. Më datë 15.07.2022 kanë qenë në shërbim punpunonjësit e FSAPD, Adem Brasha dhe Armando Murataj.
Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"? Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.
DURRES- Prokuroria e Durrësit ka arritur të zbulojë skemën e plotë të lëvizjes së konteinerit me banane, kryefjalë e ditës duke mësuar se konteineri i cili siç raportoi edhe dje Dosja.al, hyri në portin e Durrësit në zonën e terminalit të mallrave më 8 korrik. Konteineri me banane, ku munguan 49 arka u lëviz nga kati i parë në të tretin më 13 korrik, ndërsa policia e zbuloi ngjarjen pasditen e 16 korrikut.
Por çfarë thuhet në dosje?
"Më datë 13.07.2022, ora 21:57, kontejneri është lëvizur nga kati i 1 në katin e 3. Më datë 13.07.2022 dhe 14.07.2022 shtetasi Skënder Plaku ka planifikuar në shërbim në vend shërbimin nr. 44 dhe nr. 44/1 vetëm një person, ndërkohë që sipas rregullores dhe nevojës së shërbimit, duhet të ishin në shërbim dy persona.
Në këto kushte më datë 17.07.2022, pra 03:35, policia gjyqësore ka proceduar me arrestimin në flagrancë të shtetasve Jurgen Gjeçi, Armand Murataj, Gentian Halili, Azgan Zeka, Skënder Plaku, Adi Qevanaj, Kastriot Ducka, Mentor Dyrmishi, Kladuio Lala, Shpëtim Hajdari, Andrea Xhavara, Adem Brasha, Veis Kuci, Rajd Bleta, Ali Bajrami, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi dhe Profit Tola, si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Ndërsa shtetasit Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata, si i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjtave të sigurisë së autoriteteve doganore”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në dosjen hetimore.
Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e "BanaKing"? Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë "BanaKing" në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut. Sot në Gjykatë janë 20 të arrestuarit, që akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”. Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner.
DURRËS- 20 persona kanë dalë sot para Gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë, pasi dyshohet se kanë gisht në zhdukjen e 50 arkave me banane, që mendohet se ishin mbushur me kokainë. Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Afrim Shehu ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin detyrim paraqitjeje.
Një nga avokatët kërkoi nga gjykata të vihen në dispozicion aktet e çështjes për të mos u përfshirë në një seancë rutinë, kjo pasi sipas tij të prangosurit kanë qenë të papërfaqësuar për shkak të bojkotit të avokatëve. Madje bënë edhe kërkesë për shtyrjen e seancës, e cila gjeti mbështetje të pjesshme te avokatët mbrojtës, pasi për një pjesë të të arrestuarve prokuroria ka kërkuar ”detyrim paraqitjeje”.
”Fakti që arrestimi është bërë në një kohë kur avokatët ishin në grevë, kërkesa e kolegut është e drejtë dhe duam të njihemi me aktet. Janë 20 burra që u është marrë dinjiteti dhe s’mund të bëjmë një seancë rutinë,”-tha një prej avokatëve.
Gjyqtari i seancës Paulin Çera vendosi të shtyjë për një orë seancën për t’i dhënë mundësi avokatëve të njohin aktet, e më pas seanca do të rifillojë. Të gjithë janë arrestuar disa ditë më parë, pas zhdukjes së arkave në port, të cilat u denoncuan vetë nga punonjësit e kompanisë BanaKing. Në 50 arkat me banane të kompanisë ‘Bana King’, të cilat dyshohet se kishin kokainë dhe u morën përpara se kontenieri të kalonte në skaner, duket se kamerat e sigurisë nuk kanë arritur të kapin asnjë pamje për shkak se ngjarja ka ndodhur në një zonë të 'fshehtë'.