Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë dorëzuar kërkesa për regjistrimin e dy koalicioneve në zgjedhjet e 11 majit. • Koalicioni i parë është krijuar mes partisë "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" me kryetar Dashamir Shehi dhe partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj. • Ky koalicion do të mbajë emrin “Djathtas për zhvillim”. • Edhe Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB), Partia “Nisma Thurje” (Nisma), Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë” (PLDSH) kërkojnë të futen në zgjedhje si koalicion me emrin "Nisma Shqipëria Bëhet". • Në shkresën drejtuar KQZ thuhet se partia drejtuese e koalicionit është Lëvizja Shqipëria Bëhet, dhe Adriatik Lapaj do të jetë gjithashtu drejtues i koalicionit. • Afati për përmbylljen e dorëzimit të koalicioneve është mesnata e sotme, dhe pritet që edhe PD të dorëzojë edhe rezultatin përfundimtar të negociatave të tyre për koalicion.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një tjetër kërkesë për regjistrimin e një koalicioni zgjedhor është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB), Partia “Nisma Thurje” (Nisma), Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë” (PLDSH) kërkojnë të futen në zgjedhje si koalicion me emrin "Nisma Shqipëria Bëhet".
Ne shkresën drejtuar KQZ thuhet se partia drejtuese e koalicionit është Lëvizja Shqipëria Bëhet, dhe Adriatik Lapaj do të jetë gjithashtu drejtues i koalicionit.
SHKRESA E PLOTË DREJTUAR KQZ:
I nderuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve,
Në bazë të Kodit Zgjedhor, po ju dërgojmë kërkesën për të regjistruar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit 2025, koalicionin e partive politike të mëposhtme:
Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” (SHB)
Partia “Nisma Thurje” (Nisma)
Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptare” (PLDSH)
Partia drejtuese e koalicionit është Partia Shqipëria Bëhet, dhe drejtuesi i saj do të jetë edhe drejtues i koalicionit.
Emri i koalicionit është Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, dhe logoja e koalicionit do të jetë logoja e Partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
Veprimtaria e koalicionit, përgatitja e listave garuese dhe marrëdhëniet mes anëtarëve rregullohen me marrëveshje mes palëve, e cila është bashkangjitur kësaj kërkese.
TIRANË- Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është dërguar kërkesa e parë për regjistrimin e një koalicioni për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ky koalicion është krijuar mes partisë "Lëvizja për Zhvillim Kombëtar" me kryetar Dashamir Shehi dhe partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj. Siç shihet në deklaratën e mëposhtme ky koalicion do të mbajë emrin “Djathtas për zhvillim”.



Një tjetër koalicion është njoftuar pak ditë më parë, ai mes Nismës “Thurje” me kryetar Endri Shabanin dhe Lëvizjes Shqipëria bëhet me kryetar Adriatik Lapajn. Ky i fundit njoftoi se koalicioni do të quhet "Nisma Shqipëria Bëhet", ndonëse në KQZ nuk është dërguar ende kërkesa për regjistrim.
Afati për përmbylljen e dorëzimit të koalicioneve është mesnata e sotme, dhe pritet që edhe PD të dorëzojë edhe rezultatin përfundimtar të negociatave të tyre për koalicion.