LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e tretë e FEB në Davos/ Trump: I dua vendet e Evropës, por kam ankesa për BE. E trajtojnë SHBA-në padrejtësisht! Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë e NATO-s

• Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka marrë pjesë përmes një lidhje online, sot në ditën e tretë të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. • Trump tha se prezenca e tij fizike në Davos do të ishte e mundur nëse inaugurimi i tij nuk do të ishte aq afër me datën e zhvillimit të Forumnit. • Presidenti amerikan mbajti fillimisht fjalimin e tij para liderëve të biznesit dhe politikës globale, dhe më pas i është përgjigjur disa pyetjeve që vinin nga paneli. • Trump tha se ai planifikon një ndërhyrje të madhe në tregun e naftës, duke kërkuar nga Arabia Saudite dhe OPEC të "ulin koston e naftës" • Ai gjithashtu i kërkoi Arabisë Saudite të rrisë investimet e saj në SHBA në 1 trilion dollarë (810 miliardë paund). • Në lidhje me Ukrainën, Trump tha se vendi është gati të bëjë një marrëveshje dhe tha se dëshiron të takojë presidentin rus Vladimir Putin së shpejti për t'i dhënë fund konfliktit. • Ai premtoi të ulë normën e taksës së korporatave në SHBA në 15% për bizneset që prodhojnë produktet e tyre në Amerikë. • Në pyetjen që iu drejtuan Trump u shpreh se i do shumë vendet e Evropës, por ka ankesa për Bashkimin Evropian. • Sipas tij BE po e trajton padrejtësisht SHBA dhe shtoi se tarifat dhe taksat e unionit janë shumë të larta. • I pyetur nëse nën udhëheqjen e tij SHBA do të garantonte furnizimin me gaz në Evropë, presidenti amerikan është përgjigjur pozitivisht. • Ai theksoi rëndësinë e dërgesave të LNG (gazit natyror të lëngshëm) të Amerikës në BE. • Trump gjithashtu tha se SHBA-ja po lëviz shpejt për të rikthyer forcën, paqen dhe stabilitetin jashtë vendit, ndërsa përsëriti apelin e tij për anëtarët e NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të PBB-së së tyre, që është ajo që duhet të kishte qenë vite më parë. • Më herët gjatë ditës, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se një fitore e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe se do të duheshin triliona dollarë për të rikthyer besueshmërinë tek qëndrueshmëria e saj. • Ai tha se aleanca duhet të angazhohet për ta ndryshuar “trajektoren e luftës” në Ukrainë.

8 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

"Vendet e NATO-s të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen"/ Trump në Forumin e Davosit: Ukraina, e gatshme për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës! Dëshiroj të takoj Putin së shpejti

Dita e tretë e FEB në Davos/ Trump: I dua vendet e Evropës, por
Donald Trum

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke folur në një lidhje online në Forumin Ekonomik Botëror në Davos deklaroi se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Presidenti amerikan shtoi se do të donte të takonte presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar përfundimin e konfliktit.

"Kjo luftë nuk duhej të kishte filluar kurrë. Shumë më tepër njerëz kanë humbur jetën sesa ç’raportohet. Dëshiroj të takoj Putin së shpejti. Duhet t’i japim fund kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë," tha Trump. 

Trump gjithashtu tha se SHBA-ja po lëviz shpejt për të rikthyer forcën, paqen dhe stabilitetin jashtë vendit, ndërsa përsëriti apelin e tij për anëtarët e NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të PBB-së së tyre, që është ajo që duhet të kishte qenë vite më parë. Apeli i presidentit amerikan për 5 për qind është një rritje nga angazhimi i mëparshëm prej 2 për qind dhe konsiderohet e pamundur që shumë anëtarë të aleancës të takohen.

Ndërsa rivendosim sensin e përbashkët në Amerikë, ne po lëvizim shpejt për të rikthyer forcën, paqen dhe stabilitetin jashtë vendit. Unë do t'u kërkoj gjithashtu të gjitha vendeve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, që është ajo që duhet të ishte vite më parë. Ishte vetëm në 2% dhe shumica e kombeve nuk paguanin derisa erdha unë. Kam insistuar që ata të paguajnë, dhe ata e bënë, sepse Shtetet e Bashkuara po paguanin vërtet diferencën në atë kohë," tha Trump. 

Trump më pas u zotua t'i jepte fund pushtimit rus të Ukrainës, por ofroi pak detaje se si do ta bënte këtë. Presidenti amerikan e quajti Ukrainën një fushë absolute vrasjeje dhe tha, se është koha për t'i dhënë fund.

Para se të merrja detyrën, ekipi im negocioi një marrëveshje armëpushimi në Lindjen e Mesme, e cila nuk do të kishte ndodhur pa ne. Përpjekjet tona për të siguruar një zgjidhje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës tani shpresojmë se janë duke u zhvilluar," tha Trump, duke shtuar se ishte shumë e rëndësishme për ta arritur këtë.

 

2 JAVE ME PARE

Forumi Ekonomik Botëror/ "Garantojmë furnizimin e tyre me gaz", Trump: I dua vendet e Evropës, por kam ankesa për BE! E trajtojnë SHBA-në padrejtësisht

Dita e tretë e FEB në Davos/ Trump: I dua vendet e Evropës, por
donald trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë pjesë përmes një lidhje online në Forumin Ekonomik Botëror, ku pas fjalimit të tij iu është përgjigjur disa pyetjeve të panelit. 

Në përgjigje të një pyetjeje nga themeluesi i Grupit Blackstone, Trump ka ndarë disa nga ankesat e tij për Bashkimin Evropian. Kryesisht, ai thotë se tarifat dhe taksat e vendeve janë shumë të larta, rregulloret e Bashkimit Europian janë kufizuese, deficiti tregtar me SHBA-në është shumë i madh dhe se ata kanë çuar kompanitë amerikane si Google në gjyq.

"Ne do të bëjmë diçka për këtë. Po përpiqem të jem konstruktiv, sepse e dua Evropën. Unë i dua vendet e Evropës, por procesi është shumë i rëndë dhe ata i trajtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë, shumë padrejtësisht.", tha Trump.

I pyetur nëse nën udhëheqjen e tij SHBA do të garantonte furnizimin me gaz në Evropë, presidenti amerikan është përgjigjur pozitivisht.

"Ne do të bënim absolutisht një marrëveshje energjetike me Evropën dhe do ta kalonim atë.", tha presidenti.Ai theksoi rëndësinë e dërgesave të LNG (gazit natyror të lëngshëm) të Amerikës në BE. Amerika është tashmë një furnizues kryesor i LNG-së për BE-në 27-anëtare dhe roli i saj pritet të rritet edhe më tej.

2 JAVE ME PARE

Trump mban fjalim në forumin e Davos/ Presidenti amerikan thirrje bizneseve globale të prodhojnë produkte në SHBA: Do t’ju japim taksat më të ulëta të...

Dita e tretë e FEB në Davos/ Trump: I dua vendet e Evropës, por
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump duke folur për mes një video online në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, e nisi fjalimin e tij të parë global, duke përsëritur shumë nga ndjenjat që përcaktuan tubimet e tij të fushatës dhe fjalimin inaugurues. Ai pretendoi se një epokë e artë kishte filluar në SHBA, duke përshëndetur një revolucion të mendimit praktik. Trump iu vërsul menjëherë administratës së ish-presidentit Joe Biden dhe pretendoi rikthimin e tij të hershëm të urdhrave ekzekutivë të epokës Biden.

“Presidenti Biden humbi plotësisht kontrollin mbi atë që po ndodhte në vendin tonë, por në veçanti me ekonominë tonë me inflacion të lartë dhe në kufirin tonë”, tha Trump.

Më pas, ai u zhvendos drejt një audience më globale të paktën udhëheqësit e saj të biznesit. Presidenti amarikan u bëri thirrje bizneseve që të prodhojnë produkte në në Amerikë dhe të marrin taksa më të ulëta. Ai shtoi se ato tarifa do të jenë shuma të ndryshme, por ato do të drejtojnë qindra miliarda dollarë, madje edhe triliona dollarë në thesarin e tyre për të forcuar ekonominë dhe për të paguar borxhin. 

“Mesazhi im për çdo biznes në botë është shumë i thjeshtë, ejani të prodhoni produktin tuaj në Amerikë dhe ne do t’ju japim taksat më të ulëta të çdo kombi në Tokë. Ne po i ulim ato në mënyrë thelbësore, madje edhe nga shkurtimet fillestare të taksave të Trump. Por nëse nuk e bëni produktin tuaj në Amerikë, që është prerogativa juaj, atëherë shumë thjesht, do t’ju duhet të paguani një tarifë”, tha presidenti amerikan.

2 JAVE ME PARE

Trump thirrje Arabisë Saudite: Ulni çmimin e naftës, për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

Dita e tretë e FEB në Davos/ Trump: I dua vendet e Evropës, por
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti sot fjalimin e tij të parë para liderëve botërorë në Forumin Botëror të Ekonomisë që po zhvillohet në Davos. Trump tha se Arabia Saudite duhet të ulë çmimet globale të naftës në mënyrë që t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Gjithashtu Presidenti tha se sauditët dhe OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) janë përgjegjës deri në një masë për vazhdimin e luftës.

“Jam i habitur që nuk e bënë këtë para zgjedhjeve, duhet të tregoni pak dashuri. Nëse çmimi do të ulej, lufta Rusi-Ukrainë do të përfundonte menjëherë. Tani për tani, çmimi është mjaft i lartë sa që lufta do të vazhdojë. Duhet të ulni çmimin. Ata duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Ata janë shumë përgjegjës deri në një masë, miliona jetë po humbasin”, tha Trump.

Trump argumentoi se nafta e lirë do të ndihmonte në përfundimin e luftës në Ukrainë, të cilën Rusia e ka financuar pjesërisht me sasinë e madhe të të ardhurave të saj nga nafta.

"Unë do t'i kërkoj gjithashtu Arabisë Saudite dhe OPEC-ut të ulin koston e naftës, ju duhet ta ulni atë, gjë që sinqerisht, jam i befasuar që nuk e bënë para zgjedhjeve," tha Trump gjatë fjalimit të tij virtual në Davos. 

Çmimi i naftës përcaktohet nga tregjet globale, megjithëse ndikohet nga sasia e naftës së prodhuar nga Arabia Saudite dhe anëtarët e tjerë të OPEC-ut. OPEC ka mbështetur çmimet duke kufizuar prodhimin. Sigurisht, çmimet e lira të naftës që çuan në zgjedhje mund të kishin ulur çmimet e benzinës, duke ndihmuar kundërshtaren e Trump, ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Vlen të përmendet se Trump po kërkon drejtpërdrejt ndihmë nga OPEC, një kartel i huaj që konkurron drejtpërdrejt me industrinë e naftës amerikane, mbështetja e së cilës ndihmoi në zgjedhjen e tij. Në të kundërt, Trump në pranverën e vitit 2020 i kërkoi OPEC-ut të frenonte prodhimin për të ndaluar përplasjen e naftës që goditi industrinë e naftës amerikane.

2 JAVE ME PARE

Forumi Ekonomik në Davos/ Trump: SHBA do të bëhet sërish superfuqi!

Dita e tretë e FEB në Davos/ Trump: I dua vendet e Evropës, por
Donald Trump

SHBA- Presidenti Donald Trump kritikoi të enjten politikat e paraardhësit të tij Jor Biden. Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, Trump tha se ka qenë një javë vërtet historike në Shtetet e Bashkuara.

Trump më pas përsëriti kritikat e njohura për politikat e ish-presidentit Joe Biden, duke goditur atë që ai e përshkroi si kaosin ekonomik të shkaktuar nga politikat e dështuara të administratës së kaluar.  Gjithashtu president Trump u shpreh se SHBA do të bëhet sërish superfuqi. 

Trump, duke folur virtualisht nga Shtëpia e Bardhë, i tha: "Ajo që bota ka dëshmuar në 72 orët e fundit nuk është asgjë më pak se një revolucion i arsyes së shëndoshë. Vendi ynë së shpejti do të jetë më i fortë, më i pasur dhe më i bashkuar se kurrë më parë dhe i gjithë planeti do të jetë më paqësor dhe më i begatë si rezultat i këtij momenti të jashtëzakonshëm”.

2 JAVE ME PARE

Shefi i NATO-s: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë e aleancës

Dita e tretë e FEB në Davos/ Trump: I dua vendet e Evropës, por
MARK RUTTE

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se një fitore e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe se do të duheshin triliona dollarë për të rikthyer besueshmërinë tek qëndrueshmëria e saj. Ai i bëri këto komente në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës. Aleanca, siç tha ai, duhet të angazhohet për ta ndryshuar “trajektoren e luftës” në Ukrainë.

NATO-ja po përforcon kufirin e saj lindor me Rusinë, Ukrainën dhe Bjellorusinë në përpjekje për ta parandaluar Moskën që ta zgjerojë luftën në ndonjërin nga 32 shtetet anëtare të aleancë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj kërkoi nga shtetet anëtare të rrisin kontributet e tyre për mbrojtjen.

“Duhet ta ndryshojmë trajektoren e luftës, e cila po vazhdon dhe deri më tani, siç e dini, vija e frontit po shkon në drejtimin e gabuar – po shkon drejt lindjes. Kjo po ndodh për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Në shekullin 21 nuk mund të lejojmë që një shtet të pushtojë një shtet tjetër dhe përpiqet ta kolonizojë atë. Ato ditë janë të shkuara, të tejkaluara”, tha Sekretari Rutte.

Ai i bëri këto deklarata në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, nga ku këmbënguli se aleatët perëndimorë të Ukrainës duhet të rrisin përkrahjen e tyre ndaj saj në përpjekje për të zmbrapsur Rusinë.

“Kostoja do të jetë jo miliarda shtesë, por triliona shtesë për t’ia kthyer NATO-s fuqinë e parandalimit në rast se Ukraina e humb luftën. Kostoja do të jetë shumë, shumë më e lartë se ajo që po e shqyrtojmë aktualisht sa i përket rritjes së shpenzimeve tona dhe prodhimit industrial (për mbrojtjen)”, deklaroi ai.

Në Evropë, shqetësimet rreth luftës në Ukrainë po shtohen mes njoftimeve që Presidenti amerikan Donald Trump mund të bëjë përpjekje për një përfundim të shpejtë të luftës përmes bisedimeve me Presidentin rus Vladimir Putin në kushte të cilat do të jenë të pafavorshme për Ukrainën.

Sekretari Rutte paralajmëroi kundër një skenari të tillë.

“Nëse arrijmë një marrëveshje të keqe, ajo vetëm do të nënkuptojë se do ta shohim presidentin e Rusisë duke festuar me udhëheqësit e Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës dhe kjo për ne duhet të jetë e papranueshme. Do të ishte një gabim shumë i madh gjeopolitik, gabim trashanik”, shtoi ai.

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, NATO-ja u ka bërë thirrje shteteve anëtare të saj që të rrisin buxhetin e tyre ushtarak. Sipas zyrtarëve të aleancës, 23 nga 32 anëtarë të NATO-s pritet ta përmbushin objektivin për të kontribuar 2 për qind të prodhimit të tyre të përgjithshëm të brendshëm në mbrojtje këtë vit./VOA

2 JAVE ME PARE

Analiza: Forumi në Davos arrin 'kulmin e pesimizmit' për Europën ndërsa entuziazmi i SHBA-së rritet

Dita e tretë e FEB në Davos/ Trump: I dua vendet e Evropës, por
Donald Trump

DAVOS- Investitorët kanë paralajmëruar për cenueshmërinë e Europës ndaj politikave të Donald Trump “Amerika e para”. Planet e Trump për ndryshimin dhe reduktimin e taksave shkaktuan një shpërthim entuziazmi nga shumë drejtues të SHBA-së në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë, ndërsa në Wall Street S&P 500 arriti shumë pranë një rekordi të ri në mbyllje të mërkurën.

Por disponimi në lidhje me Europën ishte shumë më i errët. Një drejtues i një banke të madhe amerikane, paralajmëroi për “pesimizëm maksimal” për kontinentin. Kërcënimi i tarifave të SHBA-së ndaj Europës shtoi shqetësimet e drejtuesve dhe politikanëve në Davos dhe ata paralajmëruan se një valë ekonomike në rritje e SHBA, mund të dobësojë besimin në anën tjetër të Atlantikut.

Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane, tha se nuk ishte “pesimiste” të thuhej se Europa po përballet me një “krizë ekzistenciale”.

Trump ka trashëguar një treg në rritje të aksioneve

Europianët duhej të jenë realistë, tha Lagarde në një panel diskutimi. “Tani po marrim këtë shtysë të madhe, sepse një tjetër lojtar i madh në ekonominë globale po i organizon gjërat në një mënyrë tjetër dhe po kërcënon disa nga partnerët dhe lojtarët me të cilët ai vend bashkëpunonte më parë.”

Parashikimet nga FMN-ja këtë muaj përmirësuan ndjeshëm perspektivat ekonomike për SHBA-në këtë vit, duke parashikuar rritje prej 2.7 %, shumë më lart se zgjerimi i parashikuar i Eurozonës prej 1 %.

Ekonomia më e madhe e Eurozonës, Gjermania, ka përjetuar dy vjet tkurrje dhe parashikohet të zgjerohet me vetëm 0.3 % këtë vit. Ndërkohë, SHBA-të morën një pjesë rekord të projekteve të investimeve ndërkufitare Greenfield në 12 muajt deri në nëntor, sipas të dhënave paraprake nga FDI Markets.

Rreziku kryesor në SHBA është se axhenda e Trump përfundon duke nxitur inflacionin dhe duke parandaluar Rezervën Federale, që të ulë normat e interesit. FMN-ja paralajmëroi për rrezikun e rritjes së çmimeve, nëse Trump e mbistimulon ekonominë amerikane ndërsa frenon anën e ofertës së ekonomisë, përmes goditjes së emigracionit.

Ndërsa nga kërkesa më e fortë e SHBA-së do të përfitojnë vendet që mbështeten shumë në eksportet në SHBA, investitorët në Davos folën për rrezikun, që rritja në Europë mund të nënvlerësojë parashikimet tashmë të zymta.

Financat e tendosura publike në vende si Franca dhe Britania e Madhe, mund t’i lënë ata të ekspozuar ndaj një rritjeje të mëtejshme në kostot e huamarrjes afatgjata, të nxitura nga shkurtimet e taksave në SHBA.

Rritja e yield-eve të bonove të thesarit në SHBA po rrit kostot e huamarrjes të vendeve europiane

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, tha se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të negociojnë për të ruajtur marrëdhëniet tregtare, duke pasur parasysh se me vëllimet tregtare mes tyre në 1.5 trilion euro dhe investimet masive transatlantike, “shumë është në rrezik për të dyja palët”.

Brukseli shpreson se kërcënimet për tarifa të larta do të jenë një pararendës i marrëveshjeve, që shmangin disa nga ato barriera, siç bënë në mandatin e parë të Trump. Por hendeku me Brukselin u dëshmua këtë javë, pasi Trump njoftoi largimin e SHBA nga marrëveshja e klimës së Parisit, një gur themeli i politikës së BE-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ekonomia europiane kishte treguar “rezistencë” përballë goditjeve të tilla si Covid-19 dhe rritja e çmimit të energjisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, tha Valdis Dombrovskis, komisioneri i ekonomisë së BE-së. Por, ai pranoi se një fragmentim më i thellë në sistemin ekonomik global do të ishte “shumë i kushtueshëm për BE-në, duke qenë se BE-ja është një superfuqi tregtare”.

Në të njëjtën kohë, një përpjekje për ndryshimin e rregulloreve në SHBA mund të dëmtojë më tej konkurrencën europiane, nëse qeveritë nuk arrijnë të marrin një përgjigje efektive. Rregullimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të provojë të jetë një test kyç. / Monitor

2 JAVE ME PARE

Rutte në Davos: Putin nuk duhet të pretendojë as një kilometër katror të Ukrainës

Dita e tretë e FEB në Davos/ Trump: I dua vendet e Evropës, por
Mark Rutte

DAVOS- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ripohoi të enjten nevojën për të rritur mbështetjen për Ukrainën, duke shtuar se ishte jetike që Rusia të mos fitonte. Rutte tha gjatë dikutimeve në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos se një marrëveshje e qëndrueshme paqeje për Ukrainën duhet të jetë ajo ku Putini nuk mund të “kurrë më” në të ardhmen të fitojë qoftë edhe një kilometër katror të Ukrainës.

“Ne me të vërtetë duhet të rritemi dhe të mos zvogëlojmë mbështetjen tonë për Ukrainën,” tha Rutte në një event për Ukrainën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

forumi ekonomik boteror 2025 dav donald trump

Sondazh

Poll

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Rama: Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin!

Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës!

Rruga e Arbrit/ Rama-komentuesve: Mos më kërkoni datë, ai tunel më ka bërë supersticioz

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë

Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Rama: Sajesë që mori rrugën nga kua, kua-të e kënetës!

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Do të themelohet aty tek ai territori i vetëm që ka

"Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj"/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën

Zgjedhjet parlamentare/Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë

"Është ëmbëlsira e të gjithëve"/ Rama thumbon Lulzim Bashën: Ku je o Lul se sa herë të kujtoj ty

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë

Samiti "Pact of free cities" në Tiranë, Rama: Kjo aleancë është e dosmosdoshme

A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/ Berisha: Këto eksperimente janë bërë

Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës?Berisha:Po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet!

"Negociata me PL vazhdojnë"/ Berisha: Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Berisha: I thashë Donald Lu se paratë e amerikanëve po përdoreshin kundër PD-së

Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk ndalet më

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës!

"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra

Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU është nxitje për fitoren e PD

Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë

Udhëtimi në Berlin/ Berisha: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Çfarë humbëm nga të rinjtë e PS? Gjimazistja nga Bilishti që nervozoi Ramën: Nuk na mbani dot në

Krim brenda familjes në Tiranë, babai godet me thikë djalin, 37-vjeçari humb jetën në spital

Akuzat e Arben Ahmetajt/ Rama: Ata do tu thonë se unë dhe ne jemi çetë hajdutësh

Rama: Do përfitojnë nga linja e re e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë

"Bretkosa mediatike"/ Rama sulmon mediat: Transmetojnë kanalet e kënetave

Rama: Vota juaj për PS-në përkthehet në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE

Ramës nuk i del e keqja me Opozitën: Ka në krye një buf kënete

Rama sulmon Opozitën: Parti e vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj

"Do e ngjisim Shqipërinë në majën më të lartë"/ Rama: 100 ditë nga fitorja jonë e radhës

Meta: Nuk më përjashtojnë dot nga politika, do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit

"Diaspora të regjistrohet sa më parë!" Meta: Mundësi historike për të ndëshkuar atë që i largoi

"Po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK!" Meta: Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë

"Jam marrë peng nga Rama-Dumani!"/ Meta flet nga burgu: Kemi 5 prioritete kyçe

Bylykbashi-Peleshit: 150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës