LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E dimë se ku është udhëheqësi iranian! Nuk do ta vrasim për momentin! Garda iraniane: Kemi goditur qendrën e Mossadit

• Irani dhe Izraeli kanë hyrë në ditën e pestë të shkëmbimit të zjarrit mes tyre. • Mediat iraniane kanë raportuar shpërthime dhe zjarr të rëndë të mbrojtjes ajrore në Teheran gjatë natës. • Irani nisi dy valë raketash në përgjigje të sulmeve izraelite, duke aktivizuar alarme për sulme ajrore në pjesë të Izraelit qendror dhe verior në orët e para të mëngjesit. • Sulmet ishin më pak intensive se netët e mëparshme. • Ky konflikt dominoi dhe temat e diskutimeve në samitin e G7-ës në Zvicër, nga ku presidenti i SHBA, Donald Trump u largua para kohe. • Pas largimit të hershëm nga samiti i G7-ës, Trump kritikoi ashpër Presidentin francez Emmanuel Macron, duke thënë se homologu i tij gabimisht sugjeroi se ai po kthehej në Uashington për të punuar për një armëpushim. • Trump ka theksuar në postimet e tij në rrjetet sociale se nuk i është drejtuar Iranit për bisedime paqeje apo armëpushimi. • Ai tha se u largua nga samiti dhe u kthye në Uashington për diçka shumë më të madhe. • Ndërkohë, udhëheqësit e vendeve të G7 kanë bërë thirrje për një deeskalim të armiqësive në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një armëpushim në Gaza. • Në deklaratën e përbashkët, ata përsëritën gjithashtu angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke shtuar se në këtë situatë Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon. • Gjatë ditës së sotme, ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë Ali Shadmanin, të cilin e identifikoi si shefin e sapoemëruar të shtabit të forcave të armatosura iraniane dhe tha se ishte komandanti më i lartë ushtarak i Iranit. • Gjithashtu thuhet se Shadman ishte njeriu më i afërt i Liderit Suprem të Iranit, Ali Khameneit. • Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka goditur drejtorinë e inteligjencës ushtarake të Izraelit dhe një qendër operative të Mossadit, agjencisë së inteligjencës së vendit, në Herzliya. •Mediat iraniane shkruajnë se ndonëse ushtria izraelite është përpjekur të minimizojë situatën, raportet tregojnë se sulmet me raketa kanë synuar drejtpërdrejt vende strategjike, duke përfshirë objektin logjistik Aman dhe selinë e Mossad në Herzliya. • Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se janë në dijeni të vendit ku ndodhet Udhëheqësi Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei. • Trump thotë se nuk do ta vrasin Ajatollah Ali Khamenei-n, të paktën sipas tij për momentin.• Presidenti amerikan deklaron se Khamenei është një shënjestër e lehtë. • Trump deklaron se nuk duan që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë duke theksuar se durimi i tyre po shteron.

27 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Djali i monarkut të rrëzuar të Iranit bën thirrje për kryengritje: Republika Islamike ka marrë fund dhe po bie

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Reza Pahlavi

LINDJE E MESME- Reza Pahlavi, djali në mërgim i monarkut të rrëzuar të Iranit, bëri thirrje për një kryengritje në Iran, duke thënë se “Republika Islamike ka marrë fund dhe po bie”. Në një fjalim video të publikuar në X të martën, Pahlavi tha se “nevojitet vetëm një kryengritje totale për t’i dhënë fund, përgjithmonë, këtij makthi kolektiv”.

“Tani është koha për t’u ngritur. Koha për ta rimarrë Iranin. Të gjithë së bashku. Mos u shqetësoni për ditën pas rënies së Republikës Islamike. Irani nuk do të hyjë në një periudhë paqëndrueshmërie apo lufte civile”, tha ai.

Në vitet e fundit, Izraeli ka forcuar lidhjet me Pahlavi-n, i cili ka shprehur mbështetje për veprimet e Izraelit, duke marrë lëvdata nga disa në diasporën iraniane dhe akuza për tradhti nga të tjerë. Babai i tij, Shahu i ndjerë i Iranit, kishte lidhje të ngrohta me Izraelin përpara se të rrëzohej nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.

11 MUAJ ME PARE

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit: Nuk kemi ndarë të dhëna me Izraelin

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Kompania "Meta" ka reaguar pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat e tyre. "Meta", që është kompania mëmë e WhatsApp-it, Facebook-ut dhe Instagram-it, mohon pretendimet e Iranit se të dhënat e përdoruesve të aplikacionit ndahen me Izraelin. Një zëdhënës i Meta shprehu shqetësimin se këto pretendime të rreme mund të çojnë në bllokim të panevojshëm të shërbimeve të WhatsApp.

“Ne nuk u japim asnjë qeverie informacion në masë. Për më shumë se një dekadë, Meta ka ofruar raporte të qëndrueshme transparence që përfshijnë rrethanat e kufizuara kur është kërkuar informacion në WhatsApp", tha ai.

Zëdhënësi theksoi funksionin e enkriptimit nga fillimi në fund të WhatsApp, i cili siguron që vetëm dërguesi dhe marrësi të kenë qasje në mesazhe.

"Të gjitha mesazhet që u dërgoni familjes dhe miqve në WhatsApp janë të enkriptuara nga fillimi në fund, që do të thotë se askush përveç dërguesit dhe marrësit nuk ka qasje në ato mesazhe", shtoi ai.

11 MUAJ ME PARE

Erdogan sulmon Netanyahun: Ai është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një telefonate me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani të martën, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale. 

Postimi i presidencës turke në rrjetet sociale tha gjithashtu se Erdogan i tha udhëheqësit të Katarit se konflikti Izrael-Iran nuk mund ta errësojë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza.

Presidenti turk i tha bashkëbiseduesit të tij se ka mbajtur kontakte intensive diplomatike në lidhje me tensionin në rajonin e gjerë për shkak të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.

Ai shtoi se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t'i dhënë fund spirales së dhunës. Gjithashtu Erdogan e ka kritikuar ashpër Netanyahun që nga fillimi i luftës në Gaza, duke shkuar deri aty sa e ka krahasuar atë me Hitlerin.

11 MUAJ ME PARE

Konflikti me Izraelin, India u kërkon qytetarëve të saj të largohen nga Teherani

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ambasada indiane në kryeqytetin iranian u ka bërë thirrje shtetasve të saj dhe personave me origjinë indiane të largohen nga Teherani. Sipas mediave të huaja vlerësohet se rreth 10,000 indianë jetojnë dhe punojnë në Iran.

Ministria e Punëve të Jashtme Indiane thotë se, duke pasur parasysh situatën në zhvillim në Iran, studentët indianë në Teheran "janë larguar nga qyteti për arsye sigurie" dhe disa prej shtetasve të saj "janë larguar nga Irani përmes kufirit tokësor me Armeninë". Shumë prej studentëve indianë thuhet se janë nga Kashmiri i administruar nga India.

Irani ishte një nga furnizuesit kryesorë të naftës bruto për Indinë, importuesin dhe konsumatorin e tretë më të madh të naftës në botë. Por India ndaloi importimin e karburantit iranian për shkak të sanksioneve të SHBA-së në vitin 2019.

India mban lidhje miqësore si me Izraelin ashtu edhe me Iranin. Vitin e kaluar New Delhi nënshkroi një marrëveshje 10-vjeçare me Teheranin për të zhvilluar dhe operuar portin strategjikisht të rëndësishëm Chabahar në pjesën juglindore të vendit, në një kontratë që vlerësohet të jetë rreth 370 milionë dollarë (272 milionë paund).

Porti hapi një rrugë tranziti për mallrat dhe produktet indiane drejt Afganistanit dhe Azisë Qendrore, duke shmangur rrugën tokësore përmes rivalit të përbetuar të Indisë, Pakistanit. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, SHBA-të paralajmëruan për sanksione të mundshme për çdo vend që shqyrton marrëveshje biznesi me Iranin. 

11 MUAJ ME PARE

SHBA mund të përfshihet në luftën në Lindjen e Mesme? Trump mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Shtëpia e Bardhë

SHBA- Presidenti Trump ka mbledhur sot Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare. Sipas mediave të huaja takimi zgjati më shumë se një orë. Kjo mbledhje e Këshillin të Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve vjen ndërsa presidenti po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen më tej në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.

Trump u largua nga samiti i G7-ës në Kanada një ditë më herët dje për t'u kthyer në Uashington. Izraeli u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një “qëndrim thjesht mbrojtës” mes konfliktit të tij me Iranin. Më shumë se 30 anije cisterna amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në rajon gjatë disa ditëve të fundit për t'u përgatitur për mundësinë që Trump të vendosë t'u urdhërojë Forcave Ajrore Amerikane të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë ndërsa ata kryejnë sulme mbi Iranin.

Ndërkohë udhëheqësit botërorë në smitin e G7 duket se po përpiqen të hamendësojnë se çfarë mund të bëjë ose jo Presidenti Donald Trump më pas në Lindjen e Mesme. Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se udhëheqësit kishin “folur” për përfshirjen amerikane.

Kryeministri britanik Keir Starmer kishte thënë më parë, përpara komenteve më të fundit të Presidentit të SHBA-së, se Trump nuk kishte thënë asgjë që tregonte se ai ishte gati të përfshihej. Gjërat ndryshuan mjaft shpejt brenda pak orësh nga ato komente. Starmer u pyet sot nga mediat nëse do ta mirëpriste që njerëzit në Iran të rrëzonin qeverinë atje.

"Unë nuk jam mbështetës i regjimit në Iran. Shikoni, nuk është për mua si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar të filloj, e dini, të inkurajoj njerëzit në lidhje me atë që mund të bëjnë në shtëpi. Fokusi im absolut është në nevojën për të ulur tensionet", tha ai.

 

 

 

 

11 MUAJ ME PARE

"Kemi nevojë që SHBA t'i sjellë të gjithë në tryezën e bisedimeve!" Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte në kaos

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Emmanuel Macron

KANADA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur një fjalim në samitin e G7-ës në Kanada. Ai thotë se do të ishte një gabim i madh që një ndryshim regjimi në Iran të arrihej me mjete ushtarake.

Sipas Macron, një ndryshim regjimi do të sillte "kaos". Ai beson se kombet duhet të kthehen në tryezën e negociatave për të diskutuar programin bërthamor të Iranit.

"Unë besoj se kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t'i sjellin të gjithë përsëri në tryezën e bisedimeve", thotë ai.

11 MUAJ ME PARE

Breshëri raketash në Teheranin perëndimor/ Kryeqyteti iranian goditet sërish nga sulmet izraelite

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
foto ilustruese

IRANË- Izraeli ka sulmuar sërish me një breshëri raketash Iranin. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, raporton se shpërthime të vazhdueshme dhe intensive dëgjohen në Teheranin perëndimor

Siç duket tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re pas raportimeve për shpërthime të vazhdueshme dhe “intensive” në pjesën perëndimore të Teheranit. 

Zhurmat e forta janë dëgjuar në disa zona të qytetit, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi natyrën apo burimin e shpërthimeve.

Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se Izraelitët po godasin objektiva të reja në Iran pas pretendimeve të Teheranit se kanë goditur zyrat e Mossadit.

11 MUAJ ME PARE

Irani këshillon qytetarët të shmangin përdorimin e WhatsApp dhe Telegram: Izraeli po përdor celularët tuaj për të zbuluar vendndodhjen

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Irani i ka këshilluar qytetarët e tij të ndalojnë përdorimin e WhatsApp, Telegram dhe aplikacioneve të tjera të bazuara në vendndodhje, duke përmendur përdorimin e dyshuar të gjurmimit të telefonave celularë nga Izraeli për të synuar individë në vend.

Sipas një raporti sigurie të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit IRIB, këto aplikacione përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm në rrethanat aktuale, veçanërisht pas vrasjeve të fundit të synuara, përfshirë ato të shkencëtarëve.

Qytetarëve u kërkohet të fikin telefonat e tyre celularë kur ndërrojnë vendndodhje dhe të shmangin marrjen e tyre në zona të ndjeshme.

11 MUAJ ME PARE

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës të evakuohen: Një operacion ndëshkues do të kryhet së shpejti

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Shefi i shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit thotë në një videomesazh të postuar nga mediat iraniane drejtuar banorëve të Izraelit se "veçanërisht Tel Avivi dhe Haifa duhet të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur për të shpëtuar jetën e tyre".

Gjenerali Major Abdolrahim Mousavi thotë gjithashtu se "operacionet e kryera deri më tani kanë qenë një paralajmërim për parandalim" dhe një "operacion ndëshkues" nga Irani "do të kryhet së shpejti".

Edhe pse sulmet iraniane kanë vrarë të paktën 24 izraelitë që nga e premtja, shumica e raketave iraniane janë ndaluar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit.

11 MUAJ ME PARE

"Të largohesh nga shtëpia është e vështirë"/ Iranianët përshkruajnë frikën dhe trishtimin për paralajmërimin e Trump për evakuim: Lamtumirë gjërave për të cilat punova shumë për t'i fituar

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
foto ilustruese

IRAN- Shumë iranianë kanë reaguar me frikë dhe zhgënjim ndaj urdhrit të Donald Trump për të "evakuuar menjëherë Teheranin". Pothuajse 10 milionë banorë të kryeqytetit tani janë lënë të vendosin nëse do të strehohen në shtëpitë e tyre duke u përgatitur për atë që mund të ndodhë më pas apo do të përpiqen t'i bashkohen trafikut të rënduar që po largohet nga kryeqyteti i vendit.

Presidenti Trump i bëri komentet e tij vetëm pak çaste përpara se të ndërpriste udhëtimin e tij në G7 në Kanada, duke i lënë shumë njerëz të pyesin veten nëse kjo mund të nënkuptojë një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Shumë nga ata që vendosin të largohen nga Teherani po postojnë imazhe të shtëpive të tyre në internet, një trend prekës në mediat sociale në gjuhën persiane për ata që largohen nga qyteti i tyre.

Gazetarët e BBC-së aktualisht nuk mund të raportojnë në Iran për shkak të kufizimeve nga qeveria iraniane. Megjithatë, BBC Persian dhe korrespondentët e tjerë të BBC-së kanë marrë mesazhe nga njerëzit e prekur. Ata gjithashtu kanë kryer intervista dhe kanë monitoruar mediat sociale për të mbledhur historitë e njerëzve. Shumë prej tyre kanë frikë se të folurit me median mund t'i vërë në rrezik brenda Iranit, kështu që emrat e vërtetë nuk janë përdorur.

Disa iranianë e kishin marrë vendimin për tu larguar shumë kohë përpara se Izraeli të lëshonte urdhrin e parë të evakuimit për pjesë të Teheranit të hënën. Një banor, Arash, u nis nga Teherani rreth orës 08:45 të hënën, duke kaluar me makinë nëpër qytetin Qazvin, në Iranin veriperëndimor. Një udhëtim që zakonisht zgjaste një orë e gjysmë, i mori gati pesë orë.

"Shumë njerëz, veçanërisht ata që jetojnë jashtë vendit, po përpiqen të largohen nga vendi", tha ai.

Shumë iranianë të tjerë që jetojnë në Teheran kanë vendosur të largohen që nga e hëna, duke përballuar bllokimet e trafikut deri në 14 orë dhe radhët e karburantit për t'u larguar të pasigurt nëse shtëpitë e tyre do të jenë ende në këmbë kur të kthehen. Pritet që edhe më shumë njerëz do të përpiqen të bëjnë udhëtimin e vështirë larg Teheranit pas komenteve të Trump.

Duke postuar në rrjetet sociale, një banor shkroi: "Mblodha suvenire nga të dashurit dhe gjëra të nevojshme, ujita bimët dhe nisa rrugën. Të largohesh nga shtëpia është jashtëzakonisht e vështirë kur nuk e di nëse do të kthehesh ndonjëherë."

Një përdorues postoi një fotografi të një hapësire pune, me një kompjuter dhe kufje, dhe shkroi: "I thashë lamtumirë gjërave për të cilat punova kaq shumë për t'i fituar... Shpresoj se do të jenë ende këtu kur të kthehem."

Një tjetër shtoi: “Thashë lamtumirë në heshtje, duke shpresuar të kthehem një ditë në strehën time të bukur dhe të sigurt.”

Të tjerë në qytetin më të madh të Iranit mendojnë se urdhrat e evakuimit janë thjesht të pamundur për t'u ndjekur. Narges ka vendosur të qëndrojë në Teheran, pavarësisht se po frikësohet gjithnjë e më shumë. Që kur Trump u bëri thirrje njerëzve të largohen mbrëmë, duket se shumë të tjerë po ikin.

Ajo thotë se rrugët janë të mbingarkuara dhe trafiku është një makth. Narges nuk sheh asnjë kuptim në përpjekjen për tu larguar dhe për të mbetur e bllokuar në rrugë. Sulmet e Izraelit në Teheran ndaj transmetuesit shtetëror të Iranit të hënën shërbyen si një kujtesë për rrezikun që ajo po merr. Ajo jeton pranë selisë qendrore.

"Ishte tmerruese dhe kaq afër", tha ajo.

Disa banorë kanë vendosur të qëndrojnë në vend për shkak të prindërve të moshuar, fëmijëve të vegjël, kafshëve shtëpiake, nevojave mjekësore ose thjesht mungesës së opsioneve.

11 MUAJ ME PARE

Lufta në Lindjen e Mesme/ Vance: Trump mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër programit bërthamor të Iranit

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
J.D. Vance

SHBA- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, e ka lënë të hapur mundësinë që Presidenti Donald Trump të ndërmarrë hapa të rinj për t'i dhënë fund programit bërthamor të Iranit.

Në një postim në mediat sociale, Vance pretendon se Teherani ka pasuruar uranium në nivele shumë më të larta se ato të kërkuara për çdo qëllim politik, duke shtuar se presidenti amerikan mund ta konsiderojë të nevojshme të marrë masa shtesë për të ndaluar pasurimin e uraniumit iranian.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se deri më tani nuk ka dëgjuar asnjë argument serioz që justifikon shkeljen e detyrimeve të Iranit sipas marrëveshjes së mospërhapjes bërthamore.

Vance përfundoi duke siguruar se Trump është i interesuar vetëm të përdorë ushtrinë amerikane për t'i shërbyer interesave të popullit amerikan. Sipas tij çfarëdo që të vendosë, kjo do të jetë përparësi.

11 MUAJ ME PARE

"Ai është një shënjestër e lehtë!" Trump: E dimë se ku është udhëheqësi iranian! Nuk do ta vrasim, të paktën për momentin

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Donald Trump dhe Ali Khamenei

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se janë në dijeni të vendit ku ndodhet Udhëheqësi Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei. Trump thotë se nuk do ta vrasin Ajatollah Ali Khamenei-n, të paktën sipas tij për momentin.

Presidenti amerikan deklaron se Khamenei është një shënjestër e lehtë. Trump deklaron se nuk duan që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë duke theksuar se durimi i tyre po shteron.

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje - Ne nuk do ta vrasim!), të paktën jo për momentin. Por ne nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po shteron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje", thotë Trump në rrjetin e tij social "Truth".

Në një postim të tretë, presidenti i SHBA-së kërkon nga Irani dorëzim pa kushte.

11 MUAJ ME PARE

"Nuk krahasohen me gjërat e konceptuara dhe të prodhuara nga ne!" Trump: Kemi kontrollin e plotë të qiellit iranian

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA ka kontrollin e plotë  të qiellit mbi Iranin. Me anë të një postimi në Truth Social, Trump shkruan se Irani kishte sisteme të mira gjurmimi qiellor dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe me shumicë, por, sipas tij, nuk krahasohet me 'gjërat' e konceptuara dhe të prodhuara nga Amerika.

“Tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin. Irani kishte sisteme të mira gjurmimi qiellor dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe me shumicë, por nuk krahasohet me 'gjërat' e konceptuara dhe të prodhuara nga Amerika. Askush nuk e bën këtë më mirë se SHBA-ja e vjetër dhe e mirë", shkruan Trump në rrjetin e tij social.

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E

SHBA-të i kanë ofruar prej kohësh Izraelit ndihmë dhe pajisje ushtarake, por qëndrimi i tyre zyrtar që nga fillimi i sulmeve të premten ka qenë se SHBA-të nuk janë të përfshira në sulmet izraelite ndaj Iranit.

11 MUAJ ME PARE

Ish-diplomati amerikan: Izraeli nuk i çmonton dot i vetëm objektet bërthamore në Iran, duhet një sulm ushtarak nga SHBA ose një marrëveshje

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Një imazh satelitor tregon dëme të konsiderueshme në ndërtesat në objektin e raketave Kermanshah të Iranit pas sulmeve të përsëritura izraelite në atë vend

LINDJE E MESME- Kur Izraeli nisi serinë e sulmeve kundër Iranit javën e kaluar, ai lëshoi ​​gjithashtu një numër paralajmërimesh në lidhje me programin bërthamor të vendit, duke thënë se Irani po i afrohej me shpejtësi një pike pa kthim në përpjekjen e tij për të siguruar armë bërthamore dhe se sulmet ishin të nevojshme për të parandaluar këtë rezultat.

Sipas CNN, vlerësimet e inteligjencës amerikane kishin arritur në një përfundim të ndryshëm, jo vetëm që Irani nuk po ndiqte në mënyrë aktive një armë bërthamore, por ishte gjithashtu deri në tre vjet larg të qenit në gjendje të prodhonte dhe të dërgonte një të tillë në një objektiv që do të zgjidhte vetë.

Tashmë, pas disa ditësh sulmesh ajrore izraelite, zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se deri më tani, Izraeli mund ta ketë penguar programin bërthamor të Iranit vetëm me disa muaj. Edhe pse Izraeli i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme objektit të Iranit në Natanz, një vend i dytë i pasurimit i fortifikuar rëndë në Fordow ka mbetur praktikisht i paprekur. Izraeli nuk ka aftësinë për të dëmtuar Fordow pa armë specifike amerikane dhe mbështetje ajrore, thonë ekspertët e mbrojtjes.

“Izraeli mund të qëndrojë pezull mbi ato objekte bërthamore, t’i bëjë ato të paoperueshme, por nëse doni vërtet t’i çmontoni, është ose një sulm ushtarak amerikan ose një marrëveshje”, tha Brett McGurk, një ish-diplomat i lartë në Lindjen e Mesme nën administratat Trump dhe Biden.

Kjo ngre një dilemë kyçe për administratën Trump, e cila po përpiqet të shmangë përfshirjen në një luftë të kushtueshme dhe komplekse në Lindjen e Mesme. Edhe pse Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të përfshijë SHBA-në në përpjekjet e Izraelit për të shkatërruar infrastrukturën bërthamore të Iranit, administrata e di se e vetmja mënyrë që Izraeli mund ta shkatërrojë programin bërthamor të Iranit është me ndihmën ushtarake amerikane, thanë burime për CNN gjatë fundjavës, në veçanti, bombat amerikane të afta të dëmtojnë objektet nëntokësore dhe bombarduesit B-2 që i mbajnë ato.

11 MUAJ ME PARE

"Po kryen krime lufte ndaj civilëve!" Ministri izraelit i Mbrojtjes: Khamenei mund të përfundojë si Saddam Hussein

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Israel Katz

LINDJE E MESME- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi pas një takimi operativ se udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, po kryen krime lufte kundër civilëve izraelitë. Katz tha se udhëheqësi suprem iranian rrezikon të ndajë fatin e ish-presidentit irakian Saddam Hussein, i cili u kap nga trupat amerikane dhe u ekzekutua për krime kundër njerëzimit pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të pushtoi Irakun.

"E paralajmëroj diktatorin iranian që të mos vazhdojë të kryejë krime lufte dhe të qëllojë me raketa civilët izraelitë. Ai [Khamenei] duhet të kujtojë se çfarë i ndodhi diktatorit në vendin fqinj me Iranin, i cili ndoqi këtë rrugë kundër shtetit të Izraelit", shkroi faqja e internetit e lajmeve Ynet, duke cituar Katz.

Ministri izraelit i mbrojtjes shtoi se Izraeli do të vazhdojë të kryejë sulme ndaj objektivave ushtarake në Teheran gjatë gjithë ditës. Në fakt, Katz konfirmoi se Forcat Ajrore Izraelite kishin sulmuar selinë e transmetuesit shtetëror iranian IRIB në Teheran të hënën.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë më parë se kishin goditur "një qendër komunikimi" që dyshohet se është përdorur për qëllime ushtarake nën maskën e aktivitetit civil. Megjithatë, pala izraelite nuk përmendi në mënyrë të qartë se ishte ndërtesa e kompanisë shtetërore televizive dhe radiofonike iraniane.

"Ne do të vazhdojmë sot të veprojmë kundër objektivave të regjimit dhe objektivave ushtarake në Teheran, ashtu siç bëmë dje kundër autoritetit të transmetimit të propagandës dhe nxitjes. U bëj thirrje banorëve të Teheranit të evakuohen nga ato vende në përputhje me udhëzimet e zëdhënësit të IDF në persisht - për mbrojtjen e tyre", tha Katz.

11 MUAJ ME PARE

Konflikti Izrael- Iran/ Trump takim urgjent në Shtëpinë e Bardhë me ekipin e Sigurisë Kombëtare

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Donald Trump

SHBA- Donald Trump do të takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare mbi luftën Izrael-Iran në Dhomën e Situatave të Emergjencës në Shtëpinë e Bardhë të martën. 

Trump u kthye herët nga samiti i G7 për tu përqendruar në Lindjen e Mesme dhe u tha gazetarëve në Air Force One gjatë natës se nuk është i interesuar për një "armëpushim", por përkundrazi për një "fund të vërtetë" të luftës dhe programit bërthamor të Iranit.

Shtëpia e Bardhë ka diskutuar idenë e takimit të drejtpërdrejtë me iranianët këtë javë, por Trump tha se kjo do të varet nga ajo që ndodh kur të kthehet në Uashington.

Zyrtarët izraelitë vazhdojnë të besojnë se SHBA-të ka të ngjarë të hyjnë në luftë në një moment për të bombarduar uzinën nëntokësore të pasurimit të uraniumit të Iranit në Fordow.

11 MUAJ ME PARE

"Qëllimi ynë nuk është ndryshimi i regjimit në Iran!" Ministri i Jashtëm izraelit: Duam të dëmtojmë planin për të eliminuar shtetin tonë

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
Gideon Sa'ar

LINDJE E MESME- Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa'ar, thotë se ndryshimi i regjimit në Iran nuk është objektivi i veprimit ushtarak të IDF-së. Sipas tij kjo mund të jetë rezultat i tij, por nuk është objektivi kryesor. Komentet u bënë gjatë një vizite në qytetin qendror izraelit të Rishon Lezion, i cili u godit nga sulmet ajrore iraniane. Sa'ar u tha gazetarëve të mbledhur atje se Izraeli kishte tre objektiva kryesore.

"Para së gjithash, të dëmtonte rëndë programin bërthamor [të Iranit], ne nuk kemi mbaruar me këtë. Ne ende kemi objektiva", tha Sa'ar, duke pretenduar se avionët luftarakë të Izraelit tani kanë epërsi në hapësirën ajrore iraniane.

Ai thotë se objektivi i dytë i Izraelit është të “dëmtojë rëndë programin e raketave balistike të regjimit iranian” dhe së fundmi të “dëmtojë rëndë planin për të eliminuar shtetin e Izraelit”.

11 MUAJ ME PARE

Uashingtoni e konfirmon/ Irani tre vite larg për prodhimin e një arme bërthamore

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
foto ilustruese

IRAN- Pavarësisht pretendimeve izraelite se Irani ishte muaj larg prodhimit të një arme bërthamore përpara se IDF të niste sulmet ndaj Teheranit të premten, vlerësimet e inteligjencës amerikane sugjerojnë se Republika Islamike nuk po kërkon në mënyrë aktive një bombë dhe është disa vite larg nga blerja e një të tille. 

Duke cituar katër persona të njohur me situatën në Uashington, CNN raportoi se jo vetëm që Irani nuk po kërkonte në mënyrë aktive një armë bërthamore, por ishte gjithashtu deri në tre vjet larg të qenit në gjendje të prodhonte dhe të dorëzonte një armë të tillë. 

Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila mbikëqyr aktivitetet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme, paraqiti një vlerësim më urgjent sesa agjencitë civile të inteligjencës. Raporti thotë se para sulmit të papritur të Izraelit, Komanda Qendrore besonte se Irani mund të prodhonte një bombë bërthamore më shpejt nëse vendoste të "nxitohej" për këtë. 

Irani ka pasuruar uranium për bomba të mjaftueshme, sipas mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, por nuk ka bërë asnjë hap drejt armatimit. I pyetur nga Fox News të dielën në lidhje me përfundimet e ndryshme rreth aftësive bërthamore të Iranit nga SHBA-të dhe Izraeli, kryeministri Benjamin Netanyahu tha: "Informacioni që morëm dhe ndamë me Shtetet e Bashkuara ishte absolutisht i qartë. Po bëhej shumë e qartë se (në Iran) ata po punonin për një plan sekret për të armatosur uraniumin. Ata po lëviznin shumë shpejt."

Ndërsa një zyrtar amerikan i cituar në raport tha se zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se, deri më tani, Izraeli mund ta ketë shkurtuar afatin kohor të Iranit për arritjen e një arme bërthamore vetëm me disa muaj. Ekspertët kanë thënë se Izraeli ka të ngjarë të ketë nevojë për ndihmën ushtarake të SHBA-së për të shkaktuar dëme më të përhershme, veçanërisht në objektin bërthamor nëntokësor Fordow. 

11 MUAJ ME PARE

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
foto ilustruese

IRAN- Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë të martën se sulmet izraelite duket të kenë pasur “ndikim direkt” në pjesën nëntokësore të qendrës bërthamore iraniane Natanz.

“Bazuar në analizimet e vazhdueshme të pamjeve satelitore të rezolucionit të lartë, të siguruara pas sulmeve të së premtes, agjencia ka identifikuar elemente shtesë që sinjalizojnë ndikim direkt në hapësirat nëntokësore të pasurimit në Natanz”, ka bërë të ditur Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike, organ i Kombeve të Bashkuara, përmes një postimi në X  dikur Twitter.

Agjencia ka thënë se nuk ka vërejtur ndryshime në qendrat tjera në Esfahan dhe Fordou. Sulmet janë pjesë e një fushate ajrore të Izraelit, të nisur kundër armikut të përbetuar për të pestën ditë me radhë, duke shënjestruar ushtrinë iraniane dhe programin bërthamor. Kjo është hera e parë që Agjencia monitoruese e OKB-së ka vërejtur dëme nga sulmet në disa pjesë të qendrës në Natanz, e cila konsiderohet kryesore për programin bërthamor të Iranit.

Tashmë dihet se një qendër pasurimi mbi tokë është shkatërruar, ashtu sikurse pajisjet elektrike që sigurojnë rrymën në objektin nëntokësor. Izraeli po vazhdon të sulmojë Iranin edhe të martën, derisa presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar të gjithë banorët e Teheranit që të evakuohen.

“IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”, ka shkruar Trump në rrjete sociale gjatë kthimit të tij nga Kanadaja në Uashington.

Ai ka thënë më vonë se nuk është në kërkim të një armëpushimi, sepse kërkon diçka më të mirë sesa armëpushimi. I pyetur se pse u ka bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga Teherani, ai ka thënë se dëshiron që njerëzit të jenë të sigurt. Më herët gjatë ditës ushtria izraelite u ka bërë thirrje rreth 330.000 banorëve në një lagje të Teheranit që të evakuohen.

Teherani është një prej qyteteve më të mëdha të Lindjes së Mesme, me rreth 10 milionë banorë shifër gati ekuivalente me gjithë popullsinë e Izraelit. Njerëzit janë parë duke duke u larguar prej qytetit qysh prej prej nisjes së armiqësive. Izraeli deklaron se sulmet kundër liderëve ushtarakë, shkencëtarëve bërthamorë iranianë, qendrave për pasurim të uraniumit dhe programit të raketave balistike, janë të domosdoshme për të parandaluar Iranin që të ketë armë bërthamore.

Sulmet kanë vrarë të paktën 224 njerëz në Iran. Irani është hakmarrë duke nisur mbi 370 raketa dhe qindra donë në Izrael. Deri më tani është raportuar për 24 persona të vrarë. Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur raketa të reja të martën dhe shpërthimet janë dëgjuar në veri të Izraelit./REL

11 MUAJ ME PARE

Komandanti ushtarak iranian paralajmëron: Sulmet ndaj Izraelit do të intensifikohen në orët në vijim me armë të reja dhe të përparuara

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
kioumars heydari

IRAN- Forcat e armatosura iraniane kanë paraljamëruar Izraelin për një valë të re sulmesh të ashpra me armë të reja dhe të përparuara që do të intensifikohen në orët në vijim.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, citoi gjeneral brigade Kioumars Heydari, komandantin e forcave tokësore të ushtrisë, të martën të ketë thënë se qindra dronë me rreze të gjatë veprimi me aftësi të sakta dhe fuqi të madhe shkatërruese kishin goditur zona në qytetet izraelite të Tel Avivit dhe Haifës.

“Armiku duhet ta dijë se një valë e re sulmesh të ashpra nga forcat e armatosura, veçanërisht forcat tokësore të ushtrisë, me armë të reja dhe të përparuara ka filluar dhe do të intensifikohet në orët në vijim”, shtoi Heydari.

Dje, ushtria iraniane zbuloi një dron të ri vetëshkatërrues, Shahed 107, me një rreze veprimi prej 1,500 kilometrash (930 miljesh). CNN shkruan se nuk është e qartë nëse kjo armë është përdorur ende në konflikt. 

11 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shkëmbimi i sulmeve me Izraelin, Irani pretendon se ka goditur qendrën e Mossadit

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
pamje nga herzliya

IRAN- Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka goditur drejtorinë e inteligjencës ushtarake të Izraelit dhe një qendër operative të Mossadit, agjencisë së inteligjencës së vendit, në Herzliya.

 

Shpërthime masive u raportuan në qytetin qendror të Izraelit këtë mëngjes, ku video dhe pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë një re të madhe tymi që ngrihet nga një ndërtesë.

Mediat iraniane shkruajnë se ndonëse ushtria izraelite është përpjekur të minimizojë situatën, raportet tregojnë se sulmet me raketa kanë synuar drejtpërdrejt vende strategjike, duke përfshirë objektin logjistik Aman dhe selinë e Mossad në Herzliya.

"Imazhet që qarkulluan për pak kohë në mediat izraelite—para se të hiqeshin me shpejtësi—tregojnë se vendi i përplasjes i përkiste inteligjencës ushtarake të Izraelit", thuhet në artikujt e mediave në Iran. 

11 MUAJ ME PARE

Trump: Nuk i jam drejtuar Iranit për "Bisedime Paqeje" në asnjë mënyrë apo formë! Nëse duan të flasin, dinë si të më kontaktojnë.

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
donald trump

SHBA- Presidenti Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale ka mohuar raportet që pretendonin se ai kishte filluar bisedimet e paqes me Iranin. Trump tha se nëse Irani do ta kishte pranuar marrëveshjen që ishte në tryezë, do të ishin shpëtuar shumë jetë njerëzish. 

“Nuk i jam drejtuar Iranit për “Bisedime Paqeje” në asnjë mënyrë apo formë. Ky është thjesht një lajm më i rremë dhe shumë i shpikur! Nëse duan të flasin, dinë si të më kontaktojnë. Duhet ta kishin pranuar marrëveshjen që ishte në tryezë - Do të kishte shpëtuar shumë jetë!!!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Më herët, Trump tha në bordin e Air Force One se më mirë se një armëpushim do të ishte një fund i vërtetë i konfliktit mes dy vendeve. 

Trump po ashtu kritikoi ashpër Presidentin Francez Emmanuel Macron teksa po largohej nga Kanadaja të hënën vonë, duke thënë se homologu i tij gabimisht sugjeroi se po kthehej në Uashington për të punuar për një "armëpushim".

“Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kërkonte publicitet, gabimisht tha se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një ‘armëpushim’ midis Izraelit dhe Iranit. Gabim! Ai nuk e ka idenë pse jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që kjo nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Shumë më të madhe se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni në pritje!", shkroi Trump.

11 MUAJ ME PARE

"Forcat ajrore kryen sulm në zemër të Teheranit"/ Ushtria izraelite: U vra shefi i shtabit të Përgjithshëm në Iran, ishte njeriu më i afërt i Ali Khamenei

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
ali shadman

IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë Ali Shadmanin, të cilin e identifikoi si shefin e sapoemëruar të shtabit të forcave të armatosura iraniane dhe tha se ishte komandanti më i lartë ushtarak i Iranit. Nëse konfirmohet, kjo do të shënonte vrasjet e fundit në një seri vrasjesh midis figurave të larta ushtarake të Iranit.

"Pas një mundësie të papritur gjatë natës, avionët luftarakë të Forcave Ajrore sulmuan një seli me personel në zemër të Teheranit", tha ushtria.

"Dhe, falë inteligjencës së saktë të marrë, [ata] vranë Ali Shadmanin, shefin e shtabit të luftës, komandantin më të lartë ushtarak dhe njeriun më të afërt me udhëheqësin iranian Ali Khamenei."

Irani dhe Izraeli po shkëmbejnë zjarr për të pestën ditë me radhë, me mediat iraniane që raportojnë shpërthime dhe zjarr të rëndë të mbrojtjes ajrore në Teheran gjatë natës. Irani nisi dy valë raketash në përgjigje të sulmeve izraelite, duke aktivizuar alarme për sulme ajrore në pjesë të Izraelit qendror dhe verior në orët e para të mëngjesit. Sulmet ishin më pak intensive se netët e mëparshme.

11 MUAJ ME PARE

Deklarata e përbashkët e udhëheqësve të G7-ës: Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon, Izraeli ka të drejtë të mbrohet

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
udheheqesit e g7

ZVICËR- Udhëheqësit e vendeve të G7 kanë bërë thirrje për një deeskalim të armiqësive në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një armëpushim në Gaza. Në deklaratën e përbashkët, ata përsëritën gjithashtu angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke shtuar se në këtë situatë Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u largua herët nga samiti në Kanada, duke u thënë gazetarëve: "Duhet të kthehem herët për arsye të qarta".

Largimi i tij erdhi ndërsa Izraeli dhe Irani sulmuan njëri-tjetrin për të pestën ditë radhazi. Raportet qarkulluan se Trump i kishte dhënë udhëzime Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë që të mblidhej pas kthimit të tij. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi vendosjen e kapaciteteve shtesë në Lindjen e Mesme për të forcuar qëndrimin mbrojtës të Pentagonit. Por zyrtarët amerikanë hodhën poshtë sugjerimet se SHBA-të ishin gati t'i bashkoheshin ofensivës izraelite ndaj Iranit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Trump po largohej nga takimi i liderëve botërorë në Kananaskis në Malet Shkëmbore Kanadeze pas darkës të hënën në mbrëmje për shkak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme. Ajo nuk dha detaje të mëtejshme. Më herët, presidenti Trump postoi në rrjetet sociale se Irani duhet të kishte nënshkruar një marrëveshje që ai ua paraqiti atyre në raundin më të fundit të bisedimeve bërthamore SHBA-Iran.

"Thënë thjesht, IRANI NUK MUND TË KETË NJË ARMË BËRTHAMORE", shkroi ai. "E kam thënë vazhdimisht!"

Trump u bëri thirrje gjithashtu iranianëve në platformën e tij të mediave sociale Truth Social që të "evakuojnë menjëherë" kryeqytetin e tyre, Teheranin, një qytet me deri në 17 milionë banorë. Ai nuk ofroi detaje të mëtejshme. Menjëherë pas kësaj, media iraniane raportoi shpërthime dhe zjarr të rëndë nga mbrojtja ajrore në Teheran herët të martën. Kjo ndodhi disa orë pasi Izraeli shënjestroi transmetuesin shtetëror të Iranit, duke detyruar një prezantues të largohej nga mesi i transmetimit.

Në Izrael, sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në Tel Aviv dhe një shpërthim u dëgjua ndërsa raketat iraniane e shënjestruan përsëri vendin. Udhëheqësit botërorë në samitin e G7 thanë se e kuptonin nevojën e Trump për t'u larguar herët.

“Nëse Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë”, tha Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Një zëdhënës i kryeministrit australian Anthony Albanese tha se largimi i Trump ishte “i kuptueshëm”, pavarësisht se të dy udhëheqësit ishin planifikuar të takoheshin të martën për të diskutuar tarifat.

Kishte shenja përçarjeje më parë në G7 për shkak të konflikteve midis Rusisë dhe Ukrainës dhe midis Izraelit dhe Iranit. Trump po planifikonte të refuzonte një deklaratë të samitit mbi konfliktin Iran-Izrael, sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS. Por udhëheqësit në fund ranë dakord për një deklaratë, të lëshuar të hënën në mbrëmje sipas orës lokale, në të cilën thuhet se ata përsërisin mbështetjen tonë për sigurinë e Izraelit.

"Irani është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal. Ne kemi qenë vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore", thuhet në deklaratë.

Trump tha gjithashtu në samitin e mëparshëm se kishte qenë një gabim i madh për ish-G8-ën që përjashtoi Rusinë nga grupi në vitin 2014, pasi kjo e fundit aneksoi Krimenë.

"Putini më flet mua", tha presidenti amerikan. "Ai nuk flet me askënd tjetër... ai nuk është një person i lumtur për këtë."

Por samiti pati disa përparime, pasi Presidenti Trump nënshkroi zyrtarisht një marrëveshje tregtare Britani-SHBA duke hequr disa barriera tregtare midis dy vendeve. Të hënën pati gjithashtu një takim dypalësh midis kryeministrit kanadez Mark Carney dhe Trump, pas të cilit Carney tha se një marrëveshje tregtare mund të arrihet midis dy vendeve brenda 30 ditëve për të zgjidhur taksat e importit. Kjo shënon herën e dytë që Trump largohet para kohe nga samiti i G7-ës. Në vitin 2018, në një samit në Quebec, ai doli nga takimi për t'u takuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Izraeli ka marrë kontrollin e hapësirës ajrore iraniane që nga nisja e luftës ajrore të enjten e kaluar me një sulm të papritur që thotë se ka vrarë shumë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë atomikë. Megjithatë, duket se Izraeli nuk e ka arritur qëllimin e tij për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit.

Analistët ushtarakë thonë se vetëm SHBA-të kanë bombarduesit dhe bombat që shkatërrojnë bunkerët që mund të depërtojnë në thellësitë e objekteve bërthamore iraniane, veçanërisht në atë të Fordout. Sipas ministrisë iraniane të shëndetësisë, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 224 persona në Iran. Në Izrael, qeveria tha se të paktën 24 persona kishin vdekur.

11 MUAJ ME PARE

Irani lëshon një valë të re raketash drejt Izraelit

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
foto ilustruese

IZRAEL- Sirenat po bien në disa pjesë të Izraelit pasi një valë e re raketash u lëshua nga Irani, sipas ushtrisë izraelite.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se mbrojtja ajrore e Izraelit po punon për të ndërprerë sulmet iraniane. Shpërthime masive në Herzliya, në veri të Tel Avivit, tha një dëshmitar për Reuters.

Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Qytetarëve iu është kërkuar të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.

11 MUAJ ME PARE

"Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore", Trump u thotë banorëve të Teheranit që të evakuohen

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
donald trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët në Uashington nga samiti i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Kanada, për shkak se duhet të trajtojë “çështje të rëndësishme”, tha më 16 qershor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Njoftimi erdhi pak pasi Trump, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të largohen menjëherë nga qyteti.

“Irani është dashur ta nënshkruajë ‘marrëveshjen’. U thashë ta nënshkruanin. Sa turp dhe sa humbje e jetës së njerëzve. Thënë thjesht: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë vazhdimisht”, shkroi Trump në Truth Social. “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”.

Ushtria izraelite, më herët, lëshoi një njoftim duke u bërë thirrje banorëve të një qarku të Teheranit që të evakuohen.

Paralajmërimet vijnë në një kohë kur Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj Iranit, të cilat thotë se synojnë të shkatërrojnë objektet bërthamore të Republikës Islamike.

Para vendimit të tij për t’u larguar më herët nga samiti në Kanada, Trump u tha gazetarëve: “Sapo të largohem, ne do të bëjmë diçka. Por, më duhet të largohem”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se, duke pasur parasysh qëllimin për të arritur një armëpushim në Lindjen e Mesme, largimi i Trumpit nga samiti i G7-ës është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se amerikanët kanë ofruar të takohen me iranianët.

“Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë të sigurojnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë", u tha Macron gazetarëve.

Por, më vonë Trump iu përgjigj kësaj deklarate të Macronit, duke thënë se udhëheqësi francez gabimisht tha se ishte larguar nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.

"Gabim! Ai nuk ka idenë pse po kthehem tani në Uashington, por me siguri nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Është diçka shumë më e madhe se kaq. Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon", shkroi Trump në Truth Social.

FotogaleriShkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran, përmes fotove
Para largimit të Trumpit nga samiti, të shtatë udhëheqësit nënshkruan një deklaratë ku theksohej “rëndësia e mbrojtjes së civilëve”, pas rritjes së sulmeve që kanë shkaktuar viktima civile në të dyja vendet.

Udhëheqësit e G7-ës – Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-ja – gjithashtu thanë se Irani “kurrë nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe se Izraeli “ka të drejtë të mbrojë veten”.

Në deklaratë thuhej se shpresohet të gjendet një zgjidhje për krizën iraniane, një zgjidhje “që çon drejt uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme, përfshirë një armëpushim në Gazë”.

Janë ngritur pikëpyetje rreth përfshirjes së mundshme të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit që nga vala e parë e bombardimeve të kryera nga Izraeli më 13 qershor. Presidenti amerikan ka përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në sulmet fillestare dhe ka refuzuar të deklarojë nëse do të marrin pjesë në të ardhmen.

I pyetur se çfarë do të duhej të ndodhte që SHBA-ja të përfshihej ushtarakisht në konflikt, Trump tha: “Nuk dua të flas për këtë”.

Izraeli ka shënjestruar disa objekte të programit bërthamor iranian, por nuk ka arritur ta shkatërrojë objektin për pasurimin e uraniumit në Fordou, i cili ndodhet thellë nën tokë dhe gjendet rreth 200 kilometra në jug të Teheranit. Sipas ekspertëve ushtarakë, që kanë folur për mediat amerikane, për ta eliminuar këtë objekt, Izraelit do t’i nevojitej një bombë amerikane që depërton në bunkerë, e cila mund të transportohet vetëm nga bombarduesi amerikan B-2, që është i pajisur me teknologji për shmangie të radarëve./REL

11 MUAJ ME PARE

Presidenti i SHBA-së largohet para kohe nga samiti i G7-ës/ Trump kritika Macron: Ai nuk e ka idenë pse u largova, diçka më e madhe se armëpushimi është në proces

Dita e 5-të e shkëmbimit të sulmeve Iran-Izrael/ Trump: E
donald trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është larguar para kohe nga samiti i G7-ës, pasi sugjeroi se së shpejti mund të arrijë një marrëveshje me Iranin për t'i dhënë fund konfliktit aktual. 

Udhëheqësit e G7-ës në takim bënë thirrje për një zgjidhje të krizës në Lindjen e Mesme në një deklaratë të përbashkët, të cilën një zyrtar i njohur me çështjen tha se kishte fituar mbështetjen e Trump pasi gjuha në draft u rregullua.

Presidenti amerikan gjithashtu u dha udhëzime anëtarëve të ekipit të tij që të përpiqen të takohen me zyrtarët iranianë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një personi të njohur me çështjen dhe një zyrtari amerikan. Por Trump gjithashtu i paralajmëroi iranianët të evakuohen nga Teherani , duke nënvizuar rrezikun për 10 milionë banorët e tij .

Pas largimit të hershëm nga samiti i G7-ës, Trump kritikoi ashpër Presidentin francez Emmanuel Macron, duke thënë se homologu i tij gabimisht sugjeroi se ai po kthehej në Uashington për të punuar për një armëpushim.

“Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kërkonte publicitet, gabimisht tha se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një ‘armëpushim’ midis Izraelit dhe Iranit”, shkroi Trump në Truth Social.

“Gabim! Ai nuk e ka idenë pse jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që nuk ka të bëjë fare me një armëpushim", vazhdoi ai. "Për dicka shumë më të madhe se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanueli gjithmonë gabon. Qëndroni në kontakt!"

Më parë, Macron tha se Trump kishte bërë një ofertë për një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit.

“Është bërë një ofertë, veçanërisht për të pasur një armëpushim dhe për të filluar diskutime më të gjera”, u tha Macron gazetarëve në samitin e G7 në Kananaskis të Kanadasë.

“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të arrijnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë dhe Franca do ta mbështesë atë dhe ne e dëshirojmë këtë”, tha Macron, duke folur në frëngjisht.

konflikti izrael-iran donald trump shba

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion