LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për tokën e papunuar. 'Hienës' s'ja përmend emrin

•Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Dibër, në kuadër të vizitës dy ditore. •Ai po vijon takimet me fermerë, gra dhe burra. •Rama u bëri thirrje të rinjve që të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të investojnë pasi Shqipëria i ofron shumë më tepër sesa ato që mund të fitojnë nëse punojnë jashtë vendit. •Rama deklaroi se së shpejti Burreli do të ketë 24 orë ujë, ndërsa për energjinë elektrike, kryeministri bëri thirrje për kursim.• Kryeministri tha se punimet për rrugën e Arbrit tha po ecin me ritmin e breshkës, për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit. • Rama u shpreh se qeveria po mendon për një taksë të jashtëzakonshme vetëm për tokën e papunuar. •Kreu i PS-së komentoi dhe një herë akuzat për udhëtime. •Ai u shpreh se shpenzimet që përflitet se ka kryer, janë të mjaftueshme për të kryer investime të shumta. •Po ashtu, ai deklaroi se emrin e Sali Berishës nuk e përmend dot pasi i vjen për të vjellë.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Me sfurk në dorë, Rama pozon si fermer pranë mullarit me bar

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka pozuar një fotografi me një sfurk në dorë, pranë një mullari.

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

Fotografinë, kryeministri Rama e ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, por ka zgjedhur që të mos thotë asgjë. Mesa duket kjo foto është shkrepur në Dibër, ku edhe ndodhet prej disa ditësh në kuadër të takimeve që ka nisur për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale.

3 VITE ME PARE

Rama: Taksë për tokën e papunuar! Fermeri ose ta punojnë ose ta japë me qira

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme se qeveria po mendon për një taksë të jashtëzakonshme vetëm për tokën e papunuar. Në një takim me operatorët turistikë në Peshkopi, Rama u shpreh se “fermerët nuk mund ta mbajnë tokën e papunuar, ose duhet ta punojnë ose ta japin me qira, ndryshe do të paguajnë qimet e kokës siç e bën gjithë bota”.

Në pikën ku ne e kemi nisur, me 120 milionë euro eksporte dhe do të arrijmë gjysmë miliardi këtë vit. Po kush i bën këto gjysmë miliardi eksporte kudo në Europë, në Amerikë, kudo? I bën qeveria? I bëjnë njerëzit. Natyrisht që ne mbështesim sa mundemi. Bujqësia jo vetëm nuk po ngordh, por bujqësia po ecën me hapa të të vegjël, por të sigurt dhe na tregojnë llogaritë. Tregu kërkon këtë lloj molle e jo atë mollë, e ndërkohë hedh mollën dhe tallet me satelitët ndërkohë që ai komshiu vet i shet mollët jashtë dhe i përdor satelitët dhe ai normalisht duhet të ankohej. Jo, ai shkon i merr me qira jashtë shtetit shërbimet satelitore për mollët, llogarite. Kështu që, kjo është vështirësi shumë e madhe sepse vendoset një pengesë shumë e vazhdueshme”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

'Më pyesin pse bërtet Erion Braçe'/ Rama batuta në Dibër: Po nuk bërtiti nuk e kap kamera

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama përmendi gjatë takimit me qytetarët në Dibër, deputetin socialist Erion Braçe. Teksa i kërkoi një prej qytetarëve që të ngrihej në këmbë dhe të fliste me zë të lartë, Rama mori shembullin e Braçes. Ai shtoi se nëse Braçe nuk bërtet, nuk e kap kamera. 

“Je si Erion Brace, se me thonë mu pse bërtet Erioni, po po nuk bërtiti, se kap kamera”, tha Rama.

 

3 VITE ME PARE

Rama: Në Dibër ka 24 orë ujë, tani dibranët ankohen se vjen me shumë presion

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama shprehu një pakënaqësi të qytetarëve dibranë. Ai u shpreh se tashmë që ka 24 ore ujë në zonë, ankesa ka për presionin e saj. Kreu i Qeverisë me ironi u shpreh se ata duhet të hapin rubinetin më avash se për këtë Qeveria nuk e zgjidh dot.

Dibra ka 24 orë ujë, ndërkohë tani ka ankesa se ka shumë presion. Këto janë probleme që nuk i zgjidh qeveria, hape rubinetin më avash”, tha Rama.

3 VITE ME PARE

Udhëtimet/ Rama: Me ato shpenzime do ishin bërë investime, thonë njerëzit ky palloshi rri në ajër me lekët tona

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe një herë shpenzimet e udhëtimeve të tij me charter. Nga Dibra, ai u shpreh se me paratë që përfliten se ka shpenzuar, do të ishin bërë shumë investime. Ndër të tjera, me ironi, Rama thotë se qytetarët shqiptarë mendojnë se ai po fluturon duke përdorur paratë e tyre. 

'Me ato lekë që kam bërë unë duke fluturu, do ishin bërë rë gjitha ato investime. Janë rrena, që ju të largoheni e të thoni se ky pallosh 2 metra gjithë lekët tona i përdor për të nejt në ajër. Cfarë i bëhet me këtë lloj rrace, me këto shqiptarë që janë llumi i llumit. '- u shpreh Rama. 

3 VITE ME PARE

Rama për Berishën: As emrin s'ia përmend dot, më vjen për të vjellë

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama dhe Sali Berisha

DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ia thotë dot emrin Sali Berishës, pasi nuk ndihet mirë e i vjen të vjellë. Në mes të diskutimit me qytetarët e Dibrës, Rama tha se nuk do flasë për të pasi i përzihet e nuk dëshiron që e njëjta gjë t'u ndodhë dhe atyre. 

“As emrin s’ia përmend se më vjen për të bërë dhe as juve që t’ju përzihet që në mëngjes”, tha Rama për Berishën.

3 VITE ME PARE

A kanë dhënë dorëheqjen 2500 policë? Rama: Kjo është rrenë e ligë

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

PESHKOPI- Lajmin për largimin e policëve nga detyra e ka komentuar ditën e sotme kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh se e gjithë kjo që po thuhet nga opozita është një mashtrim. 

Duke iu referuar zgjedhjeve vendore lokale te 14 majit 2023, Rama tha “taksirati jonë t’i mundim dhe një herë, mirë”.

'Le të dalin të thonë jo 22 milonë euro por 220 milionë euro i kushtoi kryeministri këtjij populli me avionin ndërkohë që e vërteta është që falë atij avioni promocional udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të kryeministrisë që as emrin nuk ia përmend dot se më vjen për të vjellë. Po e ndaloj këtu se do më sulmojnë sa të ikin kamerat këto të dyja që kam në krah se thonë flasim për pozitivitetin, punën, se pastaj këta të marrin fjalët ti cojnë. Këta të bëjnë ca të duan, do vijojmë të bëjmë atë që mundemi.

Tjetër gjë është të thuash do e hapim rrugën e Arbrit në verë e nuk është hapur se ka dalë problem gjeologjik i paparashikuar. Këto ndodhin rrugës, por ti nuk the një rrenë. Kurse ti thuash që 2500 policë kanë ikur nga policia kanë dhënë dorëheqjen kjo është rrënë. Po një rrenë e ligë, jo rrenë për qejf, dola për gjueti e vrava 7 derra sepse vlen nga konsiderimi i popullit një turmë që nuk meriton respekt e të dijë të vërtetën përvec se të kapet për hunde e të përodret për interesa personale. Normal që vijon e sot se është një pjesë e njerëzve që janë gati ta hanë rrenën e të përdoren me qejfin më të madh. Kur dhe bota e aleatët thonë boll, boll. Okej, ne këtu jemi do vijojmë punën e taksirati jonë t’i mundim dhe një herë mirë.'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

'Në Burrel 24 orë ujë së shpejti', Rama: Në Norvegji nuk kishte bukë, ne nuk jemi magjistarë

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka premtuar 24 orë ujë për Bulqizën. Gjatë takimit me banorët, Rama u shpreh se nuk është faji i tij që gjeti vendin pa ujësjellës, teksa krahasoi vendin me ato që i quajti “Sheikët e bardhë të Evropës”, duke theksuar se në “Norvegji ka pasur “zbrazje totale, uri reale”.

'Sheikët e Evropës, sheikët e bardhë, Norvegjia ka pasur zbrazje totale, ishte uri, realisht uri. Jo si këta që nuk ia kanë idenë ku bie fshati dhe thonë po vdesin njerëzit për bukë. Është çështje e kapërcimit të nivelit, nuk jemi ende vend i zhvilluar, jemi ekonomi në zhvillim, prapambetja strukturore është e tmerrshme. Ka disa që thonë “akoma për 24 orë ujë do flasim”. A është faji im, përgjegjësia sonë që e gjetëm këtë vend pa ujësjellës.

Për ca të flasim, për satelitë. Nuk jemi magjistar, as të pagabueshëm. Kush e di ca do më thënë puna, e di që gjërat bëhen hap pas hapi. Në Burrel 24 orë ujë së shpejti. Faji jonë është që nuk ishte vendosur dorë kurrë. Si? Dhe si mund të bëheshin të gjitha këto në kushtet për mandatin e parë ishte një gropë e madhe, e tmerrshme borxhesh. Në mandatin e dytë nuk morën dot frymë, pandemia, pastaj vjen lufta. Inflacioni është këtu, kriza e çmimit të energjisë shkaktuar nga lufta me qëllim. Ukraina është sebepi, e ka bërë për të gjunjëzuar gjithë perëndimin, jemi pjesë e Perëndimit.'-u shpreh Rama. 

3 VITE ME PARE

“Edhe hienë, edhe non grata”/ Rama: Projekti i Skavicës do të bëhet, pse duhet të jeni kundër

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Skavica

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Peshkopia se projekti i Skavicës për ndërtimin e hidrocentralit do të bëhet. Rama u kërkoi banorëve të mos dëgjojnë “hienat”, duke shtuar se ky projekt garanton gurin themelor të sovranitet energjik.

'Kriza e çmimit të energjisë shkaktuar nga lufta me qëllim. Ukraina është sebepi, e ka bërë për të gjunjëzuar gjithë perëndimin, jemi pjesë e Perëndimit.

Lufta është për të gjunjëzuar perëndimin, lufta e çmimeve për të gjunjëzuar perëndimin, për të future shejtanin në barkun e miletit, për të thonë çohuni se e kanë fajin këta. Ka lidhje që ç’ke me atë punë. Nëse hidrocentrali s’ka ujë, do dalësh ta blesh. 75% i kemi kapacitetet, ndaj kemi sjellë anije që prodhojnë energji, Ndaj kemi Skavicën për të bërë, pse e kundërshtojnë. Ka kundërshtarë për Skavicën, jo vetëm na garanton gurin themelor të sovranitet energjik, do hapë perspektivë për të gjithë zonat. Pa llogaritur ata që do s’postohen dhe do marrin shtëpi. Pse duhet të jeni kundër, duke dëgjuar hiena. Edhe hienë edhe nongrata, imagjinoni. Më falni që e përmenda.”- u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

“Mos çani detin me gomone”, Rama thirrje të rinjve: Investoni në fshat, i keni të gjitha mundësitë

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi, por të investojnë. Nga Dibra, kreu i Qeverisë tha se të rinjtë kanë mundësi që të krijojnë të ardhme më të mirë në Shqipëri, e madje mund të fitojnë 5-fishin e asaj që mund të marrin kur janë jashtë vendit. 

“Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin aty ku është zhvillimi është legjitime. Të gjitha vendet e kanë kaluar këtë histori. Ne jemi në fund të kësaj radhe sepse historia jonë është e tillë. Sot nuk është siç ishte deri dje. Sot mundësitë janë këtu. Ata që kanë një tokë në fshat është mundësi reale për të krijuar një pasuri për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5-fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin. Emigracioni është pjesë e historisë. Norvegjia ka pasur një zbrazje totale në fillimet e shekullit të shkuar, sepse aty ishte realisht uri”, tha kryeministri.

3 VITE ME PARE

Rama: Punimet në Rrugën e Arbrit do kishin mbaruar, por shkurt muhabeti, na kanë bërë magji

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se rruga e Arbrit ka shfaqur probleme për shkaqe gjeologjike. Nga takimi me banorët në Dibër, Rama tha se kompania po ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. 

"26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë, kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është rruga e Arbrit tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. Ne sot jo vetëm rrugën e Arbrit që do ta kishim përfunduar në rast se nuk do të kishte dalë gjeologjia problematike në tunelin e Murrizit, ku vazhdon puna, por ecet një metër në ditë. Në tunelin e Llogarasë 25 metra në ditë. Na kanë marrë më sysh, shkurt muhabeti, s’kanë lënë magji pa na bërë. Por në fund tuneli do hapet. Ndërkohë që hapet tuneli ne do fillojmë lidhjen e Peshkopisë me Maqellarën, që mos dëgjoj llafe nga dibranët në bulevard. Ne do ta lidhim me Peshkopinë, kështu që nga kafja në qendër të Tironës do shkohet me rrugën e Arbrit. Me buxhetin e vitit të ardhëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinë me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë, po ecim me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin, kemi një problematik shpronësimesh që kërkon kohë dhe para, dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira se po na ha shumë mbrojtja e energjisë elektrike'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

'Kurseni energji'/ Rama në Dibër: Secili prej jush të fikë dritat, jo si Kapllani që më tha i kemi lënë për ty

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët që të kursejnë energji elektrike. Nga Dibra, Rama u shpreh se secili prej qytetarëve duhet të fikë dritat e të kursejë. Ai mori shembullin e pronarit të bujtinës që qëndroi, duke thënë se ai u justifikua duke thënë se dritat janë ndezur vetëm për të.

'Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e madh të cmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me cdo kusht cmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht. 

Duhet patjetër që secili ti fiki ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha. Po të kishte cmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë'- u shpreh Rama.

3 VITE ME PARE

VD- Rama në një fabrikë në Maqellarë, i drejtohet pronarit: Duhet t’ua rrisësh sa më shpejt rrogën punëtorëve

Dita e 2-të në Dibër/ Rama: Do vendosim taksë për
Edi Rama

DIBËR- Kryeministri Edi Rama ishte mëngjesin e sotëm në një fabrikë në Maqellarë, që punohet për Fiat-in, makinat elektrike në Francë, makinat bujqësore në Gjermani. Rama nxorri në video pronarin dhe punëtorët. Kreu i Qeverisë i bëri me dije pronarit se duhet që t'ua rrisë rrogën punonjësvë sa më parë. 

“Pronar emigrant, ka filluar çdo gjë nga zero sot është pikë referimi për Fiat-in e një sërë njësish të tjera. Mesatarja e rrogës 500 mijë lekë neto, por duhet me e rrit shpejt”, thotë Rama.

edi rama rama ne diber

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës