Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme për shtyp me gazetarët ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Bajram Begajt, duke i cilësuar veprimet e tyre si ‘krim kushtetues’ në lidhje me projektin e njohur si ‘Diella’. • Sipas tij, shkrimi i gjatë i ekspertit ndërkombëtar, Patrick Quirk, tregon se Diella nuk ka asnjë element të inteligjencës artificiale dhe se bëhet fjalë për një avatar bosh. • Berisha theksoi se, fillimisht mediat ndërkombëtare u mashtruan nga ky projekt, të cilin ai e cilësoi si ‘bllof të Edi Ramës’. • Gjatë deklaratës Kryedemokrati u shpreh se, drejtues të institucioneve dhe zyrtarë të tjerë publikë, duke pretenduar ekzistencën e një ‘strukture të organizuar kriminale’ në administratë, akuza të cilat ai i lidhi me çështje të korrupsionit dhe pasurive të paligjshme. • Ai akuzoi gjithashtu mediat për ‘mashtrim të opinionit publik’, duke iu referuar raportimeve mbi çështje të ndryshme. • I pyetur nga gazetarët për mungesën e përmendjes së emrit të Belinda Ballukut, apo zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion, për rezolutën e miratuar në Kuvend për integrimin, lideri i opozitës u shpreh se ato çështje janë të përfshira në nënkuptim në tekst. • Berisha u pyet edhe për përplasjet brenda PS-së, që kanë filluar të bëhen të dukshme me akuza të ndërsjellta mes eksponentëve të mazhorancës së Edi Ramës.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke pretenduar se dalja e saj televizive “faktoi mashtrimet publike” të kryeministrit Edi Rama për pasuritë dhe stilin e jetesës së saj. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha akuzoi Ramën se ka mashtruar publikun për të mbrojtur, sipas tij, drejtoreshën e AKSHI-t dhe persona të lidhur me qeverinë.
Sipas kreut të opozitës, Karçanaj në daljen e saj televizive nuk arriti të përgënjeshtrojë akuzat që lidhen me pronat dhe apartamentet ku pretendohet se jeton, por përkundrazi “vërtetoi” pretendimet e opozitës. Berisha deklaroi se apartamenti ku banon Karçanaj pranë zonës së Air Albania-s, sipas tij, ka një vlerë shumë më të lartë nga ajo që është deklaruar publikisht si qira mujore.
"Së dyti, se janë pak të lidhura, kryemafiozja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, me pacipësinë më të madhe, apo Lubia bis, u paraqit mbrëmë në studio televizive për t’u faktuar shqiptarëve mashtrimet publike të paturpshme që bëri Edi Rama për të gjorën Mirlinda, për të mbrojtur de facto Lindën e Surrelit. Studio është gracka ku shpirti i mashtruesit, do thoshte Shekspiri, kapet si laraska. Mirlinda doli aty për të thënë se Edi Rama kur ka deklaruar se e gjora banon në një apartament me qira dhe se nuk ka asnjë pronë dhe se nuk ka asnjë makinë se nuk i jep makinës. Në fakt, Edi Rama, njëlloj si Lubisë, edhe ndaj saj do ishte i aftë të merrte çdo veprim. Por ka një problem të madh, në qoftë se në rastin e Lubisë qëndron vetë mbrapa direkt, aksionet me 60 përqind të dosjes, në rastin e Mirlindës, drejtoreshë de facto është Linda e Surrelit. Po, po, e njohur dhe e mirënjohur me dokumente zyrtare në dosje prokurorie. Ndaj dhe Edi Rama mori përsipër të mashtrojë publikun. Dhe meqenëse se pas këtij mashtrimi, organi i prokurorisë dhe mediat publikuan një nga një pronat e kësaj hajduteje, që banon në një apartament 800 mijë euro aty ku është për të mos thënë 1 milion euro dhe gjoja e paska me qira 600 euro në muaj.
Kuptoni ju që pa 3 mijë euro nuk është aty.
Por nuk është kështu, është i blerë. Gjithnjë del menaxheri i saj, Ergys Agasi. Ai këtë apartament i thotë një firme Fortis Beton bleje këtu, shite këtu, dhe në fund del kjo e gjora me qira 600 euro në një apartament 200 metër katrorë tek Air Albania ku qiraja është të paktën 3 mijë euro. Pra, kjo e fundosi edhe më zi Edi Ramën, sepse Mirlinda që është prestanome e Lindës së Surrelit, jo që nuk mbrojti dot asnjë nga mashtrimet e Edi Ramës, por përkundrazi me qëndrimet e saj, me pamjen e saj, ajo faktoi të gjitha mashtrimet. Natyrisht të kuptohemi, Mirlinda nuk ishte në ekstazë si Lubia në Tunelin e Llogarasë. Kjo kishte marrë aty pamjen siç e ka përshkruar, e gjorë, pamjen e përvuajtur, por që lexonte fjalë për fjalë ato që i kishte shkruar Edi Rama aty. Mirlinda e AKSHI-t, një nga krerët e organizatës kriminale që Edi Rama e nxori nga arresti i shtëpisë, jo që nuk bëri transparencë, por me qëndrimet e saj bindi çdo njeri se ajo është një hajdute e pamëshirë.
Nuk tha asnjë fjalë se ajo hyri në atë apartament të blerë me ndërmjetësim nga famozi Ergys Agasi, përkundrazi ka hyrë në apartament para se të bëjë pagesën 200 metër katrorë. Kjo me një fëmijë. Imagjinoni ju mafiozen. Mashtroi edhe për apartamentin tek Rruga e Kavajës. Edhe aty dora e zezë. Në qoftë se këtu është Ermal Beqiri me shokë, atje është Daniel Shima, i cili ia shet motrës së tij, motra e tij kësaj. Pra një qerthull mafioz si të zhdukim gjurmët e vjedhjes. A e dëgjuat ju, pronari i supozuar që kjo gjoja i shkonte me qira në Golem, ishte njeriu që thoshte nuk kam shkelur kurrë me këmbët e mia në Durrës dhe Golem, në një kohë kur shoferi dokumentonte se është ajo që ka paguar të gjithë mirëmbajtjen e vilës. Se është ajo që kalonte verën aty, që organizonte party e stër-party. Dhe po të merren kamerat, nuk përjashtohet mundësia që vizitorët e saj shkojnë nga Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Edi Rama. Por kjo kërkon hetim. Pra, siç e shikoni, një tentativë mediatike për të mashtruar shqiptarët, për të retushuar krimin dhe mafien," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas asaj që ai e cilësoi si “skandali Diella”. Në një konferencë për mediat, Berisha akuzoi gjithashtu Presidentin Bajram Begaj, duke u shprehur se të dy janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe nuk mbajnë përgjegjësi politike.
Sipas Berishës, “Diella” është një mashtrim i madh publik dhe teknologjik, të cilin ai e quajti “bot bosh” pa funksion real, pa ndërfaqe dhe pa komunikim, ndërsa akuzoi qeverinë dhe AKSHI-n për manipulim të opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare. Berisha tha se një ekspertizë e thelluar teknike ka zbuluar se projekti është një “bllof” dhe premtoi publikimin e një studimi të plotë për mediat, duke u bërë thirrje gazetarëve dhe ekspertëve të IT-së ta analizojnë atë.
"Sikur të kishte minimumin një nanogram moral, Edi Rama pas zbulimit të këtij skandali, duhej të jepte dorëheqjen. Duhej të pasonte pas tij pengu i Edi Ramës, Haram Begaj. Por të lidhur në krim njëri me tjetrin, asnjëri nuk pranon të japë dorëheqjen. Do jenë qytetarët shqiptarë që do u tregojnë vendin këtyre mafiozëve që tallen, që e shndërrojnë Shqipërinë në një tallje botërore. Medieve do u nisim artikullin e plotë studimor se si ky ekspert i fushës, duke analizuar me seriozitetin më të madh të gjithë pretendimet, mashtrimet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nxjerr se Diella është një bot bosh pa asnjë ndërfaqe, pa asnjë komunikim me asgjë. Thjesht një figurë e veshur me rroga kombëtare të një artisteje të njohur, që edhe ajo i ka hedhur në gjyq për të drejtat e saj. Diella është vepër e grupit më të rrezikshëm të strukturuar kriminal, Edi Ramës dhe Lindave të AKSHI-t, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.
Turpe të tilla kombëtare nuk kryen kurrkush, asnjë kryeministër. Edhe njëherë, Diella është bot bosh bllof pa asnjë funksion. E falënderoj shumë studiuesin, ekspertin e mirënjohur, i cili përzgjodhi të bëjë një punë shumë voluminoze, të çmuar për të hedhur dritë mbi një mashtrim ndër më të mëdhenjtë e kohës. Mbi një mashtrim të medieve ndërkombëtare nga Edi Rama. Mbi një mashtrim të institucioneve ndërkombëtare. E vërteta është se deklarata pozitive u bënë edhe nga institucione serioze sepse nuk mund t’u shkonte mendja se si një kryeministër i një vendi mund të arrinte të mashtronte në proporcione të tilla. Ndaj dhe ky studim do të publikohet, do të shpërndahet në të gjitha mediat dhe u bëj thirrje medieve t’i japin kohën e merituar që shqiptarët të kuptojnë... ka ku është studimi, ja ku është zbërthimi, por do ua nisim ju... Ministrja e verbër.
Se si boti anitkorrupsion i Shqipërisë nuk mund të shohë as parlamentin e tij. Nuk e hap dot API se nuk ka ndërfaqe, se është krejtësisht formal, se është krejtësisht bosh, se nuk komunikon me asgjë. Gjithçka e bazuar në trillimin dhe mashtrimin. Ministrja e Haram Begajt dhe Edi Ramës. Faqezi si këta nuk ka toka, që i japin vendit një turp të tillë. Urdhëro se çfarë është qeveria për Edi Ramën dhe Haram Begajn. Meritojnë çdo epitet, por unë nuk do prish gojën, por akte të tilla nuk janë realizuar në asnjë vend të botës. Nuk i ka bërë asnjë diktator, asnjë autokrat në vendin më të largët të planetit, i bën Edi Rama dhe Bajram Begaj në Shqipëri, vendin anëtar të NATO-s, vendin që aspiron të integrohet në BE. U bëj thirrje medieve dhe ekspertëve të IT ta studiojnë këtë ekspertizë të shkëlqyer të një autoriteti të vërtetë dhe unë me këtë rast e falënderoj shumë ekspertin për ndihmën e madhe që dha me transparencën e tij, ndonëse ndjehem i lehtësuar sepse në mënyrë absolute që ditën që ka dalë, e kam vlerësuar si bllofi Rama. Por të njëjtin cilësim kam bërë edhe para medieve ndërkombëtare. Natyrisht nuk isha ekspert i fushës. Zbërthimi tërësor i avatarit kërkonte ekspertizë të thellë. Por kjo ekspertizë u bë dhe Diella del mashtrimi i madh i vitit," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar investigimin e ekspertit të njohur ndërkombëtar të inteligjencës artificiale, Patrick Quirk, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj për mashtrim publik lidhur me projektin 'Diella'. Gjatë konferencës për mediat, Berisha ka deklaruar se analiza e ekspertit arrin në përfundimin se “Diella” nuk përmban asnjë element të inteligjencës artificiale.
Ndërkohë që ka theksuar se bëhet fjalë vetëm për një “avatar bosh”, të përdorur për propagandë dhe për të fshehur, abuzime financiare.
"Çdo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtra. Çdo gënjeshtër është një turp, është në vetvete një amoralitet. Por gënjeshtrat në rang ndërkombëtar janë turp botëror. Dhe këtu unë do denoncoj para shqiptarëve një turp botëror të Edi Ramës dhe Haram Begajt, të cilët do hyjnë në librin e Ginesit si mashtruesit më të pacipë të opinionit publik. Kur nga vjeshta e kaluar, Edi Rama paraqiti para shqiptarëve dhe botës një avatar, Diellën si institucioni i inteligjencës artificiale, e emëroi ministër dhe e dekretoi ministër Haram Turpi, ne e ngritëm zërin, ne thamë se ky është një bllof dhe vetëm një bllof. Se Diella është vetëm një mashtrim për të vjedhur disa milionë euro dhe asgjë tjetër. Edi Rama e paraqiti ministrin Diella si të gjithëfuqishmin në luftën kundër korrupsionit. Për fat të keq, mediat ndërkombëtare fillimisht u mashtruan nga ky bllof i turpshëm, nga ky akt i paprecedent në historinë e botës.
Ndërkohë që Diella nuk kishte asnjë lidhje me urtësinë artificiale, nuk kishte asnjë element të saj, ishte thjesht një avatar bosh, një bllof i Edi Ramës për të maskuar vjedhjet e tij të tmerrshme që do dëshmoheshin dhe që dëshmohen çdo ditë. Për sa më sipër, falë një eksperti më të shquar të fushës ndërkombëtar, Patrick Quirk, i cili i ka kushtuar ditë dhe javë të tëra zbërthimit një për një të Diellës, ai nxjerr se ministrja Diella nuk ka absolutisht as edhe një qelizë të vetme të urtësisë artificiale. Zero! Se është një avatar pa asnjë atribut për korrupsionin, pa asnjë ndërfaqe, etj, etj. Një shkrim i gjatë i një profesionisti të përgjegjshëm, ndërkombëtarisht të njohur në këtë fushë, nxjerr në pah të gjithë shëmtinë e mashtrimit Rama-Begaj, të cilët përdhosën Kushtetutën, përdhosën moralin e shtetit shqiptar, mashtruan shqiptarët dhe botën duke emëruar një ministre, një bot pa asnjë funksion për korrupsionin, pa asnjë atribut, pa asnjë aftësi. Ky është një krim i shëmtuar kushtetues. Kjo është një damkosje tjetër e imazhit të Shqipërisë në Evropë dhe botë," tha Berisha./Dosja.al