LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia: Dorëzohuni! Nis hetimi brenda Komisariatit të Krujës, shkarkohen drejtuesit

• Për ditën e dytë rresht, Policia e Shtetit ka zbarkuar në Fushë Krujë. • Mbi 100 efektivët të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, "Shqiponjat" dhe Policia e Shtetit, që në orën 5.00 të mëngjesit kanë ushtruar kontroll në banesa dhe në bizneset e personave të skeduar si "problematikë" në zonën e Fushë Krujës. • Në pamundësi për të kapur të shpallurit në kërkim nga fisi Rraja, Policia e Shtetit i ka bërë thirrje publike, Xhelal dhe Rexhep Rrajës që të vetëdorëzohen. •Ndërkohë që Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij si deputet i Partisë Socialiste. • Ndërkohë që zona më problematike e vendit për shkak të grupeve kriminale është në sitën e Policisë, ngjarja që tronditi opinionin publik ka bërë që të ketë ndryshime edhe në radhët e policisë. • Menjëherë pas takimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është vendosur që të rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese e komisariatit të Policisë Krujë. • Drejtues operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë në këtë komisariat do të mbajë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. • Ndërkohë që për ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë; Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç. Ata janë identifikuar pas këqyrjes së pamjeve filmike. • Reagime për ngjarjen ka shumë, por ende asnjë nga kryeministri Edi Rama.

20 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dorëzimi i mandatit nga Rrahman Rraja, VOA: Erdhi pasi djali dhe vëllezërit e deputetit dhunuan dy vëllezër

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Rrahman Rraja

TIRANË- Policia e shtetit ndaloi në Fushë-Krujë 4 persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, të dyshuar si autorë të dhunimit fizik të dy shtetasve në një lokal të zonës. Videot e kësaj dhune, bashkë me portretet, armët dhe shkopinjtë e drunjta të autorëve mbushën rrjetet sociale dhe mediat e vendit.

Në to shihen djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja si dhe dy vëllezërit e tij, bashkë me të paktën 5 persona të tjerë, teksa godasin me sende të forta dy shtetas në një kafene.

Deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, dorëzoi sot mandatin e deputetit dhe u tërhoq nga jeta politike, për shkak se djali dhe dy vëllezërit e tij janë bashkautorë të ngjarjes dhe midis personave që janë shpallur në kërkim nga policia.

Deputeti Rraja u ka kërkuar ndjesë publike dy viktimave të dhunës së shkaktuar prej familjarëve të tij, përmes një njoftimi, dhe i ka bërë thirrje djalit të arratisur, që të dorëzohet para drejtësisë.

Ai tha se ndjehej i turpëruar nga veprimet e të birit, se kishte dështuar si prind, ndërkohë që banorët e krahinës e kishin zgjedhur kryetar komune më herët si dhe deputet të tyre në dy mandate.

Deklaratën e deputetit Rraja e shpërndau zyra e Partisë Socialiste, ndërsa më pas u mësua se grupi parlamentar socialist do të mblidhet të hënën.

Dhunën e grupit të kryesuar nga familjarët e deputetit Rraja ndaj dy shtetasve të pambrojtur e dënoi edhe ministri i brendshëm, Bledi Çuçi.

Duke iu referuar dhunës së familjarëve të kolegut të grupit të tij parlamentar, ministri Çuçi, theksoi se pamjet e dhunës në Krujë, janë të rënda e të papranueshme, dhe se askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Ministri Çuçi ishte sot për afro dy orë në zyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë, prej nga dolën pa ndonjë deklaratë. Ndërsa pak kohë më pas erdhi edhe dorëheqja e deputetit socialist Rraja.

Të arrestuarit dhe ata që janë në kërkim akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, moskallëzim krimi dhe pengim hetimesh.

Për arrestimet e fundit u angazhuan një numër i madh forcash policore për shkak të numrit të madh të autorëve në ndjekje, si dhe prej terrenit të vështirë, ku shpesh fshihen një numër i konsiderueshëm personash me të dhëna kriminale.

Viktimat e dhunës, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, janë pjesëtarë të familjes Maja, ndërsa shumica e autorëve të dhunës i përkasin familjes Rraja, por konflikti është më i gjerë me banorët e zonës për shkak të një gurore.

Ata janë ankuar se punimet dhe shpërthimet në gurore kryen pa standarte profesionale dhe u rrezikojnë jetën dhe u dëmtojnë shtëpitë e zonës. Por ankesat dhe denoncimet e banorëve kanë sjellë edhe reagimin e dhunshëm të grupit të kryesuar nga familjarët e deputetit socialist.

Marrë nga VOA

1 VITE ME PARE

Dhuna e grupit të Rrajave/ Ish-oficeri Nuhu: Xhelai më drejtoi armën në zyrë, ata mbrohen nga shteti

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Emiljano Nuhu

TIRANË- Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar se fisi Rraja është një bandë kriminale e cila ka mbështetje të madhe politike. I ftuar në emisionin 'Review' në Euronews Albania, Nuhu theksoi se është i bindur që edhe rrahjen e pjesëtarëve të fisit Maja, shefi i komisariatit të Fushë-Krujës e ka referuar deri te ministri, por më pas është urdhëruar ta mbyllë dosjen.

“Në këtë rast nuk mund ta quaj që policia është e inkriminuar. Unë mendoj se mbrapa fshihet një forcë më madhore. Policia është e shantazhuar nga politika për të mos bërë veprime. Jam i sigurt që shefi i komisariatit e ka përcjellë informacionin tek eprorët e tij, deri te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, deri te Ministri i Brendshëm dhe detyra që ka marrë është që këta të mos preken. Ka referuar dhe kanë dhënë informacion paraprak si një ngjarje shumë të lehtë. Pavarësisht se mbarapa fshihen persona që nuk janë hera e parë që bëjnë ngjarje të tilla. Kjo provon dhe forcën që ky grup ka pasur dhe në vitin 2018, kur ai person që ju shihni mbrapa, Xhelal Rama më ka nxjerrë pistoletën dhe më ka kërcënuar në zyrën time. Më ka drejtuar pistoletën, kam qenë officer policie, më ka kërcënuar që të mos kryeja veprime proceduriale për arrestimin e nipit të tij. Aq të fuqishëm janë me mbështetje politike. Janë një bandë kriminale, i ka dhën fuqi pushteti dhe bëjnë çdo gjë që i ka dalur para”, tha Nuhu.

Ngjarja u shënua mesditën e djeshme, 6 korrik 2023, ndërsa sot Policia e Shtetit informoi se ka arrestuar 4 persona ndërsa 3 u shpallën në kërkim. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për tia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

“Do u përgjigjem për dëmet”/ Dalin bisedat në telefon mes fiseve Rraja e Maja: Mos guxoni të shkoni në gurore se keni për të më njohur

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Alfred Karaj

KRUJË- Një telefonatë mes Jashar Majës me Fredi Rrajës është zbardhur ditën e sotme. Në dialogun e publikuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, shihet se dy fiset janë konfliktuar verbalisht më para. Në bisedë Maja i ka kërkuar që të punojnë më me ngadalë, ndërkohë Rraja i është përgjigjur që dëmeve të shkaktuara do u përgjigjet por ama gurores mos t’i afrohen më.

Pjesë nga biseda:

Jashari: O fredi, Jashari jam, si kalove? Vallahi tani ka shkuar puna ku nuk mban më

Fredi: O Jashar a të flas pak…

Jashari: Dëgjo Fredi, policia tani është këtu në vendngjarje, denoncimin e kanë çuar pa ditur gjë ne, e kanë çuar ca të tjerë, tani nuk të duron kush. Hajde shihe, hy gishti në mur

Fredi: Në rregull, çfarë dëmi të ju kem bërë, do të sjellë ekspertizën.

Jashari: Jemi 70 burra këtu, pse nuk vjen për të na dhënë përgjigje

Fredi: Jam në Tiranë, jam në drejtori të policisë. Do ju përgjigjem çfarë dëmi të ju kem bërë, me më ardhur dhe njëherë në gurore, ke për të më njohur…

Jashari: Bilbil Maja të njeh shumë mirë se kush je, dhe unë të njoh shumë mirë se kush je.

Fredi: Të thashë të përgjigjem

Jashari: Po të flasë në mënyrë njerëzore, Bilbilin e njoh unë.

Fredi: Nuk afroheni më në gurore time

Jashari: Jam në guroren time, se jam në shtëpi time, në oborr tim

Fredi: Ti nuk afrohesh më në gurore.

Jashari: E provojmë kush afrohet.

Fredi: Nuk ke për ta parë me guroren ti dhe asnjë, ama të përgjigjem.

Jashari: Hajde pra shihe që nesër në mëngjes shtëpinë time.

Fredi: E shoh unë shtëpinë tënde

Jashari: Pse nuk vini, pse nuk sjellë cubin këtu. Tur Bushin a kush është ai

Fredi: Nuk ka lidhje ai, jemi ne.

Jashari: Hajt.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

Flet pronari i gurores në Burizanë: Bilbili Maja donte para, ka ardhur me automatik

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Alfred Karaj

KRUJË- Bashkëpronari Alfred Karaj në guroren në Borizanë të Krujës me Përparim Rrajën ka deklaruar se si ka nisur përplasja mes fisit Rraja dhe Maja. Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Karaj ka deklaruar se Bilibil Maja i bënte denoncimet që të përfitonte para prej tyre. Karaj ka deklaruar se pas konfliktit të parë me fisin Maja, Bilbili u punësua në gurore, por duke parë intensitetin e punës donte të përfitonte më shumë para dhe ndaj kërcënonte punëtorët të ndalonin punën.

Ky konflikt është i dy tre personave që kërkojnë të përfitojnë pa punuar, të vijnë të marrin ndonjë rrogë dhe të ikin. Unë me banorët e Borizanës shkoj shumë mirë, madje kam dhe punonjës. Ky është problem i një personi, i cili mbledh dy tre persona mbrapa dhe quhet Bilbil Maja dhe vjen dhe shantazhon puntorët. Më ka goditur punëtorët dy tre herë në kantier. Ka ardhur dhe me armë Bilbil Maja bashkë me Jashar Majën dhe me automatik ka marrë dy punëtorë në makinë dhe i ka kërcënuar. Nuk i kam denoncuar se nuk doja të bëja konflikt më të madh. Nuk doja ta agravoja situatën se fshati është miqësor. Shtëpia e Bilbil Majës është 800 metra nga këtu. Bilbil Maja ka ardhur të marrë ndonjë copë. Arritëm bëmë një marrëveshje kur bëm konfliktin e parë. Më tha më fut në punë të lag rrugën, i thashë hajde fillo puno dhe caktoje vetë rrogën. Pa shumë kamiona dhe pa shumë punë dhe diku iu rrit oreksi për ndonjë punë më shumë ose ndonjë lekë më shumë. E refuzoi më tha më ke bërë zhurmë. Çfarë zhurme të vijë ta matë ministria, unë respektoj distancat. Punonjësit e mi ndihen të kërcënuar, pasi vjen këtu dhe i ofendon dhe i kërcënon. Nuk kam bërë denoncime jam munduar ta zgjidhë vetë me shoqëri dhe me miqësi. Nëse kjo gurore do t’i krijojë 1% problem fshatit e firmos para medias e heq unë guroren”, tha Karaj.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

Dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja, mbyllet gurorja në Krujë

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Gurorja

KRUJË- Grurorja në Borizanë të Krujës që solli dhe sherrin e rëndë mes dy fiseve Rraja dhe Maja është mbyllur nga policia ditën e sotme. Mësohet se Policia sot i ka vënë shiritin gurores në pronësi të Xhelal Rrajës. 

Shpërthimet me dinamit në gurore kanë sjellë dhe plasaritje dhe dëmtime në shtëpitë e qytetarëve të tjerë në fshatin Borizanë. Dhe për këtë fisi Maja ka bërë disa kallëzime në polici, por asnjë prej tyre nuk ishin marrë parasysh. 

Për kallëzimet e bëra, fisi Rraja, mes të cilëve vëllai dhe djali i deputetit të dorëhequr socialist Rrahman Rraja kanë dhunuar me shkopinj bejsbolli dhe armë dy vëllezërit e fisit Maja. Forcat e policisë nga Tirana kanë bllokuar guroren, ndërsa prej mëngjesit të sotëm FNSH dhe RENEA po ushtrojnë kontrolle për kapjen e Rexhep dhe Xhelal Rrajës.

1 VITE ME PARE

Dy vëllezërit iu dhunuan nga fisi Rraja, flet vëllai i tretë: Ish-shefi i komisariatit më ka kërcënuar, i kam thënë do derdhet gjak

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Vellai i dy te plagosurve

KRUJË- Vëllai i dy personave që u dhunuan dy ditë më parë nga fisi Maja në Borizanë ka deklaruar se policia e Fushë-Krujës është nën këmbët e fisit Rraja. Gjatë protestës së sotme, ai ka theksuar se i ka kërkuar ish-kreut të komisariatit të Fushë-Krujës që të merren masave në lidhje me guroren, por që kjo nuk ka ndodhur. Duke folur për mediat ai ka theksuar se ish-shefi i policisë në Fushë-Krujë e ka kërcënuar.

“I kam thënë që në atë gurore do derdhet gjak, dhe ja ku u derdh gjaku dhe nuk do të ketë burrë ta mbyllë. Ish-shefi i komisariatit të Fushë-Krujës, se më kanë thënë që e kanë ndërruar, më ka bërë presion. Më ka thënë se nëse shkosh te gurorja do të shkosh në burg, përbën vepër penale, rrezikon deri në tre vite burg. Kam qenë vet i pestë aty. S’ka thënë asgjë për ankesat, ka thënë vetëm mos shko te gurorja. Nuk kam marrë përgjigje nga policia”, tha anëtari i fisit Maja.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

Shpërthimet në gruroret në Borizanë, banorët dalin në protestë: Janë çarë shtëpitë komplet, kryebashkiaku nuk na hap telefonin

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Banoret

TIRANË- Banorët e fshatit Borizanë kanë mbajtur një protestë ditën e sotme në Krujë për shkak se u janë prishur banesat nga shpërthimet me dinamit në gurore. Duke folur për mediat, banorët janë shprehur se shpërthimet kanë shkatërruar banesat e tyre dhe se ata nuk kanë mundësi ekonomike që t’i rregullojnë ato.

“Këtë rastë me rrahjen e vëllezërve Maja dua të falenderoj mediat se ne na keni ndihmuar jashtë mase. Duhet t’i bëj thirrje shtetit, shikoni gjërat me detaje, mos jepni leje për para, jepni leje me kritere. Hajde shikoni gjendjen si është gurorja. Mua më është mërzitur jeta këto 6 muaj dhe dua t’i bëj një pyetje Rrahman Rrajës, i cili është nga Nikla, pse o mik, pse o njeri i lligjit, o deputet i zonës na, për 2 litra naftë që të iki kamioni pak më lartë që të hapi guroren, po na i prish shtëpitë. Distanca është shumë e afërt, mund të jetë afërsisht 150 m nga banesat. Janë 150 shtëpi këtu në fshat, ka 6-7 muaj që po punon gurorja”, tha një banor.

Po ashtu ai ka theksuar se kryetari i bashkisë u premtoi kompensim të dëmeve përpara zgjedhjeve, ndërkohë që tani pas zgjedhjeve nuk u hap as telefonin.

Janë çarë shtëpitë komplet, unë kam familjar invalid, edhe karrocën ma kanë fal se s’kam lekë. Kanë ardhur njerëzit kanë bërë inspektimet, por nuk kemi asnjë dëmshpërblim, prit gomar të mbijë barë. Kanë ardhur para votimeve dhe kryetari i bashkisë na tha se do t’i rregullojmë, pas zgjedhjeve nuk na hap as telefonin”, tha banori.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

I paprekshmi

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Anila Hoxha

Përpiqesh të parkosh ne lagje. Aty ku ke shtepine dhe për të cilen paguan nje serial taksash per jetese ne komunitet. E pamundur. Dikush ka vendosur shirit ne vendin e perbashket te te gjitheve. Sepse duhet mbajtur i zene vendi per betonieret. Ato erdhen mbasi u shkulen pemet, dhe ne as qe na u be vonë. E cna duhej neve. Po sikur te kene armë. Ose me siguri kane lidhje atje lart. Patjetër që po , se për ne të tjerët ja behin e na kërkojnë llogari dhe për teshtimën me zë të lartë! Kështu pra mjedisi i përbashket që nuk doli se ishte shumë, u zaptua. Respekt i dashur zaptues!! Se ti je i paprekshëm nga të paprekshmit.

Të përshëndes duke ulur koken e duke parë hallet e mia .. Se cme duhet mua, apo jo ; ai eshte me i forte dhe une jam një. Mbasi sorollatem e katandisem duke i bertitur makinës , e lë kuturu. Fap sikur dalin nga dheu ata rregulluesit e parkimit, policia bashkiake. Respekt dhe për ta dhe blloqet e tyre. Ata nuk e shikojne shiritin e zaptuesit , që ndonjë ditë do ja behin ne kuzhine. Por shikojne makinën me bllokazh dhe citojne ligjin. Turp për mua. Respekt per zaptuesit ! Respet per Rrajet cdo zone. Se ska cme duhet mua se ATA ma zune ambjentin e perbashket, sic nuk kishte pse te flisja edhe për ceshtje të tjera që gerryejnë direkt jeten time.

Respekt per policin e parkimit qe kap banorë si ne, se edhe ai është i vetëm ne mes te vapës. Po sikur AI i madhi ta heqë nga puna se ky I MADHI ketu e ka mik atë atje. Respekt per te medhenjte . Keshtu që e lëmë që as polici të mos e shikoje betonieren që ka bllokuar trafikun dhe as njeri nga ne mos ta ngrejë zerin. Ne vetem 300 metra shikoj se u beme shume cna duhet neve! Respekt zaptuesve. Shkoj ne shtepi duke pergezuar veten per heshtjen dhe shmangien e sherrit me ATA, por betonieret qe kane punuar gjithe naten e do vazhdojne edhe gjate fundjaves ndjej se ma marrin frymen me një zhurmë të padurueshme. Ndjej sikur skam te drejte te rri ne shtepi. Por nuk dal ne ballkon.

Nuk kerkoj ndihme. Keshtu kane vepruar edhe fqinjet e mi. Te gjithë njesoj. As ata që punojnë natën nuk ankohen. Respekt dhe Inspektorit të Punës që monitoron Kodin e Punes. Për zhurmat? E kujt i bëhet vonë
Cna duhet neve.!! Pse u cmendem ne tna ndodhë si ai komshiu që parkoi aty ku kishin zaptuar ATA dhe ata ja ngriten zgupthi mjetin. Mire ja benë, cju desh atij! Keshtu që bej si fqinjët, dal prapë.

I them me shenja atij te betonieres “ mos u merzit, hape rrugen kur te mundesh. “ . As atij ska ci duhet te merret me zaptuesin e madh , se AI i sistemon gjerat me nje telefon . Po pse tja prishim qetesinë atij, që tu prishë qetesinë ATYRE? Vazhdoj e lumtur perpara, se shpetova pa bere sherr, pa ngritur zerin. Nuk ishte radha ime për tu rrahur sot ! Me nje fjalë model i shkelqyer , se kushedi ku e kanë armën, shkopin e bejsbollit, kushedi ke telefonojne. Hedh syte dhe krahasoj perditshmerine e te PANDESHKUESHMEVE ndaj te cileve nuk protesojme me dhe te cilet vazhdojne perpara te zaptojne cdo gje tonen !! Tmerr apo jo??? ! Nuk e di , nese jemi pak ne, apo më shumë ATA, që kanë tipare te njejta.

Ata rrembejnë toka të trasheguara , ata rrahin herë në Krujë dhe herë ne bllok , e herë ne bregdet. Kercenojne duke nisur me formen me te kulturuar duke te keshilluar, pastaj vijne verdalle te afermeve te tu dhe vijne tek ti. Ne jeten tende ATA jane patjeter ne nje forme apo ne nje tjeter. Kuptoje kete Ata janë bij deputetesh , jane te forte qe jane hyre ne politike dhe te forte qe pas rrembimit te votave , duhet te marrin mbrapsht dicka. Ata nuk hetohen. Ata nuk shpallen fajtore, Ata nuk arrestohen. Për ta egziston procedura. Për ne mbijetesa. Ndaj kur ai të vjedh token me falsifikim dhe ti denoncon se kadastra është krim i organizuar” , askujt ti behet vonë. mbasi mbarojne pune me pronen tende , ATA vijne tek familja jote. Prona , jeta familja jote sjane me te garantuara , ne rast se i paprekshmi i do , do ti marre. E vetmja e drejte per ty , eshte sa do zgjase perpelitja

Herë pas here do behet pak zhurme, por prape do vazhdoje ky rregull i pashkruar. Kur ti ngre zerin për spitalet, punën, sigurinë , garancinë , ngre zerin për policin që flaket ne rruge, atë që hetohet për nje pako cigare kontrabande, për te drejtat që janë të tuat, shikon që shteti , policia, prokuroria , inspektoriati, shendetesia, e keshtu me radhë, sjanë të tuat mik. Janë të atij. Zaptuesit! E jona është heshtja dhe dhimbja që ndjemë nga ai shkopi i bejsbollit qe masakroi qytetarin e gurores.

1 VITE ME PARE

Dhuna e grupit Rraja, Gazment Bardhi: Thelbi i qeverisjes së Ramës, dështim i shtetit përball bandës

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka komentuar videon e dhunës së grupit të Rrajave ndaj dy personave në Krujë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bardhi i është referuar deklaratës së Rrajës ku thotë se ai nuk dështoi si prind, por shteti dështoi përballë bandave me pushtet politik. Po ashtu ai ka theksuar se dhuna është thelbi i qeverisjes së Ramës.

Postimi i Plotë:

Ngjarja e rëndë e Krujës është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës. Është po aq shokuese sa dhuna shtazarake e fisit Rraja, pafuqia e institucioneve për të vepruar dhe për të zbatuar ligjin. Ngjarja në Krujë nuk është dështim i një deputeti si prind apo vlla, siç po tentohet të shitet, por gjunjëzim dhe dështim i shtetit përballë bandave me pushtet politik. Për shkak të këtij modeli qeverisës sot kemi disa oficerë policie në azil, që duhej të ishin në punë, për të ofruar rend e siguri për qytetarët, por nuk janë, janë larguar, sepse në përballjen që ata kishin me bandat, qeveria e Edi Ramës zgjodhi ti braktiste ata dhe të mbronte bandat me pushtet politik, siç tentoi të bënte edhe për këtë ngjarje 2 ditë më parë. Qytetarët protestojnë prej ditësh se një gurore në pronësi të familjes së deputetit po dëmton shtepitë e një fshati të tërë dhe institucionet fshihen, nuk veprojnë. Deputetët e opozitës kanë denoncuar një muaj më parë rastin në Parlament dhe ministrat e Edi Ramës bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Edhe sot nuk ka asnjë veprim nga instituconet përgjegjëse për të ndaluar veprimtarinë e paligjshme të atyre guroreve. Qytetarët paraqiten të masakruar në Policinë e Shtetit, dhe drejtuesit e policisë jo vetëm nuk veprojnë, por kujdesen të thonë që ka shoqëruar disa familjarë të deputetit por i kanë lënë të lirë sepse gurorja është me leje. Veprimet e Policisë së Shtetit për arrestimin e personave erdhën vetëm pas publikimit të pamjeve shokuese të dhunës ndaj dy qytetarëve të pafajshëm. Prandaj ngjarja nuk mund të kalohet pa vënë përpara përgjegjësisë edhe zyrtarët përgjegjës që nuk vepruan, institucionet që kanë dhënë lejet e paligjshme, zyrtarët e Policisë së Shtetit që tentuan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen. Ngjarja e rendë e Krujës nuk mund të kalohet me përgjegjësi individuale apo familjare, por me përgjegjësi të plotë politike, duke nisur nga arkitekti i këtij modeli qeverisës Edi Rama që qeverisë sipas parimit “merr dhe mbaj pushtet me krimin, dhe jepi pushtet në qeverisje pa kufi krimit”.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

Rrahman Rraja dorëzoi mandatin, ja kush e zëvendëson në Kuvend

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Rrahman Rraja dhe Arkend Balla

KRUJË- Deputeti socialist Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e deputetit ditën e sotme dhe ka deklaruar se do të tërhiqet nga jeta politike. Pasi djali dhe të afërmit e tij kanë dhunuar dy persona, dy ditë më parë në një kafene, Rraja reagoi ditën e sotme për herë të parë për ngjarjen e rëndë, ku dhe i kërkoi falje viktimave. 

Ky ishte mandati i dytë i Rrajës si deputetet. Ndërkohë që me largimin e Rrajës nga Kuvendi i Shqipërisë vendin e tij do e marrë një tjetër socialist. Bëhet fjalë Arkend Balla, i cili pritet që të pranojë mandatin e deputetit dhe më pas të bëjë betimin në Kuvend.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

Ngjarja e rëndë me fisin Rraja, Policia e Shtetit me ‘dorë të fortë’ ndaj komisariatit të Krujës: Do shkarkohen të gjithë drejtuesit

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Bledi Çuçi dhe Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Takimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku duket se ka "aktivizuar" operacionin "Fshesa" në Komisariatin e Krujës. Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku qëndruan në një takim kokë më kokë për rreth 5 orë ditën e sotme.

Ndërkohë që gjatë takimit është vendosur që të këtë ndryshime rrënjësore për të gjithë linjën drejtuese të komisariatit të Krujës. Komisariati i Krujës pritet ti nënshtrohet një hetimi, ndërkohë që paralajmërohen dhe masa ndaj drejtuesve të këtij institucioni të cilët kanë neglizhuar detyrën lidhur me dhunën e ushtruar nga anëtarët e familjes Rraja, fillimisht duke e fshehur si ngjarje dhe duke tentuar ta kalojnë si një sherr banal. Drejtuesi i aksionit është Tonin Vocaj.

“Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati,”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

 

1 VITE ME PARE

'Dështova si prind'/ Fisi i tij dhunoi banorët në Borizanë, Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit: Kërkoj falje! Im bir më la turp në shpatulla

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Rrahman Rraja

TIRANË- Rrahman Rraja ka hequr dorë nga mandati i deputetit nën siglën e Partisë Socialiste. Në një deklaratë zyrtare, të shpërndarë nga zyra për shtyp e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e tij duke komentuar edhe ngjarjen e dhunës që ka tronditur opinionin publik. Në deklarimin e tij, Rraja ka kërkuar ndjesë, duke shtuar se ka dështuar si prind në rritjen e djalit të tij, Rexhep Rraja, i cili disa herë është bërë kryefjalë e mediave për ngjarje të rëndë kriminale. I kërkon falje dhe kryeministrit Edi Rama, por në asnjë moment nuk i përmend vëllezërit dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, gjithashtu të përfshirë në ngjarjen e dhunshme. 

"Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise. Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova."

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

2 ditë aksion, por nuk i kapën dot! Policia e Shtetit i bën thirrje: Xhelal dhe Rexhep Rraja, dorëzohuni! Çdo orë që kalon, rëndon pozitën tuaj

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Pamje nga aksioni

TIRANË- Xhelal dhe Rexhep Rraja janë identifikuar nga policia si organizatorë të dhunës barbare ndaj dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja në Borizanë, dy ditë më parë. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, uniformat blu i kanë bërë thirrje që të dyve, xhaxha dhe nip që të dorëzohen, e se çdo orë që kalojnë në arrati, nuk është në të mirën e tyre. Po ashtu, në njoftimin zyrtar, Policia deklaroi se sot janë shpallur në kërkim edhe Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç. Ata janë identifikuar pas këqyrjes së pamjeve filmike. Ndërkohë janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë me lidhje të afërta fisnore dhe shoqërore të të shpallurve në kërkim.

“Gjithashtu gjatë mëngjesit të sotëm u bë shoqërimi në ambientet e Policisë i 4 shtetasve, L. Rr., D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr., lidhje të afërta fisnore dhe shoqërore të shtetasve të shpallur në kërkim dhe po vijojnë veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e pozitës së tyre në raport me ngjarjen,”-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Shkon në 8 numri i personave të shoqëruar dhe ndaluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 6 korrik 2023, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, si dhe shkon në 6 numri i shtetasve të shpallur në kërkim. Në vijim të veprime hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së rëndë të ndodhur në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku një grup personash kanë goditur me sende të forta dhe kërcënuar me armë shtetasit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Komisariati i Policisë Krujë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në orët e para të datës 08.07.2023, kanë organizuar operacionin për kontrollin e ambienteve dhe vendeve ku mund të mund të fshiheshin personat e shpallur në kërkim, të përfshirë në ngjarjen e datës 06 korrik 2023.

Gjatë operacionit u kontrolluan 20 banesa, biznese dhe ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve të shpallur në kërkim Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja, dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjithashtu gjatë mëngjesit të sotëm u bë shoqërimi në ambientet e Policisë i 4 shtetasve, L. Rr., D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr., lidhje të afërta fisnore dhe shoqërore të shtetasve të shpallur në kërkim dhe po vijojnë veprimet hetimore të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e pozitës së tyre në raport me ngjarjen.

Po kështu, në vazhdim të veprimeve hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç. Ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja.

Po në lidhje me këtë ngjarje, Policia ndaloi më datën 07.07.2023 shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

Gjithashtu në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati.

Policia e Shtetit i bën thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.

Policia e Shtetit kërkon mbështjetjen e publikut për dhënien e informacioneve për vendndodhjen e këtyre personave dhe për çdo informacion të telefonojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.

Policia e Shtetit ka organizuar grupe të posaçme operacionale dhe hetimore për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe operacioni nuk do të ndalet deri në kapjen e organizatorëve dhe personave të shpallur në kërkim.

1 VITE ME PARE

FOTOT- Nga atentati në Larushk te dhuna makabre nga fisi Rraja, ministri Çuçi 5 orë takim me drejtorin e Policisë së Shtetit

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Bledi Çuçi dhe Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- 5 orë ka zgjatur takimi mes ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga momenti kur të dy kanë dalë nga zyra e drejtorisë së Policisë, dy zyrtarët e lartë janë "sport" dhe të buzëqeshur. Duke mos dhënë kështu asnjë shenjë të lexueshme nga takimi i stërzgjatur mes tyre. Po ashtu, nuk ka as edhe një njoftim zyrtar lidhur me çfarë mund të kenë diskutuar me njëri-tjetrin. 

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

Sherri për guroren! Banorët e Borizanës "të shqetësuar": Po nuk i arrestuan Rrajat, do nisë lufta mes fiseve

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:

KRUJË- Përpos shtëpive të dëmtuara nga shpërthimi banorët e zonës kanë rrëfyer se janë kërcënuar nga fisi Rraja. 

Sipas tyre shteti duhet të marrë masa pasi dy fiset do të vriten me njëri-tjetrin. Banori tregoi për Report.Tv se fisi Rraja i kërcënon njerëzit e zonës se do i rrahin e do i vrasin nëse ankohen.

"Shteti fle gjumë, kemi kërkuar si banorë, kam dhënë edhe për Report Tv para një muaji që shteti të marrë masa. S’kemi punë as me fisin Rraja, as me askëd, duam shtëpitë tona që i kemi bërë me djersë. I kemi kërkuar shtetit që ti dëmtojë për momentin dhe të shohin kriteret e përplasjes së minave. Nuk është problemi për një gurore. Nga neglizhenca e shtetit, ka për tu ngrit fisi tjetër me u vra me ta. Kemi bërë 40 denoncimi, tek komisariati i Fushë Krujës, kemi bërë takimin me kreun e degës dhe na ka thënë po bllokuar guroret jeni të gjithë më burg. Kryetari i degës na thonte që iu ve prangat për gjysmë ore. Fillon vëlla vrasja. Kemi bërë protesta pak më herët, jemi zënë, shpërndajnë ryshfete, për atë është përçarë protesta. Problemi është të marrë mësa shteti. Ta bllokojë përkohësisht, për turpin e dy djemve. Gurorja ka nja 2 muaj që ka ardhur, se ne s’kemi pas probleme. Kur erdhi firma Shijaku dhe rraja, u bënë nja 20 30 gurore. Dy çunat e lagjes sonë s’na kanë bërë probleme që kanë gurore, ky na thotë do ju rraf, do ju vras. Banesa, na ka sjellë bashkia komision, e kemi kudo të plasaritur, e imja është pak më larg se të tjerët, po me pa shtëpitë e tjerëve. I kemi bërë shtëpitë me borxhe. Me mirë ti kapë shteti ti fuse brenda, se kanë për t’u vrarë”, tha banori i Borizanës.

1 VITE ME PARE

Dhuna në Krujë për guroret! Banori: Kemi bërë 40 denoncime, shefi i komisariatit na kërcënoi të mos ankohemi

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
banori

KRUJË- Pas sherrit brutal, ku anëtarë të fisit Rraja dhunojnë në mënyrë barabare dy kushërinjtë Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet në guroren e Rrajave po u dëmtonte banesat, banorët kanë ngritur shqetësimet.

Një banor nga një fshat tjetër thotë për Report.Tv se ka bërë 40 denoncime, por shteti nuk ka marrë asnjë masë. Madje ai pretendon, se shefi i komisariatit u ka thënë të mos ankohen e të mos bllokojnë punën në gurore se do t’i arrestojë.

Banori: Kemi bërë 40 denoncime, tek komisariati i Fushë Krujës, kemi bërë takimin me kreun e degës dhe na ka thënë po bllokuar guroret jeni të gjithë më burg. Kryetari i degës na thonte që iu ve prangat për gjysmë ore. Fillon vëlla vrasja. Kemi bërë protesta pak më herët, jemi zënë, shpërndajnë ryshfete, për atë është përçarë protesta.

1 VITE ME PARE

“Për videon që do i bëj unë do flasë tërë bota”/ U dhunua nga fisi Rraja, Jashar Maja Nuk i kam borxh fisit! Po s'ndërhyri drejtësia, do bëj vetëgjyqësi

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:

KRUJË- Jashar Maja dhe djali i tij i xhaxhait, Bilbili, u dhunuan me sende të forta disa ditë më parë nga anëtarë të fisit Rraja. Jashari ka treguar në një intervistë për "Klan News" detaje nga kjo ngjarje e rëndë. Ai shprehet se gjithçka nisi pas denoncimeve të tij për guroren që po shkatërron shtëpitë e zonës. Në intervistën e tij, Jashar Maja bën thirrje që të dënohen autorët e dhunës ndërsa u shpreh se nëse nuk merren masa, ai është i detyruar që të bëjë vetëgjyqësi. Gjithashtu në fjalën e tij denoncoi edhe Policinë e Shtetit duke u shprehur se për ngjarjen nuk janë interesuar fare.

INTERVISTA E PLOTË ME JASHAR MAJËN:

Gazetari: Si u përballët me dhunën nga anëtarët e fisit Rraja?

Jashar Maja: Unë dhe djali i xhaxhait u takuam me inxhinierin e guroreve që ka Përparim Rraja. Po bisedonim për çështjen e minave se si të gjejmë një rrugë që të bëhen minat me një kriter më të butë, me e pa një rrugëzgjidhje. Tha këtë mundësi kam tha, nuk është çështja ime, por e pronarit. Porositëm kafet. Pa na ardhur kafet, kanë ardhur komplet fisi Rraja. Kemi njohur Përparimin, Xhelalin, Red. Nuk i kemi njohur komplet, por ai fis kanë qenë, njerëzit e tyre se nuk ka lënë kush t’i vëzhgojmë. Na kanë goditur me qyta arme, me shkopinj bejsbolli, kjo. Borxh nuk ia kemi. Kjo është bërë për shkak se kemi protestuar për punën e gurores. Kemi bërë denoncime në polici. Nuk na është dhënë asnjë rrugëzgjidhje. Kemi bllokuar rrugën, absolutisht asnjë rrugëzgjidhje. Veç ne na ka shoqëruar policia, ata jo. Shtëpitë i kemi të plasura që duken, verifikohen. Nuk është gjë që po e themi rrugës, është fakt. Shikoni shtëpinë si është shkatërruar. Çdo gjë është bërë për shkak të gurores. Ata kanë mbrojtje nga pushteti se nuk ka mundësi. Kanë shembur 150 shtëpi këtu për rrëzë mali dhe nuk reagon shteti. Nuk e di se ku është shteti. O të ngrihet të reagojë shteti, të dënohen personat që na kanë dhunuar, ose do të kthehet në vetëgjyqësi se nuk ka rrugëdalje. Edhe unë njeri jam.

Gazetari: Pasi ndodhi ngjarja, u lajmërua policia, çfarë ndodhi më pas?

Jashar Maja: Pasi kam ardhur në vetëdije kam tërhequr djalin e xhaxhait, kemi dalë në oborrin e lokalit. Kam marrë policinë në telefon, i kam thënë jam filani, jam në filan vend, na kanë goditur dhe kanë ardhur pas 2 orësh. Ka ardhur një patrullë që ka ndodhur rastësisht. Kemi shkuar në Fushë-Krujë. Aty na kanë vonuar prapë nja një orë. Nuk ishin të zotë të dilte policia në rrugë në Fushë-Krujë për të na çuar në Thumanë.

Gazetari: Kush jua dha ndihmën e parë mjekësore?

Jashar Maja: Ndihmën e parë mjekësore kemi shkuar tek spitali ushtarak.

Gazetari: Prej sa kohësh keni pasur probleme dhe shqetësime prej shpërthimeve të gurores?

Jashar Maja: Ka 4-5 muaj ky muhabet. Kemi bërë ankime, kemi bërë çdo gjë në qeveri dhe polici. Asnjë rrugëzgjidhjeje nuk na është dhënë.

Gazetari: Sa larg është gurorja nga fshati Borizanë që është dhe shtëpia juaj?

Jashar Maja: Me shtëpinë time është rreth 2, 300 metra. Me Borizanën mund të bëhet 1 kilometër. Kaq distancë ka. Janë edhe shtëpitë po në jug. Janë ca gurore që i kanë 50-60 metra shtëpiat. Unë mesa di, mesa kam njohur, që nuk lejohen kaq afër shtëpitë. Këtu nuk ka shtet. Me reagu shteti, këtu kishte reaguar policia. Shteti nuk është interesuar fare, a jam i gjallë, a jam i vdekur.

Gazetari: Çfarë ndodhi kur shkuat në komisariat, para se të shkonit në spital për të marrë ndihmën mjekësore? Ju morën në pyetje, dhatë deklarime?

Jashar Maja: Asnjë lloj pyetje, asnjë lloj deklarimi. Nuk mund të shkruante askush prej atyre. Rrinte policia grup. Shikonin njëri-tjetrin në sy që ça duhet të bëjmë. Erdhi fisi im, njerëzit e mi, i thamë zotëri na pri para me një makinë policie vetëm për të hapur rrugën se i dërgojmë vetë në spital, nuk kemi nevojë për shtet. Se nuk ka shtet. Jo se nuk kemi nevojë për shtet se shtetin e duam, kush është ai që nuk do ligj e shtet, por nuk ka. Na ka ardhur makina e policisë, kemi ecur me shoqërim, kemi shkuar në spital.

Gazetari: Thatë që ju janë dëmtuar shtëpitë, keni pasur dëmtime nga tërmeti apo vetëm nga shpërthimet?

Jashar Maja: Shtëpinë kam fakte se akoma nuk kam kryer punimet 100%. Kam hyrë në shtëpi pas tërmetit. Shtëpitë janë plasaritur komplet. Të hysh brenda janë shumë të dëmtuara. Kam marrë inxhiner privat dhe më ka thënë që është e pabanueshme.

Gazetari: Policia ka arrestuar 4 persona mes anëtarëve të grupit që ishin prezent në momentet e dhunës dhe ka shpallur në kërkim 4 të tjerë. Jeni të kënaqur me veprimet e policisë dhe çfarë kërkoni më tepër?

Jashar Maja: Kërkoj nga shteti që Xhelal Rraja dhe Përparim Rraja nuk janë kapur. Ata duhet të kapen. Janë kapur ata të tjerët, që kanë marrë punëtorët mbrapa, kryesorët nuk janë kapur. Mos t’i kapë, të bëjë çfarë të dojë se shteti e di vetë, por unë do të bëj vetëgjyqësi. Kur nuk ka shtet të më mbrojë, do të mbrohem vetë. Nuk kam ku shkoj. Dal, punoj për familjen time, shkoj në shtëpinë time, ai ka ardhur nga atje dhe më ka shembur shtëpinë këtu. Nuk i kam borxh as Rrahman Rrajës, as Xhelal Rrajës. Jam duke punuar për shtëpinë time, për familjen time. Ai më ka borxh, duhet të më përgjigjet deri në pikë të fundit në rast se unë do jetoj. Në rast se unë do vdes nuk e di. Në rast se unë marr frymë, unë do të bëj vetëgjyqësi dhe atëherë të vijë shteti tek unë. Se ka nxjerrë edhe një video. Ta nxjerrë, janë problemet e veta. Atë video që ka nxjerrë ai për mburrje unë nuk do mburrem fare, por videon që unë do i bëj atij ka për të folur gjithë bota.

Gazetari: Jeni marrë më pas në pyetje nga policia?

Jashar Maja: Nuk më ka pyetur kush se ku jam, ku jetoj. A marr frymë, a s’marr frymë, a jam i gjallë, a s’jam i gjallë. Se ligjërisht duhet të ishte Policia e Shtetit. Mesa di unë. Policia duhet të jetë non stop këtu. As telefonatë, as shefi i zonës, nga asnjë. Se janë të dobët para atyre. Tani më ka ngelur mua me u marrë me ata. Do të merrem. Sigurisht që do të merrem, sapo të ndihem mirë, të rregulloj punët e mia. Edhe të më gjejë shteti mua mbrapa se unë nuk kam shtet. Me pas shtet, të mbron shteti. Ai është me imunitet, do të mbroj veten se nuk kam ku shkoj. Do të mbroj fëmijët e mi.

Gazetari: Sa qëndruat në spital dhe si është gjendja shëndetësore e Bilbilit?

Jashar Maja: Deri mbrëmë ka pasur të vjella dhe marrje mendsh. Është në një klinikë private më të specializuar se spitali shtetëror që ka thënë Edi Rama është falas nuk ka pyetur kush fare. Si me shkuar bagëtitë në spital, jo njerëzit. Kjo është shëndetësia që ka thënë falas. Ne jemi fukarenj, ne jemi fshatarë, po nuk pate lek nuk të shikon kush me sy.

Gazetari: Pas ngjarjes duke qenë se kanë kaluar disa ditë, keni pasur komunikim me fisin Rraja, për të pasur një marrëveshje me ta?

Jashar Maja: Nuk kam marrëveshje me të. Dëmtimi që më ka shkaktuar, moralisht dhe ekonomikisht, do përgjigjet deri në pikë të fundit derisa të jetoj. Me Xhelal Rrajën dhe Përparim Rrajën nuk kam asnjë marrëveshje. Çfarë kam jug, veri, lindje, perëndim në këtë zonë o do rri unë, o ai se nuk ka shtet. Po të kishte shtet ata do ishin brenda. Se aty i kanë pasur dhe i kanë lëshuar. Në këtë zonë vetëm 1 gurore ka qenë vazhdimisht. Këto të tjerat kanë ardhur vitin e fundit. Pas 2013-ës e mbrapa janë shtuar guroret.

Gazetari: Sa banesa ka fshati? Sa janë dëmtuar?

Jashar Maja: Vetëm 20 shtëpi, 30 shtëpi janë të fisit tim. Janë të dëmtuara totalisht prej guroreve. E duruan tërmetin, por gurorja këtu plas vullkan. I plasin jashtë kritereve, me nitrat. Kemi video të nitratit që hidhet me një shpim, 50 kuintal nitrat. Ai kthehet në vullkan.

Gazetari: Punohet gjatë ditës apo dhe natën?

Jashar Maja: Gjatë ditës. Shpimet i bëjnë gjatë natës dhe shpërthimet ditën.

Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikit 2023, ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan disa qytetarët të Borizanës për guroret, që i përkisnin familjes së deputetit. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për t'ia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.

1 VITE ME PARE

Atentati në Larushk dhe dhuna nga fisi Rraja, Bledi Çuçi i shkon në zyrë Muhamet Rrumbullakut

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:

TIRANË- Paraditen e sotme ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shkuar sot në zyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut. Mësohet se takimi po zhvillohet në ambientet e Drejtorisë së Policisë. 

Sipas të dhënave, temë diskutimi janë ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja. Deri më tani në kërkim janë dy vëllezërit e deputetit Flamur dhe Xhelal Rraja dhe K.Rraja ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.

Po ashtu, pak ditë më parë, banesa e Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, u bë shënjestër e një sulmi me armë, ku për pasojë u plagosën dy fëmijët e tij të mitur dhe u vra kunati i tij. Ndërkohë, dy ditë më parë, anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy persona, pas konflikteve që nisën për një ankesë për një gurore që ata kishin në pronësi.

1 VITE ME PARE

VIDEO- Sherri për guroren mes fisit Rraja dhe Maja! Pamjet nga shpërthimi i fuqishëm pranë banesave në Borizanë

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
pamje nga shpërthimi

KRUJË- Gurorja e cila u bë shkak për dhunimin barbar të dy kushërinjve në Krujë nga fisi Rraja, ndodhet rreth 100 metra larg nga banesa e të plagosurve, Jashar dhe Bilbil Maja. Ish-kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë pamjet shpërthimeve të guroren në pronësi të vëllait të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Përparim Rraja.

Video është bërë në afërsi të banesave të kushërinjve Maja, teksa shihet dhe dëgjohet shpërthimi i fuqishëm, ndërsa thërrmohet një pjesë e kodrës ku është vendosur lënda plasëse.

1 VITE ME PARE

Aksioni VAZHDON! FNSH dhe forcat Shqiponja zbarkojnë në Nikël e Tapizë

Dhuna barbare e Rrajave, jep dorëheqjen deputeti i PS! Policia:
Foto ilustruese

KRUJË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, "Shqiponjat" dhe RENEA-t kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës sërish mëngjesin e sotëm. Që nga ora 5.00 e mëngjesit të sotëm, Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe shtëpi në zonën e Niklës dhe Tapizës, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim.

Raportohet se më shumë se 100 efektivë kanë rrethuar zonat që konsiderohen si "problematike" për shkak personazheve të botës së krimit të përqëndurar në Fushë Krujë.

Aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino ndërsa u plagosën dy nipërit e tij, fëmijët e Gentjan Bejtjas. Për ngjarjen u arrestua Valter Bami, edhe pse ai e mohon pjesëmarrjen në krim. Ndërkohë që nga ana tjetër, kontrollet mund të ushtrohen edhe për fisin Rraja. Në kërkim pas dhunës që ushtruan mbi vëllezërit Maja, janë shpallur: Flamur, Xhelal dhe Rexhep Rraja. Përkatësisht vëllezërit dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

xhelal rraja grupi i rrajave konflikti ne kruje

Sondazh

Poll

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!

Berisha-Gjylametit: Mjafton se ishte bashkëshorti yt dhe nuk e thirrën në SPAK

Tentoi t'i gjuante me shishe uji Ballës, Noka përplaset me punonjësit e Gardës

Tensione në Kuvend,Balla mban fjalën,punonjësit e Gardës vendosen para foltores dhe deputetëve të PD

"Ça mielli ke marrë, s'ta paskan dhënë të mirë", Rama: Nuk e dini ju fare çfarë droge marr unë

"KLGJ nuk duhet të bëjë korporatën", Ramës nuk i del e keqja: Mos u shqetësoni se u bë trysni

Rama: Gjithë kjo urgjencë për të burgosur Veliajn dhe jo për 21 janarin!

"As unë, as PS nuk lëviz nga ky pozicion", Rama: Këtu nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni

"SPAK nuk është Vatikani", Rama: Kur antikorrupsioni del nga shinat, bëhet më i rrezikshëm

Rama: Jam këtu për historinë, e kam thënë që kur isha me flokë të zeza, s’ka bir k...!

"U njohëm içik si shumë", Rama i sulet Drejtesisë: Prokurori ka të drejtë dhe të çmendet

"Veliaj nuk është i pandehur", Rama: Vetë prokurori ka dyshime të bazuara në prova të pamjaftueshme

Dogjani ngatërron emrat e viktimave me deputetët:Në24janar vritet në Kamëz Lulzim Basha…Lulzim Visha

Braçe në Kuvend: KQZ bllokoi nismën për Bujqësinë, Celibashi i ka lexuar vetëm titullin

Arrestimi i Veliajt/ Të burgosurit te "313" dalin në dritare dhe thërrasin: O Erion, o hajdut!

Nga Çiljeta te Luiza, cilat janë figurat publike që morën pjesë te tubimi në mbështetje të Veliajt

Rama mbi ligjin, paralajmëron SPAK: Mos guxoni të kërkoni telefonin tim

Rama thumbon kreun e ILD: Nuk e di nëse është zgjuar, por mbase zgjohet dhe më dëgjon!

“Lamë brinjët në dispozicion të drejtësisë", Rama: Nuk kam asnjë pishman

Rama urdhëra Altin Dumanit: Heto gjyqtarët kamikazë të PD-së në GJKKO

"I njëjti me çështjen “Toyota Yaris”"/ Rama sulmon gjyqtarin: Ekstremist i djathtë

"400 faqe roman pa prova", Rama: Zv.ministrja e Punës është vendosur me kërkesë të Metës

Rama-Manjës: Si ka mundësi Ulsi nuk ka mjete për të regjistruar marrjen në pyetje?

"Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu!" Rama: Në atë roman prej 400 faqesh nuk ka prova

Rama në mbledhjen e PS: Nuk ka zgjidhje tjetër për të thënë të vërtetën në një mjedis ku shkelmohet

"Ina Goxhaj është kushërira ime," Bushka: I kam sqaruar të drejtat e saj dhe vetëm kaq!

"Si t’jua shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme?!" Bushka nën hetim

"Veliajn e njoh që nga fëmijëria",Bushka:Përfshirjen në hetime e kam dëgjuar në deklaratë për shtyp

"Ku jemi këtu që dikush të thotë çfarë të dojë?!" Rama: Minimalisht Bushka duhej thirrur dhe pyetur

Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme!

Rama: Kemi detyrën të kontribuojmë me opinionet tona për pavarësinë e drejtësisë

Veliaj i arrestuar, Bushka nën hetim,Rama: Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit: E mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, Gentian Sula mbërrin në GJKKO

"E donte të ngrirë", Berisha: Rama nuk do donte t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Veliajt!

"Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë",Berisha:SPAK është organizatë kriminale, flenë mbi krimin

"Te hoteli i Veliajt ka pjesë edhe Olsi",Berisha:Pse nuk u arrestua Erioni për djegësin 130 mln euro

"Shkalloi kur përmendi LaCivita-n", Berisha: Rama është tmerruar se ka hallin e vet, jo të Veliajt

"Berisha u persekutua njëlloj si Trump"/ Kreu i PD: Mesazhet e LaCivita kanë domethënie të madhe

Berisha: Chris LaCivita është kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump

Takimi në Romë, Berisha: Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD-së

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror

Rama për arrestimin e Veliajt: Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja

"Fuck you", shpërthimi i pazakontë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt, Rama: Kështu e kam unë

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se...