6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka dështuar sërish pas votimit të dy kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje. • Seanca nisi në orën 11:00 me shpresën për konstituimin e Kuvendit. • Duke qenë se votimi i hapur nuk arriti të zgjidhte kryeparlamentaren seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht. • Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish sot Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit por ajo mori vetëm 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenim. • Pas dështimit të parë LVV propozoi emrin e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. • Edhe Gërvalla mori 57 vota, kundër votuan 56 deputetë, kurse tre deputetë abstenuan. • Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancë u shpreh se është e qartë se problemi qëndron te mungesa e shumicës. • Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat dhe po refuzon të bëj kompromis me partitë e tjera që kanë ofruar alternativa. • Sipas tij qëndrimet e LDK do të jenë të njëjta. • Ai shtoi se po kjo situatë po sjell humbje të madhe kohe nga kokëfortësia e një qasjeje të njëanshme. • Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se shpresonte që Lëvizja Vetëvendosje do të reflektonte pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që qartësoi rregullat për zgjedhjen e kryerparlamentarit dhe konstituimin e Kuvendit. • Ai u shpreh se LVV po mban peng vendin duke sjellë bllokimin e Kuvendit. • Krasniqi u shpreh se PDK do të votojë një kandidat apo kandidate të pranueshme nga radhët e e partisë së parë që s’ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.
5 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dështimit për të disatën herë të votimit të saj si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës. Haxhiu u shpreh se seanca e sotme dëshmoi se problemi nuk është emri i saj, por është me Lëvizjen Vetëvendosje. Haxhiu theksoi se partitë PDK, LDK, AAK janë bashkë me Listën serbe, ndonëse ata akuzonin LVV për marrëveshje me Listën serbe.
“Besoj që sot jeni bindur që problem nuk ka qenë emri im, problemi është me Vetëvendosjen. Pra, opozita bashkë me Listën serbe, sepse sot edhe njëherë u dëshmua se PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe janë bashkë…”, tha ajo.
“Për shembull kur kryesuesi i seancës vendoste për votim të fshehtë ne akuzoheshim nga njerëzit e PDK se po insiston për votim të fshehë se kemi marrëveshje me Listën serbe… Sot u dëshmua se këtë marrëveshje e kanë PDK, LDK, AAK, në të linjë me Listën serbe”, tha ajo.
Sipas saj, sot u dëshmua se LVV nuk ka pasur marrëveshje me Listën serbe, nuk ka dhe nuk do të ketë. Haxhiu mori vetëm 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenim. Pas dështimit të parë LVV propozoi emrin e minsitrise së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Edhe Gërvalla mori 57 vota, kundër votuan 56 deputetë, kurse tre deputetë abstenuan.
KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur para mediave në lidhje me dështimin e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Krasniqi u shpreh se shpresonte që Lëvizja Vetëvendosje do të reflektonte pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që qartësoi rregullat për zgjedhjen e kryerparlamentarit dhe konstituimin e Kuvendit. Ai u shpreh se LVV po mban peng vendin duke sjellë bllokimin e Kuvendit.
“Kanë kaluar mbi katër muaj prej kur partia që doli e para e ka mbajtur vendin peng dhe të bllokuar. Neve na është pamundësuar votimi me tendencat bllokuese e arbitrare të Vetëvendosjes. Ne erdhëm sot me shpresën që Lëvizja Vetëvendosje do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozjë një kandidat që do të merrte votat në mënyrë që të ecim tutje në konstituimin e Kuvendit dhe pastaj në afatet kushtetuese për themelim të qeverisë,” tha ai.
Krasniqi u shpreh se kryesuesi i seancës nuk duhet ta mbyllte seancën pas dy votimeve që u kryen për kandidatet e propozuara nag LVV, Gërvalla dhe Haxhiu. Sipas tij sot duhet të ishin bërë edhe propozime të tjera.
“E patë që dolën me dy propozime ndryshe nga herët e kaluara kur kanë propozuar vetëm një. Nuk e di me çfarë logjike apo bazuar në çfarë dispozite kushtetuese a të Rregullores së Kuvendit Dehari e mbylli seancën. Ka mundur t’i propozojë edhe të tjerët sot, por megjithatë, së paku mund të themi që kemi një rikthim te pika ku kemi qenë e që s’është dashur të largohemi asnjëherë, por që jemi larguar për shkak të tendencës bllokuese të VV-së,” shtoi Krasniqi.
Ai u shpreh se PDK do të votojë një kandidat apo kandidate të pranueshme nga radhët e e partisë së parë që s’ka qenë pjesë e qeverisë së Albin Kurtit.
"S’ka vota për ministrat. S’i dalloj ministrat e Qeverisë Kurti, bashkërisht janë përgjegjës për degradimin që i është bërë Kosovës,” tha ai.
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për mediat pas dështimit të seancë së radhës në Kuvend. Abdixhiku u shpreh se është e qartë se problemi qëndron te mungesa e shumicës. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat, dhe po refuzon të bëj kompromis me partitë e tjera që kanë ofruar alternativa.
Sipas tij qëndrimet e LDK do të jenë të njëjta, janë të pandryshueshme parimore. Ai shtoi se po kjo situatë po sjell humbje të madhe kohe nga kokëfortësia e një qasjeje të njëanshme.
‘‘Tashmë është e qartë se thelbi i problemit ka qenë të shumica parlamentare përkatësisht mungesa e kësaj shumice. Ne kemi në thelb të problemit mungesën e shumicës politike. Pra nuk ka numra partia që ka dal e para në këto zgjedhje, refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që kanë ofruar alternativa dhe rrjedhimisht bën bllokadë.
Qëndrimet e LDK do të mbesin të njëjta, janë të pandryshueshme parimore. Por ajo që është e rëndësishme të theksohet është se kemi humbur kohë shumë, për shkak të instituimit kokëfortë për shkak të qasjes së njëanshme të më të vjetrit të kësaj seance sot iu kthyem në fillim, të thelbi i problemit të mungesa e numrave’’, tha ai.
KOSOVË- Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka dështuar sërish pas votimit të dy kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Seanca nisi në orën 11:00 me shpresën për konstituimin e Kuvendit. Duke qenë se votimi i hapur nuk arriti të zgjidhte kryeparlamentaren seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish sot Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit por ajo mori vetëm 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenim. Pas dështimit të parë LVV propozoi emrin e minsitrise së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Edhe Gërvalla mori 57 vota, kundër votuan 56 deputetë, kurse tre deputetë abstenuan.
Kjo seancë vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin. Çështja e trajtuar lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit është ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kërkesat e lëndëve ndërlidhen edhe me lëndën e dorëzuar paraprakisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për të zhvilluar seancën e radhës me shpresën për konstituimin e saj. Seanca pritet të nisë në ora 11:00. Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Kjo seancë vjen dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin. Çështja e trajtuar lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit është ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kërkesat e lëndëve ndërlidhen edhe me lëndën e dorëzuar paraprakisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendi vazhdon të jetë pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit. Procesi ka ngelur në postin e kryeparlamentarit. LVV vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq, partitë tjera thonë se nuk është unifikuese.