LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, mbledhja e rradhës do të mbahet më 19 prill

• Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. • Bëhet me dije se seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve. • Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. • Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i Legjislaturës së Nëntë të zgjedhur ka kryesuar seancën konstituive. • Megjithatë, sot as nuk u hodh në votim ky raport që do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve pasi kryesuesi Dehari raportoi se pas një takimi që pati me përfaqëuesit e partive parlamentare nuk kishte konsensus. • Dehari ndërpreu seancën duke thënë se do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00. • Por këtë vendim që mori Dehari e kanë kritikuar partitë opozitare, të cilat thanë se s’është në mandatin e Deharit që të vendosë këtë. • Kreu i seancës theksoi se më 16 prill, i dërgoi letër presidentes, përmes së cilës i kërkoi sugjerime se si të veprohet në vazhdim. • Lidhur me këtë, ai shton se presidentja Vjosa Osmani nuk ofroi zgjidhje përfundimtare, por kjo e fundit kërkoi që partitë të gjejnë vullnet për ta zhbllokuar situatën. • Ndërkohë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti shkelje të rendë dhe praktikë të mbrapshtë, vendimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari. • Abdixhiku mes tjerash tha se Dehari, që sipas tij, ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve. • Ndërsa Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se LVV-ja nuk ka shumicë dhe nuk është as afër arritjes së shumicës, prandaj sipas tij, po pengon mbarëvajtjen e seancën konstituive, për të blerë kohë për pazare politike.  • Sipas Krasniqit, përmes kryesuesit Dehari, LVV-ja po mban peng formimin e institucioneve të Kosovës.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Kishte kuorum dhe kushte për votim të raportit"/ Abdixhiku: Po shihet qartë kush janë bllokuesit e seancës konstituive

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës konstituive për të dytën herë tha se tashmë qytetarët e Kosovës e kanë shumë të qartë se kush janë bllokuesit e Kuvendit. Abdixhiku tha se kryesuesi e ndërpreu seancën ndonëse kishte kuorum dhe kushte për të votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve.

“Kryesuesi i seancës konstituive e që rastësisë të jetë më i vjetri në moshë dhe rastësisë të jetë nga partia e parë, pa të drejtë e kundër praktikës kushtetuese ndërpreu seancën e sotme ndonëse kishte kuorum të mjaftueshëm dhe kushte për votim të raportit të Komisionit verifikues”, tha ai.

Sipas tij, është për keqardhje kjo praktikë e re bllokuese e kushtetutshmërisë dhe institucionit më të lartë. 

“Kjo është shkelje e rëndë, praktikë e pazakontë dhe sjellje e prapët politike”, tha ai.

1 VITE ME PARE

Dështimi i konstituimit në Kosovë/ Krasniqi: LVV dëshiron të blejë kohë! Kusari-Lila: Nëse vazhdon bllokada, duhet dialog mes partive

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri
Kuvendi i Kosovës

KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti të padrejtë ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku e quajti shkelje të rëndë dhe “praktikë të mbrapshtë”, vendimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari për ndëprerje të seancës konstituive.

Abdixhiku mes tjerash tha se Dehari, që sipas tij, ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se LVV-ja nuk ka shumicë dhe nuk është “as afër” arritjes së shumicës, prandaj sipas tij, po pengon mbarëvajtjen e seancën konstituive, për të blerë “kohë për pazare politike”.

“Skenari ka qenë i qartë, e vetmja punë që ka pasur ai [kryesuesi i seancës Avni Dehari] është që të hidhte në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuroumit”, tha Krasniqi. Sipas Krasniqit, përmes kryesuesit Dehari, LVV-ja po mban peng formimin e institucioneve të Kosovës.

Albulena Haxhiu nga LVV tha se partia e saj dëshiron që të gjejë zgjidhje për situatën e krijuar në Kuvend. Ajo tha se edhe presidentja Osmani i ka kërkuar deputetëve që të gjejnë zgjidhje, dhe për këtë, sipas saj, “duhen konsultime”.

“Ne duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit, por duhet të shohim se si është mënyra për ta korrigjuar atë vendim”, tha ajo duke iu referuar mosmiratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

“Kemi vullnet që të propozojmë mënyra se si duhet shkuar tutje. A do të jetë një komision i ri apo komisioni paraprak të bëjë përgatitjen e raportit të ri... Mund të ketë dhe propozime të tjera”, tha Haxhiu pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, drejtoi kritika për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, të cilat tha se janë përgjegjëse për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.

Kusari – Lila, tha se në rast se vazhdon dështimi i konstituimit të Kuvendit duhet parë opsione tjera, përfshirë ftesën për partitë politike për të diskutuar veprimet e ardhshme. Ajo e quajti të pakuptimtë se si partitë që ishin në opozitë mandatin e kaluar ‘po hezitojnë’ të marrin mandatet që fituan në zgjedhjet e 9 shkurtit./ REL

1 VITE ME PARE

Dështon sërish seanca për konstituimin e parlamentit në Kosovë, mbledhja e radhës të shtunën

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri
foto ilustruese

KOSOVË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish ditën e sotme. Si pasojë e dhështimit raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve nuk ka dalë në votim. Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari tha se nuk pati konsensus në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike. Mbledhja konsultative u bë me qëllimin për të arritur në një proces vendimtar për konstituimin e Kuvendit.

“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha ai.

Në mbledhjen e konsultimeve ishin 100 deputetë të pranishëm. Konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë votimit të kryeparlamentarit e më pas qeverisë së re.

Nga ana tjetër, kreu i seancës theksoi se më 16 prill, i dërgoi letër presidentes, përmes së cilës i kërkoi sugjerime se si të veprohet në vazhdim. Lidhur me këtë, ai shton se presidentja Vjosa Osmani nuk ofroi zgjidhje përfundimtare, por kjo e fundit kërkoi që partitë të gjejnë vullnet për ta zhbllokuar situatën.

Ndërkohë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti shkelje të rendë dhe praktikë të mbrapshtë, vendimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari. Abdixhiku mes tjerash tha se Dehari, që sipas tij, ka rastisur të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje veproi padrejtësisht pasi sipas tij, kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikim të mandateve.

Ndërsa Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se LVV-ja nuk ka shumicë dhe nuk është as afër arritjes së shumicës, prandaj sipas tij, po pengon mbarëvajtjen e seancën konstituive, për të blerë kohë për pazare politike.  Sipas Krasniqit, përmes kryesuesit Dehari, LVV-ja po mban peng formimin e institucioneve të Kosovës.

“Skenari ka qenë i qartë, e vetmja punë që ka pasur ai [kryesuesi i seancës Avni Dehari] është që të hidhte në votim raportin e Komisionit për verifikimin e mandatave dhe kuroumit”, tha Krasniqi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, tha se si subjekt politik kanë pritur që seanca të vazhdojë me votimin e raportit të 15 prillit të Komisionit për verifikim të mandateve të deputetëve e jo të ndërpritet sërish seanca. Kadrijaj tha se kryesuesi i seancës konstituive nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, veproi jashtëligjshëm kur ndërpreu seancën.

1 VITE ME PARE

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kryesuesi fton përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultim

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri

KOSOVË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur ditën e sotme. Në fillim të nisjes së seancës kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së IX-të Avni Dehari, thirri në takim përfaqësuesit e partive politike për konsultim.

“I ftoj përfaqësuesit e partive politike të konsultohemi, në mënyrë që të mos bëjmë ndonjë shkelje të Kushtetutës”, tha ai. 

1 VITE ME PARE

"Dështimi i së martës!" Vijon sot seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës, Osmani: Funksionalizimi i institucioneve të dala nga vullneti i qytetarëve, obligim kushtetues

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Vazhdimi i seancës për konstituimin e përbërjes së legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, do të mbahet sot në orën 12:00, thuhet në kalendarin e Kuvendit të Kosovës. Seanca, e ndërprerë të martën, duhej të vazhdonte brenda 48 orëve nga ndërprerja, dhe vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që ajo të vazhdonte në përputhje me ligjet.

Të mërkurën më herët, Osmani tha në përgjigjen e saj për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, se“…Funksionalizimi i institucioneve të dala nga vullneti i qytetarëve është obligim kushtetues i çdo institucioni dhe çdo personi të mveshur me autoritet publik".

"Në rastin konkret, ky është obligim i juaji si kryesues i seancës konstituive si dhe i të gjithë deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e Nëntë të Kuvendit. Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë orëve nga ndërprerja e saj", thuhej në letër.

Dehari i ishte drejtuar Osmanit të mërkurën në mengjës me një kërkesë për të sqaruar se si të veprohej më tutje pas ndërprerjes së seancës konstituive të martën. Kuvendi i Kosovës dështoi të martën ta konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt. Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) votuan kundër raportit, duke thënë se anëtarët e Qeverisë, që janë zgjedhur deputetë, është dashur që të jepnin dorëheqje zyrtarisht më herët, në mënyrë që të mund të betoheshin si deputetë të përbërjes së re parlamentare.

Osmani tha të mërkurën në Facebook se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se e mirëpret përgjigjen e presidentes, por e përsëriti se partia e tij do të kërkojë përsëri nga Kurti me ministra të japin dorëheqje formale.

Disa orë më herët, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se thirrjet që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë të japin dorëheqje formale nga Qeveria, janë thirrje të pamatura, që do të rrezikonin një vakum institucional.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka thënë vazhdimisht se ekzekutivi është në dorëheqje që nga përfundimi i mandatit katërvjeçar më 23 mars. Nga LVV-ja i kanë akuzuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Listën Serbe që abstenoi se kanë shkaktuar një krizë, duke e futur shtetin në një terren të panjohur.

Miratimi i këtij raporti do t'i hapte rrugë kalimit në pikën e radhës, atë të betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit hapa të nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re parlamentare.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, do të mund të bëheshin hapa drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës. Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës. Por, asaj i nevojitën të paktën 61 ulëse për ta formuar qeverinë e re.

Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA. Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës./REL

kosove kuvendi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet