LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Demokratët kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin që duan, s’mund të pranojmë përjashtimin"/ Salianji mbështetëve të tij: Partia nuk mund të reduktohet, të hapim një kapitull të ri

•Ervin Salianji ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e tij te Akademia e Arteve. •Salianji ka shprehur kritika ndaj qverisë duke thënë se, spitalet nuk kanë ilace për kancer por kanë subvencione për të bërë terapi hormonale. •Sipas tij, qeverisja e Ramës ka sjellë një pushtet korruptiv dhe një shoqëri të zhgënjyer. •Më tej, ai ka deklaruar se PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD-në forcën më të madhe në këtë vend. •Sipas Salianjit, shumë demokratë janë përjashtuar jo vetëm nga vendimmarrja por edhe nga e drejta për të dhënë kontribut, teksa theksoi se Neni “Basha”, ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet. •Në mbyllje të takimit, ai u ka bërë një thirrje mbështetësve të tij duke u shprehur se duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi. •Salianji shtoi se Sali Berisha duhet të përballet me garën, me votën dhe me përgjegjësitë e veta dhe se PD nuk mund të reduktohet.

3 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

"PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi"/ Salianji qytetarëve: Të hapim një kapitull të ri

"Demokratët kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji u ka bërë një thirrje mbështetësve të tij duke u shprehur se duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi.

Në një takim me mbështetësit e tij, Salianji u shpreh se, Sali Berisha duhet të përballet me garën, me votën dhe me përgjegjësitë e veta dhe se PD nuk mund të reduktohet. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe, moderne e gjithëpërfshirëse.

“Sali Berisha duhet të përballet me garën, me votën dhe me përgjegjësitë e veta. PD nuk mund të reduktohet. Është e qartë që ndryshimi i Shqipërisë mund të kalojë vetëm nëse PD ndryshojnë. Zgjedhja është ose të vazhdojë rrugën e tkurrjes apo të hapë një kapitull të ri. Vetëm përmes hapjes mund të rikthehet si shumicë qeverisëse në vend. Duhet të kthehemi te liria individuale, prona private, të hapet ndaj të djathtës tradicionale. Të hapur ndaj kujtdo që dëshiron largimin e Ramës. Ne duhet të kthejmë meritokracinë si standard.

Sot në PD më të dështuarit promovohen dhe më të suksesshmit ndëshkohen. Duhet t’i japin fund emërimeve klienteliste në PD. PD duhet të bashkojë çdo copës opozitarizmi. Ne besojmë se PD ka mundësi për të pasur një fytyrë tjetër, përtej berishizmit. Të bashkojmë opozitën, demokratët dhe gjithë shqiptarët që duan ndryshim Shqipëria ka nevojë për një opozitë të madhe, moderne e gjithëpërfshirëse. Kjo është një betejë për të ardhmen. Kjo lëvizje nuk është e lehtë, por e drejtë. Sot pasi kemi shkelur të 12 qarqet, jam më krenar se kurrë për të gjithë mbështetjen që kemi marrë. Ne do ta bashkojmë PD, opozitën dhe do fitojmë Shqipërinë”, tha mes të tjerash ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Neni “Basha” ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet”, Salianji: Demokracia është garë, nuk ndalemi deri sa të përmirësojmë PD

"Demokratët kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar se PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD-në forcën më të madhe në këtë vend. Në një takim me mbështetësit e tij te Akademia e Arteve, Salianji u shpreh se demokracia është garë dhe nuk do të ndalet deri sa të përmirësojë PD-në.

Sipas tij, shumë demokratë janë përjashtuar jo vetëm nga vendimmarrja por edhe nga e drejta për të dhënë kontribut. Salianji theksoi se Neni “Basha”, ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet.

“PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD forcën më të madhe në këtë vend. Sot shumë demokratë janë përjashtuar jo vetëm nga vendimmarrja por edhe nga e drejta për të dhënë kontribut. Shumë profesionistë nuk e gjejnë derën e hapur.

Demokracia është garë, debat, përballje me premtimet e dhëna dhe të pambajtura dhe çdo demokrat të ketë mundësi të zgjedhje atë që mendon se e bën PD  fituese. Ne do vazhdojmë pa ndalur deri sa ta përmirësojmë PD. Nuk mund të pranojmë përjashtimin e demokratëve që përballen me regjimin. Neni “Basha”, ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet”, tha ai./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Nuk kanë ilaçe për kancer, por kanë subvencione për terapi hormonale"/ Salianji: Rama autokrat i Shqipërisë, Berisha autokrat i opozitës

"Demokratët kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin
Ervin Salianji

TIRANË-  Ervin Salianji ka shprehur kritika ndaj qverisë duke thënë se, spitalet nuk kanë ilace për kancer por kanë subvencione për të bërë terapi hormonale.

Në një takim me mbështetësit e tij te Akademia e Arteve, Salianji tha se qeverisja e Ramës ka sjellë një pushtet korruptiv dhe një shoqëri të zhgënjyer. Ai shtoi se, Shqipëria po zbrazet dhe kjo është një tragjedi dhe na bën përgjegjës edhe përfaqësuesit të PD.

“Në këto 6 muaj keni pasur integritetin për ta parë siç duhet qëllimin e kësaj lëvizjeje, për ta kthyer PD në krye të qeverisjes dhe të mbyllim një orën e parë ciklin e Edi Ramës. Një shoqëri e Edi Ramës është bilanci kryesor i qeverisë së Ramës. Vendimet merren nga pak njerëz për interesa të pak njerëzve të tjerë. Shqipëria po zbrazet dhe kjo është një tragjedi dhe na bën përgjegjës edhe ne përfaqësuesve të PD. Qeverisja e dështuar, spitalet nuk kanë ilace për kancer por kanë subvencione për të bërë terapi hormonale për njerëz që nuk dihet se çfarë qëndrimi kanë”, tha ai./Dosja.al

ervin salianji pd

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!