LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Deklaratat e Vuçiç janë kërcënuese dhe destabilizuese, BE dhe NATO të reagojnë", Kurti: Në fundjavë do të kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet e reja

• Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat, ku ka akuzuar Serbinë për përpjekje të qëllimshme për të destabilizuar rajonin dhe për nxitje të urrejtjes ndëretnike. • Gjatë fjalës së tij, Kurti foli për arrestimin e Igor Popoviçit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, i cili dyshohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit etnik. • Ai tha se deklaratat e bëra nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç, lidhur me këtë rast janë kërcënuese që nuk duhet neglizhuar, pasi sipas tij rrezikojnë sigurinë e rajonit. • Ditën e djeshme, Vuçiç paralajmëroi Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi një muaj paraburgim Igor Popoviçit, ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe. • Ndërkohë kryeministri Kurti paralajmëroi për rrezik të ndalimeve arbitrare dhe provokimeve nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve të Kosovës që kalojnë nëpër territorin e Serbisë. • Më tej, Kurti u bëri thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj retorikës së Vuçiçit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për deklarime politike të zakonshme, por për një fushatë të organizuar destabilizuese ndaj Kosovës dhe rajonit. • Ai ka folur gjithashtu lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, ku ditën e sotme Kuvendi dështoi të konstituohej për të 50-tën herë. • Kurti tha se partia e tij është e gatshme për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete. • Ai tha se pkëtë fundjavë pritet të ketë një lajm për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve të reja. • Ndërkohë lidhur me afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e krizës politike, Kurti u shpreh se ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të 30 ditëve të njoftuara nga Kushtetuesja, ndërsa shtoi se zgjidhja për mosmarrëveshjet politike nuk vjen nga gjykatat por nga tryezat politike. • Siç u tha dhe më sipër, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën sot, as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës. Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë. • Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit. • Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë. • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese këtë javë. • Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

4 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Afati i Kushtetueses për zgjidhjen e ngërçit politik/ Kurti: Asnjë nuk e di çfarë do të ndodhë pas 30 ditësh! Mosmarrëveshjet e grupeve parlamentare nuk zgjidhen në gjykata...

"Deklaratat e Vuçiç janë kërcënuese dhe
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyre i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme për mediat ka folur lidhur me ngërçin për konstituimin e Kuvendit dhe afatin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e krizës politike. 

Kurti u shpreh se ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të 30 ditëve të njoftuara nga Kushtetuesja, ndërsa shtoi se zgjidhja për mosmarrëveshjet politike nuk vjen nga gjykatat por nga tryezat politike.

“Kushtetuesja nuk ka thënë se çfarë ndodh pas këtyre 30 ditëve. Ajo ka thënë diçka që është e arsyes së shëndoshë – për mosmarrëveshjet politike të grupeve parlamentare nuk është adresë gjykata, por tryeza e partive. Ne nuk u morëm vesh dhe tash nuk e di se çfarë po ndodh pas 30 ditëve dhe nuk kemi marrë asnjë indikacion që ndokush prej atyre që tha ‘i keni 30 ditë’, e di se çfarë do të ndodhë në ditën e 31-të.”, tha Kurti për gazetarët.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën sot, as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës. Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë.

Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse ec afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit.  Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese këtë javë. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

11 MUAJ ME PARE

Kurti për deklaratat e Vuçiçit pas arrestimit të Igor Popoviç: Janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme!

"Deklaratat e Vuçiç janë kërcënuese dhe
kurti, vucic

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pasi Kosova i shqiptoi një muaj paraburgim një zyrtari qeveritar serb, janë kërcënuese që nuk duhet neglizhuar, pasi sipas tij rrezikojnë sigurinë e rajonit.

“Deklaratat e presidentit Vuçiç të bëra më 20 korrik janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme. Kur një president dhe njëkohësisht komandant suprem i ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike, me tone nxitëse të konfliktit, kjo nuk mund të konsiderohet më si qëndrim individual, por politikë shtetërore”, tha Kurti gjatë një konference për media.

Vuçiç një ditë më parë e paralajmëroi Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi një muaj paraburgim Igor Popoviçit, ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.

“Arrestimi i fundit i Igor Popoviçit tregon se Albin Kurti e ka humbur arsyen dhe se dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

Popoviçvic dyshohet për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Kurti i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që “të reagojë qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiçit”, që tha se mund të destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë, pasi sipas Kurtit, “ka indikacione” për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Nuk jemi të frikësuar nga retorika e Vuçiqit por jemi të vendosur për ta mbrojtur ligjin rendin dhe demokracinë tonë”, tha Kurti.

Pse u ndalua Popoviçi?

Popoviç u ndalua më 18 korrik në Kosovë pasi, sipas autoriteteve në Kosovë, gjatë një fjalimi në Hoqë të Madhe, ai e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste” dhe i ka krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare.

Pas këtij fjalimi në Rahovec ai u ndalua në pikën kufitare në Bërnjak dhe u dërgua në mbajtje policore. Ndërkaq, më 20 korrik, ndaj tij u shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në anën tjetër, Prokuroria në Beograd njoftoi të hënë se i ka drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) për mbledhjen e informatave të nevojshme, “me qëllim të identifikimit të personave” që e kanë arrestuar Popoviçin. Kjo prokurori tha se kjo kërkesë u bë për të konstatuar nëse "ekzistojnë elemente të veprës penale të rrëmbimit".

Serbia po ashtu për këtë rast ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Popoviqit. Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, por edhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – e kanë cilësuar si “vendim politik” shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit serb.

Më herët, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se vendi nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

Kundër pranisë së Popoviçit në Kosovë janë shprehur edhe kategoritë e dala nga lufta. UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende. Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë./rel

11 MUAJ ME PARE

"LVV e gatshme për bashkëqeverisje me partinë e Limajt", Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

"Deklaratat e Vuçiç janë kërcënuese dhe
albin kurti

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.

"Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstitutim të Kuvendit dhe Qeverinë", tha Kurti gjatë një konference për media në Qeverinë e Kosovës.

Kurti tha se nuk mund të ofrojë hollësi pasi kjo ofertë ende nuk është konkretizuar në marrëveshje, duke theksuar se "nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullneti politik", në mënyrë që të krijohen institucionet e reja.

Kreu i LVV-së, partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit, tha se shpreson që bisedimet me partinë e Limajt të finalizohen gjatë kësaj jave.

“Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, tha ai.

Më 21 korrik, deputetët për herë të 50-të dështuan të konstituonin Kuvendin e Kosovës, pasi partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentar nga i hapur në të mbyllur.

Kurti dhe Limaj u takuan gjatë fundjavës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje drejt zhbllokimit të situatës. Para takimit, eksponentë të Nismës Socialdemokrate deklaruan se duan që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar, në këmbim të votimit të Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga partia e Kurtit.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar si figurë përçarëse të propozuarën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë asnjë të propozuar nga LVV-ja për kryeparlamentar.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka obliguar deputetët që ta konstituojnë organin ligjvënës deri më 26 korrik. Duke folur për këtë afat, Kurti përsëriti qëndrimin e tij se është detyrim i të gjithë deputetëve që Kuvendi të konstituohet dhe shtoi se nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse ky afat nuk respektohet, pasi në aktgjykimin e Kushtetueses një gjë e tillë nuk është përfshirë.

Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.

Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre./REL

11 MUAJ ME PARE

"Serbia po nxit tensione për destabilizim në Kosovë dhe rajon", Kurti: Qytetarët të shmangin udhëtimet drejt shtetit serb

"Deklaratat e Vuçiç janë kërcënuese dhe
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka akuzuar Serbinë për përpjekje të qëllimshme për të destabilizuar rajonin dhe për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Gjatë fjalës së tij, Kurti foli për arrestimin e Igor Popoviçit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, i cili dyshohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit etnik.

Ai tha se ky rast po hetohet nga organet kompetente të drejtësisë së Kosovës dhe lidhet me veprime që synojnë të sulmojnë vlerat themelore të popullit shqiptar.

“Popoviçi dhe Vuçiçi – dy fytyra të së njëjtës politikë përçarëse. Edhe sot Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në vendin tonë, përkundrazi, po përpiqet t’i relativizojë ato. Përmes njerëzve si Popoviç, ata provokojnë dhe nxisin ndarje e urrejtje etnike në Kosovë. Kur komandanti suprem i një ushtrie lëshon deklarata nxitëse dhe kërcënuese, kjo nuk është më mendim individual, por politikë shtetërore që synon të prishë paqen në rajon”, u shpreh Kurti.

Kryeministri paralajmëroi për rrezik të ndalimeve arbitrare dhe provokimeve nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve të Kosovës që kalojnë nëpër territorin e Serbisë.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Serbisë, sepse kemi indikacione të qarta për rrezikim dhe ndalime të pajustifikuara”, tha ai.

Më tej, Kurti u bëri thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë qartë dhe me vendosmëri ndaj retorikës së Vuçiçit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për deklarime politike të zakonshme, por për një fushatë të organizuar destabilizuese ndaj Kosovës dhe rajonit.

albin kurti kriza politike ne kosove aleksander vucic konstituimi i kuvendit te kosoves igor popovic

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës