LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të marrë dakordësinë nga BE! Rakipi: Shpifja të dënohet, prostitucioni të depenalizohet

• Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur ditën e sotme në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit për ndryshimet në Kodin e ri Penal. • Gjatë fjalës së tij, Manja deklaroi se ky draft që kur është prezantuar, ka krijuar debate dhe diskutime të shumta. • Ndërkohë që theksoi se ky draft është porositur si përmbushje e detyrimeve dhe procesit të negociatave me BE. • Manja deklaroi se gjithsej do të jenë 25 tryeza konsultimi publik ku do të diskutohen tematika të caktuara. • Në fund të fjalës së tij, Manja ka theksuar se Shqipëria do të bëhet me Kod të rui Penal vetëm pas një procesi të gjerë konsultimesh publike dhe pasi të marrë vulën në Bruksel. • Ndërkohë Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka treguar bazat që grupi i punës ka marrë për paraqitjen e masave të dënimit. • Gjatë fjalës së tij, Rakipi ka theksuar se janë disa nga burimet që ata janë bazuar, ku futet kodi aktual penal, praktikat gjyqësore si dhe eksperienca e anëtarëve të grupit të punës. Rakipi ka deklaruar se elementi i parë në këtë draft është dekriminalizimi i veprave ndërsa i dyti është dënimi dhe masa e tij. • Rakipi në fund theksoi se ata duan që të dekriminalizojnë eutanazinë dhe prostitucionin dhe sipas tij debati publik duhet të bëhet nëse duhet të dekriminalizohen këto apo jo. 

10 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Kriminalizimi i shpifjes në Kodin e ri Penal/ Arben Rakipi: I fyejmë gazetarët nëse nuk i dënojmë për shpifje

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Arben Rakipi

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar e shpifja do të kriminalizohet në Kodin e ri Penal. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi deklaroi se nga kriminalizimi i kësaj vepre, nuk duhet që të përjashtohen gazetarët. Sipas tij, përjashtimi i gazetarëve nga dënimi lë të kuptohet që ata shpifin.  

“Më duhet fyese nëse i përjashtojmë gazetarët nga shpifja. Kjo në një farë mënyre bën licencimin e atyre që shpifin. Apo më keq akoma, paragjykon duke lënë të kuptohet që ata shpifin. Shqipëria ka një premtim për të dekriminalizuar shpifjen, por grupi ynë i punës nuk ka pasur kontakte politike për të thithur këtë orientim dhe ka qëndruar në nivelin Teknik”, tha ai.

10 MUAJ ME PARE

"Kodi i ri Penal ka tre prioritete"/ Manja: Do garantoj standardet europiane

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se Kodi i ri Penal ka tre prioritete që janë viktimat, të miturit dhe barazinë gjinore. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Manja ka theksuar se qeveria nuk ka asnjë ngutë për të bërë një kod penal të pakonsultuar dhe që nuk ka konsensus nga palët. 

"Na duhet Kod Penal për konsensus të gjerë edhe për opinionin publik sepse është reformë e rëndësishme politike dhe juridike. Nuk është thjesht një libër rregullash që penalizon disa rregulla, por kontratë sociale që do e vendosim bashkarisht se cilat sjellje do i nënshtrohen ligjit penal dhe cilat jo. Nuk kemi asnjë ngutje për të patur një Kod Penal të pakonsultuar, që s’ka konsensus të gjerë dhe aq më tepër që nuk garanton standardet europiane. Kodi kërkon një analizë të thellë, kërkon një reflektim nga aktorët dhe faktorët që kanë një fjalë për të thënë në këtë proces, kërkon mendje të ftohta, profesionistë dhe ekspertë të fushës, dhe jo ekspertë popullorë. 25 tryeza janë planifikuar deri në fund të vitit, janë ato që prezantuam në monitor. Merr në konsideratë viktimat, të miturit dhe barazinë gjinore. Sigurisht ka edhe risi të tjera për dënimet plotësuese, janë mbi 140 vepra që parashikojnë vetëm dënime plotësuese”, përfundoi Manja.

 

 

10 MUAJ ME PARE

"Çështja e shpifjes merr autoritet politik"/ Arben Rakipi: Kjo vepër nuk është vetëm për gazetarët

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Arben Rakipi

 TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar se çështja e shpifjes nuk prek domosdoshmërisht gazetarët. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar se çështja e shpifjes merr më shumë autoritet politik. 

Mund të shpifë kudo, nuk është e domosdoshme që subjekti të jetë gazetarë. Ekziston mundësia që mund të gabojë, dhe atij i duhet një mbrojtje, nga gabimi i zakonshëm në punë. Këtë e kemi përjashtuar. Çështja e shpifjes merr shumë autoritet politik, ata do thonë opinionet e tyre, por këmbëngulja jonë duhet të zbutet dhe të vendoset në ekuilibër të interesave që sapo përmenda. Të mos anashkalohen elementët juridikë, që lidhen me normat ndërkombëtare”, deklaroi Arben Rakipi.

10 MUAJ ME PARE

Kodi i ri Penal/ Arben Rakipi: Të depenalizohet ushtrimi i profesionit të prostitucionit

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Arben Rakipi

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar se ushtrimi i profesionit të prostitucionit duhet të mos dënohet. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar se kodi penal francez apo italian nuk e dënojnë këtë profesion. 

"Projekti synon depenalizimin. Nuk e di kur do te ndodhë sepse lidhet me masat e ligjeve të tjera. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni. Për fat të keq duhet të përdor termin profesion. Kodi penal dhe kodi francez nuk e dënon ushtrimin e profesionit. Propozimi ynë nuk është për shkaqe ngjashmërie me çfarë ndodh në Evropë sepse kjo për mua nuk do të mjaftonte, do të ishte shprehje e plagjiaturës.

Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme. Këtu jemi bazuar për të bërë propozimin tonë” deklaroi Rakipi.

10 MUAJ ME PARE

Drafti i Kodit të ri Penal/ Arben Rakipi zbulon veprat që do lehtësohet dënimi: Nga vjedhja të shpërndarësit të drogës

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Arben Rakipi

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka zbuluar disa nga veprat që pritet të lehtësohet dënimi. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar se veprat si vjedhja, shpërndarësit e drogës nëse tregojnë burimin të kenë dënime më të lehta. Një tjetër gjë që Rakipi përmendi është edhe trajtimi si i mitur, që do të thotë se nëse një përson do të kryej vepra jo të rënda penale, mund të marrë lehtësi siç merr i mituri. 

"Dua të përmend një grup dispozitash të tjera që lidhen me dënimin. Dispozita e parë orienton gjykatën kur do të japë një dënim ndaj një personi që nuk ka rrethana lehtësuese. Ky është një dënim ligjor. Ndikon drejtpërdrejt në zbutjen e dënimit. Çështja e dytë është që ne kemi rreth 100 dispozita ku gjyqtari orientohet të japë dënim plotësues, jo burgim dhe jo gjobë, siç mund të jetë puna në interes publik, normalizimi i marrëdhënieve me viktimën apo elementë të tjerë.

Vjedhja

Do përmend kategoritë lehtësuese që lidhen me vjedhjen. Është një dispozitë e rëndësishme për rëndësinë e veprës; do të bëjë që të mos quhet vepër penale, pra do të konsiderohet si e patrajtueshme penalisht.
Vjedhjet brenda familjes janë vlerësuar që mund të trajtohen me ankim. Prokurori nuk e fillon dot çështjen përveçse me ankim, dhe kjo është lehtësuese për politikën penale në tërësi. Një element tjetër që ndikon është çështja e alternativave të dënimit që janë shtuar — alternativa që ndikon drejtpërdrejt në dënimin gjyqësor, sepse nëse sistemi i provës e mbikëqyr, ndjek dhe referon në gjykatë.

Trajtimi si i mitur

I rrituri nuk do të trajtohet si i mitur, por është në kuptimin që, nëse do të kryejë vepra jo të rënda, atëherë mund ta marrë këtë lehtësi, ashtu siç mund ta marrë i mituri. Është një çështje që zbut dënimin e tij në raport me veprën, nëse nuk është një vepër e rëndë. Këto përbëjnë masën dërrmuese të lëndës penale që ne kemi.

Shpërndarësit e drogërave

Çfarë lidhet me shpërndarësit e drogës, dispozita parashikon mospenalizim të tyre nëse sasia është e vogël — 10 apo 5 gramë, s’e mbaj mend mirë. Shpërndarësit e rrugës, kur nuk është për përdorim vetjak, ne mendojmë që të mos penalizohen, me kushtin që të tregojnë se ku e kanë marrë drogën, pra burimin," përfundoi Rakipi.

10 MUAJ ME PARE

"Diskutimi publik është i rëndësishëm"/ Arben Rakipi: Shpifja dhe pirja e alkoolit në publik të dënohen

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Arben Rakipi

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar se diskutimi publik është i rëndësishëm për draftin e Kodit të ri Penal. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka deklaruar shpifja është një nga veprat që nuk duhet të depenalizohet. Ndërkohë që theksoi se eutanazia dhe prostitucioni janë nga veprat që duhet të depenalizohet. 

"Në këtë kuptim, dua të shpreh gjithë vullnetin dhe nevojën tonë që kontributi përgjatë këtij procesi të jetë i të gjithëve. Ky proces nuk ka mbaruar. Për ato që do të them është e pamundur që këto element të mund t’i besohen një grupi pune që ka formimin, angazhimin, rolin, njohjen relative sikurse gjithkush prej nesh e ka. Depenalizimi i veprave është një çështje mjaft e rëndësishme dhe kërkon një opinion të gjerë. Depenalizimi i veprave, që janë hedhur për të provokuar një debat të gjerë dhe për fat të keq nuk janë pikasur cilat janë ato. Depenalizimi i veprave nuk është proces thjesht politik që mund të shtyhet dhe vendoset në një krah apo tjetër. Qëndrimi politik është vota e parlamentit dhe nuk ka dyshim për këtë. Elementët ligjore që përfshihen në këtë proces të mos neglizhohen, siç është frekuenca, e me radhë. Konsultimi publik na lejon të kuptojmë nëse do të shkojmë te depenalizimi apo jo.

Nëse kriminaliteti, ky është një pozicionim që krijon ndikim, influencë, në drejtësi, atëhere çështja që lidhet me depenalizimin duhet parë me një sy objektiv dhe të kujdesshëm. Ne si grup pune kemi menduar, që përveç atyre provokimeve që thashë, kemi menduar që në shumicën tonë dërrmuese apo unanime, këto vepra të penalizohen. Por diskutimi publik na lejon të shohim nëze është i drejtë apo jo. Nuk bëhet fjalë për sondazhe të rreme e dëshira, por për një sondazh real që na lejon të kuptojmë a ia vlen të penalizohet për shembull bigamia, pirja e alkolit në publik…  Që janë çështje të thjeshta në pikëpamjen ligjore, por në pikëpamjen sociale janë shumë të rëndësishme. Ose eutoanazia që nuk është prekur në publik apo prostitucioni, edhe për këtë çështje nuk është folur fare. Diskutimi publik është mjaft i rëndësishëm”, tha Rakipi.

10 MUAJ ME PARE

Drafti i Kodit të ri Penal/ Arben Rakipi: Ky është dokumenti më i mirë, por ka vend për përmirësime

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Arben Rakipi

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka deklaruar se drafti që i është paraqitur publikut është dokumenti më i mirë. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka deklaruar se elementi i parë në këtë draft është dekriminalizimi i veprave ndërsa i dyti është dënimi dhe masa e tij. Rakipi në fund theksoi se ata duan që të dekriminalizojnë eutanazinë dhe prostitucionin dhe sipas tij debati publik duhet të bëhet nëse duhet të dekriminalizohen këto apo jo. 

"Dokumenti në fjalë është dokumenti më i mirë që i është paraqitur publikut. Elementi i parë është dekriminalizimi i veprave, i dyti është dënimi dhe masa e tij. Të rëndësishme janë temat që nuk kanë përdorim në realitetin shqiptar dhe nuk ka ekspertë, kështu që nevojiten teknikët përkatës, si dhe redaktimi. Projekti duhet të përmirësohet në këto elementë. Shpreh vullnetin që të gjithë të kontribuojnë.

Dekriminalizimi i krimeve nuk është vetëm një qëndrim politik, një qëndrim politik është një votë në parlament, dhe për këtë qëllim, elementë të tillë si frekuenca e krimit, rrethanat e ndodhjes së tij dhe niveli i kriminalitetit nuk duhen anashkaluar. Me shumicën tonë unanime, këto krime duhet të penalizohen, por duhen kryer edhe sondazhe, si p.sh. nëse ia vlen të dekriminalizohet bigamia apo pirja e alkoolit në publik? Ne duam të dekriminalizojmë eutanazinë ose prostitucionin, për të cilat nuk është folur fare. Debati duhet të zhvillohet nëse aktet duhet të dekriminalizohen apo jo," tha Rakipi.

10 MUAJ ME PARE

Kodi i ri Penal/ Arben Rakipi: Për masat e dënimit jemi bazuar në disa burime

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Arben Rakipi

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka treguar bazat që grupi i punës ka marrë për paraqitjen e masave të dënimit. Gjatë fjalës së tij, Rakipi ka theksuar se janë disa nga burimet që ata janë bazuar, ku futet kodi aktual penal, praktikat gjyqësore si dhe eksperienca e anëtarëve të grupit të punës. 

"Ku është bazuar grupi i punës në paraqitjen e masave të dënimit. Disa janë burimet, i pari kodi penal aktual, burimi i dytë është, praktika gjyqësore, burim tjetër janë vepra të ngjashme të penaluzuar nga legjislacione të ngjashme, italiane, gjermane, burim tjetër janë direktivat. Burim tjetër që është mjaft i rëndësishëm, është eksperienca e anëtarëve të grupit të punës dhe në shumatoren e këtyre burimeve, çojnë në një konkluzion i cili është materializuar," tha Rakipi.

10 MUAJ ME PARE

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal, Manja: Do jenë 25 tryeza konsultimi, do miratohet kur të marrë dakordësinë në Bruksel

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur ditën e sotme në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit për ndryshimet në Kodin e ri Penal. Gjatë fjalës së tij, Manja deklaroi se gjithsej do të jenë 25 tryeza konsultimi publik ku do të diskutohen tematika të caktuara. Në fund të fjalës së tij, Manja ka theksuar se Shqipëria do të bëhet me Kod të rui Penal vetëm pas një procesi të gjerë konsultimesh publike dhe pasi të marrë vulën në Bruksel. 

"Të qartësojmë opinionin publik, drafti i është dërguar edhe disa ekspertëve italiane, në mes të shtatorit dhe deri në fund të vitit ky draft do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik, të ketë 25 tryeza të konsultimit publik duke përfshirë edhe aspekte të këtij kodi në lidhje me tematika të caktuara. Shqipëria do të ketë një kod të ri penal vetëm pas një procesi të gjerë konsultimesh publike dhe të marrë vulën në Bruksel, me mbylljen e negociatave dhe anëtarësimin e Shqipërisë brenda 2030, do të jetë një kod ekuivalent siç janë kodet penale moderne të BE, këtë qëndrim e ka rikonfirmuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar që do të kemi një kod të ri penal të dakordësuar me Brukselin," tha Manja. 

10 MUAJ ME PARE

Prezantimi i ndryshimeve në Kodin Penal/ Manja: E kemi porositur këtë draft për procesin e negociatave me BE

Dëgjesat publike për Kodin e ri Penal/ Manja: Do miratohet kur të
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur ditën e sotme në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit për ndryshimet në Kodin e ri Penal. Gjatë fjalës së tij, Manja deklaroi se ky draft që kur është prezantuar, ka krijuar debate dhe diskutime të shumta. Ndërkohë që theksoi se ky draft është porositur si përmbushje e detyrimeve dhe procesit të negociatave me BE. 

"Në 25 korrik prezantuam draftin por që nga 25 korriku gjatë të gjithë verës ka patur mjaft komente, analiza, debate e diskutime, por edhe shqetësime për aspekte të veçanta teknike të draftit dhe procesit të ndjekur për hartimin e Kodit. Kemi mbajtur shënim çdo gjë, por për hir të së vërtetës, duhet ta them që nga publikimi i draftit deri tani ka ardhur një numër shumë i vogël komentesh. Roli i ministrisë në këtë proces është ai i porositësit të draftit të Kodit të ri Penal. Jemi ne Ministria në emër të qeverisë që e kemi porositur këtë draft edhe si përmbushje e detyrimeve dhe procesit të negociatave me BE”, tha ai.

arben rakipi ulsi manja

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës