LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gegërishtja e Marjana Koçekut në Kuvend shkakton debat/ Deputetja: Refuzoj të flas gjuhën standarde. Reagimet: E papranueshme

•Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar pas kritikave për përdorimin e dialektit të gegërishtes në Parlament. •Nëpërmjet rrjeteve sociale ajo ka artikuluar se zgjedhja e saj për përdorimin e gegërishtes, është një akt përfaqësimi dhe qëndrimi politik. •Koçeku nënvizoi se parapëlqen të ruajë identitetin e vet duke u shprehur se gegërishtja është standardi i saj. •Nga ana tjetër, nuk kanë munguar kritikat dhe reagimet kundër deklaratës së deputetes. •Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, ka përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kritike ndaj deklaratës së deputetes. •Spaho e cilësoi deklaratën e deputetes si të papranueshme për një funksionar publik, duke shtuar se këto deklarata janë 'idiotësira' për të marrë vemendje.• Përvec reagimeve kundër të cilat kanë kritikuar deklaratën e Koçekut, ka patur edhe reagime pro të cilët kanë shprehur se, e gjithë trazira e krijuar në rrjet përbën një "luftë klasash". •Pavarësisht se debati mbi gjuhën është i hapur, përsa kohë që gjuha zyrtare që përdorim është kjo, askush nuk mund ta refuzojë. Aq më pak një deputet nuk mund ta refuzojë me qëllim, pasi është si të shkelësh ligjin me dijeni.

4 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

"Gegnishtja asht shqipja origjinale"/ Reagimet pro deklaratës së Koçekut: Luftë klasash

Gegërishtja e Marjana Koçekut në Kuvend shkakton debat/
Marjana Koceku

TIRANË- Deklarata e deputetes së Partisë Socialise Marjana Koçeku ka nxitur një debat të fortë mbi identitetin gjuhësor dhe trashëgiminë kulturore të veriut.

Përmes një reagimi, shkrimi i Astrit Canit e konsideron dialektin e gegërishtes si shtyllën origjinale të shqipes, duke kritikuar sulmet ndaj deputetes si një formë të mbetur të "luftës së klasave".

Reagimi plotë:

"Nji shkrim prej Astrit Cani ,që meriton me u lexu, bile me "detyrim si tekst shkollor" në zonat e "shkodrianëve", ktyne "armiqve të përhershëm të partisë"! Deputetja debutante me emrin kitsch Neomalësore, u gjind së mbrami në synin e ciklonit, ose ciklopit, ngase nuk flet neoshqipen. Madje ajo u qortue randshëm (por jo dhe bindshëm), se nuk na flitka as dialektin e gjyshave të saj të Dukagjinit. Porse për “me shitë p*rdhë” na përdorka të folmen e gropës së Shkodrës, që në fakt asht gegnishtja letrare.
E gjitha kjo duket krejt e ngatërrueme, por asht fare e thjeshtë. Gegnishtja asht shqipja origjinale, pra si thonte Gjon Shllaku, jo vetëm nuk asht dialekt, por asht gjuha ma e vjetër e kontinentit. Njiherit asht edhe gjuha ma e vjetër e kontinentit të letërsisë shqipe. Dhe n’asnji doracak historik të letërsisë shqipe, shkrimtarët e veriut, nuk quhen shkrimtarë dialektorë.
Ktë pretendim retroaktiv nuk e pati as banda militante e Kongresit të drejtshkrimit, e cila, kurr nuk pretendoi t’i impononte folësit neoshqipen e vet, përderisa u vetëmbiquejt “e drejtshkrimit”dhe jo “e drejtshqiptimit”, pra vendosi disa rregulla drejtshkrimore, që thjesht e komplikuen punën. Por ma shum e ndërlikuen mediat komerciale që dolën nga putschi i ‘97s, që e vazhduen luftën gjuhësore si luftë klasash e aplikueme kundër qytetarisë së vjetër. Dhe lanë jashtë tregut gjuhësor shumicën e shqiptarisë, që shkon prej Elbasanit deri në Bosnje. Rezultati: rinia kosovare me komplekse neokoloniale, në pamundësi me folë shqipen standarte - të cilën nuk e flet askush përveç inteligjencës artificiale!, - parapërdor anglishten e globalizmit, si gjethu fiku, me mbulue dekontestualizimin e vetë energjisë burimore të tabanit ku gjallon.
Edhe fjalori i gjuhës së sotme shqipe, që gjoja u përditësue online, e vazhdon ktë luftë klasash, dhe deri diku ia mrrin qëllimit që intelektualëve të “klasës” së përmbysun, t’iu rrotullohen eshtnat në vorr.
Neomalësorja mbasi i bashkohet luftës së klasave tek pranon të tufëzohet me Ps-në, kujtohet për luftën e individit, dhe nuk pranon të etiketohet si neomaloke, te nji media komerciale që i atashohet shtabit kundërkulturor me qendër në Tiranë. Dhe kta që janë kundërkulturor, kur vjen te gjuha bajnë si patriot!! Ato media që ma shum se asgja mundësuen shkatërrimin e çdo përkatësie identitetare dhe etike të shqiptarëve anembanë planetit, po ato pretendojnë se po i mësojnë shqip shqiptarëve.
Dhe asht shum kundërzbulues fakti, se pikërisht n’epokën e inkluzivitetit ndodh mobilizimi total mediatik për me lanë jashtë çdo përfaqësim të origjinalit, çka tregon edhe njiherë funksionin përjetësisht defiçitar dhe debilizues të pushtetit!
Nji model konstruktiv i kundërvendos luftës së klasave (e cila referon veç te pushteti i djeshëm dhe i sotëm), luftën e individit! Dhe jo luftën e individit kundër individit, por luftën e individit kundër pushtetit! Dhe kjo asht forma ma e shenjtë e çdo lufte - ajo që len shenj. Shumica e shqiptarve i thonë njishit nji, dhe pamvarësisht se në shkolla na bajnë me shkrue një, ne prap do ta shqiptojmë, nji, pra njih!", shkruhet në Facebok./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Refuzoj të flas gjuhën standarde”/ Reagon ish-deputeti Spaho pas deklaratës së deputetes Koçeku: Je e pazonja të kontribuosh në shoqëri

Gegërishtja e Marjana Koçekut në Kuvend shkakton debat/
Marjana Koçeku

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, ka përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kritike ndaj deklaratës së Deputetes Koçeku lidhur me dialektin e gegërishtes.

Në një postim në Facebook, Spaho e cilësoi deklaratën e deputetes si të papranueshme për një funksionar publik, duke theksuar se gjuha standarde është një arritje e cila nuk mund të vihet në diskutim në institucionet shtetërore. Sipas tij, këto deklarata janë 'idiotësira' për të marrë vemendje.

Reagimi i plotë:

"Ti refuzon te flasesh gjuhen standarte ne funksione shteterore sikurse ai qe mban, sepse je fyçke. Kur je e pazonja te kontribuosh me ndonje gje ne shoqeri, fillon e thua idiotesira per te terhequr vemendjen. Gjuha standarte eshte pranuar nga nje kongres i shkencetareve te gjuhes shqipe te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe albanologeve me te shquar te kohes qe ne vitin 1972.
Thene kete, askush nuk i ka mohuar vlerat gegenishtes, por per ti unifikuar shqiptaret ne nje dialekt te vetem, eshte pranuar ajo qe quhet gjuha standarte. Sepse dikur ata qe nuk i deshin te miren Shqiperise, jugun dhe veriun e saj i konsideronin pjese jo te nje trungu dhe gjuhe kombetare. Ka plot hajvaner qe predikojne qe ndonje dialekt eshte shume me i mire se gjuha zyrtare.
Ka hajvaner te tjere qe predikojne per dy kombe te ndryshem, kombin shqiptar dhe kombin kosovar, bazuar ne dialektet qe flasim ne jeten e perditshme dhe ne zhargon.
Nje idiote si ti zgjidhet rastesisht deputete dhe i jep te drejten vehtes te kthehet ne fantazma te tejkaluara dhe te thote mbrockulla te tilla. Po ti thoshe keto kur kullosje dhite askush nuk do te jepte vemendje. Sot ne duhet te degjojme idiotesira te tilla sikur ti ke thene ndonje thagme. O Edi Rama, disiplinoji keto debile, mos i lere te thone cfare ju dikton mendja e ngushte, meqenese jane deputete. Duke folur keshtu, ty te nxjerrin bojen, pa per ceshtjen e gjuhes askush me mend ne koke, gege a toske, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo albanolog nuk ja var teneqen.", u shpreh Spaho./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Rri në gardhin tim, e s'përtyp asfaltin e Tiranës/ Reagon deputetja Koçeku pas trazirave në rrjet: Gegnishtja asht standardi jem

Gegërishtja e Marjana Koçekut në Kuvend shkakton debat/
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, i është përgjigjur kritikave në rrjet lidhur me përdorimin e dialektit gegë.

Përmes një reagimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka mbrojtur zgjedhjen e saj  duke e vlerësuar gegërishten si të barasvlershme me gjuhën standarde. Koçeku nënvizoi se parapëlqen të ruajë identitetin e vet duke u shprehur se gegërishtja është standardi i saj.

Reagimi i plotë: 

“E shoh që asht ngritë stuhi në gotë për hiçgja mbi deklaratën teme pse refuzoj me e folë gjuhën standarde. Di me ju thanë se gegnishtja asht standardi jem. Edhe sikur me m’dhanë malet në njanën dorë e detet n’dorën tjetër, vetë kohën me ma falë, unë s’kam me e lëshue gegnishten teme. Ndoshta ndokush mundet me m’quejtë fanatike apo të prapambetun apo anakronike, po njikohësisht jam edhe romantike, e gjuhës teme. Ju, me zhgjetimet tueja komentesh facebooku, po m’kërkoni për me i hangër fjalët e mue m’duket se po m’thoni me hangër gurët e zallit të lumit ku jam rritë, gurët e kullës teme që gjyshi jem i ka bajtë me ditë të tana n’shpinë, me i hangër vetë paraardhësit e mi. Unë kyt gja nuk mundem me e bâ. Ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës”, shkruan Koçeku.

Pavarësisht se debati mbi gjuhën është i hapur, përsa kohë që gjuha zyrtare që përdorim është kjo, askush nuk mund ta refuzojë. Aq më pak një deputet nuk mund ta refuzojë me qëllim, pasi është si të shkelësh ligjin me dijeni./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Gegnishja jeme asht ma politike"/ Deputetja Koçeku: Në vend që të trajtohet si dhunti, shihet si pengesë

Gegërishtja e Marjana Koçekut në Kuvend shkakton debat/
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar pas kritikave për përdorimin e dialektit të gegërishtes në Parlament. 

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ajo ka artikuluar se zgjedhja e saj për përdorimin e gegërishtes, është një akt përfaqësimi dhe qëndrimi politik. Ajo shprehet se e refuzon gjuhën standarde, duke e konsideruar gegnishten një formë më të fortë identiteti. 

“Asht për t’ardh keq që dialekti jonë geg, n’vend që me u trajtue si dhanti, shpesh prej disave shihet si pengesë. Po lexoja rastësisht komentet dhe po shoh që e njëjta qasje si ajo e intervistuesit pasqyrohet edhe te shumë njerëz të tjerë. E përsëris edhe një herë se gegnishja jeme asht ma politike dhe refuzoj me e fol gjuhën standarde”, shkruan Koçeku.

Pavarësisht se debati mbi gjuhën është i hapur, përsa kohë që gjuha zyrtare që përdorim është kjo, askush nuk mund ta refuzojë. Aq më pak një deputet nuk mund ta refuzojë me qëllim, pasi është si të shkelësh ligjin me dijeni./Dosja.al

marjana koceku ps

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!