LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DEBATE&HUMOR/ KLSH: 615 milionë euro dëm ekonomik. Braçe: Në 2021 apo ndër vite?

• Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar rreth 615 milionë euro dëm ekonomik. Në raportin e bërë nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend, kreu i KLSH-së, Arben Shehu tha se në shqyrtimin e buxhetit faktik i vitit 2021, është vënë re që 19 miliardë lekë, apo gati 615 milionë euro janë dëm i pastër ekonomik, ndërsa pjesa tjetër i përket efekteve negative në buxhet si pasojë e parregullsive në të ardhura e shpenzime. • Shehu ngriti gjithashtu shqetësimin për ndryshimet e hërëpashershme të buxhetit. Kreu i KLSH-së tha se nga auditimet janë konstatuar shkelje të disiplinës si në performancën e administrimit të të ardhurave në zëra të caktuar, ashtu edhe në përdorimin joeficent të fondeve publike. • Këto të dhëna ngritën pikëpyetje tek deputetët. Socialisti Erion Braçe kërkoi të dijë nëse bëhet fjalë vetëm për vitin 2021 apo për shkeljet ndër vite. Ndërsa demokratja Jorida Tabaku tha se duhet të dijë borxhet e ndërmarrjeve të sektorit energjitik. • Debate pati mes Braçes e Tabakut. Tabaku u shpreh se në raportin e sivjetshëm të prezantuar nga ministria janë konstatuar të njëtat shkelje si vitin e shkuar sa i përket kontratave koncensionare kryesisht asaj në shëndetësi ku shteti paguan për punë që koncensionari nuk i kryen.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kreu i KLSH ‘shkrin së qeshuri’ deputetët: Braçe, për ty do flas në fund. Socialisti: Po, po, rrofsh

DEBATE&HUMOR/ KLSH: 615 milionë euro dëm ekonomik. Braçe:
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Deputetët janë ‘shkrirë së qeshuri’ nga përgjigjia që ka dhënë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu. Referuar fjalës së deputetes demokratike, Shehu tha ajo kishte bërë një studim të shkëlqyer, por kjo ka shkaktuar të qeshura në Kuvend. Shehut ia ndërpreu fjalën Braçe, i cili tha se edhe ai ai kishte ngritur një pyetje, por Kreu i KLSH u shpreh se për socialistin do ta kishte në fund një koment.

Pjesë nga replikat:

Arben Shehu: Në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga zonja Tabaku, ne ndihemi shumë të vlerësua. Ajo ka bërë një studim tepër serioz të materialeve tona, tepër profesionale.

(Kuvendi qesh)

Erion Braçe: Ne pyesim këtu, ju lavdëroni, po, po…

Arben Shehu: Komentin për zotin Braçe e kam ruajtur për në fund.

Erion Braçe: Po, po rrofsh, faleminderit.

3 VITE ME PARE

EKONOMIA/ Deputetët kërkojnë llogari nga KLSH, Braçe: 45.3 mld humbje në 2021 apo ndër vite?

DEBATE&HUMOR/ KLSH: 615 milionë euro dëm ekonomik. Braçe:
Arben Shehu

TIRANË- Deputetët kanë kërkuar llogari në lidhje me raportin e lexuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit Referuar shkeljeve, socialisti Erion Braçe kërkoi të dijë nëse bëhet fjalë vetëm për vitin 2021 apo për shkeljet ndër vite. Ndërsa demokratja Jorida Tabaku tha se duhet të dijë borxhet e ndërmarrjeve të sektorit energjitik.

Pjesë nga replikat:

Erion Braçe: Këto shkeljet, ky dëmi i referohet vetëm vitit 2021, kjo është e para. E dyta që kam. Sepse ku lexohen këto shifra, u tregohet qytetarëve që ja sa është vjedhur. Kjo është ajo që dua të di. Këtu kam pyetjen, ju pretendoni se janë 45.3 miliardë lekë, të ardhura të munguar në tatime? Në 510.5 miliardë në total, e pastaj në një shifër që vjen më e vogël. 398 miliardë lekë ju pretendoni që mungojnë 45.3 miliardë, nëse është kështu dua tipologjinë e të ardhurave të munguara. Nuk mendoj që kemi ëngjëj. E munguar, thuhet kjo para mungon në tatime, tipologjinë e shkeljes që ka kushtuar 45.3 miliardë. Sepse nëse unë vij me faturë origjinale gjermane dhe ti më thua duhet të mbaje referencën, më vjen keq nëse është kjo tipologji. Ndaj dua ta di.

Jorida Tabaku: Nga 130 auditime, 104 kanë rezultuar me gabime. Si jepet një përshtypje pozitive për buxhetin faktit kur nga 130 auditime ka 104 me probleme. Kur unë kam folur për çështjen e rindërtimit, më është hedhur i gjithë komisioni sipër, porn ë fakt sot e vërtetojmë këtë gjë.  Janë planifikuar 67 miliardë lekë dhe janë hardhuar 97 miliardë lekë. Që do të thotë se qeveria shqiptare ka shpenzuar pa planifikuar këto shpenzime. Qeveria s’i ka pasur forndet në dispozicion, por janë shpenzuar. Faturat e arbitrazhit, totali vlera në euro është 388 milionë euro dhe kjo gjë konfirmohet dhe nga raporti juaj. Këtë kam pyetur edhe tek Avokatura e Shtetit, në raportin e këtij viti vlera është 55 milionë euro dhe këto çështje nuk janë më, unë i kam të gjitha me shkresa që nga viti 2017 në vijim. Janë të gjithë që më janë konfirmuar nga avokatura e shtetit. Çështja e tretë janë detyrimet në sektorin e energjisë. Unë kisha nevojë për një informacion, sa janë borxhet e ndërmarrjeve të sektorit energjitik? Vijojnë ta paguhen në shkelje?

Emilja Koliqi: Dua të evidentoj edhe disa mungesa që ka raportimi për zbatimin e buxhetit të vitit 2021. Akoma sot nuk ka një raport për vitin 2021, sa është vlera e kontratave koncensionare, në vitin 2022, kjo ka qenë 45.6 % dhe ka një rritje, në vitin 2013. Sa është në vitin 2021?

Arben Shehu: Në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga zonja Tabaku, ne ndihemi shumë të vlerësuar. Ajo ka bërë një studim tepër serioz të materialeve tona, tepër profesionale.

(Kuvendi qesh)

Erion Braçe: Ne pyesim këtu, ju lavdëroni, po, po…

Arben Shehu: Komentin për zotin Braçe e kam ruajtur për në fund.

Erion Braçe: Po, po rrofsh, faleminderit.

3 VITE ME PARE

Buxheti faktit 2021/ KLSH: 615 milionë euro dëme, 771 milionë lekë shkelje nga bashkitë, tendera e shpërdorim fondesh!

DEBATE&HUMOR/ KLSH: 615 milionë euro dëm ekonomik. Braçe:
Arben Shehu

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar rreth 615 milionë euro dëm ekonomik. Në raportin e bërë nga Komisioni i Ekonomisë në Kuvend, kreu i KLSH-së, Arben Shehu tha se në shqyrtimin e buxhetit faktik i vitit 2021, është vënë re që 19 miliardë lekë, apo gati 615 milionë euro janë dëm i pastër ekonomik, ndërsa pjesa tjetër i përket efekteve negative në buxhet si pasojë e parregullsive në të ardhura e shpenzime. Shehu ngriti gjithashtu shqetësimin për ndryshimet e hërëpashershme të buxhetit. Kreu i KLSH-së tha se nga auditimet janë konstatuar shkelje të disiplinës si në performancën e administrimit të të ardhurave në zëra të caktuar, ashtu edhe në përdorimin joeficent të fondeve publike.

"Rreth 19 miliardë lekë, apo gati 159 milionë euro llogaritet dëm i pastër ekonomik, ndërsa pjesa tjetër i përket efekte negative në buxhet si pasojë e parregullsive në të ardhura e shpenzime. Shpenzime buxhetore të kryera përbëjnë 33.6% të prodhimit të brendshmëm bruto. Defiçiti buxhetor ka rezultuar 85 mijë e 397 ,milionë lekë, është përodrur 71% dhe janë realizuar vetëm 95% të shpenzimeve. Buxheti i vitit 2021 është karakterizuar nga ndryshime të shumta, duke nisr në muajin shkurt dhe duke u mbyllur vetëm një muaj para përfundimit të vitit. Numri i lartë i ndryshimit tregon se buxheti fillestar nuk ka qenë realist dhe kjo gjë lëkund besueshmërinë. KLSH ka konstatuar problematika me koncesionet në shëndetësi lidhur me pagesat e shërbimeve të pakryera duke sjellë një efekt negative për buxhetin e shtetit. Kjo shfaq dhe punën jo sistematike. Të ardhurat nga tatimet dhe nga fondet special nuk janë mbledhur. Ka tejaklim krahasuar me të ardhurat e planifikuara, të ardhurat në tatime dhe dogana janë tejkaluar, TVSH-ja brenda për 1180 milionë lekë nuk është mbledhur. Janë konstatuar shkelje të disiplinës si në performancën e administrimit të të ardhurave në zëra të caktuar, ashtu edhe në përdorimin joeficent të fondeve publike. Përsa i përket fushës së prokurimit publik, ka mangësi të konstatuara në përgatitjen e kontratave, zbatimin e tyre, dorëzimin në kohë të punimeve. Janë gjetur dhe shkelje në tendera. 771 milionë lekë shkelje në buxhetin vendor,"- tha Shehu. 

3 VITE ME PARE

"Ule zërin", debate tek Ekonomia/ Braçe-Tabakut: Më ngjan me Fridën, aty aty jeni

DEBATE&HUMOR/ KLSH: 615 milionë euro dëm ekonomik. Braçe:
Erion Braçe

TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku po diskutohet miratimi i projektligjit për buxhetin faktit për vitin 2021. Kështu ka pasur replika dhe kundër replika mes deputetes së PD, Jorida Tabaku dhe atij socialist Erion Braçe sa i prket rritjes ekonomike dhe rritjes së pagave. Tabaku tha se shteti nuk mund të shihet kurrë si punëdhënësi më i madh në vend teksa akuzoi dhe njëherë qeverinë se paguan koncensionarët për shërbime që nuk kryhen.

Ndërkohë dhe deputeti socialist nuk la pa kritikuar qeverinë sa i përket rritjes së pagës minimale, për të cilën tha se kompanitë e mëdha nuk referojnë atë të vendosur nga shteti dhe se ka një marrëveshje të heshtur mes shtetit dhe sipërmarrjeve të mëdha që ajo pagë të përdoret vetëm për kontributet shoqërore. Ai tha se sipërmarrjet e mëdha tani kanë vendosur monopol mbi punonjësit. Tabaku i kërkoi Braçes të ulë tonin e zërit teksa nuk mungoi dhe përgjigjia e këtij të fundit, i cili u shpreh se Tabaku i ngjan me ministren e Bujqësisë Frida Krifca e cila gjatë interp[elancave në Kuven i ka kërkuar disa herë që të ulë tonin e zërit.

Diskutimet:

Jorida Tabaku: Nuk mund të jetë shteti punëdhënësi më i madh...

Erion Braçe flet pa mikrofon, nuk dëgjohet.

Eduart Shalshi: Ju lutem mos i ndërhyni.

Jorida Tabaku: Na lini të lexojmë këto që na keni dhënë se ato po lexojmë. Unë ngrita problemin për rindërtimit. Nuk ka asnjë shpenzim jashtë ligjit të buxhetit të shtetit, ka vetëm shpenzime brenda buxhetit të shtetit. Ti akoma po vahzdon po akomodon këto fonde se si e keni shkruan ligjin se si i keni tenderuar fondet atë e di qeveria, kjo është një përgjegjësi shumë e madhe. Ka njëkohësisht pagesa të kryera nga viti i mëparshëm.  Kur nuk e krye siç duhet kontratat pse qeveria shqiptare vazhdon ti paguajë. Ndërkohë që flasim ERE ka njoftuar se në muajin nëntor do të futet në fuqi fasha 800 KW dhe mbi këtë fashë qytetarët do të paguajnë me 44 lekë për kilovat.

Erion Braçe: Sa i përket pagës minimale ka një marrëveshje të heshtur për pagën minimale që ajo pagë të jetë referuese për pagimin e kontributeve shoqërore me qëllim që këtyre biznesmenëve të mëdhënj që tashmë kanë dhe monopolin mbi bizneset...

Jorida Tabaku: Uleni zërin...

Erion Braçe: Faleminderit ma thotë edhe Frida këtë, jeni të dyja aty aty  Paga minimale në këtë vend nuk është kurrë paga e caktuar me vendim qeverie. Ështa favor që i bëhet sipërmarrjeve të mëdha private me një numër të madh punonjësish.

3 VITE ME PARE

Ekonomia/ Braçe: Ku kanë shkuar 45 miliardë euro që mungojnë në arkën e shtetit? Tabaku: Paguajmë koncensionarët për punë që nuk kryhen

DEBATE&HUMOR/ KLSH: 615 milionë euro dëm ekonomik. Braçe:
Erion Braçe

TIRANË- Në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet miratimi i projektligjit për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2021. Ministrja e Ekonomisë dhe ekipi i ministrisë paraqitën para deputetëve raportin vjetor. Deputeti socialist Erion Braçe u ndal në disa pika të prezantimit ku sipas tij në raport thuhet se 45.3 miliardë euro mungojnë në buxhetin e shtetit dhe nuk dihet se ku kanë shkuar këto para. Nga ana tjetër deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se në raportin e sivjetshëm të prezantuar nga ministria janë konstatuar të njëtat shkelje si vitin e shkuar sa i përket kontratave koncensionare kryesisht asaj në shëndetësi ku shteti paguan për punë që koncensionari nuk i kryen.

Erion Braçe: Kur lexon shifrat, duke nisur nga gazetarët do të mendojnë shiko sa janë vjedhur. Në 510 miliardë në total e pastaj tek një shifër që vjen më e vogël, në 385 miliard lekë ju mendoni se ka 45.3 miliardë lekë të mungura. Ju lutem mund të thoni tipologjinë e kësaj, tipologjinë e shkeljes që është bërë. Sepse në qoftë se unë vij me faturë në doganë dhe ti më tghua se dua të mbaje referencën dhe referenca është kjo.

Jorida Tabaku: Kisha pyetje për tre elememtë që më kanë shqetësuar. Si mundet që të ketë një përshtypje pozitive dhe të jepet vlerësim për buxhetin faktit ku nga 130 raporte 103 dalin me probleme. Në këtë raport konfirmohet ajo që kam thënë unë. Risku i normave të interesit si materializohet në riskun e buxhetit. Unë shikoj të gjitha sugjerimet që unë kam dhënë për kontratat koncensionare, kontrolli i centralizimit, të njëjta gjetje me vitin e kaluar, të gjitha gjetjet për koncensionin e shëndetësisë janë me të njëjta shkelje. Paguhet nga buxheti i shtetit për të njëjtat shkelje, më pak kontrolle, më pak sete laboratorike.

komisioni i ekonomise 28 tetor 2022 erion brace arben shehu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet