Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
•Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së viziton sot Kosovën. •Bujar Osmani do të zhvillojë një takim më krerët e shtetit, me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në orën 12:20 në ndërtesën e qeverisë. •Osmani fillimisht ka zhvilluar një takim me homologen e tij Donika Gërvalla, ku ka shprehur mbështetjen e fuqishme për dialogun Kosovë-Serbi, specifikisht miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.
1 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani gjatë vizitës në Kosovë është takuar me homologen e tij Donika Gërvalla. Gjatë takimit Osmani tha se Maqedonia e Veriut, e mirëpret progresin e fundit në dialog, specifikisht miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur.
"Ne mbështesim fuqishëm Dialogun e udhëhequr nga BE. Jam i inkurajuar nga progresi i fundit, duke përfshirë miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Siç e vura në dukje në Bosnje dhe Hercegovinë dhe riafirmova dje në Serbi, është thelbësore që ne të kthejmë me vendosmëri faqen dhe të shikojmë, së bashku, drejt së ardhmes”,- ka thënë ai.