Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sitën e sotme në fshatin Golluboc të Malishevës. Bëhet me dije se viktimat janë vëllezër, ndërsa autori i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre. • Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. • Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve. • Sipas hetimeve paraprake, Astrit Isufi ka shkuar sot në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. • Por, pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. • Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës. Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte. • Sipas mediave të Kosovës, trupat po dërgohen për ekzaminim, ndërsa dyshuari është në kërkim dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij. • Sakaq, Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ku dy vëllezër, Driton dhe Naim Morina u vranë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait. Personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.
Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, Isufi ka shkuar për ta marrë bashkëshorten, por pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.
“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes për Sinjalin./Dosja.al
KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës. Bëhet me dije se autori i krimit Astrit Isufi, i cili është në arrati është dhëndri i viktimave. Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre.
Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve. I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Por, pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.
Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës. Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte.
Sipas mediave të Kosovës, trupat po dërgohen për ekzaminim, ndërsa dyshuari është në kërkim dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij. Sakaq, Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al
KOSOVË- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sitën e sotme në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.
Lajmin për ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar policia e Kosovës. Në deklaratën e policisë thuhet më tej se krimit ka ndodhur pas një debati.
“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha ai./Dosja.al