Hasmëria mes fiseve Reçi dhe Bardhaj në Rrëshen! Qëlluan me armë zjarri drejt nipit të Kastriot Reçit, i riu shpëton paq, në kërkim babë e bir
Qëlluan për të vrarë Saimir Reçin, zbulohen EMRAT e babë e bir nga Rrësheni 26 Mars, 20:29 ...
Qëlluan për të vrarë Saimir Reçin, zbulohen EMRAT e babë e bir nga Rrësheni 26 Mars, 20:29 ...
ME VIDEO- U përplas me një makinë, aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, xhama kudo 26 Mars, 1...
Takimi me Kurtin/ Rama: Ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë 26...
VIDEO/ Garazhi i mbuluar nga tymi i zjarrit, shkojnë dy zjarrfikëse në zonën e ish-parkut të Autobusave 26 Mars, 14:45...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është nën hetim nga autoritetet amerikane. • Berisha publikoi dokumentin që tregon se Rama është në përgjim për lidhjen e tij me zyrtarin e FBI, Charles McGonigal dhe takimet me Agron Nezën. • Berisha tha se heshtja 5 ditore e Ramës lidhet me një këshillë të ambasadores, Yuri Kim, e cila sipas tij është gjithashtu e implikuar rëndë në këtë çështje. • Berisha ngriti një pyetje sot sepse Lulzim Basha "viktimë" e lobimit të Agron Nezës në SHBA, dhe e quajti "viktimë-Basha". • Berisha tha se është momenti që Basha të flasë dhe të tregojë se kush po i bën presion.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, ndërsa i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos marrë urdhëra politikë për të penguar opozitën.
Sali Berisha: KQZ njeh vetëm vendimin e 25 marsit 2022, nëse zbaton porositë politike të një njeriu që meriton të jetë për aktin korruptiv në burg, për dëmin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe ju garantoj juve se për 2 ose më shumë dekada, dëmi nuk riparohet. SHBA e pret këtë akt nga Koreja, Mianmari, Putin e Lukashenko e jo nga një vend anëtar i NATO. Shqiptar, përbuzeni këtë njeri pa moral. /Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti parlamentin "Parlamenti Linda Rama", duke e pagëzuar kështu kryeparlamentaren me mbiemrin e kryeministrit. Për të bërë dallimin nga bashkëshortja e kryeministrit, Berisha tha se nuk e kishte për "Lindën e Surrelit".
Pyetje: Protesta me Metën për të enjten?
Sali Berisha: Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe përballimin e kësaj situate kritike. Gjetëm pajtim të plotë për atë që duhet të mbajmë ndaj parlamentit Linda Rama. Parlamenti Linda Rama ka humbur çdo legjitimitet, jo Linda e Surrelit, por tjetra. Ka humbur legjitimitetin me aktin që ka bërë (referuar përjashtimit). /Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kryer një udhëtim të fshehtë në SHBA. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha theksoi se Veliaj është i implikuar në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal kokë e këmbë. Ndërkohë që theksoi se hetimi do të tregoj nëse Veliaj shkoi në SHBA për të dëshmuar apo për ndonjë çështje tjetër.
"Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshetë. është në tavë, është te xhepi i implikuar. Shkoi për të dëshmuar apo shkoi për çështje tjetër, ketë ta tregoi hetimi," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen pas skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha po ashtu theksoi se ka ministra në qeverinë Rama që duan të japin dorëheqjen për shkak të kontakteve që kanë patur me McGonigal.
"I bëj thirrje Ramës dhe kabinetit të tij qeveritar që të japin dorëheqjen menjëherë. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqjen, për shkak të kontakteve që ata kanë patur me McGonigal," tha Berisha.
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha ka lexuar sot një dokument të "Jurisë së Madhe" që ka marrë në ngarkim çështjen në ngarkim të ish-zyrtarit tëe FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare. Berisha tha se Rama është në përgjim dhe hetim nga autoritetet amerikane, për çështjen McGonigal. Në dokumentin e cituar nga Berisha, i cili disponohet edhe nga Dosja.al, kryeministri Edi Rama është zyrtari i vetëm që përmendet nominalisht me emër dhe ku thuhet se bisedat, takimet, udhëtimet dhe kontaktet e McGonigal me Agron Nezën dhe Ramën duhet të paraqiten në Gjykatë.
"Këto ditë, moria e lakejve kanë bërë gjithçka për t’u dezinformuar jo në mënyrën më të turpshme.
Ata ju kanë mashtruar ju se Edi Rama nuk është nën hetim. Ky është një trillim i paskrupullt.
Të tjerë mund ta kenë bërë me naivitet.
Sidoqoftë, ky është një akt i shëmtuar ndaj informimit të publikut shqiptar.
Edi Rama, me vendim të gjykatës së SHBA, është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e Madhe me 24 vetë, është juria më e madhe për çështjet më sensitive, ka autorizuar prokurorin, ka paraqitur këto kërkesa që i ka miratuar Juria e Madhe për të hetuar, për të nisur hetimin për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare.
Prokurori ka marrë autorizimin e gjykatës.
Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë më mënyrë të paskrupullt.
Një urdhër i tillë është hetim, hetim dhe vetëm. Dhe ky urdhër thotë se e kam lexuar në shtator dhe po e lexoj përsëri:
-Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon,
Çdo dhe të gjithë regjistrimet, materialet nën posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo vetëm të mesazheve, teksteve celulare, mesazheve, emaileve elektronike, mesazheve të enkriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet mes jush dhe Charles McGonigal lidhur me pikat në çështjet që vijojnë:
Agron Neza, Lou Bladel- paraardhës i McGonigal në disa kontrata me Edi Ramën, qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
A e kuptoni? Çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.
Pra, është qeveria e Republikës së Shqipërisë, çdo person i lidhur me të, dhe kryeministri Edi Rama.
Çfarë do të thotë kjo? Nuk është vetëm Edi Rama, janë të gjithë ministrat, janë të gjithë agjencitë e lidhura. Ky është hetimi më global që i është bërë qeverisë së Shqipërisë në historinë e saj.
Të hetohet çdo udhëtim që ka bërë Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi.-tha Berisha ndër të tjera, referuar dokumentit që shihni më poshtë./Dosja.al
TIRANË- Dokumenti i mëposhtëm është ai që lexoi kryedemokrati Sali Berisha në një dalje për mediat këtë paradite, teksa vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama pas përmendjes së emrit të tij në dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Sipas Berishës, kjo shkresë ka dalë nga gjykata dhe tregon se Rama është përgjuar e është vënë nën hetim për lidhjet e tij me McGonigal dhe Nezën.
"Mashtojnë duke thënë se Edi Rama nuk është në hetim. Edi Rama është në hetim nga gjykata e SHBA."-tha Berisha ndër të tjera.
Çfarë thotë dokumenti?
Në shkresë është thirrja e Jurisë së Madhe për t'i vënë në dispozicion regjistrime dokumente ose materiale që lidhen me dosjen e ish-agjentit Charles McGonigal. Aty përmenden mesazhe, biseda e takime të mundshme të regjistruara mes McGonidal, Agron Nezës që në dosje del si Personi A dhe kryeministrit Edi Rama.
Përkthimi i dokumentit:
Thirrja e jurisë së madhe: Regjistrime, dokumente ose materiale që lidhen me sa vijon
Çdo e dhënë dhe të gjitha regjistrimet ose materialet që dokumentojnë çdo komunikim personal, duke përfshirë, mesazhet celulare me tekst, mesazhet e postës elektronike, mesazhet e koduara të aplikacionit celular, mesazhet zanore, letrat ose komunikime të tjera mes Charles McGonigal në lidhje me sa vijon temave:
Agron Neza, Spectrum Risk Solutions, Inc., dhe/ose A&E International;
Donald Aviv dhe/ose Interfor inc.;
Thomas Fitzgerald dhe/ose Guardian Consulting LLC; d. Louis Bladel dhe/ose Ernst & Young Global Limited;
Qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, por pa u kufizuar vetëm tek ai.
Qeveria e Republikës së Kosovës ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Kosovës;
Qeveria e Malit të Zi ose çdo person i lidhur me qeverinë e Malit të Zi;
Qeveria e Bosnje dhe Hercegovinës dhe/ose çdo person i lidhur me qeverinë e Bosnje dhe Hercegovinës;
Davud Zahirovic dhe/ose Zada Pharmaceuticals, një korporatë me bazë në Bosnjë dhe Hercegovinë;
Takime, takime të planifikuara ose takime të parashikuara midis Charles McGonigal dhe/ose çdo punonjësi të FBI-së me përfaqësues të Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara;
Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Republikën e Aibania, Republika e Kosova, apo Mali i Zi;
Pagesat ose dhuratat e dhëna Charles McGonigal nga Agron Neza, Dorian Ducka, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës ose Republikës së Malit të Zi;
Pagesat ose dhuratat e ofruara për ju nga Charles McGonigal nga 1 Prilli 2017 deri më sot DHE 2. Të gjitha të dhënat, dokumentet ose materialet në lidhje me pagesat ose dhuratat e ofruara nga Charles McGonigal nga 1 prilli 2017 e deri më tani Ju lutemi drejtojini të gjitha pyetjet në lidhje me këtë thirrje në: SA Robert Shaw Byroja Federale e Hetimeve 11000 ëilshire Bulevardi, Suite 1700
Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ambasadoren Yuri Kim se është pjesë e kontakteve të zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, fill pasi takoi aleatin e tij, Ilir Meta, Berisha i bëri thirrje FBI të hetojë Kim dhe rolin e saj në këtë çështje.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kodi i Heshtjes po respektohet me fanatizëm nga guvernatorja që nuk ka lënë gjë pa komentuar. Nuk shqipëron një fjalë të vetme, nuk ka një shprehje të vetme, si ka mundësi kjo? çfarë interesash përfaqëson guvernatorja? A ka shqiptar që nuk pret një reagim të saj? Ju them unë, komentet për këtë ngjarje janë përvëluese për ata që janë të implikuar. Në llojin e saj, guvernatorja është një McGonigal. Ndaj saj janë lëshuar akuza të çdo lloji, nëse McGonigal nisi me manipulimet për dosjet ruse, ajo vazhdoi veprën e tij të zezë me shpifje dhe trillime, me sulme aprincipiale. Nuk ka parime nuk njeh vlera. Duke rendur nga zyra në zyrë e nga studioja në studio për të shkatërruar opozitën dhe për ti caktuar asaj kryetarin. Por nuk e mendoj unë që është kjo që e ka bërë të heshtë. Arsyet janë të tjera. I bëj thirrje FBI dhe agjencive amerikane të hetojnë qëllimet ndaj McGonigal. A ka informuar ajo vendin e saj për takimet me të? Për veprimtarinë e tij dhe vizitat e shpeshta në Shqipëri? A ka informuar ajo për Derispaskën dhe kompanitë e tij në Shqipëri?
Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti shqetësimin se pse Lulzim Basha ka heshtur pas puvblikimit të të dhënave të çështjes "McGonigal" ku dyshohet se çështja e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA me para ruse është inicuar nga njerëz të qeverisë Rama. Berisha tha se ai është peng, por edhe si i tillë ka detyrim të flasë.
Sali Berisha: Viktimë- Basha hesht. Si ka mundësi? Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë. Guvernatorja qëndron ndërkohë pas heshtjes së tij të turpshme. Mirë Rama që është autor i një vepre makabre, po viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipëronjë një fjalë të vetme. I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen, si ka mundësi? A ka një detyrim ndaj atyre që e mbështesin akoma? Të bëjë transparencë dhe të thotë kush i bën presion për të mbyllur gojën. Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng Basha, por në situatën e re të krijuar, ai duhet të flasë. Ka një detyrim. Kodi i Heshtjes po respektohet si nga krimineli edhe nga viktima.
Ky reagim vjen pak ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se "zhdukja" e kryeministrit Edi Rama lidhet me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Berisha tha se Kim, e ka këshilluar Ramën që të deklarojë se nuk e ka mik Charles McGonigal në shqip por në anglisht.
Sali Berisha: Aferë e shëmtuar, akt që mund ta ndërmirrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Yong Un dhe vetëm ata, është një akt që kurrë një kryeministër i një vendi partner nuk mund ti lejonte vetes të ndërmerrte ndaj SHBA, vendit më kryesore në sigurinë e paqes, në hapësirën euroatlantike dhe në botë. Ndaj kësaj ngjarjeje tronditëse, Edi Rama u zhduk 5 ditë me kodin absolut të heshtjes. Edi Rama nuk foli një fjalë, u sëmur nga gripi diplomatik. Burime të tjera thonë se fluturoi jashtë vendit, por një gjë është e sigurtë, 5 ditë me radhë kur të gjithë mediat e botës lakonin emrin e tij, për fat të keq dhe të Shqipërisë. Korruptoi shefin e jashtëzakonshëm të FBI, Charles McGonigal. Sot, Edi Rama hesht, si kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Burime të besueshme më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës, ka luajtur rol guvernatorja Yuri Kim, që i ka kërkuar atij të mos bëjë asnjë deklaratë. Po këto burime informojnë se deklarata qesharake për të përgënjeshtruar miqësinë me McGonigal, deklaratë që po e tallin edhe mediat amerikane, ka qenë një këshillë e guvernatores.