LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më mbështet! Emrat e Alibeajt për zgjedhjet janë të Ramës

•Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar se protesta e 6 dhjetorit, do të nisë në orën 12:00 dhe do të zhvillohet para kryeministrisë. •Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha dënoi miratimin e projektit të Portit të Durrësit. Ai e quajti plaçkitjen më të madhe që iu është bërë vendit. •Në lidhje me bitcoin, kreu i PD-së thotë se është duke u përhapur nga vetë Rama dhe vëllai i tij. •Sali Berisha i ka akuzuar emrat e dalur nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet si të “përdorur” nga Edi Rama me qëllim që të dëmtojnë Partinë Demokratike. •Berisha u ndal te Agron Kapllanaj, për të cilin tha se është i shitur nga Rama, e ndërsa tha se kandidatët e Alibeaj blihen me pallate. •Për protestën e datës 6 dhjetor, Berisha deklaroi se ka marrë mbështetjen e Ilir Metës. •

15 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vendimi i gjykatës për PD/ Berisha: Edi Rama po përdor 'hanxharët' e vetingg-ut, ne nuk do të shuhemi

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se asnjë vendim gjykate i marrë nga Edi Rama nuk do e mbajë peng Partinë Demokratike. Duke folur për situatën në Partinë Demokratike dhe regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 majit Berisha nuk u përgjigj në mënyrë direkte por u shpreh se Partia Demokratike nuk do e ndalojë aksionin e saj opozitar. 

Pyetje: Në momentin që nuk arrit marrëveshja mes jush dhe zotit Alibeaj përpara selisë së Partisë Demokratike ju dhatë një deklaratë kurt thatë se askush nuk e merr peng Partinë Demokratike, si do të dilni në zgjedhje nëse gjykata vendos në favor të Alibeajt? 

Sali Berisha: Ka një vendim mas asaj date. Ka një vendim gjykate që e mban peng Edi Rama. Ne kemi punë me Edi Ramën armik kryesor i PD. Nuk kemi punë me gjykatën, e ka dhënë vendimin, Edi Rama shfrytëzion nëpërmjet hanxhareve të vetingut dhe nuk lejon regjistrimin. Gjithçka këtu është e përcaktuar nga Edi Rama. Me kod dhe lidhje ai vendim të çon në regjistrim. E them për çdo demokrat ka vetëm një rrugë përballja më e fuqishme me këtë armik të egër që do të zhduke pluralizmin. Edi Rama e ka shumë gabim ne nuk mund të shuhemi.

3 VITE ME PARE

'Mirë bëre...'/ Gazetarja e filmoi me telefon, Berisha i kërkon llogari: Çfarë bëre? Më duket se më rregjistrove

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme konferencën e përhershme me gazetarët. Ai vuri re se po filmohej gjatë gjithë kohës me telefon, nga një prej gazetareve. Në përfundim të konferencës, Berisha iu drejtua gazetares duke i bërë të ditur se ishte në dijeni se po filmohej edhe nga ajo. Kjo batutë u shoqërua me të qeshura në sallë.

'Çfarë bërë? Më rregjistrove më duket mua gjithë kohën ëëë. Mirë bërë mirë bëre. Aaa të falenderoj shumë, të falenderoj shumë'- tha Berisha.

'

3 VITE ME PARE

Rama mungoi në momentin e votimit, Berisha: Edhe në Hënë po shkoi do sillet para drejtësisë

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, në momentin e votimit të projektit të Portit të Durrësit. Ai u pyet nga gazetarët, gjatë konferencës së përjavshme, se si e gjykon si lëvizje. Berisha u shpreh se Rama edhe po të shkojë në hënë do të sillet para drejtësisë.

'Përpjekje për të mbrojtur veten e tij. Por ka një gjë, ai ka firmosur marrëveshjen kuadër, deklaroi se kam lexuar kush e di sa herë, jam marrë shumë me Emiratat, marrëveshja kuadër është në shkelje flagrante. Rama thotë se kjo është e Princit. Shkruje atëherë.. Rama përpiqet të, se e din çfarë e pret për djegësat, e ka firmën aty, te bonusi. Aty ai është, nuk ka gjë në botë që e shpëton. Firmatari i saj dhe nuk e ka firmosur Emiri por një ministër. Pavarësisht se e ka ratifikuar, e ka bërë dhe këtë me procedurë të shpejtuar. Dhe në hënë po shkoi do merret dhe do sillet para drejtësisë për këtë. '- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Sa Bashki janë bastion i PD? Berisha: Llogaritë janë të thjeshta, unë kam parime, nuk blej dhe shes njeri

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se nuk shet dhe nuk blen njeri për zgjedhje. Kjo deklaratë u bë nga ai gjatë konferencës për mediat, duke shtuar se nuk lëviz nga parimet që ka. 

'Llogaritë e mia janë të thjeshta. Nuk kam menduar të blej dhe as të shes njeri. Unë udhëhiqem nga një set parimesh. Nuk i shkel ato, i kuptoj të gjitha por nuk lëviz nga parimet e mia. As nuk kam blerë, shitur dhe nuk do shes njeri.'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Akuzat e Bashës, Berisha bën paralajmërimin e fortë: Nuk po them gjëra të tjera që janë më 'përvëluese'! Ai të flasë me emra

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur sërish ditën e sotme akuzave të bëra nga ish-paraardhësi i tij Lulzim Basha ku ky i fundit e akuzonte Berishën se ai dhe oligarkë pranë tij janë të përfshirë në projektin për ndërtimin e portit të Durrësit. Berisha bëri një paralajmërim të fortë në përgjigjen e tij teksa u shpreh se nuk po thotë gjëra të tjera për të cilat ai është në dijeni pasi sipas tij janë shumë 'përvëluese'. Kryedemokratik i bëri thirrje Bashës që të flasë me emra nëse ka ndonjë fakt që implikon atë në ndërtimin e portit.

Pyetje: Meqë përmendët Portin e Durrësit dhe akuzuat Lulzim Bashën ai dje iu përgjigj dhe tha se ka oligarkë të liddhur me ju?

Sali BerishaAtë e quaj mega krtimin më të madh dhe në mënyrë absolute asnjë llojë qëndrimi tjetër nuk mund të ketë. Sa i përket njerëzve afër meje ai të thojë emra unë po flas me emra. Ish-menazheri i tij u gjet të ishte administratori i 'Simphonisë', i kompanisë që zyrtarisht ishte e EMAAR në atë kohë dhe ai tha dhashë dorëheqjen dhe është e vërtetët që ka një akt dorëjheqje por gazetarët janë të tmerrshëm dhe zbuluar faktet dhe doli se ai vazhdonte punonte. Unë po them fakte konkrete. Unë nuk po them më gjëra të tjera që janë aq përvëluese sa këto.  

3 VITE ME PARE

'Një kandidat, një pallat '/ Alibeaj me kandidat të vetin, Berisha: Janë emra të Ramës, Kapllanajt i japin para

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët për kandidatët e nxjerrë nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Berisha tha i prerë se kandidatët do të dalin nga Primaret në PD. Ai i quajti të gjithë kandidatët që dalin nga Alibeaj, emrat e propozuar nga Rama. Madje, ai shkoi më tej, duke thënë se kandidatët e Alibeajt, shiten me një pallat.

Pyetja: Do dilni me kandidatë të ndarë. I quani të mbyllura negociatat me partinë tjetër.

'Nuk ka diskutim që PD del me një kandidat, çdo tjetër që del del në emër të Ramës për të dëmtuar PD. PD del vetëm me 1 kandidat dhe të zgjedhur në një procedurë historike më të paparë në këtë vend, në primaret. 

Absolutisht vetëm të Ramës, e dini se sa tendera ka fituar Kapllani, me dhjetra tendera. Përfshi dhe pallatet, aty ku u krijuar keqtrajtimi i qytetarëve, te 5 Maji. Ka një problem statutor në PD. PD është një parti e cila merr përsipër të jetë opozitë e vërtetë dhe jo grupi i tendermenëve. Atij i japin para. Një kandidat një pallat është në masën e të paktën 80, 90% e vërtetë. Këta janë të tillë, s'kanë asgjë të përbashkët me opozitën. Ju e patë sesi ishin përzirë aksionet. '- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

A do jenë aleatët në protestën e 6 dhjetorit? Berisha: Ju takon atyre të vendosin! Kam marrë mbështetjen e plotë të Metës

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i partisë Demokratiek Sali Berisha tha se ka dërgua një kërkesë në Polici në lidhje me protestën e 6 dhjetorit por përgjigjia sipas tij ishte ajo që diktoi kryeministri Edi Rama. Sa i përket pjesëmarrjes së aleatëve në protestën e thirrur nga Partia Demokratike, duke marrë parasysh faktin që kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka thënë se nuk do të jetë i pranishëm kreu i selisë blu tha se ju takon atyre të vendosin. Ai shtoi se për këtë protestë ka marrë mbështetjen e plotë nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Pyetje: A është lajmëruar Policia për protestën?

Sali Berisha: PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë.
Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë. Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigjia? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën. Kam marrë mbështetjen e plotë nga Ilir Meta për 6 dhjetorin.

Pyetje: Ju kur folët për protestën përmendët duia herë fjalën protestë civile, çfarë nënkuptoni?

Sali Berisha: Do të jetë një protestë civile dhe nuk do të cënohet siguria e liderëve të BE

Pyetje: Cili nga aleattë përfshirë edhe zotin Meta, cili nga këta ju ka konfirmuar pjesëmarrjen?

Sali Berisha: Aleatët janë të mirëpritur ftesa ime është për të gjhithë aleatët dhe popullin opozitar, a vijnë është çështja e tyre.

3 VITE ME PARE

Votimet në Kuvend, Berisha 'mbron' Braçen: Ia hodhën poshtë amandamentin

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi në daljen e tij për mediat, rrëzimin e amandamentit të deputetit socialist, Erion Braçe. Berisha e quajti atë veprim të rëndë, pasi Braçe sipas tij ishte duke mbrojtur fermerët dhe kishte ngritur shqetësimet që ata kanë.

'Parlamenti mbrëmë ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz. Votimet u bënë në errësirë, njerëzit nuk lëviznin. Opozita paraqiti shumë dokumente për projektin, kanë qënë absolutisht propozimet më racionale për t'i dhënë përgjigje krizës. Kanë qënë në tërësi amandamente, të cilat çlironin shqiptarët nga dhimbjet e mëdha që po krijon kjo krizë mbi to. Amandamente që në gamën e tyre përfshinin çdo shtresë, bizneset, profesionet e lira, pensionistët, rrogëtarët, të përmbyturit. 

Të gjitha amandamentet u hodhën poshtë, dhe ajo e Braçes. Asgjë, asnjë rrjesht, asnjë fjalë, të gjitha me një cinizëm ekstrem u hodhën poshtë. U mbeten shqiptarëve të thontë fjalën e tyre.'- komentoi Berisha.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe propozoi një amendament ditën e djeshme në seancën plenare, por që nuk ka gjetur mbështetjen e kolegëve të tij. Ai propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme: Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1.Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

3 VITE ME PARE

Laboratori në Fier/ Berisha: Zona e Frakullës, pika e mjaltit e Ramës, drejtori i OST i dorëzoi vilën për mbjellje

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi aksionin e policisë në laboratorin në Fier. Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha e quajti atë zonë si pikën e mjalitit të kryeministrit. Më tej, ai shtoi se drejtori i OST-së, i kishte dorëzuar vilën Ramës për të bërë mbjelljen e lëndëve narkotike.

Pyetja: Aksion i djeshëm i DEA-s, druheni se këto para mund të përdoren për blere votash?

Sali Berisha: Ishte fabrika e miellit nr 2. Kolumbianët ishin specialistë, dinin ta nxirrnin kokainën. Ishte një alkimi e vërtetë. Olsi Rama ishte familjar. Nga Xibraka, shkoi në Frakull. Ajo zonë aty është pika e mjaltit e Ramës, i keni parë fotot pasionante të tij me drejtorin e OST, i kishte dorëzuar vilën për mbjelljen e mallit. Janë dhe të tjerët aty, Spiropali, thonë se ka prona aty. Çervenaku është një “Zoto” apo një “Mërtir” në sipërmarrjen e kokainës, siç ishin këta për djegësat. Është një nëpunës në ndërmarrjet e qeverisë. Thoshte një qytetar si ka mundësi që ku shkon Balla ka fabrika mielli?.

3 VITE ME PARE

Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Rama është skllav i Vuçiç

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama si skllav të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Duke folur në një konferencë me gazetarët Berisha u ndal në protestën e 6 dhjetorit ku tha se ngritja e popullit opozitar në këmbë e 'tmerron' kreun e qeverisë.

Pyetje: PE miratoi protestën, cfarë e shqetëson Ramën duke ju quajtur pro rus?

Sali Berisha: Rama është një skllav, vasal i Vuçiç. Në të gjitha aspektet. Nuk dua të spekuloj, koha më ka faktuar se duhet të merresh me pasojat dhe rrjedhojat, po shkaqet mbeten të varrosura në histori dhe mund të mësohet dhe pas 100 e 200 viteve, ndaj dhe ne shohim ato ndaj ç'ka Rama bën.

3 VITE ME PARE

Porti i Durrësit/ Berisha: Rama miratoi një ligj special për veten e tij, tentoi të mashtronte NATO-n dhe BE-në

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal sërish ditën e sotme në projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit. Sipas Berishës kryeministri Edi Rama ditën djeshme votoi në Kuvend një ligj special për vetën e tij pasi sipas kreut të selisë blu kreu i qeverisë është aksioner në projekt. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama që ka tentuar të mashtrojë NATO-n dhe Bashkimin Europian në lidhje me financimin e projektit por që sipas tij nuk ja doli. Kjo solli dhe tërheqjen e fundit prej 28 milionë euro të PD shtoi kryedemokrati.

Sali BerishaAjo që ndodhi mbrëmë në parlament, ata e që e ndoqën, patën rastin të dëshmojnë më shumë se kurrë solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste. Ata votuan për grabitjen e portit të Durrësit nga Edi Rama dhe klani i tij. Është detyrim i medieve që të bëjnë transparent këtë zhvillim dramatik. Dy vite më parë, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit do shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe dhe porti i ri do ndertohet në Porto Romano po nga kompania Emaar. Pra do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Shqipërisë. Kjo ishte deklarata e tij, jeni të lutur që ta merrni dhe t’ua paraqisni shqiptarëve të vërtetën.
Cila është historia e këtij procesi? Historia është se gradualisht, Emaar siç informuan mediat dhe vetë ata, shet 100 përqind të aksioneve, kjo është e faktuar. Kush i bleu aksionet? Për t’i rënë shkurt për qytetarët, sot dihet që një pjesë të këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabar, një miliarder arab. Por 60 përqind të tyre nuk dihet kush i ka. Edi Rama nuk i thotë emrat se është vetë me vëllain dhe klientelën e tij. A mundet një kryeministër të fshehë aksionerët e një afere që shkon të paktën 4 miliardë euro? Kurrë. Këta aksionerë i kanë financat offshore, nuk ka shqiptar që mund të gjejë se të kujt janë. Janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Pastaj janë të enturazhit të tyre. Çfarë ndodh më tej? Pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila nuk firmoset nga kryeministri, por ka direkt firmën e tij. Ndoshta Arben Ahmetaj nuk ka pranuar ta firmosë. Por marrëveshja ka firmën e Edi Ramës. Marrëveshja shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë, shkel MSA-në me vendet e BE-së. Në të cilën në nenet 70, 71, 74, Shqipëria zotohet se në të gjitha proceset e garave, tenderave, prokurimeve, do jetë e hapur për kompanitë e BE. A kishte garë? Asnjë garë. Përkundrazi, e kaluan me shpejtësi siç kaluan djegësat. Me urgjencë në parlament. Ajo marrëveshje thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimit të gjithë veprimtaritë. Pra, Edi Rama miratoi një ligj special për veten e tij. Akti i parë, KE anuloi grantin prej 28 milionë eurosh për portin e Durrësit. Që dje. Nuk është pezulluar, është anuluar. Porti i Durrësit, një port mijëravjeçar nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe BE-në. Edi Rama u përpoq të mashtronte NATO-n, ta angazhonte në Porto Romano, në mënyrë që të mbulohej vjedhja e tmerrshme e portit të Durrësit. U tregua ashtu siç është, i pangopur, i verbuar. Por NATO-n nuk mund ta mashtrojë kush.Kam denoncuar vjedhjen që po bëhet me bitcoin, se rrjeti i call centareve i identifikuar tani që quhet Armand Jozifi, biznesmen pushteti që ka mbështetetjen e Olsi Ramës i ka vjedhur qytetarëve europianë 2.2 ,ilionë euro. Blini Bitcoin dhe vendosni në këtë aplikacion se kompania jonë do t;ua vlerësojë me 20 % më shumë.

3 VITE ME PARE

Projekti i Portit/ Berisha: Plaçkitja më e madhe, Rama miratoi një ligj special për veten e tij

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan miratimin e marrëveshjes së Portit të Durrësit, si plaçkitjen më të madhe që iu është bërë vendit. Në konferencë për gazetarët, Berisha deklaroi se Rama miratoi një ligj special për veten e tij e jo për qytetarët shqiptarë. 

'Ajo që ndodhi mbrëmë në parlament, ata e që e ndoqën, patën rastin të dëshmojnë më shumë se kurrë solidaritetin në krim të pseudomazhorancës socialiste. Ata votuan për grabitjen e portit të Durrësit nga Edi Rama dhe klani i tij. Është detyrim i medieve që të bëjnë transparent këtë zhvillim dramatik. Dy vite më parë, Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se porti i Durrësit do shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe dhe porti i ri do ndertohet në Porto Romano po nga kompania Emaar. Pra do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Shqipërisë. Kjo ishte deklarata e tij, jeni të lutur që ta merrni dhe t’ua paraqisni shqiptarëve të vërtetën.
Cila është historia e këtij procesi? Historia është se gradualisht, Emaar siç informuan mediat dhe vetë ata, shet 100 përqind të aksioneve, kjo është e faktuar. Kush i bleu aksionet? Për t’i rënë shkurt për qytetarët, sot dihet që një pjesë të këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabar, një miliarder arab. Por 60 përqind të tyre nuk dihet kush i ka.

Edi Rama nuk i thotë emrat se është vetë me vëllain dhe klientelën e tij. A mundet një kryeministër të fshehë aksionerët e një afere që shkon të paktën 4 miliardë euro? Kurrë. Këta aksionerë i kanë financat offshore, nuk ka shqiptar që mund të gjejë se të kujt janë. Janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Pastaj janë të enturazhit të tyre.
Çfarë ndodh më tej? Pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila nuk firmoset nga kryeministri, por ka direkt firmën e tij. Ndoshta Arben Ahmetaj nuk ka pranuar ta firmosë. Por marrëveshja ka firmën e Edi Ramës. Marrëveshja shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën e Shqipërisë, shkel MSA-në me vendet e BE-së. Në të cilën në nenet 70, 71, 74, Shqipëria zotohet se në të gjitha proceset e garave, tenderave, prokurimeve, do jetë e hapur për kompanitë e BE. A kishte garë? Asnjë garë. Përkundrazi, e kaluan me shpejtësi siç kaluan djegësat. Me urgjencë në parlament. Ajo marrëveshje thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimit të gjithë veprimtaritë. Pra, Edi Rama miratoi një ligj special për veten e tij.
Akti i parë, KE anuloi grantin prej 28 milionë eurosh për portin e Durrësit. Që dje. Nuk është pezulluar, është anuluar. Porti i Durrësit, një port mijëravjeçar nuk është i rëndësishëm vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n dhe BE-në. Edi Rama u përpoq të mashtronte NATO-n, ta angazhonte në Porto Romano, në mënyrë që të mbulohej vjedhja e tmerrshme e portit të Durrësit. U tregua ashtu siç është, i pangopur, i verbuar. Por NATO-n nuk mund ta mashtrojë kush.'- tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: BE zbarkon në Shqipëri për t’i dhënë fund Ballkanit të Hapur dhe vasalitetit të Ramës ndaj Serbisë

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike tha se samiti BE-Balkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë nga liderët e Bashkimit Europian me qëllim për t'i dhënë fund sipas tij iniciativës së Ballkanit të Hapur. Kryedemokrati tha se Ballkani i Hapur është jjë projekt serbo-rus i reklamuar nga Vuçiç dhe Edi Rama. Sipas tij kryeministri Rama ka mbrojtur në mënyrë indirekte presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me saksionet ndaj Rusisë.

Sali BerishaPër t’i dhënë projektit përçarës në Ballkan, zbarkon këtu lidershipi i Europës me flamurin e Procesit të Berlinit. Vijnë këtu 6 vende të Ballkanit Perëndimor, pra në njëfarë mënyre për të varrorus projektin serbo-rus të Ballkanit të Hapur, kaq shumë të reklamuar nga vasali i Vuçiçit dhe indirekt i Putinit. Edi Rama, prej muajsh po bën në çdo samit, të Rusisë së vogël. Historikisht Serbia është vlerësuar dhe konsideruar si Rusia e vogël. Por kurrë ndonjëherë në histori, Serbia nuk ka dëshmuar më shumë se sot, se është një Rusi e vogël në Ballkan, duke mos respektuar sanksionet e vendosura nga BE dhe NATO ndaj Rusisë. Duke u shndërruar kështu në një prapavijë të rrezikshme për Ballkanin të Rusisë së Putinit. Edi Rama ka bërë haptaz avokatinë e Rusisë së vogël. Ka justifikuar, ka kërkuar që të tjerë ta mirëkuptojnë se pse Serbia nuk mund të respektojë sanksionet. De facto ka respektuar politikën e Putinit ndaj Serbisë. Ndaj me këtë rast, me samitin e BE në Tiranë, merr një përgjigje fatale vasaliteti i tij ndaj Beogradit, indirekt ndaj Rusisë. Mbështetja që ai i bën hegjemonisë serbe dhe ndikimit rus në Ballkan.

3 VITE ME PARE

Protesta e 6 dhjetorit/ Berisha: Mblidhemi para kryeministrisë, gjeneratorit të gjithë të zezave të shqiptarëve

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar se më 6 dhjetor do të mblidhen në orën 12:00 përballë kryeministrisë. Në konferencën e përbashkët me gazetarët, Berisha sqaroi se do mblidhen në atë vend, pasi kryeministria është gjeneratori i të këqijave të shqiptarëve. 

'Dhunimi i këtyre vlerave është shndërrimi i shqiptarëve për herë të dytë në boat people, në njerëz të gomoneve. Ju i patë statistikat e djeshme, të Qeverisë së saj, Mbretërisë së Bashkuar. Në dyndjen drejt Britanisë së Madhe me gomone. Pra, është një rast të dashur qytetarë, për të shprehur me dinjitet dhe civilitet zërin tuaj para lidershipit.

E martë ditë pune, ora 12 por sakrifica ia vlen. Ftoj të gjthë studentët në mbarë vendin që të vijnë, është një rast i papranueshëm. Para kryeministrisë, ajo ndërtesë është gjeneratori i të zezave të shqiptarëve. Po punohet për një skenar nga grupe specialistësh, po përpiqemi që populli shqiptar të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze. '- tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Deklarata e BE për protestën e 6 dhjetorit, Berisha: E falenderoj, përgjigje e shkëlqyer!

Berisha: Protesta do jetë para kryeministrisë, Meta më
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha falenderoi reagimin e BE-së për protestën e 6 dhjetorit. Në konferencën për mediat, Berisha u shpreh se ajo ishte një përgjigje e shkëlqyer mbështetjeje.

'Dua të adresoj thirrjen time dhe një falenderim për Komisionin Europian dhe përfaqësinë e tij me deklaratën e djeshme. U dëshmua shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe kanë përzgjedhë Tiranën dhe për qëllime të tyre gjeostrategjike. Thirrja dhe kërkesa ishte përgjigja më e shkëlqyer. PD vendosmërisht përcaktohet për një tubim i cili ka synim më madhor paraqitjen e të vërtetave, ka në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë të miqve që vijnë, repektin e hekurt dhe rigorioz të mikëpritjes së shqiptarëve. Thirrja ime është për shqiptarëve që të dalin.'- tha Berisha.

Një ditë më parë, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë komentoi protestën e 6 dhjetorit. Ata u shprehën se protesta është një nënhtrim i lirive të ligjshme të qytetarëve, që duhet të respektohet nga autoritetet pavarësisht se në të njëjtën ditë zhvillohet në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor.

sali berisha berisha me gazetaret 25 nentor 2022

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës