LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: PD do jetë partia e parë në Shqipëri që do të përfitojë nga avantazhet e mëdha që ofron urtësia artificiale

•Kryetari i Partisë Demokratike,Sali Berisha deklaroi gjatë prezantimit të departamentit të inteligjencës artificiale se PD do të jetë partia e parë në Shqipëri që do të përfitojë gjerësisht nga avantazhet e “urtësisë artificiale” në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj politike dhe organizative. •Ai theksoi se qëllimi kryesor është përdorimi i teknologjisë në funksion të qytetarëve dhe rritjes së transparencës në qeverisje, duke e cilësuar mungesën e saj si një problem madhor në vend. •Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një situatë ku transparenca pothuajse nuk ekziston, investimet publike nuk përdoren me efikasitet dhe sistemi shtetëror është i prekur nga abuzime dhe mungesë kontrolli. •Më tej ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të fondeve publike dhe për deformim të shifrave zyrtare të investimeve, si dhe ngriti shqetësime për përdorimin e sistemeve digjitale shtetërore, përfshirë AKSHI-n, duke theksuar se ka pasur abuzime me të dhënat e qytetarëve dhe sistemet e kadastrës. •Në fjalimin e tij, lideri demokrat kritikoi gjithashtu nivelin e ulët të edukimit digjital në vend, duke e krahasuar me periudhat e mëparshme kur Shqipëria ishte ndër vendet e para në rajon për pajisjen e shkollave me internet dhe kompjuterë. •Ai përmendi edhe probleme me tenderat publikë në arsim, duke akuzuar se pajisjet blihen me çmime shumë herë më të larta se tregu. •Në aspektin e vizionit politik, Berisha theksoi se PD synon të përdorë inteligjencën artificiale dhe teknologjitë moderne si blockchain për të rritur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit.•Ai nënvizoi se, megjithëse teknologjia është e rëndësishme, ajo nuk mund të zëvendësojë integritetin dhe përgjegjësinë njerëzore në qeverisje. •Në përfundim, kryetari i PD shprehu mbështetje për nismën e re dhe u shpreh optimist se PD do të udhëheqë në përdorimin e inteligjencës artificiale në Shqipëri.

4 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Berisha: Rama e përdori teknologjinë dixhitale për të kryer vjedhjet më të mëdha! E shndërroi AKSHI-n në gropën e zezë të vendit, baxhanaku i tij mori 75 mln euro për urtësinë artificiale me zero kontribut

Berisha: PD do jetë partia e parë në Shqipëri që do
Pamje nga takimi

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama e ka përdorur teknologjinë dixhitale për të kryer vjedhjet më të mëdha. Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale nga opozita, Berisha u shpreh se Rama e shndërroi AKSHI-n në gropën e zezë të vendit.

Lideri i opozitës tha se AKSHI u bë agjencia e parë shtetërore në historinë e shtetit që ka marrë peng punonjës dhe biznesmenë, të cilët guxonin të paraqisnin oferta.

Sali Berisha: Si e përdori Edi Rama teknologjinë dixhitale? E përdori për të kryer vjedhjet më të mëdha në historinë e një vendi. Më të çmuara se çdo gjë janë të dhënat e identitetit të njeriut. Ato të dhëna, të cilat qytetari në besim dhe mirëbesim të ligjit dhe Kushtetutës, i depoziton në qendrat e të dhënave të shtetit. Të gjitha ato u hakeruan dhe kaluan në dispozicion të patronazhistëve terroristë kriminalë, të bandave kriminale, etj me radhë. Është abuzimi më ekstrem që mund të bëhet me teknologjinë.
Fusha e dytë.

Edi Rama, në një mënyrë ose në një tjetër, e shndërroi AKSHI-në në gropën më të zezë të vendit, në të cilën për urtësinë artificiale, baxhanaku i tij ka fituar 75 milionë euro tender dhe ka zero kontribut. Ka vetëm transfertën nga thesari i shtetit në kontot e tij. E ka përdorur për një spekulim. T’u them unë ju, e-Albania është krijuar në vitin 2012 apo 2011. Ministri Pollo dhe ata që e drejtonin, nuk kërkuan asnjëherë që të centralizonin të gjitha tenderat në fushën e high-tech në Shqipëri.

Jo, secila ministri, secila drejtori në të gjitha fushat operonin mbi bazën e rregullave të prokurimit. Kurse ky për shkak të baxhanakut të tij, ky bëri vendimin në vitin 2017, që të gjithë tenderimet të bëhen në një agjenci që u bë agjencia e parë shtetërore në historinë e shtetit që të marrë peng punonjës dhe biznesmenë që guxonin të paraqisnin oferta. Pra, jam shumë i inkurajuar nga ekspozeja, nga prania juaj këtu dhe u garantoj se do bëjmë gjithçka që Shqipëria, që PD fillimisht, dhe Shqipëria të përjetojnë këtë epokë, epokën më të ndritur në fushën e teknologjisë në historinë e njerëzimit./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Berisha: Departamenti i urtësisë artificiale në PD do ketë dy qëllime kryesore, ai do na shërbejë për partinë tani dhe për qeverisjen nesër në pushtet

Berisha: PD do jetë partia e parë në Shqipëri që do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar se, Departamenti i urtësisë artificiale në PD do ketë dy qëllime kryesore. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e departamentit, ai u shpreh se ky ndyshim do shërbejë për partinë tani dhe për qeverisjen nesër në pushtet.

Sipas tij, përdorimi i saj në fushën e mësimdhënies, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë me aftësira të jashtëzakonshme në diagnozë për shkak të disponibilitetit që ka në miliona të dhëna.

Deklarata e Berishës:

"Ndaj dhe ne krijojmë këtë departament me dy qëllime kryesore. Së pari vetë partia duhet të përjetojë të gjitha avantazhet e epokës së urtësisë artificiale. Së dyti dhe më e rëndësishmja, nesër në pushtet, ekipi ynë duhet të jetë i gatshëm për zbatimin, aplikimin, zhvillimin e të gjitha avantazheve të jashtëzakonshme që ka inteligjenca artificiale. Asgjë sot nuk ka garanton transparencën sa Blockchain. Në qoftë se ka një vend në Evropë dhe në botë që është i zhytur në mënyrë të tmerrshme në falsifikim, në gjërat më themelore, Shqipëria ka më të domosdoshme se kushdo tjetër.

Në departament ka anëtarë të rinj, që nuk janë këtu, por janë jashtë vendit, që punojnë me sukses të madh në Blockchain, të gatshëm të kthehen në vendin e tyre dhe të japin kontribut në këtë fushë shumë të çmuar. Teknologjia e re dhe urtësia artificiale në veçanti ngjall debate. E vërteta është se debatet nuk janë të pabaza, sepse përdorimi i saj mbi bazën e rregullave të drejta, transparente, e shndërron atë në një mjet të dobishëm, në një mjet që promovon drejtësi sociale, promovon barazi, promovon transparencë në interes të të gjithë qytetarëve.

Pa u ndalur pastaj në fushat e ndryshme. Përdorimi i saj në fushën e mësimdhënies, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë me aftësira të jashtëzakonshme në diagnozë për shkak të disponibilitetit që ka në miliona të dhëna. Është një mjet jashtëzakonisht i çmuar. Por, përsëri asgjë nuk zëvendëson përgjegjësinë e njeriut, asgjë nuk zëvendëson ndërgjegjen, moralin dhe dinjitetin e njeriut.", tha Berisha./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Berisha: Ne zgjeruam penetrimin e internetit dhe u bëmë vendi i parë në botë me platformën dixhitale për prokurimet publike

Berisha: PD do jetë partia e parë në Shqipëri që do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, opozita ka zgjeruar penetrimin e internetit duke u bërë vendi i parë në botë me platformën dixhitale për prokurimet publike.

Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale nga PD, Berisha tha se, kur erdhi në pushtet në vitin 2005, Shqipëria kishte një shkallë shumë të ulët të përdorimit të internetit.

Kryedemokrati përmendi gjithashtu se kishte marrë vlerësimin nga themeluesi i Transparency International dhe se Shqipëria mori çmimin e dytë nga OKB për transparencën.

Deklarata e Berishës: 

"Do t’u jap një shembull. Në vitin 2005, Shqipëria kishte penetrimin e internetit 4.9 përqind.
Dhe shpallëm si objektiv Shqipërinë dixhitale. Mediat qeshin me titullin. Të tjerët shihnin me skepticizëm. U emërua një ministër, ç’është e vërteta, ministër për teknologjinë dixhitale dhe shoqërinë e informacionit, Genc Pollo. Më pyeti Genc Pollo, ishte historian, por ishte edhe politikan, më pyeti, pse më emërove në këtë post. I them unë sepse Shqipëria dixhitale është absolutisht një nga objektivat më absolute të miat dhe të qeverisë.

Dhe Genc Pollo me përkushtim të madh, por edhe me vizion, me një epik të vogël, ia doli që penetrimin e internetit në Shqipëri ta arrijë nga 4.9 përqind në 63 përqind. Mesatarja evropiane ishte 3 përqind më e lartë se kjo. Por pati një fushë ku ne u bëmë të parët në botë. Dhe kjo ishte fusha e prokurimeve publike. Shqipëria u bë vendi i parë në botë që përdori platformën dixhitale në prokurimet publike, përveç blerjeve të vogla. Dhe në një tryezë në Bruksel, me një profesor të shkëlqyer gjerman që kishte themeluar Transparency International, u thotë të pranishmëve, kjo që kanë bërë këta ka qenë një vullnet i hekurt sepse këtu në Evropë të gjithë të tjerët mund ta bënin para tyre, por nuk e ka bërë asnjëri sepse duan të kontrollojnë prokurimet.

Dhe ajo solli që, sot ky sistem ekziston, por në tre vitet e para gjer në vitin 2013, ky sistem i cili u vlerësua nga OKB, u certifikua, dhe Shqipëria u nderua me çmimin e dytë të kësaj organizate për transparencën. Sot transparenca e prokurimeve publike nga 80 pikë që vlerësohej në vitet 2010-2013, ka zbritur në 65 pikë në vitin 2026. Pra, përveç kësaj, dua t’u rikujtoj tre të rinj shqiptarë në atë periudhë punojnë vetë dhe përgatisin platformën e kadastrës dixhitale. Një platformë jashtëzakonisht e rëndësishme, themelore.

Banka Botërore fillimisht me skepticizëm absolut ndaj tyre, por kur solli specialistët dhe u ndalën mbi të, Banka Botërore e certifikoi atë dhe filloi të organizojë seminarë me këta ekspertë, që sot nuk e di se ku janë, për platformën e tyre. Të gjitha këto që u thashë ishin guxim jashtë nivelit të përgjithshëm teknologjik të Shqipërisë. Por dëshmojnë se përpjekja për vënien e saj në shërbim të qytetarëve, në shërbim të njeriut, është domosdoshmëria më e madhe, është përgjegjësi kryesore e atyre që drejtojnë dhe atyre që punojnë në fusha të ndryshme.", tha Berisha./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Berisha: Edi Rama dhe Haram Begaj janë sharlatanët më të mëdhenj të epokës së urtësisë artificiale! Diella nuk ka asnjë qelizë të vetme inteligjence

Berisha: PD do jetë partia e parë në Shqipëri që do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Begaj janë “sharlatanët më të mëdhenj të epokës së urtësisë artificiale”.

Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e Departamentin e Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale nga opozita, Berisha theksoi se Shqipëria ndodhet në një epokë teknologjike të fuqizimit të mendjes dhe se përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të jetë i lidhur ngushtë me demokracinë dhe shtetin ligjor. Berisha përmendi gjithashtu Mira Muratin, arkitekte e ChatGPT, si shembull suksesi ndërsa kritikoi qeverinë për mungesë vizioni dhe kompetence.

Deklarata e Berishës: 

"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt. Një falënderim të përzemërt për Denisën, për ekspozenë e saj të shkëlqyer, Florianën për moderimin e këtij takimi për një zhvillim shumë të rëndësishëm. Ne sot, të gjithë sa jemi këtu, jemi banorë të një epoke të re. Jemi të gjithë qytetarë të epokës së urtësisë artificiale. Unë do ta quaj urtësi se është fjalë shqip. E vërteta është se në qoftë se revolucionet teknologjike kanë çelur epoka në historinë e njerëzimit, urtësia artificiale ka çelur epokën e saj, por ajo nuk është e ardhmja, ajo është e sotmja, ajo jemi ne, janë smartfonët tanë, i kemi këtu aplikacionet, është përdorimi i saj.

Pra ne jemi banorë të një epoke, e cila në rrafshin teknologjik është padyshim epoka më e ndritur e njerëzimit. Në qoftë se, po të marrim revolucionet teknologjike, me revolucionin e makinës së avullit, me elektricitetin, njeriu shumëfishoi forcën e tij fizike, me revolucionet e mëvonshme, me revolucionin dixhital krijoi epokën e re të komunikimit. Kurse me epokën e urtësisë dixhitale krijoi epokën e fuqizimit të mendjes dhe trurit të tij. Nuk ka pasur kurrë një epokë interesante si kjo.
Pak për hyrje, se ne shqiptarët kemi një koincidencë fatlume në këtë epokë. Njëri nga personalitetet më të rëndësishme të saj është një vajzë nga Vlora, e famshme sot në më të famshmit e teknologjisë në botë, Mira Murati, arkitekte e ChatGTP.

Por në antitezë, ne kemi edhe dy sharlatanët më të mëdhenj në botë të epokës së urtisë artificiale, që e kanë emrin Edi Rama dhe Haram Begaj. Janë këta sharlatanë të kësaj epoke, që emëruan ministren e parë bot, në trupin e të cilës pas kontrollit nuk u gjet qoftë dhe një qelizë e vetme urtësi artificiale. Për t’u bërë të famshëm si kryesharlatanët e kësaj epoke. Dhe kjo është jashtëzakonisht keq. Kjo tregon, e tha Denisa, në fund të fundit, liderët e ardhshëm të kësaj epoke do jenë liderët të cilët janë armatosur me të gjithë avantazhet e saj. Avantazhe të jashtëzakonshme në qoftë se ato përdoren në përputhje me rregulla të caktuara, në kuadër gjithnjë të një shteti ligjor. Rregullat më kryesore për ata që drejtojnë, për ata që merren me politikë, që duhet të përcaktohen në përdorimin e saj, duhet të jenë ato të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.", shprehet Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë