LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banorët e Bërxullës në protestë, paralajmërojnë: S'do votojmë! Jemi denoncuar në prokurori, Rama të vijë këtu

•Banorët e Bërxullës janë ngritur sërish në protesta kundër projektit Thumanë-Kashar. •Ata bllokuan njërin kah të rrugës së Rinasit, duke u ulur në mes të aksit rrugor. •Efektivët devijuan qarkullimin e makinave vetëm në njërin kah të rrugës. •Kryeplaku i fshatit, ka treguar sot, që janë denoncuar nga policia e Vorës në Prokurori. •Banorët thonë që ndihen të rrezikuar, pasi duan t’i “fusin në burg”, për shkak të protestave të tyre. Sipas tyre, janë duke u bërë veprime jo legjitime nga ana e shtetit. Ata kanë paralajmëruar se nuk do votojnë, nëse nuk gjejnë zgjidhje. •Kërkesat e tyre lidhen me vlerësimin e pronës me çmimin e tregut dhe ndërtimin e akseseve të përshtatshme në projektin e aksit Thumanë-Kashar.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Po na soset durimi"/ Paralajmërimi i kryeplakut të Bërxullës: Kjo rrugë do të ketë viktima

Banorët e Bërxullës në protestë,
Kryeplaku

TIRANË- Protesta e banorëve të Bërxullës përfundoi me një paralajmërim. Kryeplaku i Bërxullës, ka deklaruar se në rast se shteti nuk ofron zgjidhje, do të ketë edhe viktima. Ai tha se heshtja e shtetit në lidhje me problematikat e tyre i bëjnë të kalojnë në të tilla ekstreme.

Do jetë me pasoja të rënda për shtetin shqiptar. Kjo rrugë do ketë viktima. Nuk do kalohet aq lehtë. Ta marrin si të duan sepse nuk po e bëjmë për presion. Po na soset durimi, heshtja e shtetit na bën të kalojmë në këtë situatë. Nëse shteti do na jepte zgjidhje do mbylleshin të gjithë problematikat”, tha kryeplaku.

3 VITE ME PARE

"SPAK është i njëanshëm"/ Qytetari në protestën në Bërxullë: Eduard Shalsi e ka marrë pronën e vet

Banorët e Bërxullës në protestë,
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Ata nuk janë dakord me shpronësimet e qeverisë dhe e kundërshtojnë këtë projekt me protesta prej 8 muajsh.

Njëri prej banorëve tha se pushtet i kanë marrë pronat e tyre, ndërsa populli i thjeshtë jo. Ai mori rastin e ish-ministrit Eduard Shalsi, i cili sipas tij, e ka marrë pronën e vetë, ndërsa një e afërmja e tij, Mira Shalsi, nuk e ka marrë pronën e vetë dhe endet nëpër gjykata.

“Nuk jemi si deputetë e ish-deputetë që i kanë vjedhur pronat njëri tjetrit. Eduard Shalsi e ka marrë pronën e vetë, Mira Shalsi nuk e ka marrë pronën. Mira Shalsi rri gjithë ditën sa në një gjykatë në tjetrën për të marrë pronën. Ç’është kjo njëanësi, kush është në pushtet e merr pronën, ndërsa ai që nuk është në pushtet nuk e merr pronën. Kjo është drejtësia në Shqipëri. Ne do ta bëjmë Shqipërinë, ne fukarenjtë? Ky SPAK që erdhi me aq bujë, nuk shoh asnjë shenjë të mirë. Po merret me njëanësi”, u shpreh njëri prej qytetarëve.

3 VITE ME PARE

FOTO- Banorja e Bërxullës u del para makinave, s'u bindet Policisë: Mos më prekni

Banorët e Bërxullës në protestë,
Qytetarja

TIRANË- Banorët e Bërxullës nuk e ndalojnë protestën e tyre. Një prej tyre është përplasur me policinë në rrugën e Rinasit. Ajo u ka dalë para makinave në rrugën e Rinasit, duke bërë që të bllokohet qarkullimi. 

Edhe pse efektivët u përpoqën që ta ndalonin, e moshuara s'ju bind. 

“Mos më prekni me dorë”, thotë ajo.

Çfarë ka ndodhur me banorët?

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Banorja e Bërxullës bllokon rrugën, ulet në tokë e tregon ilaçet: Kam sakrifikuar gjithë jetën, shteti s’e dëgjon zërin tim

Banorët e Bërxullës në protestë,
Banorja

TIRANË-Banorët e Bërxullës kanë protestuar sot sërish për të disatën herë dhe kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre për shpronësim sipas vlerës së tregut për pronat e tyre, rrugë e nënkalime që jeta e tyre të mos dëmtohet dhe rrezikohet. Një e moshuar, e cila proteston që ditën e parë, bllokoi rrugën. Për gazetarët, ajo tregoi të gjitha ilaçet që merr, duke u shprehur se po sëmuret nga shteti e jo nga Zoti.

"Unë jam protestuesja nga 1 tetori deri më sot 30 prill. kam 45 vjet që përdor këto ilaçe për një muaj. Janë për astmën, për alergjinë. Kjo është për zemrën, për tension dhe hollues gjaku. Për tiroiden, për reumatizmin dhe kjo për veshin e mesit. Këto ilaçe që përdor unë dhe karamele e çokollata t’i hash për një muaj janë të dëmshme, jo më këto ilaçe. Populli shqiptar ta marrë vesh, shteti shqiptar ta marrë vesh, i gjithë ky hall që më ka rënë më ka rënë nga shteti jo nga Zoti. Zoti më jep durimin, kurajën. Ju falënderoj ju mediat që dëgjoni zërin tim që shteti nuk e dëgjon. Unë sot një nënë 63-vjeçare të dalë në të gjitha mediat, a ka më turp e padrejtësi, për gjithë ato sakrifica që kam kaluar në jetën time.

Të më japë dëmshpërblim për banesën, të na bëjnë rrugën, të na bëjnë nënkalim. Ky shtet më hajduti në 30 vjet. Shteti shqiptar ta bëjë mend mirë. Kur të vijë te shtëpia ime ta bëjë mend mirë."

3 VITE ME PARE

'Unë 15 vite jetë kam..."/ I revoltuar, banori i Bërxullës: Si Luizi në Big Brother, edhe ne do fitojmë të drejtat tona

Banorët e Bërxullës në protestë,
Banori

TIRANË- Një prej banorëve të Bërxullës, i cili kundërshton projektin e aksit Thumanë-Kashar, deklaroi se nuk do t'i japin kollaj banesat e tyre. Përballë gazetarëve, ai tha se kanë punuar shumë vite për ato toka, që do jenë trashëgimi për fëmijët e tyre. 

"Si Luizi në Big Brother, edhe ne do fitojmë të drejtat tona. Se kemi punuar për ato toka. Ngrihem në 5 të mëngjesit e punoj, sot kanë shkuar çmimet në qiell, a bëhet një shpi sot? Nuk shembet shtëpia sot me forcë, po vetëm me ligj. Nëse janë burra, të vijnë këtu. Unë dhe 15 vite jetë jam, kalamajt të mos i le me siklete"

Çfarë ka ndodhur me banorët?

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Qeveria s'u kthen përgjigje, banorët e Bërxullës marrin vendimin: S'do votojmë më '14 Maj'

Banorët e Bërxullës në protestë,
Kryeplaku

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë paralajmëruar se nëse Qeveria nuk do i dëgjojë e japë zgjidhje për çështjen e tyre, nuk do votojnë. Kryeplaku i fshatit, deklaroi se ky vendim është marrë nga të gjithë banorët, të cilët kanë 7 muaj që nuk po marrin asnjë përgjigje. 

"Jam kundër votimit, të gjitha banorët e fshatit s’duhet të marrin pjesë në votime. Arsyeja dihet, 7 muaj nuk kemi një përgjigje se ç’do bëhet me këta banorë. Duhet të vijnë të ulen me ne, në publik në praninë e mediave. Të bëjnë deklarata për shtyptë na tregojnë se si do të zgjidhet"

3 VITE ME PARE

'Duan të na fusin në burg"/ Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Jemi denoncuar në prokurori! Rama të vijë direkt këtu

Banorët e Bërxullës në protestë,
Kryeplaku

TIRAN- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, duke kundërshtuar projektin e aksit Thumanë-Kashar. Kryeplaku i fshatit, ka treguar se janë denoncuar nga policia e Vorës në Prokurori. Banorët thonë që ndihen të rrezikuar, pasi duan t’i “fusin në burg”, për shkak të protestave të tyre. Sipas tyre, janë duke u bërë veprime jo legjitime nga ana e shtetit.

Banori: “Kërkojmë zgjidhje, marrëveshje e dialog, por këta nuk ulen që të na japin zgjidhje. Jam denoncuar në Prokurori së bashku me familjen. Turpin ta kenë ata që na kanë çuar në prokurori. Janë 5 familje, së bashku me fëmijë. Por është vendosur të mos procedohemi penalisht pasi në shpresën zyrtare të Prokurorisë thuhet se jemi në të drejtën tonë.

Jemi denoncuar nga Komisariati i policisë Vorë, duan të na zhdukin, të na fusin në burg, që të mos ketë njeri që të dalë në protestë. Unë do i kthejë denoncimin. Nuk jam sjellë asnjëherë kundra ligjit. Nuk i kemi krijuar askujt probleme, jam paditur për të dytën herë familjarisht. Një zonjë që hipi në shtyllë është paditur për këtë. Do shkoj në Hipotekë të martën për të gjitha procedurat që i kam çuar drejtorit të Hipotekës aty. Dosjet që kanë mangësi duhet të plotësohen. S’duam që të bëhen dokumente për të na mbyllur sytë, por të jetë e kompletuar.

Jam kundër votimit, të gjitha banorët e fshatit s’duhet të marrin pjesë në votime. Arsyeja dihet, 7 muaj nuk kemi një përgjigje se ç’do bëhet me këta banorë. Duhet të vijnë të ulen me ne, në publik në praninë e mediave. Të bëjnë deklarata për shtyptë na tregojnë se si do të zgjidhet.

Po protestojmë për të të drejtat tona. Gjurma është bërë me Google, jo me gjurmë në terren. Situata është bërë gangrenë, është maskaradë e madhe. As vetë nuk i japin zgjidhje, sepse i ka ngelur në dorë projekti. Do të rezistojmë deri në ditën e fundit, ky projekt na shkatërron neve si fshat. Kryeministri urgjentisht të vijë këtu, protesta do vazhdojë. Nuk dihet se si do të shkojnë punët.

Çfarë ka ndodhur me banorët?

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete