LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do bëjmë vetëgjyqësi, duam pronat tona (Tensionet)

• Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë para Hipotekës mëngjesin e sotëm. • Teksa kanë tentuar që të futen brenda në ambientet e Hipotekës, banorët nuk janë lejuar nga policia. • Kjo ka krijuar tensione mes tyre, të cilët me forcë dhe me të bërtitura kanë kërkuar përfaqësues të Hipotekës për të negociuar. • Banorët në protestë kanë deklaruar se nëse nuk merr zgjidhje ky problem i tyre, ata do të bëjnë vetëgjyqësi, pasi e shohin si të vetmen formë. • Po ashtu banorët kanë theksuar se ligji nuk funksionon për pushtetarët dhe për politikanët.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës: Firma fantazmë përdor dhunë për të marrë lekë nga prona ime, do shkoj në Gjykatë

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë ditën e sotme në protestë për pronat e tyre. Një banor ka deklaruar për mediat se firma që po bën projektin është fantazmë dhe po merr lekë përmes pronës së tyre. Po ashtu ai ka deklaruar se do e çoj çështjen në Gjykatë.  

"Vjen firma fantazmë përdor dhunë për të bërë një rrugë, për të marrë para. Ata marrin pare përmes pronës tonë. Evropa ka hedhur miliona lekë dhe s’duan as ata t’ia dinë. Nuk kemi bashkë, as njësi bashkiake. Do shkoj në gjykatë, nuk pres më nga këta institucione. Të na shajnë, s’ka probleme, por të paktën të dalin. Këta nuk dalin. Neve nuk na njihet e drejta e pronës, skandal nuk ka qeveri më të poshtër që të poshtërojë popullin e vet”, tha ai.

3 VITE ME PARE

"Nuk mund të hyni me dhunë", tensione te banorët e Bërxullës, policia: Do negociojmë për të futur dy nga ju

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do
tensione te hipoteka

TIRANË- Tensione ka pasur te Hipoteka, ku banorët e Bërxullës kanë tentuar që të futen brenda me forcë. Kanë qenë punonjësit e policisë, ata që nuk i kanë lejuar, duke u thënë se e kanë të pamundur që të futën në ambientet e kësaj ndërtese me dhunë. 

më pas për të qetësuar situatën, policët kanë deklaruar se do të flasin ata me punonjësit e Hipoitekës, në mënyrë që të bëhet një grup negocimi mes tyre dhe banorëve. Banorët e kanë pranuar këtë propozim dhe tashmë po presin nëse drejtuesit e Hipotekës e kanë pranuar si ide. 

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës në protestë: Nëse nuk marrim përgjigje do bëjmë vetëgjyqësi

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do
Muharrem Koni

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar sërish sot protestë përballë zyrave të Hipotekës. Kryeplaku i fshatit të Bërxullës, Muharrem Koni në një intervistë për “News24”, tha se kanë kërkuar zgjidhje vetëm nëpërmjet dialogut, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata kanë kërkuar gjithashtu takim me drejtorin e Hipotekës për të marrë një zgjidhje lidhur me këtë çështje.

“Po presim sepse punonjësit kanë shkuar për të kontaktuar me drejtorin e Hipotekës dhe presim përgjigjem. Nëse mund të zhvillohet një takim. Por tani nuk kam besim në asgjë, por nga një informacion që kam pasur në rrugë jozyrtare di që drejtori është thirru vetëm për të zgjidhur çështjen e Bërxullës. Ky drejtor po të ishte me parime do të na dilte në mëngjes dhe të na jepte një shpjegim për rrugën që do të ndjekim. Të marrin drejtim edhe çështja të merret vesh se ku do të akomodohen banorët nga shteti. Ku do të strehohen. Kërkojmë të certifikohen pronat sepse dokumentet i kanë në zyra, përse duhet të na detyrojnë të bëjmë veprime të kundërligjshme. Ai thotë kam prurë punonjës policës, por ne çdo gjë e kemi kërkuar me dialog por kur shteti nesh kundrejt nesh do të na detyrojmë të ndërmarrim masa ekstreme”, ka thënë ai.

3 VITE ME PARE

Tensione te protesta e banorëve të Bërxullës: Hapni derën, duam pronat tona

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do
Tensionet te protesta

TIRANË- Protesta e banorëve në ambientet e Kadastrës është tensionuar, pasi nuk janë lejuar që të futen brenda ambienteve. Banorët kanë shyrë policinë që ka rrethuar dyertë e Kadastrës dhe kanë tentuar që futen brenda, në mënyrë që të komunikojnë me përfaqësuesit e Kadastrës. 

Me thirrjet: Hapni derën, na lini të futemi, si dhe duam pronat tona, banorët kanë tentuar që të futen në ambientet e Kadastrës. 

3 VITE ME PARE

Banorët në protestë: Këta po vjedhin, projekt për rrugën nuk ka, duhet të bëhemi si Dallëndyshja që fluturojmë

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme para Hipotekës. Duke kërkuar që të marrin çertifikatat e pronave të tyre, banorët kanë deklaruar se punimet po vazhdojnë, por projekt për rrugën nuk ka. Po ashtu ata kanë deklaruar se e vetmja zgjidhje që ata të shkojnë në pronat dhe shtëpite e tyre është që të fluturojnë si puna e dallandysheve.

“Këta nuk e dinë se ku do të ketë mbikalime apo nënkalime. Ne jemi në qiell të hapur, nga minuta në minutë mund të dalim m çadra. Punimet vazhdojmë, por projekt nuk ka. Duhet të bëhemi Dallëndyshe si zonja Bici se nuk kemi ku të kalojmë. Duhet të fluturojmë që të kalojmë në anën tjetër. Nuk na japin përgjigje as Kryeministria, as Ministria dhe kemi ngelur në qiell të hapur. Kërkojmë vetëm të zbatohet ligji dhe asnjë më tepër. Këto po ndërtojnë rrugën të kap ça të kap, të vjedh ça të vjedh dhe më pas të shpalosin projektin në Hipotekë, por nuk mund të vazhdohet kështu. Përse nuk del një grup i posaçëm të bëjë matjet faktike”, thanë protestuesit.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës në protestë para Kadastrës: Do hyjmë me forcë në Hipotekë

Banorët e Bërxullës në protesta para Hipotekës: Do
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme para Hipotekës. Ata kanë deklaruar se nëse nuk marrin zgjidhje për problemet me pronat e tyre do të hyjnë me forcë në Hipotekë. Po ashtu banorët kanë theksuar se sorollatja që po u bëhet atyre duhet që të marrë fund. 

"Ne si banorë të thjeshtë kemi 7 muaj që protestojmë dhe nuk kemi bërë asnjë akt dhune. Kërkojmë certifikimin e pronave dhe banesave. Këta kanë filluar nxjerrin ca teori. Ka aplikuar tjetri dhe i thotë duhet të vijnë të parët tuaj dhe të bëjnë aplikim, pra të vdekurit. Zotëria ka bërë aplikim që në 2015. Këta nuk ja legalizojnë. Thotë sillni edhe njëherë aplikime. Unë i bëj thirrje Agron Çerrit të na sjellë një përfaqësues. Duhet të na japin shpjegim. Pasha zotin nuk do kenë hall e derman pa i certifikuar ato prona. Çdo ditë po na sosin durimin me paligjshmërinë që po bëjnë.

Ne vijmë si njerëz, kurse këta si skutha që nuk kanë parë diell me sy. Këto janë sorollatja që i bëhen popullit që mos na bëjnë punë, kjo bëhet për të vjedhur. Gjurmën e rrugës e dinë ata, kurse banesat që preken nuk e dinë. Na kanë kërkuar një listë që ti dërgojmë, ku janë personat që preken. Do të hyjmë brenda në hipotekë, do përplasemi me policinë. Duhet të bëhemi edhe në si Dallëndyshe Bici, të bëhemi dallëndyshe që të flatrojmë nga një pjesë e tokës të dalim te tjetra” tha një prej banorëve.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete