LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banorët e Bërxullës dalin në protestë, bllokohet rruga e Rinasit: Do kalojmë në ekstremitet

•Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë pasi kërkojnë që qeveria të plotësojnë kërkesat e tyre dhë më pas të vijojnë me ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. •Një nga banorët paralajmëroi se të kalojnë në ekstremitet nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje. •Disa prej tyre bllokuan rrugën e Rinasit por u përballën me Policinë. • Një banorë në protestë ka deklaruar se shteti punon vetëm për veten dhe se taksat e tyre po harxhohen për darkat e Ramës dhe Ballukut.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës: Ky shtet punon për vete, Balluku shkruan, motra e saj vulos te KPK

Banorët e Bërxullës dalin në protestë, bllokohet rruga
Banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë vazhduar protestën ditën e sotme për projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Një nga banoret në protestë ka folur me neopozitëm, duke deklaruar se motra e Belinda Ballukut është emëruar si kryetare e Komisionit të Vetingut, falë ministres. Ajo tha se ky shtet punon për vetën.

Ajo u shpreh se Balluku ha biftek me faturë 1 mln lekë, ndërsa përmendi edhe darkën e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, që ka kushtuar 10 mln lekë.

“Atje e ka motrën Belinda Balluku, njëra shkruan tjetra vulos. Belinda shkruan, ajo i vulos atje te SPAK-u. Kanë ikur në drejtim të paditur të gjithë. Ky shtet punon për vete, i kanë bërë ligjet vetëm për vetaBelinda Balluku do 1 milion leke të hajë një byftek, Rama do 10 milione lekë për të ngrënë një drekë, ndërsa ne s’kemi bukë të hamë, vetëm me ilaçe”, u shpreh banorja.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës përplasen me policinë: Bëni çfarë të doni ne nuk lëvizim

Banorët e Bërxullës dalin në protestë, bllokohet rruga
Banoret e Berxulles

TIRANË- Protesta e banorëve të Bërxullës është përshkallëzuar, pasi kanë bllokuar rrugën e Rinasit. Mësohet se ata janë përplasur me policinë, e cila u ka kërkuar që të lirojnë rrugën. Ndërkohë që banorët e kanë kundërshtuar këtë gjë, duke theksuar se nuk do të lëvizin nga aty. 

"Nëse doni bëni video apo çfarë të doni, nuk lëvizim”, tha një banore.

Pse nuk vjen shteti të fusë në burg koncensionarin, nuk dorëzohemi”, tha një tjetër banor.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Banorët e Bërxullës ulen në autostradë, bllokojnë rrugën për në Rinas

Banorët e Bërxullës dalin në protestë, bllokohet rruga
Banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë bllokuar rrugën që të çon drejt Rinasit ditën e sotme. Duke u ulur në autostradë ata kanë kërkuar zgjidhjen e problemit të tyre mbi projektin Thumanë-Kashar. 

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin zgjidhje mbi këtë situatë do të shkojnë deri në ekstremitet. 

“Nuk e lëshojmë tokën deri në vdekje. Po na vjedh shteti. Duam në rrugë gjyqësore vlerën sipas tregut”, shprehen disa prej tyre.

 

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës nisin protestën: Do kalojmë në forma ekstreme, nuk na mbetet gjë veç vetëgjyqësisë

Banorët e Bërxullës dalin në protestë, bllokohet rruga
banoret e Berxulles

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë nisur protestën ditën e sotme për të kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Një prej banorëve ka deklaruar për mediat se nuk e dinë se çfarë do të bëhet me të ardhmen e fëmijëve të tyre sepse po u merren pronat pa asnjë të drejtë. Po ashtu ata kanë paralajmëruar se protestën do e kalojnë në forma ekstreme, pasi nuk u mbetet gjë tjetër veç vetëgjyqësisë. 

"Nuk e dimë ku do përfundojnë fëmijët tanë nesër, u merret prona e shtëpia dhe shteti rri indiferent. Sot që jemi në ditën e 150-të protestës na vjen një informacion. Na vjen që nuk kanë arritur akoma në përfundimin për vlerën e pronës tonë. Ligji e parashikon, një vit para projektit duhet bërë inventarizimi i pronave dhe të dalë çmimi i pronës. Shteti nuk ka dëshirë për ta zgjidhur çështjen që është shumë e thjeshtë. Ne e kemi paraqitur vlerën e një pronë të shitur në dalë 31 tetor 2022, me një vlerë rreth 50 euro për metër katror. Ky shtet ose nuk do ta vendosë ujin në zjarr dhe kërkon të na vrasë për së gjalli ose kërkon të luajë si macja me miun duke testuar nervat tona. Kemi 5 muaj që bëjmë thirrje, të vijnë e të ulen në negociata me ne. Nervat tona nuk mbajnë më. Ne po sillemi në mënyrë shumë të qytetëruar. Do kemi forma më ekstreme proteste, ua kemi treguar se dimë t’i bëjmë të gjitha. I kemi bërë gjërat shumë të kontrolluara”, u shpreh një prej tyre për mediat.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë