LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Banda' e Laert Haxhiut lihet në burg! Tafani tregon PLANIN për vrasjen e prokurores së SPAK, Musabelliu merret në mbrojtje

•'Zbërthehet' sërish i penduari i drejtëisë, Artan Tafani. •Në dëshminë e dhënë para prokurorit Kreshnik Ajazi ka zbuluar se banda e Laert Haxhisë, kishte vënë në shënjestër edhe njerëz të drejtësisë. Bëhet fjalë për nje prokurore të SPAK, një prokuror të Lushnjës dhe një avokate. •Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit, Tafani ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej nga prokurores së SPAK Doloreza Musabelli. •Kjo e fundit kishte në dorë hetimin e dy miqve të Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshi dhe vetë atë për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë. •Drejtuesi i SPAK ka hyrë në veprim, duke dorëzuar në Policinë e Shtetit një shkresë ku kërkon të marrë në mbrotje prokuroren në fjalë. •Kërkesa është pranuar. •Sakaq, theksojmë se sot anëtarët e bandës së Laert Haxhiut kanë dalë para Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ku janë njohur  me masat e sigurisë. •Në përfundim të seancës gjyqësore e drejtuar nga gjyqtarja Megi Strakosha, është vendosur 'arrest me burg' për 11 të arrestuarit. •Më konkretisht janë lënë në burg: Artan (Marjus) Tafani, Ligor Romaçkën, Erisiano Abedini, Bledar Berberin, Maringlen Topuzin, Idriz Manej, Fatjon Veliu, Bujar Abedini, Enriko Xhahysa e Klea Gjata.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Operacioni ‘Kurrë mos harro’, Gjykata lë në burg 11 anëtarët e bandës së Laert Haxhiut

'Banda' e Laert Haxhiut lihet në burg! Tafani tregon PLANIN
Foto ilustruese

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masat e sigurisë 'arrest me burg' për 11 anëtarët e bandës së Laert Haxhiut. Ata u shoqëruan në Gjykatë mëngjesin e sotëm nën masa të rrepta sigurie. 

Artan Tafani, 39-vjeçari i arrestuar 5 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një 'Exchange', ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. 39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

6 vrasjet e bujshme janë: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili. Pas zbardhjes, Policia ka nisur një operacion, i cili është shtrirë në disa qytete të vendit. 12 u vunë në pranga ndërsa 4 janë ende në kërkim.  

Akuzat për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut: 

-Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku [2 herë] ), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli)
-Lulzim Spahija (Arapi), akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku),  “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu), “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe  Arjan Aliço), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele).
-Ligor Romacka, i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (2 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
-Erisiano Abedini i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku).
-Bledar Berberi i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj).
-Maringlen Topuzi i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Frdiman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
-Idriz Manej, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), të parashikuar nga neni 78 e 25 të Kodit Penal.
-Fatjon Veliu, i akuzuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).
-Bujar Abedini, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi).
-Enriko Xhahysa, i akuzuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu)
-Klea Gjata e akuzuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. 

2 VITE ME PARE

"Siguria e prokurorëve të SPAK"/Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat, KLP nuk mblidhet për t'i mbrojtur

'Banda' e Laert Haxhiut lihet në burg! Tafani tregon PLANIN
Doloreza Musabelli

TIRANË-Artan Tafani “i penduari i drejtësisë” mes shumë ngjarjeve kriminale që janë zbardhur në media, ka zbuluar se grupi i Laert Haxhiajt ishte duke përgatitur për t’i kryer një atentat prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliut. Në një reagim në Facebook gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka kritikuar KLP-në për neglizhencë në gadishmërinë për të siguruar mbrojtjen e organit më të lartë të akuzës.

Lala thotë se përveç se SPAK nuk ka kushtet e nevojshme, të pasigurt janë dhe familjarët e tyre, duke qenë ligji nuk parashikon asnjë mbrojtje për ta.

POSTIMI I KLODIANA LALËS

Siguria e prokuroreve te SPAK
E gjithe Shqiperia i ka syte te SPAK se cilin nga politikanet e korruptuar do te dergoje prapa hekurave.
Po ndersa presim shume prej tyre nga ana tjeter i kane lene te ekspozuar ndaj rreziqeve dhe objektiva lehtesisht te arritshem nga kriminelet.
FAKTE
Vetem 10 nga prokuroret e SPAK, perfshire drejtuesin e structures se Posacme, kane mbrojtje.
Qe ta shpjegohem me qarte.
Altin Dumanin e shoqerojne dy gardiste dhe kur levizi me makine te blinduar ne vere, fakt qe e ka pranuar edhe vete SPAK te tere merreshin si doli lajmi pse u be lajmi. Askush nuk beri asnje analize sesa te rrezikuar jane.
9 prokuroret e tjere shoqerohen nga nje oficer i repartit RES.
Per familjet e tyre nuk parashikohen masa per garantimin e jetes.
Ligji nuk parashikon mbrojtje as per ish drejtuesin e SPAK. Qe te jem e qarte spo mbroj Arben Krajen se vetem perplasje kam patur me te, por e drejta mbetet e drejte.
PO FAKT
Kryeprokuroria ka te pakten 5 shoqerues. Me gjithe respektin qe kam per pozicionin, Prokurori i Pergjithshem ka ne dore celesat e kashtes.
Per ta mbyllur
Prokuroria e Elbasanit pranon se i penduari i drejtesise Tafani ka folur per tentativa per te ekzekutuar prokuroren e SPAK Doloreza Musabelliun.
Por kur pyet KLP thote ja do e diskutojme neser kete ceshtje ne nje kohe qe Keshilli do duhet te ishte mbledhur edhe ne mesnate per ta shqyrtuar rastin.

2 VITE ME PARE

'Laerti donte ta eleminonte'/ Dëshmia e Tafanit, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu

'Banda' e Laert Haxhiut lihet në burg! Tafani tregon PLANIN
Foto ilustruese

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Artan Tafani në dëshminë e dhënë para prokurorit Kreshnik Ajazi ka zbuluar një tjetër plan të bandës së Laert Haxhisë, ku këtë herë në shënjestër ishin vënë njerëz të drejtësisë, konkretisht një prokurore e SPAK, një prokuror i Lushnjës dhe një avokate. 

Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit, Tafani ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej nga prokurores së SPAK Doloreza Musabelli.

Për këtë sot, drejtuesi i SPAK ka hyrë në veprim, duke dorëzuar në Policinë e Shtetit një shkresë ku kërkon të marrë në mbrotje prokuroren në fjalë. Musabelli kishte hetuar dy miqtë e tij, Orges Bilibli dhe Anterio Kaloshi dhe vetë atë për masakrën e vitit 2017 në Lushnjë.

Sakaq, theksojmë se sot anëtarët e bansës së Laert Haxhiut do të dalin para Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ku do të njihen me masat e sigurisë. Mësohet se, seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha. Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit.

Anëtarët e kësaj bande të përfshirë në disa vrasje me disa viktima, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”. Pjesë e kësaj bande me rrezikshmëri kriminale ishte edhe shtetasi Artan Tafani, i cili tashmë ka statusin e të penduarit të drejtësisë. 

2 VITE ME PARE

DOSJA/ U kërcënuan me jetë tek 'Vila L' nga Firdeus Berberi, dalin emrat e policëve! Në plan ishte Tafani, por u doli një tjetër i kërkuar

'Banda' e Laert Haxhiut lihet në burg! Tafani tregon PLANIN
Foto ilustruese

TIRANË-  Në dosjen hetimore të siguruar nga “Ora News” jepet dhe momenti i kanosjes së dy punonjësve të Policisë së Shtetit, nga Firdeus Berberi, ngjarje e cila ka ndodhur në Tiranë.

Dy punonjësit e policisë që janë përballur me Firdeus Berberin, janë Erald Hysenukaj dhe Kristjan Ismaili.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, (6 Prill 2023), Firdeus Berberi, ishte në kërkim për ngjarjen e goditjes me armë dhe thikë të Johan Muçllarit në Pogradec, pasi prokuroria e Korçës e akuzon për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Të dy policët pas ngjarjes kanë depozituar kallëzim penal ndaj personit që i kanosi me jetë dhe “prishi qetësinë publike”, material që është rregjistruar në prokurorinë e Tiranës dhe tashmë pas dëshmisë së Artan Tafanit, dosja është tërhequr në prokurorinë e Elbasanit.

Në prill 2023 dy policët nuk kanë arritur të njohin Firdeus Berberin dhe s’mundën ta arrestojnë pasi ai ka mundur të ikë me vrap.

Sipas materialit hetimor Berberi, ka kanosur me fjalë të rënda duke ju shprehur policëve se do i vriste, nëse ata hynin në banesën e tij, që ndodhej tek zona e quajtur “Vila L” në “Astir” tek kompleksi “Green City”.

Ngjarja është rregjistruar në 6 prill 2023, kohë kur Firdeusi ishte ende në Shqipëri, kërkohej nga policia dhe nuk ishte larguar në Greqi, me Laert Haxhiun.

Por në këtë periudhë, policia kriminale kishte marë informacion se në zonën e “Vilës L”, qëndronte Artan alias Marjus Tafani, personi kryesor i dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e anëtarit të bandës së Aldo Bares, Elton Mermali alias “Kinezi”.

Marjus Tafani, që sot është kthyer në bashkëpuntorin e prokurorisë ishte zbuluar nga policia e Lushnjës se ishte personi i fundit që kishte takuar dhe marë në makinë, Elton Mermalin.

Zbulimi i tij ishte kryer përmes pamjeve filmike dhe targës së automjetit të makinës. I njëjti automjet me të njëjtën targë, ku kishte hipur Elton Mermali ishte filmuar në një karburant në afërsi të Peqinit, teksa mjeti furnizohej me naftë.

Dyshimet e policisë, mbi rolin e Artan Tafanit në këtë krim ishin shtuar, ndaj policia e Lushnjës dhe strukturat e kërkimit në Policinë e Shtetit, ishin impenjuar për gjetjen e Tafanit dhe marjen e tij në pyetje.

Baza e qëndrimit të tij u zbulua në muajin Prill 2023 në zonën e “Vila L” në “Astir”, por sërisht policia ska mundur të bjerë në gjurmët e tij.Tafani është larguar me shpejtësi pa u vënë re nga policia.

E bashkë me Tafanin, ka ikur dhe Firdeus Berberin i cili në ikje e sipër ka kanosur me jetë dy punonjësit e policisë, Erald Hysenukaj dhe Kristjan Ismaili.

Provat për implikimin e Artan Tafanit në rrëmbimin e Elton Mermalit ishin të qarta në dosje, por policia nuk po e gjente. Të dhënat ishin se në atë periudhë ai u largua nga Tirana, duke shkuar në Delvinë, tek njerëzit e nënës së vet.

Tafani, u zbulua dhe arrestua vetëm pas grabitjes së 30 mijë eurove në një nga pikat e “Tele.Co” në Tiranë. 

Marrë nga Oranews

2 VITE ME PARE

'Laert Haxhiu kishte në plan edhe 'eleminimin' e prokurores së SPAK' / I penduari, Artan Tafani: E kemi ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim

'Banda' e Laert Haxhiut lihet në burg! Tafani tregon PLANIN
Doloreza Musabelliu, Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Merita Selimi

Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjëstër të grupit të Laert Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes.

Një fakt i tillë tronditës ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë Artan Tafani, i cili ka shpjeguar para prokurorit Kreshnik Ajazi se, prokuroria Musabelli ishte vendosur në rreth të kuq nga Laert Haxhiu.

Gazetari Elton Qyno zbulon detaje tronditëse mbi dëshminë e bashkëpuntorit të prokurorisë, i cili ka dhënë një përshkrim të detajuar për mënyrën se çfarë po bënin për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e Drejtësisë Shqiptare, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

I penduari Tafani ka treguar se në planin për tu ekzekutuar ishte dhe avokati Adriatik Guri alias “Doga”, i cili në fraksion sekonde i ka shpëtuar vrasjes, në muajin Tetor 2021 në Lushnjë.

Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte dhe Lulzim Arapi.

Vrasja e avokatit ka dështuar për fije pasi, në momentin kur grupi kriminal zbarkoi me arsenalin e armëve para banesës së objektivit, Adriatik Doga, rastësisht ka takuar një komshiun e tij.

Kjo ka sjellë që tre personat Artan Tafani, Laert Haxhiu dhe Lulzim Arapi, të mos veprojnë për të qëlluar por të presin. Mirëpo avokati së bashku me komshiun, janë drejtuar në hyrje të pallatit dhe nuk ka dalë.

Dështimi i vrasjes së avokatit u krye edhe për shkak se në atë periudhë, në muajin Tetor 2021, grupi i Laert Haxhiut, planifikoi dhe vrau Elton Mermalin, ish-anëtarin e bandës së Lushnjës.

Mes emrave që ishin futur në planin e Laert Haxhiut për tu vrarë ishte Doloreza Musabelli, por dhe një tjetër prokurore në qytetin e Lushnjës, e quajtur Merita Selimi.

Në fakt Selimi, ishte prokurorja që hetoi Laert Haxhiun, Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për masakrën e vitit 2017, ku mbeti i vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marjus Xhepexhiu.

Pas dy viteve hetime, Selimi ka shpallur moskopetencën duke sjellë dosjen ndaj tre të pandehurve në SPAK. Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi në muajin Korrik 2023 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vetting) me dy votat e Brunilda Bekteshit, Etleda Çiftja. Një votë “pro” kalimit të saj të procesit të “Vettingut” ishte ajo e Lulzim Hamitaj, por nuk mjaftoi.

Çeshtjen e ka marë Doloreza Musabelli, prokurore në SPAK. Ku aktualisht ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, ndërsa ka ende në fazë gjykimi Laert Haxhiun.

Sipas bashkëpuntorit të drejtësisë të dyja prokuroret janë ndjekur për disa muaj, ku përgatitja e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij, ishte vrasja e tyre ose të familjarëve.

Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelli është provuar të jetë ndjekur nga grupi i Laert Haxhiut. Një fakt të tillë e ka dhënë dhe bashkëpuntori i prokurorisë së Elbasanit, i cili ka treguar se:

”…Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjesthëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin.

Ndërsa tashmë vijonte gjyqin për dënimin e Laertit. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po ja bënte gropën. Atij ju fiksua që ta friste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

E kemi ndjekur prokuroren Doloreza Musabelli, për disa kohë me rradhë. I kemi bërë foto asaj, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë tia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte.

Më pas do veprohej për të ekzekutuar prokuroren Musabelli ose ndonjë nga njerëzit e afërm të saj. Laerti kishte siguruar armët dhe gjithçka tjetër…”-ka deklaruar bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani.

2 VITE ME PARE

Blindohet gykata dhe prokuroria e Elbasanit/ Sot jepet 'masa e sigurisë' për bandën e Laert Haxhiut, si u zbuluan vrasjet? (EMRA)

'Banda' e Laert Haxhiut lihet në burg! Tafani tregon PLANIN
Foto ilustruese

ELBASAN-  Paraditen e kësaj të diele anëtarët e bansës së Laert Haxhiut do të dalin para Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, ku do të njihen me masat e sigurisë. Mësohet se, seanca gjyqësore do drejtohet nga Gjyqtarja Megi Strakosha. Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit.

Anëtarët e kësaj bande të përfshirë në disa vrasje me disa viktima, përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”. Pjesë e kësaj bande me rrezikshmëri kriminale ishte edhe shtetasi Artan Tafani, i cili tashmë ka statusin e të penduarit të drejtësisë. 

Ai ka zbardhur para organit të akuzës disa nga ngjarjet kriminale më të rënda në vendin tonë të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi. Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:

1.Artan Tafani
2.Laert Haxhiu
3.Lulzim Spahia
4.Ligor Romacka
5.Erisjano Abedini
6.Marglen Topuzi
7.Idriz Manej
8.Bujar Abedini
9.Enriko Xhahysa
10.Bledar Berberi

operacioni kurre mos harro laert haxhiu artan tafani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet