LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi shqiptare! Deportohet drejt Turqisë

• Është arrestuar në Aeroportin e Rinasit i kërkuari i drejtësisë turke, Emre Olur. • Emre Olur njihet si këshilltari i bosit të krimit turk Sedat Peker i shpallur në kërkim nga drejtësia për lidhje me krimin e organizuar. • Emre Olur është deportuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë duke qenë se atje ka një dosje hetimore ndaj tij • Avokatët e tij u shprehën se deportimi i tij drejt Turqisë do të ishte i paligjshëm dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut pasi ai disponon pasaportën shqiptare. • Kjo krijoi një ngërç ditën e djeshme në gjithë procedurat duke bërë që avioni që do trasnportonte Emre Olur-in të mos nisej dhe ai të kthehet në paraburgimin e Rinasit, aty ku qëndroi deri në orët e para të mëngjesit.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shqipëria s'pranoi kërkesën për azil, deportohet drejt Turqisë këshilltari i bosit të krimit

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Momenti i ndalimit

TURQI- Emre Olur, i njohur si këshilltari për shtyp i kokës së mafias turke, Sedat Pekerit ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Stamboll rreth orës 09:15. Autoritetet tona i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, duke vendosur deportimin e tij drejt Turqisë.

Mediat turke raportojnë se Olur, u mor nga ekipet e Interpolit e më pas u dërgua në aeroportin e Stambollit me fluturimin e planifikuar të Air Albania. 

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi

Ai do të hetohet për veprat penale: “Kanosja”, “Lëvdimi i krimit dhe i kriminelit”, “Fyerja”, “Anëtar i një organizate të krijuar me qëllim kryerjen e një krimi”, Lëndim i thjeshtë', 'Me mesazh zanor, të shkruar ose me video'.

ITINERARI:

Anëtari i organizatës kriminale shkoi në Maqedoninë e Veriut më datë 23.05.2021. Më pas ai udhëtoi në Emiratet e Bashkuara, Arabe-Abu Dhabi më datë 12.09.2022. Më datë 16.09.2022, Organizata Kombëtare e Inteligjencës dhe Ambasada në Abu-Dhabi njoftuan Departamentin e Policisë së Turqisë. Më pas u zbulua se Olur do të shkonte në Serbi. Autoritetet serbe nuk iu përgjigjen pozitivisht kërkesës për dëbim, pasi ai ishte pasagjer ndërkombëtar. Më pas u morën informacione se ai do udhëtonte nga Serbia në Tiranë, më datë 17.09.2022.

Në kryeqytetin tonë, Olur është deportuar në orën 06:30 nga zyrtarë të Interpolit duke u dërguar në Aeroporti i Stambollit. Më pas, atje ai iu është dorëzuar nëpunësve të Departamentit të Luftës ndaj Krimit të Organizuar.

SI U KRYE NDALIMI I TIJ?

Emre Olur u arrestua në Rinas më 17 shtator. Ishin mediat turke ato raportuan për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Gazetari investigativ Erk Acarer postoi në Twitter se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë procedurat u hasën në "ngërç", duke bërë që Olur të mbetej në paraburgimin e Rinasit për t'u ekstraduar mëngjesin e sotëm. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar. 

Përmes një shkrese zyrtare kërkoi që të strehohej në Shqipëri, pasi pretendon se në Truqi ndiqet penalisht për shkak të qëndrimeve të tij editoriale, kundër qeverisjes së presidentit Erdogan.

3 VITE ME PARE

U arrestua në Rinas, Shqipëria ende s’pranon strehimin e turkut, familja: Do rrijë vetëm 1 javë, më pas do ikë në Dubai

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Emre Olur

TIRANË- Shqipëria ende nuk ka pranuar kërkesën për azil të turkut Emhre Olur, i cili është arrestuar ditën e sotme sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit. Turku ka udhëtuar nga Dubai në drejtim të Serbisë dhe nga Serbia ka mbëritur në Shqipëri.

Por në momentin që ka shkuar në sportelin e verifikimit të pasaportave, Emhre Olur ka rezultuar se kërkohet nga Turqia, vend që e akuzon si këshilltar të kokës së mafias turke, Sedat Peker. Ai vetë, përmes një shkrese zyrtare kërkon që të strehohet në SHqipëri, pasi pretendon se në Truqi ndiqet penalisht për shkak të qëndrimeve të tij editoriale, kundër qeverisjes së presidentit Erdogan.

Me profesion, Olur është gazetar dhe vijon të mbahet i shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Rinasit, ndërsa shefi i policisë Përparim Dema, deri në këto momente ka refuzuar në mënyrë permanente të marë dorëzim kërkesën për azil politik. Familjarët dhe mbrojtësit e tij ligjorë, pretendojnë se gazetari Olur ka mbëritur nga Serbia, me qëllimin për të qëndruar 1 javë në Shqipëri dhe larguar sërisht në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ende nuk dihet se si do të veprohet me të riun.

3 VITE ME PARE

Kërkon azil në Shqipëri, kush është turku, ‘konsulenti mediatik’ i kreut te organizatës kriminale, denonconte lidhjet e politikës me MAFIA-n

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Emre Olur dhe Sedat Peker

TIRANË- Emre Olur ka lindur në vitin 1990 në Bahçelievler të Stambollit. I riu që u prangos sot në Rinas njihet si “konsulenti i shtypit” të kreut të krimit të organizuar, Sedat Peker. Ky i fundit është bërë viral e i njohur jo vetëm si koka e një prej grupeve mafioze në Turqi, por për përplasjet politike.

Një vit më parë, ai kishte një kanal në Youtube, në të cilin me anë të videove publikonte fakte që vërtetonin lidhjen mes politikës dhe mafias. Me arratisjen jashtë shtetit të Sedat Pekerit, Olur doli sërish në pah, pasi u kuptua se disa nga përgjigjet në rrjetet sociale në emër të kreut të organizuar vinin pikërisht nga ai.

Peker dyshohet se është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo ka qenë dhe arsyeja që Olur ka lëvizur nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku ishte pak javë më parë dhe ka kërkuar azil në Shqipëri. Përmes një shkrese zyrtare, Olur i kërkon Shqipërisë që të mos e ektradojë drejt Turqisë. Ai pretendon se i rrezikohet jeta për shkak të politikës që ndjek.

3 VITE ME PARE

Këshilltari i mafiozit turk kërkesë autoriteteve shqiptare: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Emre Olur

TIRANË- Emre Olur, i riu i shumëkërkuar nga drejtësia turke pasi akuzohet se është këshilltar i Sedat Peker, një nga kokat e mafias në Turqi, kërkon që të mos ekstradohet. Ai është vënë në pranga në Rinas dhe po mbahet nga autoritetet shqiptari, pasi ka pasaportë nga shteti shqiptar. Por, Olur tregon se dëbimi nga Shqipëria i rrezikon jetën.

“Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët na kanë thënë se nuk është i vërtet fakti se ky shtetas ka qëndruar në Shqipëri jashtë afateve ligjore. Sipas kontakteve që kemi pasur na është thënë se shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vendi ynë drejt vendit të origjinës dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësisht ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar. Bazuar në ligjin me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë”, në nënin 2 të tij përcaktohet qartë se  ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të cilët kanë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre.

Njëkohësisht bazuar në Neni 5  të ligjit me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike. Për sa më sipër kërkojmë nga ana Ministrisë së Brendshme,  Komisariatit të policisë  Rinas, Drejtorisë së Policisë Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të zbatohet në mënyrë objektive ligjin me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë,"- thuhet në shqetësimin e ngritur nga avokati i të riut, Arben Llangozi.

Emre Olur u arrestua në Rinas. Kanë qenë mediat turke ato që kanë raportuar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ishte gazetari investigativ Erk Acarer ai që me anë të një postimi në Tëitter shkruante se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë duket se procedurat kanë qenë "ngërçi" që avioni të mos nisej dhe ai të rikthehej në paraburgimin e Rinasit. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar. Mbetet e paqartë se si do të procedohet me ekstradimin e tij dhe nëse do të ekstradohet apo jo.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Itinerari i këshilltarit të kokës së mafias turke, strehohej në Shqipëri, udhëtimet drejt Dubait e Serbisë

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Emre Olur dhe Sedat Peker

TIRANË- Ndërkohë që autoritetet shqiptare janë në udhëkryq sa i përket ekstradimit të tij drejt Turqisë detaje të reja kanë dalë në dritë nga itenerari që Emre Olur ka ndjekur deri në momentin që u bë dhe arrestimi i tij në Rinas.

Ajo që mbetet "mister" është se si ka mundur të udhëtojë ai kur ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga shteti turk.

Sipas gazetarit investigativ turk, Erk Acarer Olur ka udhëtuar nga Shqipëria duke përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit drejt Emirateve të Bashkuara Arabe konkretisht në Dubai. Ai ka qëndruar për tre ditë atje dhe ka kërkuar leje qëndrimi por që i është refuzuar. 

Kthimin për në Shqipëri, Olur nuk e ka bërë më linjë direkte Dubai-Tiranë por me tranzit nga Serbia. Mësohet se ai ka fluturuar njëherë drejt Serbisë dhe më pas sërish duke përdorur linjën ajrore është kthyer në Shqipëri ku dhe është kapur nga autoritetet pas sinjalizimit të autoriteteve turke për vendndodhjen e tij. Ekstradimi i tij drejt Turqisë u ndalua nga avokatët e tij të cilët janë shprehur se Emre Olur mban nënshtetësinë shqiptare dhe ekstradimi i tij do të ishte një shkelje e të drejtave të njeriut.

Emre Olur u arrestua në Rinas. Kanë qenë mediat turke ato që kanë raportuar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ishte gazetari investigativ Erk Acarer ai që me anë të një postimi në Tëitter shkruante se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë duket se procedurat kanë qenë "ngërçi" që avioni të mos nisej dhe ai të rikthehej në paraburgimin e Rinasit. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar. Mbetet e paqartë se si do të procedohet me ekstradimin e tij dhe nëse do të ekstradohet apo jo. 

3 VITE ME PARE

E hipën në avion dhe e zbritën prapë! Ngërçi i autoriteteve shqiptare me këshilltarin e mafiozit turk

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Emre Olur

TIRANË- Autoritetet shqiptare janë në një udhëkryq përsa i përket ekstradimit te Emre Olur, këshilltarit të mafiozit turk Sedat Peker kja pasi ai dhe familja e tij kanë nënshtetësi shqiptare. 

Olur u arrestua në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia turke si i përfshirë në krimin e organizuar.

Emre Olur pritej të ekstradohej drejt Turqisë ditën e sotme. Në orën 08:30 ai i hip në një avion në Aeroportin e Rinasit për t'u nisur drejt Turqisë ku pritej të përballej me drejtësinë atje për akuzat e ngritura kundër tij. 

Olur pak minuta më vonë është zbritur sërish nga avioni për t'u rikthyer në paraburgimin e Komisariatit të Rinasit. Kjo pas ndërhyrjes së avokatëve të tij të cilët janë shprehur se nuk mund të bëhet ekstradimi i tij pasi ai është i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Avokatët kanë vijuar më tej ku janë shprehur se ekstradimi i tij do të ishte një shkelje e të drejtave të njeriut dhe kjo nuk mund të ndodhte.

Ajo që mbetet "enigmë" e të gjithë këtij procesi është fakti se si do të procedohet me ekstradimin e tij. A do ekstradohet këshilltari i kokës së mafias turke apo do të qëndrojë në Shqipëri?.

Emre Olur u arrestua në Rinas. Kanë qenë mediat turke ato që kanë raportuar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ishte gazetari investigativ Erk Acarer ai që me anë të një postimi në Twitter shkruante se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë duket se procedurat kanë qenë "ngërçi" që avioni të mos nisej dhe ai të rikthehej në paraburgimin e Rinasit. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar. Mbetet e paqartë se si do të procedohet me ekstradimin e tij dhe nëse do të ekstradohet apo jo. 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Olur po mbahet në Komisariatin e Rinasit, avokati: Dëbimi është i paligjshëm

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Emre Olur

TIRANË- Mediat turke ditën e sotme publikuan një lajm në lidhje me Emre Olur i njohur si këshilltari i bosit të krimit turk Sedat Peker. 

Në një postim në Tëitter gazetari investigativ Erk Acarer shkruan se ai nuk është deportuar drejt Turqisë. Sipas tij Olur ka qenë në avion gati për depërtim por ndërhyrja e avokatëve të tij ka bërë që kjo të mos ndodhë.

Acarer shkruan se avokatët kanë kërkuar që ai të hetohet në Shqipëri pasi ka nënshtetësi shqiptare së bashku me familjarët e tij. Avokatët janë shprehur se deportimi i tij drejt shtetit turk do ishte një shkelje e të drejtave të njeriut. 

Mësohet se tani Emre Olur po mbahet në paraburgimin e Komisariatit të Rinasit deri në sqarimin e plotë të procedurë që duhet ndjekur. Ende mbetet e paqartë se si një person i kërkuar nga drejtësia turke ka marrë ënshtetësinë shqiptare dhe si ka mundur të lëvizë lirshëm në pikat kufitare. Kjo është një ngjarje e mbulur me enigmë ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit

3 VITE ME PARE

FT- Kërkohet nga drejtësia, ky është këshilltari i mafiozit turk me nënshtetësi shqiptare që u kap Rinas

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Emre Olur dhe Sedat Peker

TIRANË- Personat në foto janë Emre Olur (i arrestuar në Rinas) dhe mafiozi (Sedat Peker). Ditën e sotme mediat turke raportuan se Olur, i njohur si këshilltari i bosit të mafias turke Pekar është deportuar drejt Turqisë ku ka një hetim në lidhje me të.

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Emre Olur

Emre Olur njihet si këshilltari i shtypit i Sedat Peker, i cili është i kërkuar nga drejtësia turke si një nga kokat e krimit të organizuar në vend. Ai është shfaqur në disa video ku flet për Peker. Drejtësia turke e ka vënë nën hetim si të lidhur në trafikun e drogës dhe kërkon deportimin e tij drejt Turqisë. Ai u kap në Aeroportin e Rinasit, kur pritej deportimin i tij drejt Turqisë avokatët kanë kërkuar që një gje e tillë të mos nbdodhë pasi është e jashtëligjshme pasi ai ka nënshtetësi shqiptare.

3 VITE ME PARE

Mediat turke: Këshilltari i mafiozit turk fshihej në Shqipëri, kishte nënshtetësi shqiptare

Prangoset në Rinas miku i mafiozit turk, ka nënshtetësi
Emre Olur

TIRANË- Është deportuar drejt Turqisë Emre Olur, këshilltari i shtypit i një prej mafiozëve më të mëdhenj turk Sedat Peker. 

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari investigativ turk Erk Acarer. Ai shkruan se Olur, tre ditë më parë ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku ka qëndruar për tre ditë dhe më pas është kthyer në Shqipëri. 

Acarer shkruan se në Shqipëri, Olur u kthyer me një avion nga Serbia pastaj mbërriti në Shqipëri duke mos kryer asnjë procedurë. Lidhur me këtë kanë reaguar edhe avokatët e Olur të cilët shprehet se vendimi për depërtimin e Olur në Turqi janë shkelur të drejtat e njeriut dhe se kjo është e padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin pasi ai ka nënshtetësinë shqiptare.

Gazetari shkruan se atij i ishte dhënë nënshtetësia shqiptare së bashku me familjarët e tij. Ndërkohë Sedat Peker ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me këtë çështje.

emre olur sedat peker arrestohet emre olur

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës