LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i vëllezërve Tate, si u premtonin dashuri vajzave në rrjetet sociale, në Bukuresht i prostituonin, amerikania i çoi pas hekurave

• Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Andrew Tate, 36-vjeçarit që u vu në pranga një natë më parë bashkë me të vëllanë e tij, Tristan. • Gjykata në Bukuresht ka caktuar sot masën e sigurisë dhe vëllezërit i ka lënë në 30 ditë burg, ndërkohë që hetohen për prostitucion dhe pengmarrje. • Tate i rekrutonte gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshte ato duke u thënë se ishte dashuruar e do të martohej me to. Por, karta e ‘djalit të dashuruar’ skadonte kur vajzat mbërrinin në Bukuresht. Aty, ato përballeshin me realitetin, që ishte prostitucioni dhe të dy vëllezërit i detyronin të rejat të bënin video pornografike pa dëshirë. Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse. • Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate një natë më parë dhe i vunë të dy në pranga.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ ‘Karta e të dashuruarit’, Andrew Tate i rekrutonte vajzat në rrjetet sociale, u premtonte martesë, por më pas i prostituonte, e ‘dogji’ amerikania

Arrestimi i vëllezërve Tate, si u premtonin dashuri vajzave në
Andrew Tate

RUMANI- Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Andrw Tate, 36-vjeçarit që u vu në pranga një natë më parë bashkë me të vëllanë e tij, Tristan. Gjykata në Bukuresht ka caktuar sot masën e sigurisë dhe vëllezërit i ka lënë në 30 ditë burg, ndërkohë që hetohen për prostitucion dhe pengmarrje.

Sipas mediave, Tate i rekrutonte gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshte ato duke u thënë se ishte dashuruar e do të martohej me to. Por, karta e ‘djalit të dashuruar’ skadonte kur vajzat mbërrinin në Bukuresht. Aty, ato përballeshin me realitetin, që ishte prostitucioni dhe të dy vëllezërit i detyronin të rejat të bënin video pornografike pa dëshirë.

Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse.

“Abuzimi ishte fizik dhe emocional. Ata nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia dhe ata vëzhgoheshin ditë e natë. Ata në thelb mbaheshin nën arrest shtëpiak 24/7 si të burgosur. Atyre iu hoq liria dhe u ndoqën kudo,”- tha një burim gjyqësor rumun për DailyMail.

Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate një natë më parë dhe i vunë të dy në pranga.

3 VITE ME PARE

Andrew Tate arrestohet për prostitucion! E "tradhëtoi" një... pica dhe grindja me Thunberg, sinjalet i çuan autoritetet në gjurmët e tij

Arrestimi i vëllezërve Tate, si u premtonin dashuri vajzave në
Andrew Tate

RUMANI- Deklaratat e Andrew Tate dhe sherri në internet që nisi dje me Greta Thunberg, duket se kanë pasur një përfundim të keq për influencerin, i cili kërkohej nga autoritetet me akuzën e trafikut seksual. Tate dhe vëllai i tij, Tristan, u arrestuan në Rumani dhe aktualisht po mbahen në një qendër paraburgimi në Bukuresht. Autoritetet dukej se ishin në gjurmët e dy vëllezërve, pasi një video e vetë Tate që tallte Thunberg në Twitter ishte ajo që zbuloi vendndodhjen e tij. Më konkretisht, pica rumune që ai kërkoi të shijonte në një nga videot e tij dhe logoja e saj çoi në zbulimin dhe arrestimin e tij më pas. Influencuesi britanik, i cili ndonjëherë është akuzuar për mizogjini dhe është ndaluar nga disa platforma të mediave sociale, po hetohej nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT).

Sipas informacioneve të Daily Mirror, dy vëllezërit kishin shkuar në hetuesi në muajin prill, pasi dy vajza kishin pretenduar se ishin detyruar të kryenin akte seksuale nga Tates, kundër dëshirës së tyre. Mirëpo, të dy u lanë të lirë, pavarësisht se hetimet vazhduan dhe rezultuan me zbulimin dhe arrestimin e tyre mbrëmë. 36-vjeçari Andrew, 34-vjeçari Tristan dhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, pritet të përballen me akuzat e përdhunimit, trafikut seksual dhe formimit të një grupi të krimit të organizuar.

Sipas prokurorëve rumunë, vëllezërit Tate dhe dy individët drejtuan një grup krimi të organizuar për të rekrutuar dhe shfrytëzuar gra duke i detyruar ato të krijonin përmbajtje pornografike. Ata, nga ana tjetër, fitonin një grumbull të konsiderueshëm parash.

Një zëdhënës i Andrew Tate tha për Daily Mirror: Ne nuk mund të japim asnjë detaj në këtë moment në lidhje me raportet se ata janë arrestuar. Andrew dhe Tristan Tate kanë respektin maksimal për autoritetet rumune dhe do të ndihmojnë në çdo mënyrë që munden për të zgjidhur çështjen.

Oksimoroni i çështjes është se ishin veprimet e vetë Andrew Tate ndaj aktivistes popullore Greta Thunberg, që bëri që autoritetet ta gjurmonin atë në Rumani. Më konkretisht, Tate ka shkruar duke iu drejtuar aktivistes suedeze në Twitter: Kam 33 makina, ndërsa në postimin e tij ka përmendur një Bugatti dhe dy Ferrari, duke theksuar se ky është vetëm fillimi.

"Ju lutem më jepni emailin tuaj që të mund t'ju dërgoj listën e plotë të koleksionit të makinave të mia dhe emetimet e tyre të mëdha të gazit,"- shtoi ndikuesi, duke iu drejtuar aktivistit suedez. Ndërsa adoleshentja iu përgjigj: Po, ju lutem më ndriçoni, më dërgoni email në [email protected].

Nga ana tjetër, 36-vjeçari influencues dërgoi në adresën e e-mail pa e ditur se po përgjohej, ndërsa vazhdonte përleshjen me aktivisten, duke e tallur. Gjatë videos, Tate i kërkon një personi jashtë ekranit t'i japë një picë, por i kujton që të mos e riciklojnë kutin në një përpjekje për të tallur Greta Thunberg. 

Pas arrestimit, Thunberg nuk e la dot pa tallur Tate, duke shkruar në Twitter: Ja çfarë ndodh kur nuk e ricikloni kutinë e picës!

3 VITE ME PARE

VIDEO- Momenti i arrestimit të Andrew Tate, 36-vjeçari dhe i vëllai shfrytëzonin 6 vajza për video pornografike

Arrestimi i vëllezërve Tate, si u premtonin dashuri vajzave në
Andrew Tate

RUMANI- Andrew Tate është arrestuar nga policia në Rumani me dyshimin për përdhunim, trafikim njerëzor dhe vepra të krimit të organizuar. Policia u fut në shtëpinë e tij luksoze ditën e djeshme dhe pamjet po qarkullojnë në çdo rrjet social.

Personaliteti i mediave sociale, u ndalua për 24 orë së bashku me vëllain e tij Tristan si pjesë e hetimit penal, thanë prokurorët rumunë pas bastisjeve në vilën e tij dhe pronat e tjera pranë Bukureshtit, raporton DailyMail.

Prokurorët thanë se vëllezërit janë të dyshuar në një rrjet të dyshuar të krimit të organizuar që shfrytëzonte seksualisht të paktën gjashtë gra, të cilat ishin rekrutuar, strehuar dhe detyruar të kryenin video pornografike për shitje në internet.

Në një deklaratë për shtyp , DIICOT - njësia e policisë, krimit dhe hetimit të Rumanisë,  tha se ata kishin bastisur pesë shtëpi pasi kishin marrë urdhër kontrolli.

Kontrollet u ekzekutuan si pjesë e një hetimi në vazhdim për një grup të organizuar kriminal, trafik ndërkombëtar njerëzor dhe përdhunim. Deklarata e policisë nuk përmendi emrat e të dyshuarve në qendër të hetimit, por tha se ata përfshinin dy shtetas britanikë dhe dy shtetas rumunë. 

Andrew dhe Tristan Tate janë të dy shtetas të dyfishtë të SHBA dhe Britani. Vëllezërit kanë lindur nga një baba amerikan dhe nënë britanike dhe janë rritur pjesërisht në të dy vendet. Policia tha se dy të dyshuarit britanikë joshën viktimat femra duke përdorur 'metodën e dashurisë', duke deklaruar në mënyrë të rreme dashurinë dhe qëllimin e tyre për t'u martuar me to.

Arrestimi i vëllezërve Tate, si u premtonin dashuri vajzave në

Viktimat më pas u transportuan në ndërtesat në qarkun Ilfov në periferi të Bukureshtit, ku u 'shfrytëzuan seksualisht' dhe u detyruan të performonin në video pornografike për t'u shpërndarë në mediat sociale, thuhet në deklaratën e policisë.

Policët thonë se të dyshuarit përdorën 'dhunë fizike dhe detyrim mendor' për t'i detyruar gratë të përmbushin kërkesat e tyre, duke përfshirë 'kanosjen, mbikëqyrjen e vazhdueshme.

arrestohet andrew tate andrew tate tristan tate

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet