LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime", Rama: Do e mbështes drejtësinë e re, por as nuk do të hesht më! Komenti për ardhjen e LaCivita në Shqipëri

• Kryeministri Edi Rama ka reaguar paraditen e sotme lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. • Gjatë një komunikimi drejtpërdrejt në rrjetet e tij sociale, Rama tha se kjo është një çështje aq e madhe sa nuk mund të kalohet pa asnjë koment. • Sipas kryeministrit, drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar "vetëbesimin e nevojshëm" dhe mbështetja e tij për të do të vazhdojë njësoj. • Por gjithashtu shtoi se edhe heshtja nga ai për këto arrestime nuk do të vazhdojë dhe se do të japë opinionin e tij për publikun kur ta shohë të arsyeshme. • Kreu i qeverisë u shpreh se e ka ndjekur rastin e Veliajt dhe se ajo që e ka shqetësuar ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje, të cilët tha se ishin njerëz të artit. • Ai tha se procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut ka nisur nga një novelë anonime, dhe shtoi se në ditët në vijim do të kenë një opinion të konsoliduar lidhur me aktakuzën ndaj Veliajt. • Rama komentoi dhe masën e caktuar nga GJKKO për Ajola Xoxën, e cila sipas kryeministrit, bashkë me kryebashkiakun u trajtuan si kriminelë duke ditur se në mes është fëmija i tyre 6 -vjeçar. • Rama shtoi më tej, se Partia Socialiste do të vijojë të mbështesë drejtësinë e re për të luftuar korrupsionin majtas e djathtas por se nuk mund të ketë arrestime pa gjyq. • Ai foli lidhur me dorëheqjen, pasi komentuesit shprehen se ai duhet të lërë detyrë, duke pasur disa nga ministrat, ish-ministrat, depuetët apo kryebashkiakët e tij të arrestuar ose nën hetim. • Rama tha se dorëheqjen nuk do ta japë kurrë dhe largimi i tij nga politika mund të ndodhë vetëm nëse i pushon zemra, ose nëse populli voton për ta hequr. • Kryeministri komentoi edhe ardhjen e Christopher LaCivita, bashkëdrejtuesit të fushatës elektorale të Donald Trump në Shqipëri, i icli do të udhëheqë fushatën e opozitë për zgjedhjet e 11 majit.• Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se dje opozitarët shpallën fitoren se sollën sipas tij "kushedi me ca lekësh një konsulent që ka punuar me Trump". • Ndërkohë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt, Ram pati dhe një shpërthim jo të zakontë para ndjekësve, ku në një moment goditi tavolinën në zyrën e tij. • Pas këtij momenti, ai e mbylli "Live"- për disa sekonda dhe u rikthye sërish në rrjetet sociale për të bashkëbiseduar me ndjekësit. • Këta të fundit nuk humbën rastin për t'ja rikujtuar shpërthimin e tij, ndërsa u shpreh se është një njeri pasionant dhe ka shpërthimet e tij kur gjëra nuk shkojnë siç duhet.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Drejtësia ishte e kapur", Rama: Dumani e ka pasur në tavolinë 21 janarin edhe kur ishte prokuror i zakonshëm! Më parë ishte e pamundur të luftohej korrupsioni

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale foli në lidhje me drejtësinë në vend. Rama u shpreh se drejtësia ka qenë e kapur përpara ardhjes së tij në pushtet. Ai theksoi se kreu i SPAK, Altin Dumani e ka pasur në tavolinë dosjen e 21 janarit edhe më parë, kur ishte prokuror i zakonshëm. 

Rama thekoi se më përpara ishte e pamundur të luftohej korrupsioni pasi drejtësia ishte e kapur. Ai theksoi se sot drejtësia është çliruar nga kontrolli politik. Rama tha se drejtësinë e ka çliruar forca politika që drejton.

"Jep dorëheqjen. Për cilën arsye? Nuk dua ta diskutoj sot. Do merremi me shumë maturi. Gjysmën apo të gjithën, kjo është çështje që ka një zanafillë. Nëse i referohemi fakteve, dhe nëse shohim historikun e gjithë kësaj periudhe, e para, që nga 1912, nuk ka pasur deri kur reforma në drejtësi filloi, asnjë anëtar qeverie, të asnjë regjimi, të asnjë force, që të jetë gjykuar dhe dënuar, nga një drejtësi e pavarur.

Si ndodhi kjo? Ra nga qielli kjo? Altin Dumani, për shembull, e ka pasur 21 janarin në tavolinë edhe më parë, kur ishte prokuror i zakonshëm. Ka pasur mundësi ta luftonte korrupsionin edhe atëherë. Sepse ka qenë e pamundur, drejtësia ka qenë e kapur. Sot, drejtësia, është çliruar nga kontrolli politik, e ka çliruar forca politika që unë drejtoj, luftë pa kompromis, majtas dhe djathas”, theksoi ai.

1 VITE ME PARE

"Fuck you", shpërthimi i pazakontë gjatë kohës që ishte drejtpërdrejt në rrjetet sociale, Rama: Kështu e kam unë, jam njeri pasionant

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dalë duke folur live në rubrikën ‘Sy m’sy’ në rrjetet e tij sociale, ku pati dhe një shpërthim jo të zakontë para ndjekësve. Rama teksa po fliste pati një shpërthim dhe goditi tavolinën në zyrën e tij.

 

Pas këtij momenti, ai e mbylli "Live"- për disa sekonda dhe u rikthye sërish në rrjetet sociale për të bashkëbiseduar me ndjekësit. Këta të fundit nuk humbën rastin për t'ja rikujtuar shpërthimin e tij, ndërsa u shpreh se është një njeri pasionant dhe ka shpërthimet e tij kur gjëra nuk shkojnë siç duhet.

“Kështu e kam unë, jam njeri pasionant kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Kam shpërthimet e mia, si ata që drejtojnë një skuadër dhe nuk bëhet goli”, tha ai.

1 VITE ME PARE

"Unë nuk bëj drejtësi", Rama: PS është risia e madhe që godet persona të sistemit politik! Do bëjmë reformë me të gjitha kostot

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",
Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij live në rrjetet sociale ka folur në lidhje me drejtësinë në vend. Rama u shpreh se PS është buja dhe risia e madhe që godet persona të sistemit politik. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë majtas dhe djathtas. 

Ai theksoi se nuk bën drejtësi por se do të bëjnë reforma në drejtësi me çdo kosto. Rama tha se do të jenë forca e parë politike që do të bëjnë reforma më të gjitha kostot.

"Miku im, PS është buja, zhurma, risia e madhe që godet persona të sistemit politik që duket sikur të tërë po kalojnë në atë sit. Por jo, unë që jam këtu, nuk jam në asnjë aspekt zero. Prandaj, PS nuk i qaj hallin fare. Edhe do të jetë më afër 1 milionëve, ka forca të shumta. Ka qenë vullneti i PS kjo që po ndodh. Amerika, Amerika? Cila Amerike? Na ka mbështetur. Amerika mund të ndryshojë qasje, por këtu qasja nuk ndryshon. Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë majtas dhe djathtas. Mbasi e merr nga drejtimi i kryeqytetit, ku ka një mijë punë për të bërë, shkruan aty perzumohet i pafajshëm.


Më thonë t’i pse nuk bën drejtësi? Unë e di që shqiptarët e kanë vdis pa të dua. Unë e di që kur opozita mos të jetë kjo që është dhe kjo e sotmja nuk do të jetë kështu, edhe do të jenë të hapura dyert e BE, unë di që nuk bëj unë drejtësi. Ajo që ne mund të bëjmë është reforma, që jemi e para forcë që do e bëj me të gjitha kostot. Unë i di të gjitha gërricjet në lëkurë. I di të gjitha. është populli ai që vendos,” tha Rama.

Teksa po fliste Rama lexoi një koment të një ndjekësi i cili thoshte: Gjynah kush do i financoj mediat dhe profilet e Veliajt në Shqipëri. Rama u përgjigj duke thënë se mediat nuk i ka pasur kurrë aleate në betejën me popullin.

"Prandaj sa i përket mediave, në rastin më të mirë shoh që janë deri diku të balancuara me lajmet. Nuk e kam pasur kurrë median si të aleat të llogaritur në betejën në sytë e popullit," u përgjigj ai.

1 VITE ME PARE

"Dorëheqjen time ta harroni", Rama: Unë largohem nga politika kur të mos më rrahë zemra, ose kur të më largojë populli i Shqipërisë

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën "Sy m'sy" në rrjetet e tij sociale i është përgjigjur një komentuesi, i cili i kërkon të japë dorëheqjen pas arrestimit të disa prej socialistëve. 

Rama tha se dorëheqjen e tij, njerëzit duhet ta harojnë. Më tej shtoi se ka vetëm dy rrugë për ta larguar nga politika,"ose nëse s’më rreh zemra, ose nëse populli i Shqipërisë voton për ta hequr më 11 maj". Ndërkohë lidhur me vendimin e popullit më 11 maj, tha se këtë në këtë vendimmarrje do të kenë peshën e tyre dhe populli shqiptar jashtë kufijve. 

"Tanimë s’kam asnjë fije të zezë në gjithë portretin tim, ka histori të tëra këtu në këto fijet e bardha dhe një eksperiencë që më ndihmon të shoh më mirë. Dorëheqjen harroje, se ma keni kërkuar qysh kur kam hyrë në politikë. Për të më larguar nga politika ka 2 rrugë, ose zemra nëse s’më rreh mjaftueshmërisht që të më zgjojë të parin në mëngjes ose populli i Shqipërisë dhe më 11 Maj për fat të mirë do votojë dhe një pjesë e atyre që thonë se i dëbova unë nga Shqipëria. Nëse njerëzit thonë stop, mbaroi! Ose nëse unë i them stop!", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

"Unë llogaritë i kam me historinë prandaj rri këtu", Rama: Drejtësia ka qenë e kapur, PS e ka çliruar nga politika!

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme teksa po flet live në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet e fundit në vend. Ndërsa ka folur në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj  Rama ka komentuar drejtësinë në vend. Rama u shpreh se drejtësia ka qenë e kapur dhe PS e e ka çliruar drejtësinë nga politika.

Rama pyeti se dorëheqjen e kujt po përkojnë dhe përse. Sipas tij ata po kërkojnë dorëheqjen e tij sepse Shqipëria sot është në pozicione që nuk ka qenë kurrë më parë. Ai shtoi llogaritë i ka me historinë dhe prandaj rri këtu.

"Drejtësia ka qenë e kapur. PS e ka çliruar drejtësinë nga politika. Që në 1912, asnjë anëtar qeverie nuk ka qenë gjykuar dhe dënuar. Cezarit duhet t’i japim atë që i takon Cezarit. Kjo është betejë për Shqipërinë dhe interesi është i përbashkët për të gjithë qytetarët.

Cilën dorëheqje kërkoni? Timen? Pse, apo pse Shqipëria sot është në pozicione që nuk ka qenë kurrë më parë. Ja sheshi ja mejdani, ja dhe Muço kapedani. Ne jemi në betejë me historinë. Unë llogaritë i kam me historinë, prandaj rri këtu," tha Rama.

 

1 VITE ME PARE

Rama për arrestimin e Veliajt: Proces i nisur nga një novelë anonime! Trajtohen si kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja që kanë një fëmijë 6 vjeç

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij live në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Rama u shpreh se e ka ndjekur rastin e Veliaj dhe se ajo që e ka shqetësuar ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Ai e cilësoi procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut si të nisur nga një novelë anonime.

Kryeministri foli edhe lidhur me masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO për Ajola Xoxën, ku tha se gjykatësit dhe prokurorët kanë arritur që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç e kanë vendosur në arrest shtëpie dhe babain në paraburgim. Më tej shtoi se në ditë në vijim do të dalë me një opinion më të konsoliduar edhe për aktakuzën e gjyqtarit që sipas Ramës "i hoqi kokën mbi shpatulla një kryeqyteti". 

"Rastin e Erionit e kam ndjekur. Por ajo që më ka shqetësuar ka qenë intimidimi i i disa personave të marrë në pyetje. Do mundohemi të krijojmë një opinion për aktakuzën që gjyqtari vendosi t'i heqë kokën mbi shpatulla kryeqytetit. Procesi i nisur nga një novelë anonime. Gjykatësit dhe prokurorët kanë arritur që edhe nënën e një fëmije e kanë vendosur në arrest shtëpie dhe babain në paraburgim. Është e një peshe të atillë që nuk duhet folur pa zbuluar cilat janë krimet.

Nuk flas për krimet e shfaqura në media. Se për ato krime duhet të isha rrahur te sheshi Skënderbej. Ky ishte qëndrim im për këtë dhe padyshim kemi kohë që gjerat t'i diskutojmë, kur të kemi faktet. Për cilën arsye të jap dorëheqjen? "Sepse ke gjysmën e qeverisë në burg," tha Rama.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Rama i gjuan tavolinës dhe “shpërthen” në Instagram: Fuck you

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",
Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dalë duke folur live në rubrikën ‘Sy m’sy’ në Instagram ku u regjistrua edhe një incident. Rama teksa po fliste pati një shpërthim teksa godet tavolinën. 

I acaruar Rama reagoi duke përplasur tavolinën dhe duke sharë 'Fuck you'. Shpërthimi i tij erdhi pas ndërprerjes së lidhjes live. I acaruar nga ndërprerja ai shpërthen dhe shikon me shumë egërsi pas kamerës ndërsa pas saj ndodhet një person ndoshta nga stafi.

 

Kur transmetimi u rikthye ndjekësit i komentuan në lidhje me incidentin. Rama iu drejtua komentuesve duke thenë mos të tremben sepse edhe ai ka shpërthimet e vete.

"Mos u tremb se jam njeri pasionant. Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës!" tha ai.

1 VITE ME PARE

Rama: Heshtja jonë për 5 vjet është keqkuptuar edhe nga konsumatorët e reformës në drejtësi

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një dalje live në rrjetet e tij sociale ka folur lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe qëndrimin e socialistëve lidhur me këtë.  Ai tha se mbështetja për drejtësinë do të mbetet e palëkundur, por opionet e tyre kritike do të nisin t'i shprehin. Rama u shpreh se heshtja e deritanishme ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por sipas tij u ka munguar kritika konstruktive. Më tej tha se heshtja e tij është keqkuptuar jo vetëm nga ata që i quajti "armiqtë?" e reformës në drejtësi, por edhe nga disa konsumatorë të saj. 

"Drejtësia, mbështetja jonë do vazhdojë njësoj, e palëkundur, por nuk ka pse të mos i shprehim opinionet kritike, për të konsoliduar pozicionin e drejtësisë së pavarur. Heshtja jonë, i ka ndihmuar institucionet e reja të drejtësisë deri këtu. Deri tani, u mungon kritika konstruktive, nxjerrja në pah e të metave. Pozicioni konstruktiv është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen këto 5 vjet, por me shumë gjasë, heshtja jonë është keqkuptuar, jo vetëm nga armiqtë e reformës në drejtësi, por edhe nga disa konsumatorë, që kërkojnë privilegje speciale që janë dhënë nga reforma.", tha Rama. 

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Veliajt/ "Nuk do t'i mbaj më për vete opinionet e mia", Rama: Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por u mungon kritika konstruktive

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK.  Rama e nisi fjalën me reagimet e opozitarëve lidhur me këtë arrestim, ndërsa tha se pas kësaj, filluan të hidhen të gjithë te kryeministria.

Ai u shpreh se ngjarja e djeshme është aq e madhe sa nuk mund të kalohej pa koment. Sipas kryeministrit, drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar "vetëbesimin e nevojshëm" dhe mbështetja e tij për të do të vazhdojë njësoj. Por gjithashtu shtoi se edhe heshtja nga ai për këto arrestime nuk do të vazhdojë dhe se do të japë opinionin e tij për publikun kur ta shohë të arsyeshme.

Më tej shtoi se "heshtja" nga ai dhe PS kanë ndihmuar institucionet e drejtësisë, por sipas tij "iu mungon  kritika konstruktive, për t'i vënë në dukje të metat."

"Vërtet interesante nuk ishte euforia e kënetës. Ajo që ishte interesante ishte ekzaltimi nga arrestimi i Erionit.  U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kenetës, por edhe ato që të re kanë vetëm moshën e kryetarit të tyre. Se u bë deti kos dhe o burra të shkojmë tek kryeministria.

Marrja e kryetarit të bashkisë për ta mbyllur pa gjyq në qeli është ngjarje e madhe që nuk mund ta kaloj me formulën 5 vjeçare që “skam koment”. Nuk do i mbaj më për vete opionet e mia. Opinioni im është ky, drejtësia e re ka hyrë në një fazë që ka fituar gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vazhdojë njësoj, e palëkundura, s'ka pse të mos shprehim opinionet publike që janë të nevojshme në këtë fazë. Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por u mungon kritika konstruktive, për t'i vënë në dukje të metat.", tha Rama.

1 VITE ME PARE

Drejtuesi i fushatës së Trump do të udhëheqë fushatën e opozitës, Rama: Shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent

Arrestimi i Veliaj/ "Proces i nisur nga një novelë anonime",
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale ka komentuar ardhjen e Christopher LaCivita, bashkëdrejtuesit të fushatës elektorale të Donald Trump në Shqipëri. LaCivita do të udhëheqë fushatën e opozitë për zgjedhjet e 11 majit. Rama u shpreh se dje opozita shpalli fitoren se sollën me "kushedi me ca lekësh" një konsulent që ka punuar me Trump. Duke ironizuar ai tha se se gjatë kohës që të tjerët prezantojnë konsulentët ai numëron turistët.

"Dje Trumpistët të vetëshpallur, Trumpistë të kënetës tonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv, si adoleshentët që bëjnë dashuri me foton e një aktore filmash, shpallën fitoren se sollën kushedi me ca lekësh një konsulent që paska punuar me Trump. Konsulentët atë punë kanë dhe jam i lumtur të them të vërtetën për të huajt që e vizitojnë Shqipërinë se numëroj turistët kur dikush tjetër tregon konsulent. Konsulentët janë për mua konsulent. Luli kishte goxha konsulentët," tha ai.

Christopher LaCivita, drejtuesi i fushatës elektorale të presidentit amerikan, Donald Trumpo do të jetë personi që do të drejtojë edhe fushatën elektorale të PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Konsulenti politik, Christopher LaCivita do të jetë personi që do të punojë me kreun e PD-së, Sali Berishën gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

LaCivita u prezantua dje nga kreu i Partisë Demokratike. Gjatë fjalës për mediat, Berisha ka theksuar se Christopher LaCivita do të jetë një arkitet i fitorës së PD-së në vend, pas fitores së Donald Trump në SHBA. Po ashtu Berisha ka theksuar se LaCivita është njeriu që pati fatin e madh t’i drejtohet kombit amerikan nga Mar-A-Lago natën e shpalljes së fitores nga presidenti amerikan.

 

edi rama arrestimi i erion veliaj sali berisha christopher lacivita

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës