LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Jordan Daci:Akt i paprecedent. Shoqata e Avokatëve Penalistë: Të lirohet menjëherë!

 • Avokati Ulian Bajrami është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pas seancës gjyqësore të klientit të tij Maksim Lika. • Avokati u arrestua pasi ka kërcënuar prokurorin Gjergj Ceka gjatë seancës gjyqësore për klientin e tij Maksim Lika. • Sot është publikuar dhe materiali audio, në seancën gjyqësore, ku tregon momentet kur Bajrami kundërshton me forcë pretendimet e prokurorisë, duke i cilësuar të dhënat e paraqitura si të pavërteta. • Në një moment të tensionuar, ai dëgjohet duke thënë se “do të merret personalisht me prokurorin”, deklaratë që shkakton reagimin e menjëhershëm të gjyqtares Megi Strakosha, e cila e qorton për gjuhën e përdorur. • Për arrestimin e avokatit, ka reaguar Dhoma e Avokatisë, e cila thekson se ky është një vendim arbtrar, duke e konsideruar si një ngjarje të paprecedentë. • Për avokatin Jordan Daci, arrestimi i kolegut të tij tregon një rrezik për lirinë, të drejtat themelore të njeriut dhe dhënien e drejtësisë në vend.

7 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami! Dhoma e Avokatisë Vlorë: Të nisë hetim i menjëhershëm dhe i paanshëm

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Jordan Daci:Akt i paprecedent. Shoqata
Foto ilustruese

VLORË- Dhoma e Avokatisë në Vlorë ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një debati me tone të ashpra dhe kërcënuese me një prokuror, gjatë ushtrimit të detyrës. Në deklaratën publike, Dhoma e Avokatisë Vlorë thekson se arrestimi i një avokati në këto rrethana ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e rolit të mbrojtësit në procesin penal dhe sipas saj, duhet që të nis menjëherë një hetim.

E PLOTË:

Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për arrestimin e avokatit Ulian Barjami, një ngjarje që nuk mund të konsiderohet thjesht një veprim ligjor, por një sulmi i hapur ndaj pavarësisë së avokatëve dhe drejtësisë në Shqipëri.

Ky arrestim ngre dyshime të forta për përdorimin e mekanizmave shtetërorë për të intimiduar profesionin e avokatit dhe për të dërguar një mesazh të qartë ndaj çdo avokati që guxon të mbrojë klientët e tij me rigorozitet dhe pavarësi. Avokati nuk është një qytetar i zakonshëm; ai është garant i drejtësisë dhe mbrojtjes ligjore të qytetarëve, dhe sulmet ndaj tij janë sulme ndaj vetë shtetit të së drejtës.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon me urgjencë: 1. Hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm, larg çdo ndikimi politik apo administrativ.

2. Respektim të plotë të të drejtave të avokatit, siç garantohen nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare.

3. Sigurimin që asnjë presion, kërcënim apo manipulim nuk do të cenojë pavarësinë e profesionit të avokatit dhe të drejtën e qytetarëve për mbrojtje ligjore.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë bën thirrje të fuqishme: çdo tentativë për të frikësuar avokatët është sulm direkt ndaj drejtësisë dhe demokracisë. Ne, do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe do të denoncojmë çdo tentativë të shtetit për të cenuar pavarësinë e profesionit./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në Elbasan! Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë merr VENDIMIN: Bojkot të gjitha proceseve penale deri në 25 tetor

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Jordan Daci:Akt i paprecedent. Shoqata
Dhoma e avokatisë, foto ilustruese

TIRANA- Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në Elbasan ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në radhët e komunitetit të avokatëve në mbarë vendin. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e ka cilësuar ngjarjen si një cënim të rëndë dhe të papranueshëm të integritetit dhe pavarësisë së profesionit të avokatit.

Në një vendim të bërë publik këtë të dielë, Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë, me firmën e kryetarit Maksim Haxhia, ka shpallur bojkot të përgjithshëm të të gjitha proceseve penale në të gjitha gjykatat e vendit deri më 25 tetor 2025. Bojkoti përjashton vetëm rastet që kanë afate procedurale dhe seancat për masa sigurie, për të mos cënuar të drejtat e të pandehurve.

Në vendimin zyrtar thuhet se masat ekstreme vijnë si përgjigje ndaj mënyrës së trajtimit të çështjes së Barjamit, për të cilën Dhoma e Avokatisë kërkon një hetim urgjent dhe të gjithanshëm nga institucionet përkatëse: Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë shqyrtoi ngarjen teper te rende lidhur me arrestimin e kolegut Av.Ulian Barjami, pasi mori kontakt personalisht me kolegun Barjami dhe u njoh drejtpërdrejt dhe në detaje me kete ngjarje. Me vendim qarkullues, Komiteti vendosi unanimisht:

1. Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.

2. Mospjësmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.

3. Moszbatimi i këtij i këtij vendimi nga avokatet përben shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhoje sherben si baze per fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqeruar me vendosjen e masave me te renda disiplinore, pezullim deri ne heqjen e liçensës se ushtriimit te profesionit.

4. Komiteti Drejtues kërkon angazhimin urgjent dhe me përgjegjësi për shqyrtimin e kësaj cështje nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

5. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë.

6. Depozitimin e një kopje vendimi, pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet.

7. Depozitimin e nje kopje vendimi prane Inspektorit të Lartë të drejtësisë, Keshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

8. Shtyrjen per nje date tjeter te tryezes se rrumbullaket te caktuar paraprakisht me Ministrine e Drejtesise ne daten 20 tetor, me objekt  “Diskutimi i Projekt Kodit Penal midis grupit të punës dhe Dhomës se Avokatisë të Shqipërisë, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Komiteti Drejtues

Kryetari

Prof Dr. Maksim HAXHIA./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami/ Ylli Manjani: I kërcënuari i vetëm ka qenë avokati Barjami, Dhoma e Avokatisë të marrë masa

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Jordan Daci:Akt i paprecedent. Shoqata
Ylli Manjani

TIRANË- Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit të avokatit Uljan Bajrami, i cili u arrestua pasi kërcënoi prokurorin në një seancë gjyqësore ku po mbronte klientin e tij. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri i Drejtësisë Manjani ka thënë se arrestimi i avokatit është i padrejtë, pasi i kërcënuari i vetëm në seancën gjyqësore ishte vetëm avokati Bajrami.

Manjani ka deklaruar se avokati Bajrami ka qenë në krye të detyrës dhe e ka kryer me shumë durim, vemendje dhe profesionalizëm punën e tij. Ai është shprehur se sistemi i drejtësisë duhet të pastrohet sa më parë nga prokurorë dhe gjykatës të tillë, pasi janë një dëm i shtuar ndaj një sistemi që supozohet të vendos drejtësi. Në fund ish-ministri i ka kërkuar Dhomës së Avokatisë të propozojë masa të menjëhershme reagimi, ndaj këtij rasti.

Reagimi i Ylli Manjani

Kjo është e papranueshme!

Prokurori dhe gjyqtarja e Elbasanit kaq kanë patur mundësinë të bëjnë kundër avokatit Uljan Barjami. Nga audio që dëgjova, në sallën e gjyqit i kërcënuari i vetëm aty ka qenë avokati Barjami. E kërcënoi gjykatësja me përjashtim nga salla e gjyqit. E kërcënoi dhe prokurori, i cili u kap në flagrancë me provën e vet që sprovonte asgjë, nga avokati. U bëre ti të na kapësh ne gafil.... "Ti duhesh arrestuar"- shkumëzon prokurori në sallën e gjyqit, ku gjykatësja shkumëzon për vete!!!! Avokati ka thënë vetëm këto fjalë "për prokurorin do bëj kallëzim për ndjekje penale".

Kjo deklaratë e avokatit është konsideruar "kanosje e gjyqtarit dhe prokurorit". Vetëm për këtë dhe, në një proçes totalisht të montuar keq dhe shumë keq nga Policia Gjyqsore e Elbasanit, arreston avokatin. Kaq kanë patur mundësi të bëjnë, edhe atë në abuzim të hapur me detyrën. Nuk duhet të kenë patur armë prokurori dhe gjykatësja se do e kishin qëlluar, me atë gjuhë mllefi që kanë patur.

Tani, a doni ta shkrijmë fare avokatinë se mbase bini rehat ju të Republikës së Prokurorëve?! Shkrijeni më mirë avokatinë dhe këndoni vetë të pashqetësuar në sallat e gjyqeve ku montoni poshtërsira antinjeri! Dua të them se prokurorë dhe gjykatës të tillë ka në sistem dhe e mira e do që sistemi ti pastrojë sa më parë. Ti pastrojë që të pastrojë veten nga arrogantë e të paaftë që marrin në qafë njerëz cdo ditë.

Avokatit ata ti hanë atë që s'thuhet, sepse janë ata që janë në abuzim me detyrën. Çdo sekond të lirisë së tij të rrëmbyer në mënnurë banditeske, do të duhet ta paguajnë ata që kanë firmën në këtë pisllëk! Po po, do të duhet ta paguani dhe shtrenjtë biles. Ju duket kanosje kjo?! Duhet ta paguani që tu duket prifti kapterr, jo kanosje.

Mjeranë!

Avokati ka qenë në krye të detyrës dhe e ka kryer me shumë durim, vemendje dhe profesionalizëm. E përsëris: klienti i tij nuk ishte askund në nideon-provë që kishte sjellë prokurori për të vërtetuar dyshimin e tij. Ndodh rëndom kjo gjë, për fat të keq. Nuk ua ka fajin avokati se jeni byla në sallën e gjyqit, o prokurorë!!! Nuk e përjashtoni dot Avokatin nga salla e gjyqit në kryerje të detyrës së tij, o gjykatës!!!

Bahhh!

Dhoma e Avokatisë duhet të propozojë masa të menjëhershme, drastike reagimi. Duhet reagim deri sa kjo poshtërsi të ndalojë dhe të vendoset normaliteti në sallën e gjyqit, ku prokurori është vetëm pala tjetër. Kështu nuk punohet!/Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Arrestimi i avokatit Uljan Barjami, Arben Llangozi: Është po aq i rëndë sa vrasja e gjyqtarit Kalaja, duhet një reagim ndaj sistemit

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Jordan Daci:Akt i paprecedent. Shoqata
Arben Llangozi

TIRANË- Pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami, i cili u arrestua pasi kërcënoi prokurorin gjatë një seance gjyqësore ka reaguar edhe avokati Arben Llangozi. Përmes një postimi në Facebook, Llangozi ka thënë se ky është një arrestim i padrejtë dhe se Barjami po paguan çmimin e ndershmërisë në një sistem të kalbur.  Ai është shprehur se arrestimi i avokatit Uljan Barjami është një nga ngjarjet më tronditëse, e cila ka goditur drejtësinë shqiptare në vitet e fundit.

Sipas tij ky rast është po aq e rëndë sa edhe vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Në argumentin e tij ai thotë se njëri u vra fizikisht, ndërsa Barjami  po “vritet” për së gjalli nga një sistem që nuk duron dot zërin e ndershëm dhe kritik ndaj manipulimit.

Postimi i avokat Arben Llangozi

Uljan Barjami, Avokati që po paguan çmimin e ndershmërisë në një sistem të kalbur .Arrestimi i avokatit Uljan Barjami është një nga ngjarjet më tronditëse që ka goditur drejtësinë shqiptare në vitet e fundit. Është po aq i rëndë sa vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sepse në të dy rastet është goditur në zemër vetë drejtësia. Njëri u vra fizikisht, tjetri po “vritet” për së gjalli nga një sistem që nuk duron dot zërin e ndershëm dhe kritik ndaj manipulimit.

Ajo që po ndodh me Uljanin është pasqyra më e qartë e një realiteti të frikshëm, kur ligji përdoret si armë kundër atyre që e mbrojnë, atëherë shteti ka dështuar. Oficerë, prokurorë dhe gjyqtarë që bashkëpunojnë për të manipuluar prova, që krijojnë akuza të rreme dhe mbulojnë të vërtetën, janë shndërruar në një zinxhir të njëjtë korrupsioni. Ata nuk kërkojnë drejtësi, por pushtet. Nuk mbrojnë ligjin, por interesat e errëta që i komandojnë dhe veprimet e tyre kriminale.

Uljani nuk është një avokat i zakonshëm. Ai është një simbol i kurajos profesionale dhe njerëzore, një zë që flet aty ku të tjerët heshtin. Ai është hero i punës, i ndershmërisë dhe i përkushtimit ndaj ligjit, një shembull i gjallë i asaj çfarë duhet të jetë avokatia, mburojë për të pafuqishmit, jo armë e pushtetit.

Sot, ai ndodhet përballë një sistemi që përpiqet ta shkatërrojë vetëm pse nuk pranoi të bëhet pjesë e lojës së pistë. Por rasti i tij nuk është vetëm i tij, është kauza e gjithë shoqërisë që kërkon transparencë, llogaridhënie dhe drejtësi të vërtetë. Nëse heshtim sot për Uljanin, nesër do të jetë dikush tjetër në vendin e tij.

Prandaj është koha të reagojmë. Të mos pranojmë më drejtësi të manipuluar, prokurorë që bëjnë pazare dhe gjyqtarë që marrin urdhra. Uljani është prova se ende ka njerëz që besojnë tek ligji, tek e vërteta dhe tek ndershmëria dhe për këtë arsye është i rrezikshëm për ata që ndërtojnë karrierën mbi mashtrimin.

Uljan Barjami nuk duhet të lihet vetëm. Kauza e tij është kauza e dinjitetit njerëzor, e besimit tek drejtësia dhe e shpresës se Shqipëria mund të ketë ende njerëz që nuk shiten./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Arrestimi i avokatit Bajrami, reagon Shoqata e Avokatëve Penalistë: Të lirohet menjëherë! Të hetohet çdokush që ka keqpërdorur detyrën

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Jordan Daci:Akt i paprecedent. Shoqata
Foto ilustruese

TIRANA- Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të avokatit Ulian Bajrami, duke e cilësuar këtë akt si një cënim serioz të lirisë dhe funksionit të mbrojtjes. Në deklaratën zyrtare, Shoqata dënon ndalimin e Bajramit dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm.

Po ashtu, ajo kërkon që të merren masa disiplinore dhe ligjore ndaj çdo funksionari publik që ka abuzuar me detyrën për të ushtruar presion apo intimidim ndaj një avokati në ushtrim të detyrës.

“Ky akt përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të shtetit të së drejtës”, theksohet më tej në reagimin e Shoqatës, e cila e konsideron këtë një precedent të rrezikshëm për pavarësinë e avokatisë dhe të drejtën për mbrojtje të qytetarëve.

REAGIMI:

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë shpreh indinjatën e saj të thellë dhe dënon me forcë aktin e paprecedentë të arrestimit të avokatit Ulian Bajrami gjatë ushtrimit të detyrës së tij me përfundimin e një seance gjyqësore, pas një debati gjazë gjykimit me përfaqësuesin e organit të akuzës.

Sipas informacioneve të bëra publike dhe audios së seancës gjyqësore, avokati Ulian Bajrami u arrestua vetëm për faktin se i komunikoi prokurorit synimin për të bërë kallëzim penal, pasi sipas avokatit ky i fundit kishte manipuluar provat në dëm të klientit që ai mbronte.

Ky veprim përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë së profesionit të avokatit, duke cenuar rëndë parimin kushtetues të së drejtës për mbrojtje të pavarur dhe efektive, të garantuar nga neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokati, si pjesë thelbësore e sistemit të drejtësisë, nuk mund dhe nuk duhet të ndëshkohet për ushtrimin e funksionit të tij ligjor në mbrojtje të interesave të qytetarit dhe përballjen e abuzimeve të pushtetit.

Arrestimi i një avokati për shkak të ushtrimit të detyrës është një akt i papranueshëm, që dëmton seriozisht besimin e publikut tek drejtësia dhe cënon ekuilibrin e procesit të rregullt ligjor.

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kërkon:

-Lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të avokatit të arrestuar;

-Hetim të plotë, të pavarur dhe transparent mbi veprimet e autoriteteve përgjegjëse;

-Marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj çdo funksionari që ka keqpërdorur detyrën publike për të intimiduar përfaqësuesin e mbrojtjes;

-Garanci institucionale që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Ky akt është një shkelje e rëndë e parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

Arrestimi i një avokati për shkak se ai kërkon zbatimin e ligjit është një mesazh frikësues për të gjithë trupën e avokatëve dhe për qytetarët që kërkojnë drejtësi.

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë nuk do të heshtë dhe të lejojë që pavarësia e mbrojtjes të shndërrohet në objekt presioni apo ndëshkimi.”/ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Do merrem personalisht me ty", publikohet AUDIO e përplasjes në gjyq mes avokatit Bajrami dhe Prokurorit Ceka: Nuk funksionon me kërcënime, të nxjerr përjashta

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Jordan Daci:Akt i paprecedent. Shoqata
Foto ilustuese

ELBASAN- Audioja nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, ku është regjistruar një përplasje mes avokatit Ulian Bajrami dhe prokurorit Gjergj Ceka, është bërë publike sot. Materiali audio, i shpërndarë në rrjetet sociale nga avokati Arben Llangozi, tregon momentet kur Bajrami kundërshton me forcë pretendimet e prokurorisë, duke i cilësuar të dhënat e paraqitura si të pavërteta.

Në një moment të tensionuar, ai dëgjohet duke thënë se “do të merret personalisht me prokurorin”, deklaratë që shkakton reagimin e menjëhershëm të gjyqtares Megi Strakosha, e cila e qorton për gjuhën e përdorur.


Pas incidentit, avokati është thirrur në komisariat për të dhënë shpjegime dhe më pas është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë disa akuza: “Kanosje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit” si dhe “Kanosje e gjyqtarit”.

DEBATI:

Avokati Ulian Bajrami: Bazohet te disa prova, një ndër to tregon që ka pasqyrim të rreme të të dhënave, dhe do të merrem personalisht edhe me prokurorin...

Gjyqtarja Megi Strakosha: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëni ju jashtë kësaj salle. Do të marr masa nga ato që parashikon Kodi i Procedurës. Ky lloj komunikimi në këtë sallë gjyqi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja e të pandehurit tënd ose do të caktohet një avokat kryesisht dhe do të të nxjerr përjashta. Paralajmërimi i fundit.

Avokati: Mesa pashë konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme. / Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Kërcënoi prokurorin në seancë gjyqësore, reagon avokati Daci pas arrestimit të avokatit Barjami: Akt i paprecedentë, avokatia shqiptare duhet të reagojë me unitet dhe vendosmëri

Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Jordan Daci:Akt i paprecedent. Shoqata

TIRANË- Avokati Jordan Daci ka reaguar pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, i cili kërcënoi prokurorin në seancë gjyqësore. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Daci ka thënë se arrestimi i avokatit është një rrezik për lirinë, të drejtat themelore të njeriut dhe dhënien e drejtësisë në vend.

Sipas Dacit ky nuk është vetem një rast individual, por një përçarje mes akuzës dhe mbrojtjes. Daci ka thënë se avokatia shqiptare duhet të reagojë me unitet dhe vendosmëri. Ai ka shtuar se të gjithë avokatët, pa përjashtim, duhet të bëhen pjesë e një bojkoti të përgjithshëm, pa afat deri në rivendosjen e drejtësisë dhe lirimit të menjëhershëm të kolegut të tyre. Në fund ai ka deklaruar se mbrojtja e avokatisë është mbrojtje e shtetit të së drejtës, e lirisë dhe e drejtësisë për të gjithë.

Reagimi i Jordan Dacit

Arrestimi i Avokatit Bajrami përbën kulmin e çmendurisë së një sistemi që po refuzon në mënyrë të hapur mbrojtjen e profesionit të avokatit dhe po shndërrohet në një rrezik real për lirinë, të drejtat themelore të njeriut dhe vetë dhënien e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.

Ky akt i paprecedentë nuk është thjesht një rast individual, por një sinjal i qartë i shkatërrimit të ekuilibrit ndërmjet akuzës dhe mbrojtjes, i cili është thelbësor për ekzistencën e një sistemi gjyqësor të drejtë, siç e kërkon neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe neni 42 i Kushtetutës së Shqipërisë.

Çdo fjalë është e tepërt: kjo është pikërisht ajo që ne, si profesionistë të ligjit, kemi paralajmëruar prej kohësh — një drejtësi e deformuar që, para se të miratohet i ashtuquajturi “projekt-Kodi Penal fashist”, po demonstron qartë tendencën autoritare dhe represive ndaj avokatisë dhe lirisë së mbrojtjes.

Në këto kushte, avokatia shqiptare duhet të reagojë me unitet dhe vendosmëri. Të gjithë avokatët, pa përjashtim, duhet të bëhen pjesë e një bojkoti të përgjithshëm dhe pa afat deri në rivendosjen e drejtësisë dhe lirimit të menjëhershëm të kolegut tonë. Bojkoti duhet të përfshijë çdo seancë gjyqësore, madje ndoshta duhet menduar për të bojkotuar edhe ato për masat e sigurimit, për t’u treguar institucioneve se drejtësi pa avokatë nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Duhet kujtuar se çdo gjyqtar, prokuror apo zyrtar publik, në momentin kur bie ndesh me ligjin, do të ketë po ashtu nevojë për një avokat. Mbrojtja e avokatisë është mbrojtje e shtetit të së drejtës, e lirisë dhe e drejtësisë për të gjithë./Dosja.al

jordan daci dhoma e avokatise gjergj ceka ulian barjami

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës