LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, në arrest shtëpie mjekja! Kush janë dy personat e dyshuar që mund të kenë ndihmuar ushtarin e Çopjave

• Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit. • Me vendim të Gjykatës së Durrësit është caktuar edhe masa arrest në shtëpi për shefen e Shërbimit Shëndetësor në burg, Ylfete Sema. • Të dy akuzohen për shpërdorim detyre. • Pas arrestimit, Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ndalimin e ish-drejtorit të IEVP Durrës. • Blutë bëjnë me dije se u lokalizua dhe u vu në pranga Indrit Cërrloj, 48 vjeç, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. • Gjithashtu thuhet se Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy personat, të cilët kanë zhvilluar takime në paraburgimin e Durrësit. • Dyshohet se këta dy persona kanë pasur dieni apo kanë ndihmuar në arratisjen e Ndocit nga ambientet e spitalit, ku po kryente një vizitë mjeksore. • Sakaq, ata po verifikohen nga grupi hetimor dhe po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. • Megjithatë, ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur t'i lokalizojnë, dy personat e dyshuar, në mënyrë që të merren në pyetje rreth situatës.

3 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Arrestimi i ish-drejtorit të IEVP Durrës pas arratisjes së Altin Ndocit/ Policia njoftim zyrtar: Akuzohet për shpërdorim të detyrës! Ekzekutohet masa për doktoreshën e spitalit

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet ish-drejtori i Burgut të
foto ilustruese

DURRËS - Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht lidhur me ndalimin e ish-drejtorit të IEVP Durrës, të shkarkuar pas arratisjes spektakolare të Altin Ndoci. Blutë bëjnë me dije se u lokalizua dhe u vu në pranga Indrit Cërrloj, 48 vjeç, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim gjykate, është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për doktoreshën e IEVP Durrës, Ylvete Sema, 66 vjeçe, e dyshuar për të njëjtën vepër penale. Ndërkohë, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës. Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet Indrit Cërloj, një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet ish-drejtori i Burgut të
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme Indrit Cërlojin për shpërdorim detyre. Ky arrestim vjen, një ditë pasi ai u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit. 

Cërloj u pezullua menjëherë pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, nga ambientet e spitalit ku po kryente një vizitë mjeksore. Në kuadër të kësaj ngjarje janë pezulluar nga detyra edhe persona të tjerë.

Konkretisht nga detyra janë shkarkuar:

Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);
Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;
Aulon Quku – Kryeinfermier;
Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Zhvilluan takime në paraburgimin e Durrësit, ja kush janë dy personat e dyshuar që mund të kenë ndihmuar në arratisjen e Altin Ndocit

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet ish-drejtori i Burgut të
Foto ilustruse

DURRËS- Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy personat, të cilët kanë zhvilluar takime në paraburgimin e Durrësit. Dyshohet se këta dy persona kanë pasur dieni apo kanë ndihmuar në arratisjen e Ndocit nga ambientet e spitalit, ku po kryente një vizitë mjeksore. 

Ata po verifikohen nga grupi hetimor dhe po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur t'i lokalizojnë, dy personat e dyshuar, në mënyrë që të merren në pyetje rreth situatës.

Si ndodhi ngjarja?

Altin Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit. Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit.

Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar. Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij. 

Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci./Dosja.al

arratisja e altin ndocit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet