LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat takohem me familjarët, Netanyahu: Një ditë e madhe!

• Pas tre orësh shtyrje nga orari i planifikuar, ka nisur tashmë armëpushimi në Gaza, në kuadër të marrëveshjes së dakorduar pak ditë më parë. • Shtyrja u bë pasi, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se armëpushimi nuk do të niste nëse Hamasi nuk arrin të nxjerrë listën e pengjeve që do të lirohen. • Pas publikimit të listës, Hamasi ka liruar sot pasdite tre pengjet e para që pas armëpushimit. • Ato janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher. • Presidenti amerikan, Joe Biden përshëndeti zbatimin e armëpushimit në Gaza dhe tha se dhjetëra kamionë me ndihma humanitare po hynin në enklavën e shkatërruar palestineze. • Presidenti në largim i SHBA ka shprehur kënaqësinë që Lindja e Mesme është një rajon i transformuar thelbësisht falë marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve që është vendosur. • Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti ditën e sotme një ditë tepër emocionale për shkak të kthimit të Romy, Emily dhe Doron në Izrael nga robëria e Hamasit. • Kryeministri izraelit iu referua gjithashtu bisedës që pati me Gal Hirsch, kreun e qeverisë për kthimin e pengjeve, dhe vuri në dukje se ai i kërkoi Hirsch-it t'u thoshte se i gjithë kombi i përqafon. • Netanyahu theksoi se ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve heroikë. • Nga ana tjetër, agjencia e mbrojtjes civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka përditësuar numrin e saj të të vdekurve që nga mëngjesi i sotëm, duke thënë se 10 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga koha kur armëpushimi ishte menduar të fillonte. • Pasi zyra e Netanyahut njoftoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi, festimet shpërthyen në të gjithë territorin e shkatërruar nga lufta dhe disa palestinezë filluan të kthehen në shtëpitë e tyre, edhe pse vonesa nënvizoi brishtësinë e marrëveshjes. • Marrëveshja vë në lëvizje një proces të gjatë dhe të pasigurt që synon përfundimisht t'i japë fund luftës dhe të kthejë gati 100 pengje të rrëmbyer në sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023 që e shkaktoi atë. • Ndërkohë, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrat e partisë së tij të ekstremit të djathtë, Fuqia Hebraike dhanë dorëheqjen nga qeveria të dielën, duke shprehur kundërshtimin e fortë ndaj marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin në Gaza. • Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, shënon fillimin e një marrëveshjeje me faza që përfshin tre faza, secila prej 42 ditësh.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Shpresa për paqe në Gaza/ Pas dorëzimit të tre pengjeve izraelite, lirohen të burgosurit e parë palestinezë

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat

GAZA- Pas lirimit të e pengjeve izraelite nga Hamasi raportohet se janë liruar të burgosurit e parë palestinezë. Të dielën vonë, mediat arabe raportuan se të burgosurit e parë palestinezë ishin liruar.  Më herët, mijëra palestinezë të zhvendosur u kthyen në shtëpitë e tyre, ndërsa armët ranë në heshtje në orën 12:15. Shumica nuk do të gjejnë asgjë përveç rrënojave. 

Armëpushimi, i zbatuar në prag të kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, u vonua me tre orë derisa Hamasi dorëzoi një listë të pengjeve që do të liroheshin sot në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

"Tre pengjet iu dorëzuan zyrtarisht Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (...) në perëndim të qytetit të Gazës," tha një zyrtar i Hamasit vonë pasdite.

Pak kohë më vonë, ushtria izraelite njoftoi se tre pengjet izraelite ishin duke shkuar për në pikën e takimit në Izraelin jugor. Të tre gratë e liruara u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza. Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Një zyrtar i lartë i Hamasit tha nga Doha se grupi tjetër i pengjeve do të lirohet të shtunën e ardhshme. Fillimi i marrëveshjes së armëpushimit rrit shpresat për paqe në enklavën palestineze, pavarësisht se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se është një "armëpushim i përkohshëm" dhe se Izraeli "rezervo të drejtën për të rifilluar armiqësitë".

 

 

1 VITE ME PARE

Lot dhe përqafime, dalin pamjet nga takimi i pengjeve të liruara nga Hamasi me familjarët: Më në fund u rikthyen në krahët tanë! (FOTO)

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
Takimi

IZRAEL- Tre pengjet e liruara nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit ndodhen në Izrael. Emily Damari, Romi Gonen dhe Doron Stanbar Hair janë në tokën izraelite. Fillimisht tre pengjet iu dorëzuan Kryqit të Kuq nga anëtarët e Hamasit dhe më pas organizata ia dorëzoi ushtrisë izraelite. Forcat e Armatosura izraelite publikuan videon e momentit kur tre gratë u dorëzuan në ushtri.

Në rrjetet sociale janë publikuar foto ku shihet Emily Damari në një video-telefonatë me familjarët pas takimit me nënën e saj. Emily ishte në një strukturë IDF për t'u testuar. Në imazhet, Emily ka një fashë në dorë pasi u plagos gjatë sulmit më 7 tetor 2023. Sipas transmetuesit publik Kan, ajo humbi dy gishta.

Ndërkohë janë bërë publike fotot e para të pengjeve me të afërmit e tyre. Në një deklaratë, familja e Doron shprehu mirënjohjen për lirimin e saj. Ata u shprehën se pas 471 ditësh të padurueshme, Dodoja e tyre e dashur më në fund është kthyer në krahët e tyre.

"Duam të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe shoqëruar në këtë rrugëtim”, thuhet në deklaratë.

Gjatë fjalës së tyre ata theksouan se shprehin mirënjohjen për presidentin Trump për përfshirjen dhe mbështetjen e tij të rëndësishme duke theksuar se ka shumë domethënie për ta.

“Një falenderim i veçantë popullit të Izraelit për përqafimin e tij të ngrohtë, mbështetjen e palëkundur dhe forcën që na dhanë në momentet tona më të errëta. Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë për Presidentin Trump për përfshirjen dhe mbështetjen e tij të rëndësishme, që ka shumë domethënie për ne”, thonë ata.

“Dodoja jonë heroike, e cila mbijetoi 471 ditë në robërinë e Hamasit, fillon sot rrugëtimin e saj të rehabilitimit. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë të gjitha familjeve dhe të bëjmë gjithçka që kemi në dorë derisa të gjithë të dashurit e tyre të kthehen në shtëpi”, përfundon deklarata. 

1 VITE ME PARE

"Armëpushimi duhet respektuar", Von der Leyen: Lirimi i pengjeve na mbush zemrat me shpresë!

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
Von der Leyen

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas lirimit të tre pengjeve të parë izraelitë përshëndeti marrëveshjen e armëpushimit. Von der Leyen në reagimin e saj u shpreh që Evropa do ta mbështesë marrëveshjen. Ajo më tej theksoi se ribashkimi i pengjeve më familjet e tyre u mbush zemrat me shpresë. 

"Romy Gonen , Emily Damari dhe Doron Steinbrecher janë të lirë. Dhe të tjerët do të ndjekin. Le të jetë ky fillimi i një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez...Armëpushimi duhet respektuar”, shkroi ajo në një mesazh për X.

Hamasi liroi tre pengje pasditen e sotme.  Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.  Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Pak pas orës 16:00, një zëdhënës i Hamasit i tha Reuters se procesi i dorëzimit të pengjeve ishte në vazhdim. Megjithatë, disa minuta më vonë IDF raportoi se Kryqi i Kuq informoi ushtrinë se pengjet u ishin dorëzuar atyre dhe se ata po i çonin ato brenda Rripit të Gazës.

Mediat lokale konfirmuan se tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'ia dorëzuar forcave izraelite që do t'i çojnë në kufirin me Gazën ku i presin prindërit e tyre. Prej aty do t'i shoqërojnë për në spital.

1 VITE ME PARE

Pengjet e liruara nga Hamasi arrijnë në Izrael, komunikojnë për herë të parë me familjarët (VIDEO+FOTO)

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
Pengjet e liruara

GAZA- Tre pengjet e liruara nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit ndodhen në Izrael. Emily Damari, Romy Gonen dhe Doron Steinbrecher janë në tokën izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se Emily, Doron dhe Romi më në fund morën rrugën për në shtëpi. Ai gjithashtu u shpreh se është një moment emocioni i madh.

Fillimisht tre pengjet iu dorëzuan Kryqit të Kuq nga anëtarët e Hamasit dhe më pas organizata ia dorëzoi ushtrisë izraelite. Forcat e Armatosura izraelite publikuan videon e momentit kur tre gratë u dorëzuan në ushtri.

Siç raporton timeofisrael.com, në rrjetet sociale janë publikuar foto ku shihet Emily Damari në një video-telefonatë me familjarët pas takimit me nënën e saj. Emily ishte në një strukturë IDF për t'u testuar. Në imazhet, Emily ka një fashë në dorë pasi u plagos gjatë sulmit më 7 tetor 2023. Sipas transmetuesit publik Kan, ajo humbi dy gishta.

1 VITE ME PARE

Lirimi i tre pengjeve, reagon Hamasi: Armëpushimi do të varet nga përmbushja e angazhimeve të Izraelit! Shkeljet rrezikojnë procesin

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat

Abu Obeida

GAZA- Brigada Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit ka paralajmëruar se zbatimi i armëpushimit do të varet nga përmbushja e angazhimeve të Izraelit në ditën e parë të armëpushimit.

"Ne, si dhe grupet e rezistencës, deklarojmë se angazhimi ynë ndaj marrëveshjes së armëpushimit është i plotë, ndërsa theksojmë se kjo varet nga angazhimi i armikut," tha Abu Obeida, një zëdhënës i Brigadave Ezzedine al-Qassam.

Brigada Ezzedine al-Qassam paralajmëron se do t'i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit, por çdo shkelje nga Izraeli do të rrezikojë procesin dhe jetën e pengjeve.

"Gjithçka varet nga angazhimi i armikut... Shkeljet nga ana e Izraelit do të rrezikojë procesin," tha Abu Obeida.

“Ne kemi vullnetin për të pasur sukses në të gjitha fazat e marrëveshjes, në detaje, në kohën për të ruajtur gjakun e popullit tonë dhe për të arritur qëllimet tona dhe u bëjmë thirrje ndërmjetësve që të bindin armikun që t'i përmbahet marrëveshjes," ka shtuar ai.

Hamasi liroi tre pengje pasditen e sotme.  Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.  Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Pak pas orës 16:00, një zëdhënës i Hamasit i tha Reuters se procesi i dorëzimit të pengjeve ishte në vazhdim. Megjithatë, disa minuta më vonë IDF raportoi se Kryqi i Kuq informoi ushtrinë se pengjet u ishin dorëzuar atyre dhe se ata po i çonin ato brenda Rripit të Gazës.

Mediat lokale konfirmuan se tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'ia dorëzuar forcave izraelite që do t'i çojnë në kufirin me Gazën ku i presin prindërit e tyre. Prej aty do t'i shoqërojnë për në spital.

1 VITE ME PARE

Lirimi i pengjeve nga Hamasi, Netanyahu: Një ditë e madhe! Ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve heroikë

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti ditën e sotme një ditë tepër emocionale për shkak të kthimit të Romy, Emily dhe Doron në Izrael nga robëria e Hamasit. Kryeministri izraelit iu referua gjithashtu bisedës që pati me Gal Hirsch, kreun e qeverisë për kthimin e pengjeve, dhe vuri në dukje se ai i kërkoi Hirsch-it t'u thoshte se i gjithë kombi i përqafon. Netanyahu theksoi se ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve heroikë.


“E di, ne të gjithë e dimë, se ata kaluan nëpër ferr, ata shkojnë nga errësira në dritë, ata vërtet dalin nga skllavëria e lirisë”, shtoi Netanyahu. “Ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve tanë heroikë... është një moment i madh, një moment emocional. Një ditë e madhe."

Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.  Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Pak pas orës 16:00, një zëdhënës i Hamasit i tha Reuters se procesi i dorëzimit të pengjeve ishte në vazhdim. Megjithatë, disa minuta më vonë IDF raportoi se Kryqi i Kuq informoi ushtrinë se pengjet u ishin dorëzuar atyre dhe se ata po i çonin ato brenda Rripit të Gazës.

Mediat lokale konfirmuan se tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'ia dorëzuar forcave izraelite që do t'i çojnë në kufirin me Gazën ku i presin prindërit e tyre. Prej aty do t'i shoqërojnë për në spital.

1 VITE ME PARE

Lirimi i 3 pengjeve nga Hamasi, reagon Biden: Pas kaq shumë humbje jetësh, sot armët në Gaza janë ulur!

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
Biden

GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se tre pengjet izraelite të liruar nga Hamasi janë tashmë në territorin izraelit. Në Uashington, Presidenti Joe Biden përshëndeti zbatimin e armëpushimit në Gaza dhe tha se dhjetëra kamionë me ndihma humanitare po hynin në enklavën e shkatërruar palestineze.

Presidenti në largim i SHBA ka shprehur kënaqësinë që Lindja e Mesme është një rajon i transformuar thelbësisht falë marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve që është vendosur.

“Marrëveshja që parashtrova për herë të parë majin e vitit të kaluar për Lindjen e Mesme më në fund u realizua. Armëpushimi ka hyrë në fuqi në Gaza dhe sot, ne po shohim pengjet të lirohen, 3 gra izraelite të mbajtura kundër vullnetit të tyre në tunelet e errëta për 470 ditë. Pas kaq shumë dhimbje, shkatërrime, humbje jete, sot, armët në Gaza janë ulur”, tha Biden në një deklaratë për shtyp.

Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.  Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Pak pas orës 16:00, një zëdhënës i Hamasit i tha Reuters se procesi i dorëzimit të pengjeve ishte në vazhdim. Megjithatë, disa minuta më vonë IDF raportoi se Kryqi i Kuq informoi ushtrinë se pengjet u ishin dorëzuar atyre dhe se ata po i çonin ato brenda Rripit të Gazës.

Mediat lokale konfirmuan se tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'ia dorëzuar forcave izraelite që do t'i çojnë në kufirin me Gazën ku i presin prindërit e tyre. Prej aty do t'i shoqërojnë për në spital.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Lirohen tre pengjet e para nga Hamasi, iu dorëzuan Kryqit të Kuq

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
Pamje nga vendi i ngjarjes

GAZA- Tre pengjet e para të mbajtura nga Hamasi u liruan pak pas orës 16:00 të dielën. Lajmi për lirimin e tre pengjeve u konfirmua nga IDF, ndërsa një zyrtar izraelit i tha Reuters se Kryqi i Kuq e kishte informuar Izraelin se pengjet ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Tre pengjet e para të liruara sot janë 24-vjeçarja Romy Gonen, 28-vjeçarja Emily Damari dhe 31-vjeçari Doron Steinbrecher. Të tre gratë u morën peng më 7 tetor 2023, gjatë ofensivës së Hamasit që vrau rreth 1200 njerëz dhe rrëmbyen 251 në Gaza.

Romy Gonen u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023, ndërsa Emily Damari (gjysmë britanike) dhe Doron Steinbreche, një asistent veterinar, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në kibutin izraelit Kfar Aza.

Pak pas orës 16:00, një zëdhënës i Hamasit i tha Reuters se procesi i dorëzimit të pengjeve ishte në vazhdim. Megjithatë, disa minuta më vonë IDF raportoi se Kryqi i Kuq informoi ushtrinë se pengjet u ishin dorëzuar atyre dhe se ata po i çonin ato brenda Rripit të Gazës.

Mediat lokale konfirmuan se tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'ia dorëzuar forcave izraelite që do t'i çojnë në kufirin me Gazën ku i presin prindërit e tyre. Prej aty do t'i shoqërojnë për në spital.

Më parë, pamjet televizive treguan një turmë të madhe që mblidhej pranë automjeteve të Kryqit të Kuq në sheshin Saraya në qytetin qendror të Gazës, ku me sa duket u bë dorëzimi. Mes tyre ishin dhjetëra persona të armatosur të Hamasit.

 

1 VITE ME PARE

"Fitore e plotë e terrorizmit"/ Doli kundër armëpushimit, ministri izraelit i Sigurisë i dorëzon Netanyahut dorëheqjen e tij

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
ministri

IZRAEL- Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrat e partisë së tij të ekstremit të djathtë, Fuqia Hebraike dhanë dorëheqjen nga qeveria të dielën, duke shprehur kundërshtimin e fortë ndaj marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin në Gaza. Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, ka hyrë tashmë në fuqi duke shënuar fillimin e një marrëveshjeje me faza që përfshin tre faza, secila prej 42 ditësh.

Ben-Gvir kishte votuar më parë kundër marrëveshjes gjatë një takimi të kabinetit të premten, ku paralajmëroi dorëheqjen e tij të mundshme. Në një deklaratë me video, ai përshkroi se ndihej "i tmerruar" pasi mësoi detajet e marrëveshjes, e cila përfshin lirimin e të burgosurve palestinezë që vuajnë dënimin e përjetshëm në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor. Duke i shkruar Netanyahut për të shpallur dorëheqjen e tij, Ben-Gvir tha se nuk do të punonte për të rrëzuar qeverinë, por e quajti marrëveshjen e armëpushimit një "fitore të plotë për terrorizmin".

Ai u bëri thirrje ministrave nga partitë Likud dhe Zionizmi Fetar që të refuzojnë marrëveshjen dhe thuhet se u përpoq të bindë ministrin e financave Bezalel Smotrich të jepte dorëheqjen së bashku me të. Ndërsa Smotrich kundërshtoi marrëveshjen në votat e qeverisë, ai përfundimisht zgjodhi të qëndronte në pozicionin e tij.

Marrëveshja midis Hamasit dhe Izraelit synon t'i japë fund bombardimeve izraelite në Gaza dhe të fillojë shkëmbimin e të burgosurve. Megjithatë, ajo ka shkaktuar mosmarrëveshje të rëndësishme brenda fraksioneve politike të ekstremit të djathtë të Izraelit, duke reflektuar ndarjet e thella mbi armëpushimin dhe implikimet e saj më të gjera.

1 VITE ME PARE

Pas 16 muajve në luftë, fillon armëpushimi në Gaza, palestinezët nisin të kthehen në shtëpitë e tyre

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
foto ilustruese

GAZA- Armëpushimi në Gaza tani është në fuqi, tha në një deklaratë Zyra e Kryeministrit izraelit. Armëpushimi u vonua me pothuajse tre orë pasi Hamasi tha se kishte një vonesë "teknike" në dorëzimin e emrave të tre pengjeve që do të liroheshin në Izrael të dielën. Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit (1:30 pasdite ET) vranë të paktën 13 palestinezë dhe plagosën 30, sipas zyrtarëve të spitalit dhe mbrojtjes civile.

Hamasi publikoi emrat e tre pengjeve që planifikon të lirojë sot, më shumë se dy orë pasi supozohej se kishte filluar armëpushimi në Gaza. Izraeli kishte thënë më herët se do të vazhdojë me sulmet derisa të marrë emrat.

Festimet shpërthyen në të gjithë territorin e shkatërruar nga lufta dhe disa palestinezë filluan të kthehen në shtëpitë e tyre, edhe pse vonesa nënvizoi brishtësinë e marrëveshjes. Marrëveshja vë në lëvizje një proces të gjatë dhe të pasigurt që synon përfundimisht t'i japë fund luftës dhe të kthejë gati 100 pengje të rrëmbyer në sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023 që e shkaktoi atë.

1 VITE ME PARE

Izraeli nuk i ndalon bombardimet në Gazë, 10 persona humbin jetën që prej kohës që armëpushimi ishte planifikuar të fillonte

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
bombardimet

GAZA- Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka përditësuar numrin e saj të të vdekurve që nga mëngjesi i sotëm, duke thënë se 10 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga koha kur armëpushimi ishte menduar të fillonte.

Zëdhënësi zyrtar Mahmoud Basal thotë se në këtë shifër përfshihen gjashtë të vdekur në qytetin e Gazës, tre në veri dhe një në Rafah. 25 persona të tjerë janë plagosur. Më herët, ushtria izraelite tha se do të vazhdojë operacionin e saj ushtarak në Gaza deri në fillimin e armëpushimit.

Ndërkohë Hamasi ka pëmbushur një nga kushtet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për ndalimin e bombardimeve në Gazë. Grupi ka zbuluar identitetet e tre pengjeve të para që pritet të lirohen në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Përmbushet kërkesa e Netanyahut për armëpushimin në Gaza, Hamasi publikon identitetet e tre pengjeve që do të lirohen të parat

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
foto ilustruese

GAZA- Hamasi përmes një postimi në Telegram, ka publikuar emrat e tre grave pengje të cilat thotë se do t'i lirojë së pari, si pjesë e armëpushimit me Izraelin. Ata janë Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher.

Ja çfarë dihet për tre pengjet:

Doron Steinbrecher, 31 vjeç, një infermiere veterinare, ishte në banesën e saj në Kibbutz Kfar Aza kur Hamasi sulmoi. Në orën 10:30 të datës 7 tetor, ajo u dërgoi një mesazh zanor miqve: "Ata kanë ardhur, më kanë kapur mua".

Romi Gonen, 24 vjeç, iu zu pritë teksa u përpoq të arratisej nga festivali Supernova. Nëna e saj, Merav Leshem Gonan, iu drejtua Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në qershor, kur ajo bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për lirimin e pengjeve.

Emily Damari, 28 vjeç, e cila ka shtetësi të dyfishtë britaniko-izraelite, u mor peng nga Kibbutz Kfar Aza. Duke iu drejtuar një ngjarje përkujtimore në Londër më 6 tetor 2024, nëna e saj Mandy tha se pengjet e liruar nëntorin e kaluar i kishin thënë asaj se kishin pasur kontakte me Emily në robëri.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se armëpushimi në Gaza që pritej të hynte në fuqi këtë mëngjes nuk do të ndodhë nëse Hamasi nuk arrin të nxjerrë listën e pengjeve që do të lirohen. Një armëpushim i kërkuar prej kohësh për Gazën, ku Izraeli ka zhvilluar një fushatë të fuqishme ushtarake gjatë 15 muajve të fundit, do të fillonte sot në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale.

1 VITE ME PARE

Armëpushimi në Gazë, Netanyahu: Nuk do të fillojë derisa Hamasi të publikojë listën e pengjeve që do të lirohen

Nis armëpushimi në Gazë/ Hamasi liron tre pengjeve e para, vajzat
benjamin netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se një armëpushim në Gaza që pritej të hynte në fuqi këtë mëngjes nuk do të ndodhë nëse Hamasi nuk arrin të nxjerrë listën e pengjeve që do të lirohen. Një armëpushim i kërkuar prej kohësh për Gazën, ku Izraeli ka zhvilluar një fushatë të fuqishme ushtarake gjatë 15 muajve të fundit, do të fillonte sot në orën 8:30 të mëngjesit me kohën lokale.

Por një orë para fillimit të armëpushimit, Netanyahu përsëriti një paralajmërim të lëshuar fillimisht dje se marrëveshja nuk do të realizohej pa një listë me tre pengje femra që do të lirohen sot. Hamasi pritet të lirojë pengjet më vonë në këmbim të shumë palestinezëve të burgosur nga Izraeli, hapi i parë në një proces të gjatë që synon mbylljen e luftës 15-mujore.

Hamasi fajësoi vonesën në dorëzimin e emrave për "arsye teknike në terren". Grupi tha në një deklaratë se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit të shpallur javën e kaluar.

“Kryeministri udhëzoi IDF-në (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) që armëpushimi, i cili supozohet të hyjë në fuqi
në orën 8:30 të mëngjesit, nuk do të fillojë derisa Izraeli të ketë listën e të rrëmbyerve të liruar që Hamasi është zotuar të sigurojë”, tha zyra e Netanyahut.

Marrëveshja u miratua nga kabineti i Izraelit të premten mbrëma, pasi një përparim në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA, Katari dhe Egjipti u njoftua të mërkurën. Në fazën e parë, marrëveshja do të bënte që 33 nga 98 pengjet të liroheshin gjatë gjashtë javëve. Pjesa tjetër do të lirohet në një fazë të dytë që do të negociohet gjatë së parës.

Nga 990 deri në 1650 të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë do të lirohen në këmbim, në varësi të numrit të pengjeve të liruara. Forcat izraelite kishin filluar të tërhiqen nga zonat në Rafah të Gazës në korridorin e Filadelfit përgjatë kufirit midis Egjiptit dhe Gazës, raportuan mediat pro-Hamasit sot herët. Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e Gazës që të mos iu afrohen trupave të saj ose të lëvizin nëpër territorin palestinez përpara afatit të armëpushimit, duke shtuar se kur lejohet lëvizja "do të lëshohet një deklaratë dhe udhëzime për metodat e sigurta të tranzitit".

armepushimi ne gaze lufta izrael-hamas benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet