LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Gjykata vendos "arrest me burg"! Alda Klosi në spital, seanca u bë në Gjykatën e Tiranës, trupa gjykuese shkoi dhe e pa vetë

• Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-zyrtaren Alda Klosi. • Në orën 10.30, prokurorja dhe gjyqtarja e çështjes shkuan në ambientet e spitalit QSUT për shkak të problemeve shëndetësore për të parë gjendjen e saj. • Gjyqtarët i kanë marrë gjeneralitetet dhe pëlqimin që ajo të përfaqësohet në gjykatë nga avokati i saj, Ilirjan Muho. • Vendimi u mor në ambientet e Gjykatës së Tiranës, me mungesën e Klosit. • Pas mbarimit të seancës, Ilirjan Muho mbajti një deklaratë për mediat e pretendoi se Prokuroria po mbështetet në një deklarim të rremë, pasi kjo ishte e vetmja provë që paraqiti sot para trupës gjykuese. • I pyetur mbi origjinën e parave, Muho tha se 120 mijë eurot Klosi i kishte për kurimin e xhaxhait i cili ndodhet në SHBA dhe është diagnostikuar me tumor. E shtoi se këto para i ka marrë vëllai i Klosit hua nga një person në Shqipëri, të cilët së bashku kanë firmosur edhe një kontratë huadhënie, e vendosur tashmë në dispozicion të Prokurorisë. • Kjo e fundit akuzohet se ka kryer 3 vepra penale, pas denoncimit që ajo i bëri pastrueses së saj Rozeta Dobit se i kishte vjedhur kasafortën më para. • Megjithatë Klosi rezulton se nuk e justifikon pasurinë dhe u prangos, por të shtunën përfundoi në spital për shkak të problemeve kardiake.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Avokati i Alda Klosit: Hera e 4 që Rozeta Dobi pyetet dhe çdoherë ka dhënë versione të reja. Paratë i kishte për xhaxhain, pse t'i deklaronte?

Gjykata vendos "arrest me burg"! Alda Klosi në spital, seanca u
Ilirjan Muho

TIRANË- Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur pasi Gjykata e Apelit la në burg ish-zyrtaren. Në fjalën e tij, gjatë avokati deklaroi se paratë e vjedhura në banesën e klientes së tij i përkisnin familjarëve të saj dhe nuk kishte se përse t'i deklaronte, por shtoi se këto para kanë shkuar në shtëpinë e Klosit më 3 dhjetor. I pyetur se përse Klosi nuk i kishte deklaruar këto para, Muho tha se sipas ligjit kishte kohë deri në mars për ta bërë deklarimin e tyre, por shtoi se nuk do i mbante por do i dërgonte me postë elektronike.

"Jam i keqardhur nga vendimi i shkallës së parë, ishte një vendim që vlerësoi si të ligjshëm veprimet e Prokurorisë, pati një debat të gjatë në këtë seancë. Prokurori paraqiti si provë një deklarim nga Rozeta Dobi. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar, është hera e 4 që pyetet dhe sa herë pyetet, jep nga një version të ri prë ngjarjen. Në deklarimin e datës 3 shkurt pretendon se hapat i ka kryer në marrëveshje me Alda Klosin. Nëse do të ishte kështu, si është e mundur që kasaforta është hapur dhe është hedhur në një kazan plerash. Si nëna dhe djali këtë qëndrim kanë mbajtur të dy. Nëse do të pranonim se kjo është e vërtetë, si është e mundur që në banesën e kësaj shtetase si është e mundur që ka pasur në banesën e saj sende të tjera të vjedhura? Lekët janë për xhaxhain nuk kishin përse të deklaroheshin. Konflikte me ish-bashkëshortin ka pasur por që në vitin 2018 janë divorcuar e ka në kujdestarinë e saj dy fëmijët e mitur dhe nënën e verbër, për të cilën nuk dihet kush do të kujdeset? Ajo është e sëmurë nën kontrollin e mjekëve. Nuk pati verifikim, thjeshtë u konstatua gjendja e saj shëndetësore. Prokuroria po kryen veprimet. Në rast se këto deklarime të dhëna prej saj do të dalin si të pavërteta çfarë do të ndodhë! Në momentin e parë që ka mbërritur në shtëpi ka njoftuar policinë. Ajo ka konstatuar se i mungonin disa sende siç ishin bizhuteritë apo sende të saj personale.

Deklarimet e dhëna nga Rozeta Dobi janë të pavërteta, mos u habisni nëse kur do të marrë atë që do, të ndryshojë sërish version. Prokuroria tani po kryen veprimet. Kush i ka paratë e tjera? Nuk u përmend asnjë emër gjatë gjykimit. Denoncimi dhe paratë janë marrë më 15 dhjetor. Paratë kanë shkuar tek Alda më 3 dhjetor në ditën që nusja dhe xhaxhai u nisën në Amerikë. Paratë do i dërgonte përmes sistemit bankar. Sepse ishin para... nuk i ka mbajtur ajo. Janë disa ditë sepse po pritej që të gjendej mënyra për t'u transferuar. Pronari i ligjshëm i parave mund t'i dërgonte në adresën në Amerikë. Janë 30 mijë dollarë që janë lënë për të arreduar një shtëpi në Tiranë. Nuk janë pyetur sepse nuk janë këtu. Klientja ime, nga vëllai i saj është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e firmosur mes tij dhe një shtetasi të identifikuar me emër dhe mbiemër. Person që kryen një aktivitet të ligjshëm në vendin tonë. Kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës i janë dhënë hua 125 mijë euro për nevojët e kurimit të xhaxhit. Këto para janë marrë që na datën 1 nëntor, në fund të tetorit xhaxhi është diagnostikuar me tumor në mushëkri. Për shkak të faktit që ky nuk është i siguruar atje, shpenzimet do mbuloheshin nga familjarët, u gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhit, këto para i janë rikthye Aldës dhe familjes së saj me synimin që të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Nuk duhej ti deklaronte, e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës. Nuk është pyetur për këto detaje dhe s’ka pasur si të japë sqarime. Më duket e pabesueshme që Alda Klosi ti jepte 500 mijë euro një personi që nuk i njihte. Prokuroria përdor si deklarim të "artë" vetëm atë që thotë Rozeta Dobi. Telefonin nuk ia ka sekuestruar. Nuk e di fare ku e ka telefonin. Në kërkuam që para se Prokuroria të ndërmarrë vendime të tilla, të verifikohet vërtetësia e deklarimit. Në këto kushte do gjendemi para një fakti shumë keq, e mund të jetë dështim total i Prokurorisë,"-tha ndër të tjera avokati. 

3 VITE ME PARE

Ndryshon vendi për seancës/ Ilirjan Muho: Nga se vuan Alda Klosi? Pyesim mjekët për këtë punë

Gjykata vendos "arrest me burg"! Alda Klosi në spital, seanca u
Ilirjan Muho

TIRANË- Është shtyrë për në orën 12:00, dhënia e masës së sigurisë për ish-zyrtaren, Alda Klosi, e cila momentalisht është e shtruar në spitalin "Nënë Tereza". Avokati i saj mbrojtës, Ilirjan Muho dha një prononcim të shkurtër për mediat, për të cilat u shpreh se ende janë duke u shqyrtuar ende provat, e se një qëndrim do e mbajë pas seancës. Teksa u pyet për faktin se nga se vuante klientja e tij, ai tha që të pyesnin mjekët për këtë çështje.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Ilirjan Muho: Gjykata në respektim të afatit u paraqit sot dhe mori gjeneralitetet e personit nën hetim, konstatoi gjendjen e saj shëndetësore. Seanca ka filluar dhe po kthehemi në Gjykatë për të vazhduar gjykimin ku e lamë. Seanca do të zhvillohet në gjykatë. Qëndrimin tim do e merrni vesh.

Nga se vuan Alda Klosi?

Ilirjan Muho: Pyesim mjekët për këtë punë.

A keni një qëndrim për dëshminë e Rozeta Dobit?

Ilirjan Muho: Kemi një qëndrim, por do të flasim pas seancës së sotme. 

3 VITE ME PARE

Alda Klosi njihet sot me masën e sigurisë nga shtrati i spitalit, avokati mbrojtës mbërrin në “Nënë Tereza”

Gjykata vendos "arrest me burg"! Alda Klosi në spital, seanca u
Avokati i Alda Klosit

TIRANË- Alda Klosi do të njihet sot me masën e sigurisë nga shtrati i spitalit. Seanca në ngarkim të saj do të mbahet rreth orës 10:30 në ambjentet e spitalit “Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza”, aty ku Klosi është shtruar prej dy ditësh pas problemeve që shfaqi me tensionin.

Para pak minutash ka mbërritur në spital edhe avokati i saj mbrojtës. Deri më tani, Alda Klosi akuzohet për 3 vepra penale: veprat për pastrim parash, deklarim të rremë dhe fshehje pasurie, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka kërkuar "arrest me burg" për të.

Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit ka marrë një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove, burimi i të cilave nuk dihet. Këto para edhe pse kanë kaluar 2 javë që prej zbulimit të vjedhjes, nuk dihet se ku i ka gjetur Alda Klosi. Ajo po hetohet gjithashtu nga prokuroria.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga. Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.

Kjo shumë sipas Alda Klosit bashkë me florinjtë i përket asaj. Por të nesërmen pas arrestimit, falë një përgjimi ambiental policia gjeti të fshehura në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastrueses edhe 400 mijë euro të tjera. Këto para janë pa pronar sot, pasi Alda Klosi mohon që të jenë vjedhur në banesën e saj. Pastruesja nga ana tjetër pohon se edhe këto para i ka marrë te Klosi. Për këtë shumë nuk ka asnjë denoncues në Polici.

Klosi kishte pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait dhe i kishte ruajtur për kurimin e tij, por ai ndërroi jetë disa javë më parë në SHBA, ku edhe po kurohej. Megjithatë duket se as i ndjeri nuk i justifikonte dot paratë, pasi e mbesa është vendosur në pranga./Dosja.al

ilirjan muho alda klosi alda klosi ne spital

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës