LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2 vëllezër/ AKSIONI i SPAK, 11 urdhër arreste, 4 të arrestuar, 6 në kërkim

•Pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, SPAK ka goditur një grup kriminal. •Urdhërarreste janë lëshuar për Besmir Murati, Bujar Ajeti alias Gërmizi, shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, ish-zv/drejtorin e Rendit në Policinë e Tiranës, Erzen Breçani, djalin e tij, Eralbi Breçani, Jonida Babameton, oficeren e Drejtorisë së Kufirit, Artan Sulejmanin, Albert Prengën, Bajram Grabova, Ismail Zeneli, Ervin Matën •Të arrestuar janë Erzen Breçani, Dedan Gjoni, Bujar Ajeti alias Gërmizi dhe Besmir Murati. •Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri) janë Ismail Zeneli, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Ervin Mata dhe Eralbi Breçani. •Për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit është caktuar masa detyrim paraqitje. •Akuzat që rëndrojnë ndaj tyre janë: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. •Besmir Murati e Bujar Gërmizi, të cilët akuzohen për krijimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të dy vëllezërve që jetonin jashtë. Së bashku me shefin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë, Dedan Gjoni, ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer vrasje. • Erzen Breçani akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. •Djali i tij Eralbi Breçani akuzohet për veprën penale trafik droge dhe pastrim parash. •Në mesin e personave në kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

9 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

BIRN: Tonelata me kokainë dhe policë të korruptuar, goditet organizata kriminale

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
spak

TIRANË- Një grup i krimit të organizuar, i dyshuar për trafikimin e tonelatave të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës si dhe aktivitet kriminal në Shqipëri u godit mbrëmjen e së hënës nga Prokuroria e Posaçme, në një operacion të kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjenci të tjera të huaja ligjzbatuese.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e zyrtarëve të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale në cënim të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga SPAK, gjykata ka vendosur 11 masa sigurimi për anëtarët e grupit kriminal dhe zyrtarët e policisë, por vetëm katër prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit. Dhjetë prej masave të sigurisë janë “arrest me burg” për vepra penale të trafikimit të narkotikëve, grupit të struktuar kriminal dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

SPAK deklaroi se ka mundur të dokumentojë katër episode të trafikimit të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë vitit 2021; të cilat kanë të bëjnë me sekuestrimin e 446 kilogramëve kokainë në Holandë, 69 kg kokainë në Brazil, 166 kg marijuanë në Gjermani si dhe të një sasie prej 250 kilogramë kokainë të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Gjithashtu, janë zbardhur dy episode të tentativave të vrasjes për dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian,” thuhet në njoftim.

SPAK deklaroi gjithashtu se produktet e kësaj veprimtarie kriminale pastroheshin në Shqipëri dhe se ka dokumentuar disa pasuri, për të cilat ka kërkuar sekuestrimin.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Kjo është goditja e dytë e madhe e SPAK ndaj krimit të organizuar, pas operacionit “Metamorfoza” në korrik të këtij viti, ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe drejtues të policisë dhe prokurorisë.

Të dyja operacionet janë mundësuar nga informacionet e ardhura në Shqipëri nga drejtësia franceze dhe të koordinuara nga Europol dhe Eurojust./BIRN

2 JAVE ME PARE

Detaje nga hetimi i SPAK/ Bujar Gërmizi lidhje me Nuredin Dumanin, e ndihmonte të kalonte kufirin në Morinë

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
nuredin dumani

TIRANË- Nga hetimet e SPAK, pas arrestimit të 6 personave, janë zbuluar lidhje mes Bujar Gërmizi (Ajeti) një prej të arrestuarve, i cili konsiderohet si i forti i Kukësit me Nuredin Dumanin. Gërmizi me anë të lidhjeve të tij, ka ndihmuar Dumanin në kohën që ky i fundit ishte në kërkim, të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në territorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme. Kjo u zbulua nga bisedat në aplikacionin "SKY ECC".

Zbulohet se Nuredin Dumani, i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbërritur në muajin Mars 2022 në Shqipëri,ku ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi Bujar Gërmizi. Dumani është larguar me makinë në drejtim të Prizrenit, dhe aty ka marrë një taksist i cili e ka çuar deri në Morinë. Ai ka pajtuar kundrejt 40 eurove një taksist tjetër, duke i pohuar se i kishte humbur karta e identitetit dhe a mund ta kalonte në doganë.

Siç ka treguar dhe vetë Dumani në prokurori taksisti ka rënë dakord dhe ka kaluar pikën kufitare, pa pasur asnjë kontroll. Në këtë moment burime të prokurorisë së posaçme SPAK, thonë se Dumani është ndihmuar pikërisht nga Bujar Gërmizi, i cili njihet në Kukës si person me reputacion në botën e krimit dhe ndikimin në policinë lokale.

Bujar Gërmizi u arrestua dje me urdhër të SPAK, bashkë me Erzen Breçanin, Dedan Gjoni, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë dhe Besmir Murati. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Ndërkohë në kërkim janë Ervin Mata, Besmir Mustafi, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

2 JAVE ME PARE

“Sigurimi i kushteve për vrasje” dhe “trafik droge”! SPAK zbardh AKUZAT për grupin kriminal! 4 në pranga, 6 në kërkim (NJOFTIMI)

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  ka dalë me njoftim zyrtar për operacionin ku u arrestua ish-zv.drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. SPAK bën me dije se nga 11 urdhër arrestet, 4 janë arrestuar dhe 6 janë të shpallur në kërkim.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” për 10 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për Ismail Zeneli, Bujar Ajeti (Gërmizi), Dedan Gjoni, Erzen Breçani, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Ervin Mata, Eralbi Breçani, dhe masën e sigurimit personal për shtetasen Jonida Babameto.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë ekzekutuar vendimin penal për 4 shtetas: Bujar Ajeti (Gërmizi), Dedan Gjoni, Erzen Breçani, Besmir Murati. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Gjatë hetimeve intensive të kryera është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

-Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;

-Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

-Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

-Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;

-Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;

-Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

-Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.

-Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.

Këto persona do të hetohen për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në datën 28.04.2023 procedimin penal nr.78 të vitit 2023, për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283,  283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. 

Në kuadër të këtij procedimi penal, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po ashtu është hetuar dhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri. Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;
Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;
Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;
Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;
Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;
Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.
Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit në nivel të lartë, të cilat cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.

Është dokumentuar përfshirja e punonjësve të policisë në grupe kriminale.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.124, datë 17.11.2023 ka vendosur caktimin e masave të sigurisë personale “arrest në burg” për 10 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale, konkretisht për shtetasit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti (Gërmizi), Dedan Gjoni, Erzen Breçani, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova, Ervin Mata, Eralbi Breçani, dhe masën e sigurimit personal për shtetasen Jonida Babameto.

Më datën 20.11.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, kanë ekzekutuar urdhrat për ekzekutimin e vendimit penal nr.124, datë 17.11.2023, për 4 shtetas, konkretisht për shtetasit Bujar Ajeti (Gërmizi), Dedan Gjoni, Erzen Breçani, Besmir Murati.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme.

Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizimin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë, gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Falenderim të veçantë për Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë  ligjzbatuese holandeze, belge, franceze e gjermane për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

2 JAVE ME PARE

Plani për vrasjen u zbërthye/ Oficerja e Interpol jepte informacion për dy vëllezërit që jetonin në Britani

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
jonida babameto

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i SPAK, ku u lëshuan 11 urdhër-arreste. Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. 

E përfshirë në këtë grup kriminal dyshohet se është oficerja e drejtorisë së kufirit dhe migracionit, Jonida Babameton, ndaj të cilës është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.

Babameto mësohet se gjatë kohës kur punonte në “Interpol” u ka dhënë informacione nga sistemi për dy objektivat që jetonin në Angli. Deri më tani dyshohet se plani për vrasjen e dy vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për pazaret e drogës.

Një tjetër person i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kërkim janë edhe Besmir Mustafi, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

Ndërkohë në pranga janë vënë Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti (Germizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës.

2 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK/ Mustafi dhe Germizi bashkëpunuan me Dedan Gjonin, donin të vrisnin 2 vëllezër që jetonin në Britani

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
Dedan Gjoni

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e SPAK, në kuadër të cilit u lëshuan 11 urdhër-arreste, ku ranë në pranga 6 persona, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Dyshohet se plani për vrasjen e tyre ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

Mësohet se Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Një tjetër persona i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kërkim janë edhe  Besmir Mustafi, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

Ndërkohë në pranga janë vënë Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti (Germizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës.

2 JAVE ME PARE

Aksioni i SPAK/ Operacioni shtrihet edhe jashtë vendit, 5 prej të dyshuarve ndodhen në Spanjë

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
SPAK

TIRANË- Pesë prej të dyshuarave që janë shpallur në kërkim nga SPAK ndodhen në Spanjë. Mes tyre është edhe një emër shumë i njohur për policinë, Ervin Mata, i cili u përfshi në ngjarjen në ish-Bllok.

Dyshohen se fshihen në Spanjë

-Ervin Mata

-Besmir Murati

-Artan Sulejmani

-Albert Prenga

-Bajram Grabova

SPAK ka goditur një tjetër grup kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, ku në pranga ka rënë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër arreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim, mes tyre Ervin Mata./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

ZBARDHEN emrat e të arrestuarve nga SPAK, planifikimet e vrasjeve u kryen për shkak të hasmërisë mes Martinajt dhe Matës

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
Erzen Brecani

TIRANË- Zbardhen emrat e personave që përfunduan në pranga mbrëmjen e djeshme nga aksioni i SPAK. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije për Top Channel detaje mbi akuzat dhe aksionin e mbrëmjes së kaluar që po vijon ende.

TË ARRESTUARIT DHE AKUZAT:

Ervin Mata, i cili dyshohet se gjendet jashtë vendit sipas gazetares Hoxha, dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
Ervin Mata

Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti akuzohen për veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
Dedian Gjoni

Djali i Erzen Brecanit, Eraldi dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash

Erzen Brecani ka veprën e pastrimit të parave dhe  dhe përkrahje e autorit të krimit.

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
Erzen Brecani

Në listë gjenden edhe Bujar Grabova, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine. Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europuian.

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit e cila po ashtu është arrestuar në kuadër të këtij operacioni, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacione nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani. 

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2

Ndërkohë që planet për të vrarë kundërshtarët ndodhën midis 2019-2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë. Veç prishjes së pazareve për ngarkesat e drogës, shkak i planeve për krime ishte dhe ajo e përplasjes dhe hasmërive midis Ervis Martinit ( i shumë kërkuar dhe me dy masa sigurimi në mungesë arrest me burg) dhe Ervin Matës ( i kërkuar).

2 JAVE ME PARE

Arrestimi i Breçanit/ DETAJET e reja, ish-drejtori i Policisë do shihte ndeshjen, u ndalua te stadiumi ‘Air Albania’

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
Erzen Brecani

TIRANË- Mbrëmjen e kaluar përfundoi në pranga ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Ai u vu në pranga pas një operacioni të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhër arreste, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.

Në momentin e arrestimit, Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë. Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e europianit. Në atë moment, bashkë me Breçanin u arrestua edhe Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

Ndërsa Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash./Dosja.al

2 JAVE ME PARE

Operacioni i SPAK, mes të arrestuarve edhe personazhi i njohur i botës së krimit në Kukës (EMRI)

Trafiku i drogës dhe tentativa për të vrarë 2
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja nga arrestimi i SPAK, ku u prangosën edhe zyrtarë policie, mes tyre dhe Erzen Breçani. Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se mes personave të arrestuar janë Bujar Gërmizi dhe Besmir Mustati.

Mësohet se Germizi, që tashmë ka mbiemrin Ajeti, akuzohet për krijim kushtesh për vrasje, ndërsa është një emër i njohur në botën e krimit në Kukës. I shpalluri në kërkim Ervin Mata akuzohet për trafik droge, ndërsa Dedan Gjoni akuzohet për krijim kushtesh për vrasje. 

SPAK lëshoi 11 urdhërarreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna për arrestimin e 5 të tjerëve. Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani dhe djali i tij. 

/Dosja.al

arrestohet erzen breçani

Sondazh

Poll

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!