LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi’-n ishte gjobitur 5 herë për shkelje. 3 të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

• 3 të rinj u shuan dje në aksidentin tragjik te mbikalimi i autostradës Tiranë-Elbasan. • 20-vjeçari shoferi i mjetit "Audi A8", Klevis Ruçaj kishte vetëm 1 vit e pak muaj që kishte marrë lejen e drejtimit, por shpejtësia ishte pasioni i tij, që do i merrte jetën atij dhe mikeshave që e shoqëronin në mjetin e vdekjes. • Por 5 herë ishte ndëshkuar nga Policia e Shtetit për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor, madje dhe dje dyshohet se ishte me shpejtësi mbi 200 km/h. • Bazuar në dinamikën e aksidentit, "Audi" ka qenë me shpejtësi dhe i riu ka humbur kontrollin e mjetit, duke rënë nga bordurat. Gjatë "fluturimit" fati ka shpëtuar një automjet tjetër, që duket gati i ngjitur me makinën e Ruçajt. Mjeti i tipit “Benz” ka shpëtuar për punë centimetrash nga përplasja, por të njëjtin fat nuk e ka pasur automjeti tip “Honda” në të cilin udhëtonin tre anëtarë të familjes Kurti nga Elbasani. • Nga matjet e kryera në terren nga ekspertët, rezultoi se "Audi" udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km në orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit, kohë dhe hapësirë që e ka bërë të pamundur manovrimin.  • Nga përplasja humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. • Dy vajzat gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi 20-vjeçar ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. • Të plagosur kanë mbetur 3 persona të tjerë, anëtarë të familjes Kurti (nëna, babai dhe djali, të identifikuar si: Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O. Kurti). Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kush është Klevis Ruçaj, i apasionuar pas shpejtësisë dhe makinave luksoze, pamjet: Mos u shqetëso kur unë i jap makinës me një dorë

Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi’-n
Klevis Ruçaj

TIRANË- Klevis Ruçaj viktima e tretë e aksidentit tragjik në nënkalimin në hyrje të Tiranës, i cili drejtonte “Audin” me shpejtësi të madhe. I riu nuk i mbijetoi plagëve të rënda nga përplasja fatale, e cila mori 3 jetë njerëzish.

19-vjeçari ishte apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij në rrjetet sociale ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h. 

“Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, por kur i jap me të dyja”, shkruan ai në videot e postuara në rrjete sociale, ndërsa kilometrazhi i makinës shënon 271 km/h.

3 VITE ME PARE

KUJDES! PAMJE TË RËNDA- E reja dergjet pa jetë në asfaltin e autostradës pas aksidentit tragjik

Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi’-n
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Pamje të reja dalin nga aksidenti tragjik që ka ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, disa momente pas aksidentit në rrugë duket që ka përfunduar një nga vajzat e pajeta që ndërruan jetë në vend nga përplasja. E shtrirë në tokë, e reja dergjet deri në momentin që forcat e ndihmës së shpejtë e fusin në ambulancë për ta dërguar në morgun e Tiranës. 


Nga përplasja humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Të plagosur kanë mbetur 3 persona të tjerë, anëtarë të familjes Kurti (nëna, babai dhe djali; Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti). Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

3 VITE ME PARE

VIDEOJA e aksidentit tragjik, del MOMENTI kur 20-vjeçari me shpejtësi skëterrë ‘fluturon’ nga mbikalimi i në autostradë!

Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi’-n
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Dosja.al ka siguruar videon e momentit të aksidentit tragjik që ndodhi dje në Tiranë, e që u mori jetën 3 të rinjëve. Siç duket edhe nga momentet e kapura nga kamerat e rrugës, "Audi 8" vjen me shpejtësi të lartë, që mendohet se mund të ketë qenë mbi 200 km/h, e për pak sa nuk merr para dhe një mjet tip "Mercedez Benz". 


Duke mos pasur mundësi për të frenuar ka "fluturuar" nga bordura e rrugës dhe ka përfunduar më poshtë, duke goditur një mjet tjetër që po kalonte rrugën. Nga përplasja humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Të plagosur kanë mbetur 3 persona të tjerë, anëtarë të familjes Kurti (nëna, babai dhe djali). Fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

3 VITE ME PARE

'Fluturimi i vdekjes', del FOTOJA e vajzës që humbi jetën nga aksidenti tragjik në Tiranë

Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi’-n
Erisilda Abedini

TIRANË- Vajza në foto është Erisilda Abedini, 22-vjeçarja e cila humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e Saukut. Ajo ishte në mjet me Klevis Ruçajn dhe Sikela Përrojin, që fatkeqësisht humbën jetën. 20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.

Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti. Tre personat në mjetin tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.

3 VITE ME PARE

Makina fluturoi nga mbikalimi i Saukut! Humbi jetën në aksidentin tragjik, kjo është 23-vjeçarja nga Tirana (FOTOT)

Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi’-n
Sikela Përroj


TIRANË- Vajza në foto është Sikela Përroji, 23-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e kaluar në aksidentin tragjik që ndodhi tek Mbikalimi i Saukut. Së bashku me Erisilda Abedinin, Sikela ishte në mjetin "Audi A8" të drejtuar nga Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ndërroi jetë.

20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.

Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti. Tre personat në mjetin tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.

3 VITE ME PARE

Humbën jetën në aksidentin te Mbikalimi i Saukut, identifikohen dy vajzat që ndodheshin në “Audi A8”

Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi’-n
Aksidenti


TIRANË- Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, banuese në Tiranë janë dy viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet. Të rejat, ishin në mjetin "Audi A8" të drejtuar nga Klevis Ruçaj, i cili po ashtu ndërroi jetë. 20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h. Ai ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.

Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti. Tre personat në mjetin tjetër janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Aksidenti tragjik te mbikalimi i Saukut! Ruçaj u pajis me patentë 1 vit më parë, i ndëshkuar disa herë nga Policia

Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi’-n
Klevis Ruçaj


TIRANË- Klevis Ruçaj, 20-vjeçari i cili shkaktoi mbrëmjen e kaluar aksidentit tragjik, ku mbetën të vdekura 2 vajza dhe vetë ai, kishte 1 vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë. Gazetarja Doriana Bezat raporton se i riu është ndëshkuar disa herë për parakalim, shpejtësi dhe veprime të ndaluara.

Shkeljet:

-Ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator.

-Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022.

-Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022.

-Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022.

-Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022.

aksidenti tragjik ne tirane klevis rucaj erisilda adedini sikela perroj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës