Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
•Një aksident tragjik me vdekjen e një personi është shënuar këtë të enjte në Shkodër. •Një makinë tip "Benz" me drejtues Adnand Galicën, është përplasur me një automjet tjetër tip "Ford" që drejtohej nga Fatbardh Lishi, dhe me një biçikletë. •Më konkretisht, ngjarja ka ndodhur në unazën perëndimore të qytetit, në lagjen Kiras. •Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i biçikletës, Shkëlqim Krasniqi, 62-vjeç, banues në Shkodër. •Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë shihet se, biçikleta ka qenë duke lëvizur në anën e rrugës, kur 'Benz-i' me shpejtësi del nga një rrugë dytësore dhe merr para furgonin dhe biçikletën. •Bëhet me dije se, nga aksidenti janë dëmtuar dhe dy makina të cilat ishin të parkuar në këtë zonë. •Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, humbi jetën një person. Bëhet fjalë për Shkëlqim Krasniqi, 62 vjeç, i cili humb jetën nga përplasja mes dy makinave.
Siç shihet nga pamjet, personi me biçikletë ishte duke ecur në anë të rrugës, ndërsa paralel me të një makinë e bardhë "Ford", që drejtohej nga Fatbardh Lishi.
Ndërkohë përballë tyre me shpejtësi vjen një makinë tip "Benz", e drejtuar nga Adnand Galica, i cili sapo kishte bërë një parakalim, por për shkak të shpejtësisë është përplasur kokë më kokë me makinën tjetër. Ndërkohë bëhet me dije, se, dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar lehtë.
Njoftimi i policisë:
"Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 08:10, në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës, automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka përplasur edhe një shtetas që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi që lëvizte me biçikletë, rreth 50 vjeç, si dhe janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.",njoftoi Policia./Dosja.al

SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga aksidenti i trefishtë mëngjesin e sotëm në lagjen Kiras në Shkodër. Mësohet se, për pasojë ka ndërruar jetë një 50 vjeçar i cili lëvizte me biçikletë.
Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, automjeti tip "Ford" ka përplasur biçikletën dhe një tjetër automjet. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, teksa identiteti i viktimës mbetet ende i paidentifikuar./Dosja.al

SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen "Kiras" në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake, një person rreth të 50-tave ka mbetur i vdekur në vendngjarje.
Mësohet se viktima po lëvizte me biçikletë ndërsa është përplasur me një automjet tip "Ford". Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, teksa identiteti i viktimës mbetet ende i paidentifikuar./Dosja.al