Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Një aeroplan me 181 pasagjerë është përplasur me një mur teksa po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. • Vetëm dy persona, një burrë dhe një grua, anëtarë të ekuipazhit, u nxorrën të gjallë, ndonëse të plagosur rëndë, ndërsa 179 të tjerë janë gjetur të pajetë. • Viktima më e re e aksidentit ishte një djalë tre vjeçar, sipas një liste të pasagjerëve të parë nga mediat lokale. • Pesë nga të vrarët në aksident ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç. • Më i madhi ishte një burrë 78 vjeç. •Deri më tani janë identifikuar vetëm 22 nga personat e pajetë. • Ambienti brenda Aeroportit Ndërkombëtar Muan sot është kthyer në një sallë ku mbizotëron dhimbja dhe ankthi dhe të afërmit e pasagjerëve presin për lajme. • Shumë prej familjarëve shpërthyen në lot ose bërtitën ndërsa autoritetet lexonin emrat e viktimave me zë të lartë. • Videot e transmetuara në rrjete sociale tregojnë avionin Boeing duke bërë uljen dhe tymin që i del nga motorët. • Më pas përplaset me një mur dhe shpërthen në zjarr. • Sipas raportimeve të deritanishme, tragjedia ka ndodhur pasi avioni i tipit Boeing 737-8AS është përplasur me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave. • Autoritetet kanë sqaruar se aksidenti i tmerrshëm i avionit që kryente fluturimin JJA-2216 ka ndodhur sot në orën 09:03 me orën lokale. • Boeing, i cili hyri në shërbim në gusht 2009, kishte 181 persona në bord: 175 pasagjerë, duke përfshirë dy shtetas tajlandez dhe një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh. • Presidenti i Koresë së Jugut Choi Sang-mok kryesoi një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe shkoi në vendin e tragjedisë pas mesditës, ku siguroi se do të bëhet çdo përpjekje e mundshme për të shpëtuar jetë dhe për të ofruar çdo ndihmë për të lënduarit dhe të afërmit e viktimat. • Ky është aksidenti i parë fatal që përfshin një avion të Jeju Air, një nga linjat ajrore më të mëdha me kosto të ulët e krijuar në 2005. • Më 12 gusht 2007, një Jeju Air Bombardier Q400 me 74 pasagjerë doli nga pista në aeroportin e Busanit, duke shkaktuar lëndime të lehta në shtatë persona.
10 artikuj për këtë temë.
KORE E JUGUT- Pyetje të reja po lindin në lidhje me rrethanat e tragjedisë me 179 viktima në Korenë e Jugut. Një ekspert, David Learmount u shpreh se muri me të cilin u përplas avioni nuk duhet të kishte egzistuar në pistë. Sipas tij po të mos kishte qenë muri të 179 personat që vdiqën do të kishin shpëtuar.
Sipas David Learmount pa murin, avioni do të kishte rrëshqitur deri në një ndalesë edhe me pajisjen e uljes të dëmtuar.
“Duke parë videon nga momenti i rrëzimit, shihni avionin duke u zvarritur deri në fund të pistës pa marrë flakë. Avioni ishte nën kontrollin e plotë të pilotëve”, pohoi eksperti britanik.
“Qasja ndaj pistës, mënyra se si balancohej ishte perfekte. Trajtimi ishte shumë i mirë. Avioni ishte në gjendje të mirë derisa arriti në mur dhe u përplas me të. Nëse nuk do të ishte ai, të gjithë do të ishin gjallë tani”, shtoi ai.
Sipas Learmouth, çelësi për hetimin e rrethanave të tragjedisë qëndron në arsyen se pse piloti nuk arriti të hapte pajisjen e uljes ose përplasjet për të ngadalësuar aeroplanin. Pa këto dy pika të ngadalësimit, avioni bëri afrimin me një shpejtësi më të madhe se ç'duhej.
KORE E JUGUT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Korenë e Jugut me 179 viktima. Mediat e huaja kanë publikuar bisedën e fundit të një nga pasagjerët që mbeti viktimë. Një pasagjer i dërgoi mesazh një të afërmi për të thënë se një zog kishte ngecur në krahun e avionit. Mesazhi përfundimtar i personit ishte: "A duhet të them fjalët e mia të fundit?"
Fluturimi i Jeju Air 7C2216, duke mbërritur nga kryeqyteti i Tajlandës, Bangkok me 181 persona në bord, po përpiqej të ulej në aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut kur doli nga pista dhe shpërtheu në zjarr pasi u përplas në një mur.
Hetuesit po shqyrtojnë goditjet e shpendëve dhe kushtet e motit si faktorë të mundshëm të ngjarjes tragjike. Mediat lokale cituan autoritetet e aeroportit të kenë thënë se një goditje zogjsh mund të ketë shkaktuar mosfunksionimin e pajisjes së uljes.
Zyrtari i lartë i Ministrisë së Transportit, Joo Jong-ëan tha se punëtorët kanë marrë të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit të kabinës së kutisë së zezë të avionit, të cilat do të ekzaminohen nga ekspertët e qeverisë që hetojnë shkakun e përplasjes dhe zjarrit.
Tridhjetë e dy makina zjarrfikëse dhe disa helikopterë u vendosën për të frenuar zjarrin. Rreth 1,560 zjarrfikës, policë, ushtarë dhe zyrtarë të tjerë u dërguan gjithashtu në vendngjarje. Disa orë pas përplasjes, automjetet mortore u rreshtuan për të marrë kufomat dhe autoritetet thanë se ishte krijuar një morg i përkohshëm.
Vendi i përplasjes mbante erë karburanti dhe gjaku sipas dëshmitarëve të Reuters. Autoritetet punuan për të shpëtuar njerëzit në pjesën e bishtit të avionit por vetëm dy persona ja dolën të dilnin gjallë. Shefi i zjarrfikësve të Muan, Lee Jung-hyun në një konferencë tha se zjarri u shua që nga ora 13:00.
“Vetëm pjesa e bishtit ruan pak formë, dhe pjesa tjetër (aeroplanit) duket pothuajse e pamundur për t’u njohur”, tha ai.
KOREJA E JUGUT- Vetëm dy persona i kanë mbijetuar rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, thanë zyrtarët. Avioni me 181 persona në bord, teksa po tentonte të ulej, preku pistën, u kaplua nga flakët dhe më pas u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut. Për shkak të këtij aksidenti ajror, në këtë shtet janë shpallur shtatë ditë zie. Dy anëtarë të ekuipazhit, një burrë dhe një grua, u shpëtuan nga pjesa e bishtit të avionit, tha zëdhënësi i zjarrfikësve në Korenë e Veriut, Lee Jung-hyun, duke shtuar se është arritur që të shuhet zjarri.
Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës tentoi të ulej në pistë pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit. Autoritetet thanë se dy nga pasagjerët e këtij avioni ishin shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se ishin nga Koreja e Jugut.
Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit. Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të shihej avioni i llojit Boeing 737-800 duke rrëshqitur në pistë dhe nuk dukej se ka pajisje për ulje, para se të përplasej në një mur dhe të shpërthejë në flakë.
Dy anëtarët e ekuipazhit, që i mbijetuan aksidentit, po trajtohen në spitale dhe autoritetet thanë se ata janë jashtë rrezikut për jetë. Disa orë pas rrëzimit, familjarët e pasagjerëve u mblodhën në aeroport, teksa atyre u janë dhënë letra që të shkruajnë detaje për familjarët e tyre. Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani jugkoreane që nga viti 1997, kur një avion i Korean Air u rrëzua në Guam, duke lënë të vrarë më shumë se 200 persona.
Hetuesit po shikojnë nëse faktorët e rrëzimit të avionit mund të jenë goditjet nga zogjtë apo kushtet atmosferike, tha Lee. Agjencia e lajmeve Yonhap citoi autoritetet e aeroportit të kenë thënë se goditjet nga zogjtë mund të kenë shkaktuar mosfunksionimin e pajisjeve për uljen e avionit.
Kulla e Kontrollit kishte lëshuar një paralajmërim për goditje nga zogjtë pak pasi pilotët shpallën emergjencë brenda fluturakes, tha një zyrtar i Ministrisë së Transportit, duke mos specifikuar nëse avioni ishte goitur nga zogjtë. Pothuajse një minutë pasi pilotët njoftuan për situatën, ata nisën përpjekjen e tyre të dështuar për t’u ulur, tha zyrtari. Agjencia News1 raportoi se një pasagjer i kishte dërguar mesazh një familjari të tij, duke thënë se një zog kishte goditur krahun e avionit.
Avioni Boeing 737-800, që operohej nga Jeju Air, ishte prodhuar më 2009. Shefi ekzekutiv i Jeju Air kërkoi falje për aksidentin dhe gjatë një adresimi televiziv ai u përkul për të shprehur keqardhje. Ai tha se ende nuk dihet shkaku i rrëzimit, duke shtuar se fluturakja nuk kishte pasur asnjë aksident të mëparshëm dhe nuk kishte tregues se kishte ndonjë problem në avion dhe tha se do të bashkëpunojë me autoritetet për hetimet.
Kur avioni u largua nga aeroporti i Bangkokut, Suvarnabhumi, nuk ishte raportuar për kushte anormale, tha presidenti i aeroporteve të Tajlandës, Kerati Kijmanawat. E themeluar më 2005, kompania Jeju Air është një kompani ajrore me kosto të ulët që operon në rrugët ndërkombëtare për në Japoni, Tajlandë dhe Filipine, si dhe kryen fluturime të shumta brenda Koresë së Jugut./REL
KORE E JUGUT- Përplasja fatale e avionit në Korenë e Jugut solli vdekjen e 177 personave mes tyre edhe 5 fëmijë nën moshën 10 vjeç. Nga kjo ngjarje tragjike kanë arritur të mbijetojnë mrekullisht 2 stjuardesa. Aksidenti është cilësuar si fatkeqësia më e keqe ajrore e vendit në dekada. Ndërkohë është zbuluar se si dy të stjuardesat kanë arritur ti mbijetojnë përplasjes fatale. Ato gjendeshin në pjesën e bishtit të avionit ku krahasuar me pjesët e tjera të saj ka patur më pak dëmtime. Pjesa e përparme e avionit u shkatërrua nga përplasja me një mure dhe kjo solli që të shpërthente në flakë menjëherë.
Edhe nga pamjet e publikuara duket që bishti i avionit ka marrë dëmtime por kuptohet me sy të lirë që është më pak i dëmtuar se çdo pjesë tjetër. Aeroplani Jeju Air mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur u ul në aeroport në qarkun Muan. Të gjithë në bord ishin koreano-jugor, përveç dy shtetasve tajlandezë.
Avioni, i listuar si Boeing 737-800 në FlightAëare kishte udhëtuar nga Bangkok, Tajlandë. Analistët thonë se si Boeing 787-800 ashtu edhe Jeju Air, linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, kanë një rekord të fortë sigurie.
KOREJA E JUGUT- Numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Korenë e Jugut është rritur në 177. Sipas përditësimeve të fundit, vetëm dy nga 181 parasagjerët që ishin në bordin e avionit, janë ende të pagjetur. Numri i të mbijetuarve mbetet ende dy, të dy anëtarë të ekuipazhit, një grua dhe një burrë, sipas shërbimit zjarrfikës.
Viktima më e re e aksidentit ishte një djalë tre vjeçar, sipas një liste të pasagjerëve të parë nga mediat lokale. Pesë nga të vrarët në aksident ishin fëmijë nën moshën 10 vjeç. Më i madhi ishte një burrë 78 vjeç.
Deri më tani janë identifikuar vetëm 22 nga personat e pajetë. Ambienti brenda Aeroportit Ndërkombëtar Muan sot është kthyer në një sallë ku mbizotëron dhimbja dhe ankthi dhe të afërmit e pasagjerëve presin për lajme. Shumë prej familjarëve shpërthyen në lot ose bërtitën ndërsa autoritetet lexonin emrat e viktimave me zë të lartë.
Aksidenti i rëndë ndodhi ndodhi teksa avioni po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Rrotat kishin dalë jashtë funksionit, ndërsa pasi rrëshqiti në pistë avioni u përplas me një mur dhe shpërtheu në flakë.
Përplasja e ditës së sotme është e pazakontë për Korenë e Jugut, e cila ka pasur një rekord të mirë të sigurisë së fluturimit vitet e fundit, dhe ky duket të jetë i vetmi përplasje fatale që Jeju Air ka pasur në historinë e saj gati 20-vjeçare.
KOREJA E JUGUT- Numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit me 181 pasagjerë në aeroportin e Muan në Korenë e Jugut është rritur në 176, sipas shërbimit zjarrfikës. Nga përplasja kanë shpëtuar vetëm dy stjuardesa, të cilat ndodhen në spital.
Ndërkohë në aeroport janë mbledhur familjarët e pasagjerëve që ishin në avion, ku mes ankthit dhe lotëve dëgjuan emrat e 22 viktimave të identifikuara deri më tani. Nga ana tjetër ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë me kërkimet për tre pasagjerët e fundit, pavarësisht se shanset që të jenë të gjallë janë të pakta.
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut ka përjetuar sot aksidentin më tragjik të aviacionit prej shumë vitesh, pasi një Boeing 737-8AS me rreth 181 persona në bord, teksa po bënte uljen u përplas me një mur dhe shpërtheu në zjarr.
Numri i viktimave sipas Sky News, ka shkuar në 174. Ndërkohë ende nuk është konfirmuar me siguri shkaku që solli aksidentin e rëndë. Më herët u bë e ditur, se janë gjetur kutia e zezë dhe të dhënat e fluturimit, por ende po kërkohet pajisja që regjistron bisedat në kabinë.
Shkaktuar nga përplasja me zogjtë në fluturim
Deri më tani, teoria kryesore është se avioni u përplas me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave. Kjo teori thuhet se u konfirmua nga një prej të mbijetuarve, i cili thuhet se u tha shpëtimtarëve se me të vërtetë kishte pasur një përplasje me zogj. "Tymi doli nga motorët dhe më pas pati një shpërthim," u citua të thoshte një nga dy të mbijetuarit.
Personi tjetër është shprehur nga spitali se nuk mbante mend asgjë çfarë kishte ndodhur “Kisha vendosur rripin para uljes, mendova se avioni u ul, por nuk mbaj mend asgjë pas kësaj”, është shprehur 33-vjeçarja, e cila ka mbetur e plagosur në shpatullën e majtë dhe ka goditur edhe kokën.
Ministria e Transportit e Koresë së Jugut tha se kulla e kontrollit u kishte dërguar një mesazh paralajmërues pilotëve të aeroplanit për rrezikun e një goditjeje nga zogjtë përpara rrëzimit.
Avioni kishte pasur probleme edhe dy ditë më parë
Megjithëse shefi operativ i Jeju Air pretendoi në një intervistë për shtyp se avioni fatal nuk kishte histori aksidentesh dhe se provat e hershme nuk treguan dëme, dy ditë më parë një pasagjer që udhëtoi me të njëjtin Boeing tha, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, se motorët e tij ishin fikur ndërsa po ngrihej nga pista.
"Isha në të njëjtin aeroplan dhe motorët e tij u fikën disa herë," tha pasagjeri në fluturimin 7C2216 i cili u ngrit nga aeroporti Mueang me destinacion Bangkok.
"Unë fola me ekuipazhin dhe ata thanë se nuk kishte asnjë problem," shtoi ai. Një tjetër pasagjer në të njëjtin fluturim shprehu gjithashtu shqetësimin e tij, duke shtuar se ngritja përfundimtare ishte një orë me vonesë për shkak të problemeve me aeroportin.
Ndërkohë ministeri i Infrastrukturës, Tokës dhe Transportit, Park Sang-woo është shprehur në një konferencë se hetimi mbi atë që shkaktoi rrëzimin e avionit të Koresë së Jugut mund të zgjasë deri në tre vjet. Duke marrë parasysh se avioni është prodhuar jashtë Koresë së Jugut, hetuesit do të duhet të konsultohen me prodhuesit e pjesëve kryesore të avionit, gjë që mund të nënkuptojë se hetimi kërkon një kohë të gjatë, sipas ministrit.
KOREJA E JUGUT- Numri i viktimave nga aksidenti në aeroportin në Korenë Jugperëndimore është rritur në 151. Nga 181 pasagjerë që ndodhenin në avionin që u përplas me një mur pas uljes emergjente, vetëm dy anëtarë të ekuipazhit, u nxorrën të gjallë nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit të cilët ndodhen ende në vendin e ngjarjes paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë të pakta.
Fluturimi i Jeju Air 7C 2216 nga Bangkok mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur aksidenti tragjik ndodhi në aeroportin në qarkun Muan, pak pas orës 9 të mëngjesit me orën lokale.
Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse e aviacionit që ka goditur Korenë e Jugut që nga viti 1997, kur një Boeing 747 i Korean Airlines u rrëzua në xhunglën e Guamit, me humbjen e 228 jetëve. Shefi ekzekutiv i Jeju Air, kompania më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, tha se avioni nuk kishte shfaqur "asnjë shenjë problemi" përpara aksidentit të së dielës.
Zyrtarët lokalë të zjarrfikësve dhe ekspertët e aviacionit thonë se një lloj mosfunksionimi i mjeteve të uljes ishte i mundshëm. Lee Jeong-hyun, kreu i Departamentit të Zjarrfikësve në Muan, gjithashtu informoi mediat duke thënë se shkaku vlerësohet të jetë shfaqja e një goditjeje nga shpendë ose moti i keq.
KOREJA E JUGUT- Një aeroplan me 181 pasagjerë është përplasur me një mur teksa po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Vetëm dy persona, një burrë dhe një grua, anëtarë të ekuipazhit, arritën të nxirren të gjallë, ndonëse të plagosur rëndë, ndërsa 122 të tjerë janë gjetur të pajetë dhe numri pritet të rritet.
Videot e transmetuara në rrjete sociale tregojnë avionin Boeing duke bërë ulje, me rrotat poshtë dhe tym që del nga motorët. Më pas godet një mur dhe shpërthen në zjarr.
BREAKING: Video shows crash of Jeju Air Flight 2216 in South Korea. 181 people on board pic.twitter.com/9rQUC0Yxt8
— BNO News (@BNONews) December 29, 2024
Sipas raportimeve të deritanishme, tragjedia ka ndodhur pasi avioni i tipit Boeing 737-8AS është përplasur me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave.
“Shkak i aksidentit dyshohet të jetë përplasja me shpendë në kombinim me kushtet e pafavorshme të motit. Megjithatë, shkaqet e sakta do të shpallen pas hetimit”, tha Lee Jong-hyun , komandant i Departamentit të Zjarrfikësve Muan, gjatë një konference për shtyp.
Autoritetet kanë sqaruar se aksidenti i tmerrshëm i avionit që kryente fluturimin JJA-2216 ka ndodhur sot në orën 09:03 me orën lokale. Boeing, i cili hyri në shërbim në gusht 2009, kishte 181 persona në bord: 175 pasagjerë, duke përfshirë dy shtetas tajlandez dhe një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh.
Presidenti i Koresë së Jugut Choi Sang-mok kryesoi një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe shkoi në vendin e tragjedisë pas mesditës, ku siguroi se do të bëhet çdo përpjekje e mundshme për të shpëtuar jetë dhe për të ofruar çdo ndihmë për të lënduarit dhe të afërmit e viktimat.
Ky është aksidenti i parë fatal që përfshin një avion të Jeju Air, një nga linjat ajrore më të mëdha me kosto të ulët e krijuar në 2005. Më 12 gusht 2007, një Jeju Air Bombardier Q400 me 74 pasagjerë doli nga pista në aeroportin e Busanit, duke shkaktuar lëndime të lehta në shtatë persona. Në përgjithësi, përplasjet e avionëve janë të rralla në Korenë e Jugut. Më e keqja në historinë e saj ndodhi kur një Boeing 767 i Air China në rrugë për në Busan nga Pekini u rrëzua në prill 2022, duke vrarë 129 njerëz.

KOREJA E JUGUT- Një aksident tragjik ka ndodhur në një aeroport në Korenë e Jugut, pas rrëzimit të një aeroplani me 181 pasagjerë ku 122 prej tyre kanë humbur jetën.
Avioni Jeju Air, po kthehej nga Bangkok në Tajlandë dhe u rrëzua teksa po ulej në piste pak pas orës 09:00 me kohën lokale. Ai doli nga pista dhe u përplas me një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në jugperëndim të vendit, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.
Pasagjerët në bordin e fluturimit përfshinin 173 koreano-jugorë dhe dy tajlandez, shkruajnë mediat e huaja. Sipas shërbimit zjarrfikës, shumica e pasagjerëve dhe ekuipazhit ende të pa gjetur supozohen të vdekur.
Numri i të mbijetuarve mbetet dy të cilët janë anëtarë të ekuipazhi. Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet, por mediat lokale raportojnë se mund të jetë shkaktuar nga kapja e zogjve në sistemet e avionit.