LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksidenti MISTERIOZ në Fier/ 'Golfi' dyshohet se ka rënë në Seman, shoferit i del celulari i fikur! RENEA s'gjen asnjë shenjë të mjetit

• Një aksident misterioz ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit në Fier. • Një makinë tip 'Golf' është përplasur në urën e Mbrostarit dhe dyshohet se ka rënë në lumin Seman. • Në vendngjarje policia ka gjetur vetëm targat e makinës, të cilat rezultojnë të një mjeti të marrë me qira. • Makina është marrë me qira nga një 26-vjeçar me iniciale M.L, banues në Fier, ndërkohë që në momentin që kanë telefonuar në celularin e tij nuk është përgjigjur njeri. • Polumbarët e RENEA kanë kërkuar për më shumë se 4 orë në lumë, por e kanë ndërpretë operacionin për sot. Kjo pasi për shkak të rrymës së fortë, kërkimet e tyre në lumin Seman është vështirësuar. Rryma e fortë dhe thellësia e madhe i pengon për gjetjen e automjetit.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Misteri vazhdon me aksidentin në Fier/ Gjenden disa pjesë makine në lumin Seman

Aksidenti MISTERIOZ në Fier/ 'Golfi' dyshohet se ka
Foto nga vendngjarja

FIER- Pjesë të mjetit tip 'Golf' që është aksidentuar mëngjesin e sotëm në urën e Mbrostarit janë gjetur në lumin e Semanit. Pjesët që janë gjetur janë të pjesës së përparme të mjetit. 

Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.

Në vendin e aksidentit është gjetur një targë automjeti i cili rezulton të jetë e një makine të dhënë me qira, ndërkohë që kanë mbërritur polumbarë të Reneas dhe ekspertë të policisë. Sipas policisë, targa i përket një automjeti të marrë me qira nga personi M. L., 26 vjeç, banues në Fier.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Aksidenti në Fier, pamje nga ura e Mbrostarit, parmakët e thyer ngritën dyshime

Aksidenti MISTERIOZ në Fier/ 'Golfi' dyshohet se ka
Pamjet nga vendngjarja

FIER- Pamjet e mëposhtme janë nga aksidenti që ka ndodhur orët e para të mëngjesit në urën e Mbrostarit në Fier. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, makina është përplasur me parmakët e urës dhe dyshohet se ka përfunduar në lum. 

Në vendngjarje kanë shkuar polumbarët të cilët po punojnë për të gjetur makinën nën ujë. 

3 VITE ME PARE

Aksidenti te 'Ura e Mbrostarit', policia: Pritet që polumbarët e Renea-s të kërkojnë për makinën në lum

 
Aksidenti MISTERIOZ në Fier/ 'Golfi' dyshohet se ka
Pamje nga aksidenti

FIER- Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Mësohet se targat e gjetura i përkasin një makinë të marrë me qira nga një 26-vjeçar. Pasi është marrë në telefon, i riu nuk është përgjigjur dhe për këtë kanë shkuar polumbarët e Renea-s për të kërkuar në lum për makinën.  

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Mbrostarit", janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure. Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur. Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

3 VITE ME PARE

Aksident në FIer, makina përfundon në lumin Seman, gjendet targa e 'Golf-it'

 
Aksidenti MISTERIOZ në Fier/ 'Golfi' dyshohet se ka
Foto nga vendngjarja

FIER- Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit ditën e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip 'Golf' ka rënë nga ura e Mbrostarit dhe ka përfunduar në lumin Seman. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Momentalisht janë ngritur të gjitha pistat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjeti e po tentohet kontakti me drejtuesin e automjetit që i përket, telefoni i të cilit rezulton i fikur. Por nga targat e gjetura është vërtetuar se makina e përplasur ka qenë marrë me qira. 

Zjarrfikësit po punojnë dhe po kërkojnë për makinën nën ujë, pasi ujërat e lumit Seman në këtë zonë janë relativisht të thella, por forca e rrjedhës nuk është e tillë sa për të larguar një automjet. 

aksident ne fier

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës