Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Aksidenti me 1 të vdekur e 5 të plagosur ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta, 10 km larg nga qyteti i Korçës Ngjarja ka ardhur pas përplasjes së dy mjeteve kokë më kokë, të cilët po lëvizin në kahe të kundërta. • Sipas policisë rrugore një nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen kokë me koke te te dy mjeteve, duke lënë të plagosur 6 persona, njeri prej të cilëve ka gjetur vdekjen pas pak minutash. • Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë me kaq shumë të plagosur e një viktimë. • Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Rov i bashkisë së Maliqit ndërkohë që dyshohet se në këtë aksident të lënduar dhe fëmijë.
4 artikuj për këtë temë.
KORÇË-Si pasojë e aksidentit në Korçë ka humbur jetën Elviz Mizaku, 36 vjeç. Nga raportimet e policisë Mizaku ka humbur jetën rrugës për në spital, ndryshe nga informacionet e para në të cilat u raportua se viktima u nda nga jeta gjatë ndihmës mjekësore.
Mësohet se viktima është 36-vjeçari Elvis Mizaku, i cili ishte drejtuesi i një prej mjeteve që u përplas në afërsi të fshatit Belorta. Nga ana tjetër, kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerët që ndodheshin në makinën e drejtuar nga një 23-vjeçar.
KORÇË- Dalin pamjet e para nga aksidenti i ndodhur në Belorta të Korçws. Aksidenti me 1 të vdekur e 5 të plagosur ka ndodhur në afërsi të fshatit larg nga qyteti i Korçës.
Sipas informacioneve të policisë dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip "Hyundai", shtetasit K. H.
Sipas policisë rrugore njeri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen kokë me koke te te dy mjeteve, duke lënë të plagosur 6 persona, njeri prej të cilëve ka gjetur vdekjen pas pak.
KORÇË-Humb jetën drejtuesi i mjetit nga aksidenti në Korçë, 36-vjeçari nuk ia del dot në spital
Korçë/Informacion shtesë
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë" në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Volkswagen", 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip "Hyundai", shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit tip "Hyundai" shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
KORÇË- Në Korçë pasditen e sotme është shënuar një aksident i rëndë pranë fshatit Belorta. Nga informacionet paraprake raportohet për dy të plagosur në gjendje shumë të rëndë. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e përplasjes së dy aotomjeteve me njëra-tjetrën.
Sipas policisë deri tani raportohet për disa të plagosur, ndërsa një person është bllokuar në mjet. Plicia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë" në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t'a nxjerrë.
Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.