Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
• Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë. • Bëhet e ditur se një motor është përplasur me një makinë. • Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona, drejtuesi i motorit dhe pasagjeri. • Policia bën me dije se nga aksidenti tragjik kanë humbur jetën dy të rinjtë 18 dhe 23 vjeç. • Gjithashtu janë publikuar edhe pamje nga aksidenti ku viktima mbetën Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18 vjeç. • Mësohet se viktima mbetën daja dhe nipi. • Gjithashtu sipas policisë është arrestuar edhe drejtuesi i automjetit, Olsido Cami 24 vjeç i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. • Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidenti tragjik tek “Shkalla e Tujanit”. Mësohet se viktima mbetën daja dhe nipi. Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18 vjeç janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në aksident.
Siç u raportua automjeti me drejtues Olsido Cami 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin Olsi Lila 18 vjeç. Si pasojë e përplasjes dy të rinjtë humbën jetën.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
TIRANË- Një aksident tragjik u raportua paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt, ku si pasojë humbën jetën dy të rinj.
Gjithashtu janë publikuar edhe pamje nga aksidenti ku viktima mbetën Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe Olsi Lila 18 vjeç. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”. Policia bën me dije se nga aksidenti kanë humbur jetën dy të rinj, 18 dhe 23 vjeç.
Gjithashtu sipas policisë është arrestuar edhe drejtuesi i automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë. Bëhet e ditur se një motor është përplasur me një makinë.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë dy persona, drejtuesi i motorit dhe pasagjeri. Megjithashtë ende nuk dihet identiteti i tyre dhe shkaqet e aksidentit.