LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë Speciale në Banjskë, Vuçiç kërkon kthimin e kufomave të serbëve të vrarë

•Zhvillime të reja nga Kosova. •Pesë ditë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u vra oficeri i lartë, Afrim Bunjaku dhe 4 serbë, në 24 orët e fundit raportohet se forcat speciale të Policisë së Kosovës vijojnë kontrollet në vendin e ngjarjes, për të shmangur çdo incident të papritur. •Sakaq, sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se pret që trupat e serbëve të vrarë, t'u dorëzohen familjeve të tyre, nëse Kosova nuk krijon probleme shtesë. •Ai pretendon se njëri prej tyre, më konkretisht Bojan Mijailoviç është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë, e për këtë shprehet se ka prova e dëshmitarë që mund ta vërtetojnë. • Ndërkohë, ditën e sotme një tjetër reagim ka ardhur nga Rusia. •Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Aleksandër Grushko shprehet se për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, Rusia nuk sheh mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë. •Sipas tij, reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadaltë dhe joparimor. 

15 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Sulmi në Banjskë/ EULEX-i përgënjeshtron Serbinë, hedh poshtë pretendimet e Vuçiç

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
foto ilustruese

KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë se nuk është lejuar që të marrë pjesë në operacionin policor më 24 shtator në Banjskë, pasi u sulmua Policia e Kosovës.

“EULEX-i në asnjë mënyrë nuk është ndaluar që të marrë pjesë apo të vëzhgojë operacionet që janë kryer nga Policia e Kosovës më 24 shtator”,- thanë për Radion Evropa e Lirë nga ky mision i bllokut evropian. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, kanë thënë se Kosova nuk e lejoi EULEX-in që të marrë pjesë në operacionin policor, pasi një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Vuçiç gjatë një takimi me përfaqësuesit e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian më 26 shtator, tha se i ka pyetur ata pse “EULEX-i është refuzuar” që të marrë pjesë në operacionin në veri.

“Pas sulmit të kryer ndaj Policisë së Kosovës dhe më pas intervenimit të Policisë, patrullat mobile të njësisë policore të EULEX-it dhe Njësisë policore rezervë, por edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të EULEX-it kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe kanë shkuar në zonën përreth manastirit të Banjskës në veri të Kosovës”, thanë nga EULEX-i.

Nga ky mision shtuan se kanë monitoruar nga afër operacionin policor dhe kanë qenë në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Grupi i maskuar dhe i armatosur – që sipas autoriteteve në Kosovë përbëhej prej rreth 30 personash – fillimisht sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, teksa autoritetet e rendit nisën një aksion për heqjen e një barrikade në rrugë.

Më pas, sulmuesit u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty u përleshën gjatë gjithë ditës me zyrtarët policorë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, tre sulmues të dyshuar janë vrarë. Si Vuçiç, ashtu edhe Petkoviç, kanë pretenduar se dy serbë janë vrarë pasi janë dorëzuar dhe kanë kërkuar që EULEX-i të përfshihet në hetime dhe që ky mision të ndërmjetësojë lejimin e hetuesve serbë të kryejnë autopsinë e sulmuesve të vrarë. Ky mision i BE-së nuk tregoi nëse ka pranuar një kërkesë të tillë nga Serbia, por tha se nuk ka “mandat ekzekutiv për të kryer hetime”.

“Misioni ka monitoruar dhe do të vazhdojë të monitorojë aktivitetet e kryera nga autoritetet në Kosovë që lidhen me sulmin, sikurse hetimet, konfiskimet dhe bastisjet. Në përputhje me mandatin që kanë dhe me legjislacionin e Kosovës, përfaqësuesit e EULEX-it ishin të pranishëm gjatë kryerjes së autopsisë, në cilësinë e monitoruesve”, u tha në përgjigjen e EULEX-it.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilën e cilëson si sulm terrorist dhe ka kërkuar të kryhet një hetim ndërkombëtar për këtë ngjarje. Serbia ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje. Sulmi është dënuar fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./ REL

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Përmbytje masive në Volos, shihni pamjet apokaliptike, makinat të mbuluara të gjitha nga balta dhe uji

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Permbytjet

GREQI- Një stuhi e fuqishme ka goditur disa pjesë të Greqisë qendrore, duke fshirë rrugë, duke shkatërruar ura dhe duke përmbytur shtëpi, vetëm tre javë pasi shirat e dendur vranë 16 njerëz. Stuhia e re, e quajtur Elias, shkaktoi përmbytje të mëdha në qytetin qendror të Volos të enjten dhe la qindra të bllokuar në fshatrat malore aty pranë. 

"I gjithë Volosi është kthyer në një liqen. Jetët e njerëzve janë në rrezik. Edhe unë mbeta i bllokuar dhe 80 për qind e qytetit është pa energji… Nuk e di ku e gjeti Zoti kaq shumë ujë. Është si historia e Arkës së Noes,” tha kryetari i bashkisë së qytetit, Achilleas Beos, për televizionin shtetëror.

Autoritetet kanë ndaluar të gjitha mjetet që të dalin në rrugë.

“Njerëzit nuk mund ta durojnë më këtë. Nuk mund ta kuptoj tërbimin e natyrës. Mbroni veten”, tha Beos, duke u kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Banorët në Volos, një qytet me rreth 140,000 banorë, përdorën kova plastike për të hequr baltën nga shtëpitë e tyre në përpjekje për të mbrojtur gjërat e tyre. Më shumë se 250 njerëz janë evakuuar nga zona që kur stuhia Elias goditi të mërkurën pasdite.

2 VITE ME PARE

Sulmi në veri të Kosovës/ DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Departamenti Amerikan i Shtetit

SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë përpjekjet që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit “që ishin të përfshirë në vrasjen” e tij.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, në pyetjen lidhur me atë se si SHBA-ja i cilëson personat që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Ne kemi qenë shumë të qartë: SHBA-ja dënon fuqishëm sulmet e koordinuara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe ne shprehim ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra gjatë detyrës. Ne kundërshtojmë përpjekjet për të barazuar vdekjen tragjike të rreshterit të Policisë së Kosovës [Afrim] Bunjaku me vdekjen e individëve që ishin të përfshirë në vrasjen e një polici. Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent. Ky hetim është duke u zhvilluar”, tha Miller.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, teksa po kryente një operacion për heqjen e një barrikade të vendosur në rrugë.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa policë të tjerë. Sulmuesit e dyshuar, që sipas autoriteteve në Kosovë ishin rreth 30 u strehuan në manastirin e Banjskës dhe prej aty vazhduan përleshjet me Policinë.

Tre sulmues të dyshuar mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërkaq katër persona janë arrestuar për këtë sulm, që Kosova e konsideron terrorist dhe për të e fajëson Serbinë. Beogradi ka mohuar se ka gisht në këtë ngjarje.

Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre serbët e vrarë në Banjskë. Ky vendim u kritikua edhe nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, deklaroi se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 shtator se ai kurrë nuk mund t’i cilësojë si “terroristë” pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës. Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin në veri. Radoiçiq, që është nën sanksione amerikane, sipas presidentit serb do të merret në pyetje nga organet kompetente serbe./REL

2 VITE ME PARE

"Është thirrur për të dëshmuar", Vuçiç e pranon: Radoiçiç ishte në grupin e serbëve në Banjskë

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Milan Radoiçiç dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar se Milan Radoiçiç ishte pjesë e grupit terrorist që vrau pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit të dielën, më 24 shtator, raportojnë mediat e huaja.

"Nuk e di nëse është në komandë, por ju më pyetët nëse i njihja ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiçin. Nuk e di kush ishin këta të tjerët. Tani kam dëgjuar për këta njerëz," - është përgjigjur Vuçiç.

Vuçiç në të njëjtën intervistë gjithashtu ka thënë se Radoiçiç ndodhet në Serbinë qendrore dhe se do të intervistohet [lidhur me pjesëmarrjen e tij në grupin terrorist që vrau pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit]. Ai e ka mohuar se Radoiçiç është plagosur gjatë përleshjes së armatosur të grupit terrorist serb me Policinë e Kosovë në Banjskë të Zveçanit.

"Milan Radoiçiç asnjëherë nuk u fsheh dhe nuk u turpërua për rolin e tij. Ai patjetër do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë. Kam besim se ai do të merret në pyetje. Gjendet në territorin e Serbisë qendrore dhe vendi ynë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre’,- shtoi Vuçiç.

2 VITE ME PARE

"Autorët të vihen para drejtësisë"/ Stano: Ajo që ndodhi në Banjskë ishte sulm terrorist

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
peter stano

BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjet e ndodhura katër ditë më parë në veri të Kosovë. Stano e ka cilësuar sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit si sulm terrorist. Në një konferencë për media, ai ka shtruar nevojën që të kryhet një hetim i plotë dhe sipas tij, përgjegjësit duhet të vihen para drejtësisë.

“Më lejoni të jem shumë i qartë rreth qëndrimit të BE-së për atë që ka ndodhur të dielën. Ky ka qenë sulm terrorist dhe sulmi terrorist duhet të hetohet dhe ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë Stano.

Gjithashtu ai ka theksuar se nevojitet bashkëpunim rreth hetimit në mënyrë që të sigurohet që ky sulm terrorist nuk është vetëm i hetuar, por që të vihen para drejtësisë ato që kanë planifikuar, ekzekutuar dhe ato që qëndrojnë prapa sulmit.

“Këto qëndrime të BE-së janë përsëritur disa herë. Partnerët e dinë. Nuk përfshihemi që të komentojmë gjithçka të çdokujt që bën në rajon. BE-ja ka qenë shumë e qartë në deklaratën e saj rreth pritjeve tona dhe këshillave ndaj palëve se çka duhet të ndodhë tani sepse ajo çfarë ka ndodhur ishte shumë serioze”, ka shtuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur  kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

2 VITE ME PARE

Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura/ Policia e Kosovës: Jemi ende në ekzaminimin e vendit

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
foto ilustruese

KOSOVË-Pas sulmit nga një grup terrorist serb në orët e para të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku një polic humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën , u mbyllën dy pikat kufitare me Serbinë, ajo e Jarinjës dhe Bërnjakut. 

Sot 4 ditë pas ngjarjeve pikat kufitare vijojnë ende të jenë të mbyllura. Në një përgjigje për mediat e Kosovës, policia është shprehur se janë ende në fazën e ekzaminimit të vendit të ngarjes dhe terrenit.

Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka thënë se janë ende në fazën e ekzaminimit të vendit të ngarjes dhe terrenit. Gjithashtu kanë bërë të ditur se qarkullimi vijon normalisht dhe se pikat tjera kufitare me Serbinë janë të hapura.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur  kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

2 VITE ME PARE

Beogradi ngre akuza: Një prej sulmuesve serb u vra me plumb në kokë pasi u dorëzua

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Petar Petkoviç

SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka insistuar se dy prej terroristëve të vrarë në Banjskë “u ekzekutuan pas dorëzimit”. Petkoviç tha se Bojan Mijailovic u vra “gjakftohtësisht dhe brutalisht pasi fillimisht u plagos lehtë, ra në tokë dhe u dorëzua, me një plumb në kokë”, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tij EULEX-i nuk ka marrë pjesë në hetimin e Policisë së Kosovës “vetëm për shkak se Kosova ka dashur të fshehë disa prova dhe të fshehë të vërtetën se serbët ishin i vrarë brutalisht nga efektivët e policisë”.

“Ne i kemi të gjitha provat, dëshmitarët e mbrojtur që janë të gatshëm të identifikojnë të gjithë ata vrasës shqiptarë që morën pjesë në vrasjen brutale të serbëve në qytetin e Banjskës”, tha ai dhe shtoi se kërkojnë që një komision i pavarur dhe ekspertë në bashkëpunim me patologët serbë të kryejnë autopsi.

Ai tha gjithashtu se për ta është “veçanërisht e rëndësishme të shikojnë trupat e dy serbëve sepse do të shohin plagët, të cilat do të tregojnë qartë se si janë vrarë”.

2 VITE ME PARE

Clark: Incidenti në veri, problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Wesley Clark

Ish-komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, thotë se incidenti në veri të Kosovës përbën një problem real për qëndrueshmërinë në Ballkan.

Clark tha se NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për qenë më efikase kudo në Kosovë, ndërsa u shpreh se armatimet ka të ngjarë të kenë ardhur nga Serbia, dhe ndoshta ky ka qenë një veprim i koordinuar ose të paktën i miratuar në heshtje nga forcat speciale serbe.

Zëri i Amerikës: Si i komentoni ngjarjet që ndodhën të dielën e kaluar në veri të Kosovës afër fshatit Banjskë?

Wesley Clark: Para së gjithash, është një tragjedi për të gjitha palët dhe është një problem real për qendrueshmërinë në Ballkan. Duhet të përbëjë shqetësim për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, ndërsa dalin në pah detajet e incidentit. Ajo që është më shqetësuese për mua është se pas incidentit, rezultoi se kishte një grumbullim të madh armësh në manastirin serb. Kjo ka ndodhur edhe më parë.

Ne e dimë nga përvoja e mëparshme në Ballkan në vitet 1990, dhe që atëherë se manastiret serbe kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Dhe kjo nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Ndaj kjo është gjëja më shqetësuese.

Shpresoj që KFOR të insistojë që këto manastire të inspektohen dhe arsenalet të konfiskohen, sepse nuk ka vend për këtë në mes të përpjekjeve për të arritur marrëveshjen e autonomisë për qytetarët serbë të Kosovës. Është kundërproduktive dhe nuk ka vend për kërcënime me dhunë dhe armë.

Çfarë lloj formacioni do të kishte qasje tek pajisjet dhe burimet që janë kapur pas neutralizimit të sulmit?

Wesley Clark: Armatimet ka të ngjarë të kenë ardhur nga Serbia, dhe ndoshta ky ka qenë një veprim i koordinuar ose të paktën i miratuar në heshtje nga forcat speciale serbe. Ne i kemi parë këto lloj veprimesh edhe më parë, sepse më kujtohet se gjatë fushatë ose në fillim të fushatës ajrore të vitit 1999 në Kosovë, një grup ushtarësh serbë në rroba civile rrëmbyen tre ushtarë amerikanë të cilët ishin pjesë e patrullës në atë që sot njihet si Maqedonia e Veriut.

Ata nuk kishin uniforma ushtarake, por kaluan kufirin dhe rrëmbyen tre ushtarë amerikanë nga makina e patrullës, i rrahën dhe i dërguan në Beograd. Pra, mbetet për t’u parë se kush ishin sulmuesit në pjesën veriore të Kosovës dhe lidhet me forcat speciale dhe qeverinë serbe.

Presidenti serb pretendoi se sulmuesit ishin serbë të zonës të cilët nuk mund ta përballonin represionin nga qeveria e Kryeministrit Kurti. Çfarë mendoni për këtë?

Wesley Clark: Do të më duhej të kuptoja më mirë se cilat janë ankesat e tyre për shtypjen. Shtypja nuk filloi pas futjes së KFOR-it në vitin 1999 nën udhëheqjen franceze. Në thelb, në atë zonë ishte eliminuar autoriteti shqiptar dhe shqiptarët ishin spastruar nga detyrat në spitale apo vende të tjera ku mund t’i shërbenin komunitetit. Që nga atëherë, zona ka qënë relativisht e ndarë.

Ka qenë një tranzicion i vështirë për qeverinë e Kosovës që të merret me separatizmin serb në veri, kështu që unë mendoj se këto pretendime për shtypje janë të pakuptimta. Është thjesht një deklaratë. Nuk ka asnjë tregues për ndonjë shtypje.

Në fakt, të dhënat tregojnë se ky rajon po i paguan taksa Beogradit dhe fondet vijnë nga Beogradi sikurse ky rajon të ishte një shtet më vete. Por nuk është. Është pjesë e Kosovës. Duhet të jetë pjesë e sistemit të taksave të qeverisë së Kosovës. Por nuk është. Pra, atje ka një problem të vërtetë.

Autoritetet e Kosovës pretendojnë se një nga sulmuesit është Milan Radoiçiq, nënkryetar i partisë më të madhe dhe më me ndikim të serbëve të Kosovës, që ka lidhje të ngushta me partinë serbe në pushtet. Ai është gjithashtu nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Si e shihni këtë?

Wesley Clark: Kjo është një dëshmi e mëtejshme e përfshirjes së qeverisë serbe. Incidenti tregon për rrezikshmërinë që mund të ketë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Incidenti është tregues i një lidhje me Serbinë, vendosjen e një shteti policor ushtarak që mund të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm shkatërrimi brenda Kosovës.

A ka ndonjë pasojë specifike që mendoni se duhet të kenë palët? Kush dhe në çfarë mënyre?

Wesley Clark: Serbët që morën pjesë në sulm duhet të sillen para drejtësisë sipas të gjitha rregullave të legjislacionit të Kosovës. Mendoj se NATO-ja duhet të forcojë aftësitë e saj për të qenë në mënyrë efikase kudo në Kosovë. Nëse është e nevojshme të kontrollojë manastiret serbe nëse në to strehohen individë ndaj të cilëve janë vënë sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Përse një individ i tillë duhet të jetë udhëheqës i një partie politike në Kosovë? Si mund të lejohet kjo? Zoti Thaçi, ndaj të cilit janë ngritur akuza, është ende në burg në Hagë. Pra, duhet të ketë një masë mirëkuptimi nga të dyja palët për sundimin e ligjit në Kosovë.

Ministri serb i mbrojtjes, përveç tjerash, tha se Serbia është e pakënaqur me reagimin e KFOR-it. Si duhet të reagonte KFOR-i në këtë situatë ?

Wesley Clark: KFOR duhet të veprojë me forcë kundër dhunës në Kosovë, kudo qoftë apo ndaj palëve që ushtrojnë dhunë. Kjo është arsyeja pse KFOR ndodhet atje.

Por do të vëreja gjithashtu se këto veprime në Kosovë nuk janë të palidhura me dhunën në Ukrainë. Për Rusinë, nxitja e trazirave në Kosovë, duke përdorur Serbinë si agjent të saj do të ishte ekuivalenti i një sulmi të thellë të luftës hibride. Rusia do të dëshironte të shihte paqëndrueshmëri më të madhe në Ballkan, një shpërqendrim për NATO-n, me preteksin se demokracia nuk funksionon.

Gërryerja e pavarësisë së Kosovës do të ishte në interes të Moskës. E gjitha është pjesë e një axhende që po ndiqet nga të paktën disa elementë në Beograd.

Për serbët e vrarë u mbajtën përkujtimore dhe ditë zie, një lloj nderimi për autorët. Çfarë mesazhi dërgon kjo?

Wesley Clark: E kuptoj kur bëhet fjalë për anëtarët e familjes. Por si çështje e politikës shtetërore, jo, këta njerëz janë të jashtëligjshëm. Ata shkelën sundimin e ligjit në Kosovë. Dhe ata që morën pjesë duhet të ndëshkohen dhe të mos njihen si heronj. Por unë e di se në Serbi dhe në këtë rajon, trashëgimitë e konfliktit që datojnë më shumë se një shekull janë përplasjet etnike, përplasjet fetare, Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore e deri në epokën e Titos, përpjekja për të shtypur nacionalizmin shqiptar dhe ardhja e Milosheviçit në pushtet, gjithçka është shoqëruar me dhunë, me urrejtje, me tensione ndëretnike. Dhe është koha për ta ndaluar atë dhe për të ecur përpara në shekullin e 21-të. Është një tragjedi e vërtetë. Më vjen shumë keq për familjen e këtyre njerëzve të vrarë nga të dyja anët. Dhe polici shqiptar që u vra, polici i Kosovës po bënte detyrën.

Ai po mbështeste sundimin e ligjit. Serbët (që ndërmorën sulmin) ishin rebelë, terroristë. Dhe ata nuk meritojnë asnjë njohje zyrtare. Por, sigurisht, është një tragjedi për ta dhe familjet e tyre. Dhe na vjen keq për të gjitha humbjet e jetëve në zonë.

Si do të ndikojë kjo lidhur me dialogun tashmë të ngecur mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve?

Wesley Clark: Është për të ardhur keq, por nuk do ta çojë përpara dialogun. Shtetarët e arsyeshëm nga të dyja palët duhet të thonë se kjo duhet të ndalet. Është koha për ta njohur Kosovën, të shkohet përpara dhe të vendoset paqja në rajon.

Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka gjasa të ndodhë. Por fuqia e urrejtjes ndëretnike, trashëgimia e më shumë se një shekulli konflikti dhe vdekjesh është kaq e madhe sa mendoj që vendet e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të bashkohen dhe thjesht ta qetësojnë situatën. Ta ruajnë status quo-në. Nuk do të shohim përparime të shpejta në drejtim të normalizimit. Duhet të gjejmë mënyra të tjera për të forcuar stabilitetin në Ballkan dhe për t’u përkujdesur për njerëzit atje.

2 VITE ME PARE

'Jemi fokusuar në zonat më të ndjeshme'/ Zëdhënësi i KFOR-it: Nuk kemi dërguar përforcime në veri

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Zëdhënësi i KFOR-it

KOSOVË- Zëdhënësi i KFOR-it, Koloneli Andrea Gallieni njofton se KFOR-i nuk ka dërguar përforcime në veri të Kosovës, pas sulmit ndaj policisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv, u plagosën dy të tjerë, si dhe u vranë 4 sulmues serbë. Gallieni tha se trupat janë më të përqendruara vetëm në zonat më të ndjeshme.

“Nuk ka përforcime, trupat e KFOR-it janë më të përqendruara vetëm në zonat më të ndjeshme"", theksoi ai.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'S'është në interesin tonë që të kemi të vrarë, as serbë e as shqiptarë'/ Daçiç: Grupi i armatosur në Banjskë nuk ka lidhje me Beogradin

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Ivica Daçiç

SERBI-  Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se grupi i armatosur që u përlesh me policinë e Kosovës të dielën në fshatin Banjskë nuk ka asnjë lidhje me  Beogradin. Në një intervistë për Radiotelevizionin Vojvodina, ai u shpreh se shqiptarët mund të formonin formacione të armatosura, siç ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilën ai e cilësoi si terroriste dhe në emër të saj në negociatat në Rambuje mori pjesë Hashim Thaçi.

“Të gjithë do të mundohen ta lidhin me Beogradin, por këtu bëhet fjalë për përfaqësues autoktonë të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe që kanë të drejtë legjitime të shprehin mendimin e tyre për politikën e Kurtit, të paktën aq sa kishin shqiptarët në Jugosllavi. për të bojkotuar zgjedhjet, institucionet, për të demonstruar. Nuk është në interesin tonë që të ketë humbje të jetëve njerëzore, as serbë e as shqiptarë, dhe më së miri do të ishte që i gjithë procesi të kthehej në atë që vendosëm 10 vjet më parë, të përpiqemi të arrijmë normalizimin e jetës së përditshme. përmes dialogut, pa hyrë në çështjet e statusit, por këtu vijmë te problemi kyç që Kurti nuk pranon një qëndrim të tillë ndaj asaj çështjeje”, tha Daçiç në një intervistë për Radiotelevizionin Vojvodina.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Njëri prej tyre u qëllua direkt në kokë! Kemi dëshmitarë që mund ta vërtetojnë'/ Vuçiç: Kufomat e serbëve të vrarë duhet të dorëzohen sot

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se pret që sot në mëngjes trupat e serbëve të vrarë në veri të Kosovës t'u dorëzohen familjeve të tyre, nëse Kosova nuk krijon probleme shtesë, shkruajnë mediat serbe. 

I ftuar në mediumin serb RTS, presidenti tha se i friksohej reagimit të familjes së të vrarit Mijailoviç, i cili u qëllua direkt në kokë.  Ai shtoi se ka persona që janë të gatshëm të jenë dëshmitarë të mbrojtur për të pohuar se ai është qëlluar direkt në kokë, se është vërtetuar dhe vrarë në mënyrë gjakftohtë. Presidenti saktësoi se janë vrarë Stefan Nedeljkoviç, Bojan Mijailoviç dhe Igor Milenkoviç. 

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Sulmi terrorist i 24 shtatorit/ Reagon sërish Rusia: Nuk shohim asnjë shans për stabilizimin e situatës në Kosovë

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Aleksandër Grushko

RUSI- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Rusi, Aleksandër Grushko ka komentuar ngjarjen e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Ai shprehet se për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, Rusia nuk sheh mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë, shkruan Euronews Serbia. 

“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështetet tek shefat e tij, Uashingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, deklaroi ai.

Sipas tij, reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadaltë dhe joparimor. Ndërsa shtoi se kjo e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate. 

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Serwer sjell në vëmendje sulmin terrorist në Veri: Beogradi e dinte që do të ndodhte! Në komunat me shumicë serbe çdo gjë bëhet me urdhër

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Daniel Serëer

KOSOVË- Profesori në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington, Daniel Serwer ka sjellë sërish në vëmendje ngjarjen e 24 shtatorit, ku një polic i Kosovës dhe 4 terroristë serbë u vranë e disa u arrestuan. Në një intervistë për peacefare.net, ai tha sePolicia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun me shumicë serbe të vendit penguan një rebelim të armatosur gjatë fundjavës.  Sipas tij, Serbia dhe përfaqësuesit e saj politikë të Listës Serbe në Kosovë shpallën ditë zie. Ai thotë se kjo konfirmon mbështetjen e tyre për rebelimin. “Burrat e gjelbër” duket se kanë gjetur një strehë të sigurt në Serbi.

“Presidenti serb Vuçiç më pas u takua me ambasadorin rus Aleksandar Bocan Harchenko. Vuçiq është ankuar për “spastrim brutal etnik” në Kosovë, për të cilin nuk ka asnjë provë”, tha ai.

Serwer ka hedhur dyshimet e tij rreth sulmit terrorist që ndodhi në veri të dielën. Thotë se në komunat me shumicë serbe në Kosovë, asgjë nuk ndodh pa dijeninë e Beogradit.

“Ne nuk kemi as konfirmim se Vuçiq ka urdhëruar një rebelim të armatosur. Por një nga qytetet e tij në veri të Kosovës ishte i përfshirë. Gjëra të tilla nuk ndodhin pa dijeninë e Beogradit. Vuçiç mund ta kishte ndaluar paraprakisht ose ta dënonte më pas. Ai nuk e bëri asnjërën", tha ai. 

Sipas Serëer-it, ky incident është konfirmim se Vuçiç nuk ka ndërmend të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.

“Por ai, tani për tani, do të pajtohej për një administratë de facto të veçantë, në formën e një Bashkësie të Komunave me shumicë serbe”, tha ai. 

Sipas Serëerit, Kosova ka treguar se policia e saj, me mbështetjen e NATO-s, mund të merret me një grup të armatosur rëndë prej disa dhjetëra militantë të vendosur.

“Por është gjithashtu e qartë se forca të blinduara serbe mund të lëvizin lehtësisht në Kosovë. Është më pak se 40 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar serb në Mitrovicën veriore, ndoshta një orë me makinë me tanke”, pohon Serwer duke shtuar se diplomatët amerikanë dhe evropianë besojnë se Serbia nuk do të tentojë një veprim të tillë për shkak të pasojave politike.

 

2 VITE ME PARE

Pesë ditë nga sulmi terrorist në Veri, Ambasada e Kosovës në Belgjikë ndez qirinj në nder të heroit Afrim Bunjaku

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Ambasada në Belgjikë

BELGJIKË-  Për të nderuar heroin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit mëngjesin e 24 shtatorit, Ambasada e Kosovës në Belgjikë ka vendosur sot lule e janë ndezur qirinj. Ambasadori Agron Bajrami ka postuar në rrjete sociale një fotogaleri, nga momenti i nderimit të heroit, ndërsa u shpreh se bashkatdhetarët janë të gatshëm dhe unik për të ofruar mbështetje për Republikën e Kosovës, demokratike, të pavarur dhe evropiane.

“Sot, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, përfaqësues nga komuniteti ynë në Belgjikë, kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në nderim të heroit Afrim Bunjaku, rreshterit policor të rënë në detyrë, i vrarë nga terroristët e mbështetur dhe organizuar nga Serbia. Bashkatdhetarët tanë janë gjithmonë të gatshëm dhe unik për të ofruar mbështetje për Republikën e Kosovës, demokratike, të pavarur dhe evropiane”, shkroi Bajrami. 

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Postimi

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Sulmi në Banjskë, ç'po ndodh në veri? Policia speciale rrit praninë e saj

5 ditë nga sulmi TERRORIST në Veri/ Shtohen forcat e Policisë
Policia

KOSOVË- Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe.

Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.

Situata atje u acarua nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave, nën përcjelljen e policisë speciale, u vendosën në objektet komunale.

Veprimi nxiti reagimin, herë-herë edhe të dhunshëm, të popullatës lokale, që kundërshton si kryetarët shqiptarë, ashtu edhe praninë e forcave speciale të policisë së Kosovës.

Pas trysnisë disajavëshe të BE-së, Qeveria e Kosovës u dakordua ta zvogëlojë përgjysmë praninë e njësisë speciale përreth objekteve komunale në veri, si dhe të organizojë zgjedhje të reja atje.

Por, sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura qëlluan policinë e Kosovës duke vrarë një pjesëtar të saj më 24 shtator, u dha kah tjetër zhvillimeve.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se policia ka rritur tashmë praninë e saj në veri.

“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e njësisë speciale të policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, tha Hoxha.

Ai nuk ofroi detaje se për sa janë forcuar kapacitetet e njësisë speciale, por tha se institucioni që ai drejton, është vazhdimisht në koordinim me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, dhe me atë të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për praninë e forcave speciale në veri, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

I kontaktuar nga REL-i, kryetari i Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, nuk deshi të flasë për këtë çështje. Ai tha shkurtimisht se do ta ftojë për raportim në komision ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, si dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

Duke folur në ditën kur ndodhi sulmi në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “nuk ka asnjë marrëveshje apo rregull që ndalon policinë speciale të Kosovës që të veprojë edhe në katër komunat në veri [Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq], sikurse gjithandej në territorin e Republikës”.

“Ajo çfarë ne kemi trashëguar është një letër e ish-kryeministrit [Hashim] Thaçi lidhur me praninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës [në veri], që duhet të bëhet në marrëveshje me KFOR-in. Ne e kemi respektuar dhe vazhdojmë ta respektojmë atë zotim të njëanshëm të Thaçit ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s [Anders Fogh] Rasmussen”, tha Kurti.

Sërgjan Simonoviq, nga Qendra Humane në Mitrovicën e Veriut - organizatë kjo që monitoron situatën e sigurisë në veri, thotë për Radion Evropa e Lirë se “armiqësia” e popullatës lokale ndaj policisë së Kosovës, në përgjithësi, vazhdon që nga paslufta, më 1999.

“Pasardhësja ligjore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në valën e parë, ishte Policia e Kosovës, e më vonë Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Tradicionalisht, Policia e Kosovës është vazhdimësi e UÇK-së dhe, në këtë kontekst, serbët e shohin gjithmonë si armike”, thotë Simonoviq.

Sipas tij, kundërshtimet ndaj policisë speciale janë rritur në dy vjetët e fundit, kur kjo polici, “nën direktivat e politikanëve aktualë”, ka filluar “një fushatë tmerrësisht të ashpër kundër serbëve”, e cila ka kulmuar “me dezertimin e policëve serbë” nga forca e policisë së Kosovës.

Simonoviq i referohet një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjisrimin e makinave me targa ilegale serbe, i cili ka rritur tensionet në veri dhe ka çuar në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Në veri të Kosovës jetojnë rreth 50.000 serbë.

Që nga paslufta, shumica e tyre nuk u binden vendimeve të institucioneve të Kosovës, por të strukturave paralele që funksionojnë atje nën dirigjimin e Serbisë.

Në zonë ka pasur shpesh tensione që kanë kulmuar në dhunë dhe policia e Kosovës ka intervenuar për rivendosjen e rendit.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se në këtë rajon duhet të ketë patrullime më të mëdha të policisë, në mënyrë që të shmangen incidentet si ato të 24 shtatorit.

“Ajo çka nuk duhet të ndodhë dhe nuk guxon të ndodhë është që Policia e Kosovës të kufizohet që të veprojë në veri”, thotë Qalaj.

Për sigurinë e kufirit të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i NATO-s, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare policia e Kosovës.

Megjithatë, me një vendim të komandantit të KFOR-it më 2014, policia e Kosovës mund të patrullojë deri në një kilometër afër vijës kufitare me Serbinë.

Pas trazirave të majit, KFOR-i ka rritur praninë në Kosovë për disa qindra ushtarë.

Ky mision e ka dënuar sulmin në Banjskë dhe ka thënë se është i gatshëm të intervenojë nëse është e nevojshme.

Në reagimet e tij, Bashkimi Evropian ka dënuar po ashtu sulmin në Banjskë dhe ka thënë se “të gjitha faktet për të duhet të vërtetohen”. Për praninë e forcave speciale të policisë së Kosovës në veri nuk është deklaruar.

Kosova, ndërkaq, ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, ndërsa Serbia ka drejtuar gishtin kah serbët e Kosovës.

Komuniteti ndërkombëtar u ka bërë thirrje të dyja palëve që të kthehen në rrugën diplomatike./Marre nga REL

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!