LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

4 orë në SPAK për aferën CEZ-DIA, Meta: S'kam lidhje, kam bërë detyrën shkëlqyer si ministër. Kjo dosje aktivizohet sa herë 'Rilindja' ka krizë

• Gati 4 orë ka qëndruar kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Meta hyri brenda në SPAK që prej orës 10:00 ku po jep deklarimet e tij në lidhjen me çështjen CEZ-DIA, ndërsa shoqërohej nga Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor që prej kohës kur ishte në presidencë. • Pasi përfundoi marrjen në pyetje, Meta tregoi se ishte marrë në pyetje për dosjen e "CEZ-DIA", për të cilat kishte dhënë shpjegime. • Por sipas tij nuk e priste që të merrej në pyetje për të njëjtën çështje, që sipas tij rikthehej sa herë që Partia Socialiste kishte 'probleme'. • Sipas Metës, ai i kishte dhënë të gjitha shpjegimet mbi ngjarjen duke shtuar se kishte ndjekur të gjitha hapat për të mbrojtur interesin publik. • Ndër të tjera, ish-presidenti i vendit u përgjigj me buzën në gaz kur u pyet lidhur me pavarësinë e SPAK nga politika, apo frikën e arrestimit. • "Dosja.al" mësoi se kryetari i PL po jep deklarimet e tij në lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK në prill të vitit 2022. •Kjo dosje është rihapur nga prokurorët Arben Kraja dhe Altin Dumani, të cilët deri më tani kanë marrë në pyetje edhe një nga personazhet kryesore të kësaj çështjeje, Kastriot Ismail, i cili ndodhej aktualisht në burg. Çështja u hap me kallëzimin e bërë nga Partia Socialiste.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Meta në SPAK: S’kam asnjë lidhje me privatizimin e CEZ, kam bërë punë të shkëlqyer

 

3 VITE ME PARE

Dëshmia e Elvis Matës, përgjigjet Meta: Mashtrues i përzënë nga LRI

4 orë në SPAK për aferën CEZ-DIA, Meta: S'kam lidhje,
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët se a u pyet nga Prokurorët e SPAK në lidhje me dëshmitarit Elvis Mata, në dosjen CEZ-DIA. Mata është një nga dëshmitarët e kësaj çështeje, i cilësuar si personi kyç që zbuloi skemën e abuzimit në CEZ. Meta tha se Mata ishte një i dëbuar nga LRI në vitin 2005.

"Prokurori, apo personi i autorizuar që më pyeti, mund t’ju them se përgjigjen më të shkurtër e kam dhënë për këtë person, mashtrues, të përzënë nga LRI që në 2004-2005 (Matën). Kushdo që ka probleme me drejtësinë, mund të marr status. Është i autorizuar SPAK që ta përdorë përgjigjen time, gjithçka është mashtrim ordiner. Këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra, edhe nga unë. Për mld euro që i kushtojnë qytetarëve shqiptarë dhe shumë të tjerëve dëme. Ju ftoj që të bëni pyetje.”, tha Meta./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Keni frikë se do arrestoheni?"/ Ilir Meta qesh me pyetjen: Mos more! SPAK me ndikim politik? Dihet

4 orë në SPAK për aferën CEZ-DIA, Meta: S'kam lidhje,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë humor me pyetjen e gazetarit nëse ka frikë për një arrestim të mundshëm të firmosur nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Në fjalën e tij, Meta bëri ironi edhe me pyetjen nëse mendonte se SPAK kishte ndikim politik, duke lënë të kuptohet se e pohonte. Në fund, i bëri bisht pyetjes nëse kishte besim tek struktura e drejtësisë.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Gjithçka është një mashtrim ordiner dhe më vjen keq që harxhohet kohë me gjëra të tilla, ndërkohë që këtu janë mal çështjet. Unë nuk ndaloj askënd që të bëjë pyetje dhe i ftoj që t'i publikojnë të gjitha pyetjet dhe përgjigjet.

Ngrini dyshime se SPAK ka ndikim politik?

Ju e dini se kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta tek SPAK, janë dhënë nga Kongresi i partisë. Ilir MEta ëhstë i hapur dhe transparent dhe mezi presim për ato firmat fët e fët, të ketë akte dhe veprime konkrete edhe për gjithë ato çështje aq të rënda që e kanë bërë Shqipërinë që të jetë më i korruptuari në Europë. Gjithçka që është kjo çështje nuk ka lidhje me Ilir Metën, nuk është bërë në kohën që Meta ka qenë ministër. Ne e kemi bërë detyrën tonë në mënyrë të shkëlqyer.

Keni frikë për ndonjë firmë që mund të sjellë arrestimin tuaj?

Mos more! Unë kujtova se hetimi lidhej me denoncimet e miapër korrupsionin që është evident. Ta dinit do të vinit? Po patjetër, do të vija për çdo gjë. Unë mendoj që është zbardhur dhe është një proces fare absurd. 

A keni besim te SPAK?

Faleminderit.

3 VITE ME PARE

U thirr nga SPAK, Meta: Nuk kam lidhje me CEZ-DIA, kur isha ministër nuk patën asnjë favorizim, kishim debate për...

4 orë në SPAK për aferën CEZ-DIA, Meta: S'kam lidhje,
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi çdo përfshirje të tij në hetimin e dytë që po bëhet për çështjen CEZ-DIA. Në një komunikim me gazetarët, Meta tha se vendimet e tij si ministër, nuk kanë favorizuar në asnjë moment CEZ-DIA. Përkundrazi, sipas tij, përplasja mes institucioneve ka qenë aq e fortë saqë ka përfunduar në gjykatë dhe në një dorëheqje të kryetarit të Bordit të ERE. Sulmi sipas tij, po i bëhet nga Shefi i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. 

Ilir Meta: Kam dhënë sqarime shteruese në vitin 2015 pas shkrimit të një koleges suaj që manipulonte të dhënat e procesit të arbitrazhit në Vjenë. Për të cilat, kompania Cliford Chanse bëri një deklaratë zyrtare, publike, të cilën e publikoi edhe Endri Fuga në faqen e Kryeministrisë. Kompania përgënjeshtronte të gjitha mediat që kishin përfshirë emrin e kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta asokohe, në procesin e arbitrazhit si një njeri që mund të kishte përfituar. 

Mund t'ju them ato që thashë dhe atje. Meta nuk ka lidhje me privatizimin, isha opozitë asokohe, nuk kam lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. Nuk kisha lidhje me kohën kur isha ministër, as me CEZ as me ndonjë tjetër. Dijeni se kur isha ministër, për 4 muaj, CEZ jo vetëm që nuk ka përfituar asgjë nga qeveria shqiptare por kemi qenë në debate të vazhdueshme për performancën e tyre. Sepse ata nuk po i bënin investimet siç kishin premtuar dhe në dhjetor, kur ERE mori një vendim, që në gjykimin tonë favorizonte CEZ në raport me KESH, pra detyronte KESH ti shiste energjinë më lirë CEZ, qeveria shqiptare e kundërshtoi vendimin dhe ministria. Përplasja ka vazhduar në gjykatë saqë kryetari i Bordit të ERE dha dorëheqjen. Sot dhe asnjëherë nuk mund të ftohem për asnjë sqarim për  asnjë vendim që nuk ka lidhje me asgjë, që nuk ka lidhje me asnjë funksion zyrtar të asaj periudhe. Kur drejtësia të kërkon, ti nuk mund të shmangesh, por ajo që mund t'ju them është se pa asnjë diskutim nuk ekziston asnjë akt apo dokument, që Ilir Meta të ketë favorizuar cilido. Nuk jam i shqetësuar për asgjë se nuk ka asgjë që e cënon Ilir Metën në raport me ligjin.

Kush e bën? Endri Fuga. Endri Fuga mbush portalet. Në bazë të inidiceve të arsyeshme nis hetimi. Ju e dini kush i bën. Përgjigjen e kam dhënë për këtë person, si person mashtrues dhe të larguar nga LSI dhe rinia./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Meta del pas disa orësh në SPAK, flet për mediat: U pyeta për CEZ-DIA, aktivizohet gjithmonë si çështje sa herë që rilindja është në krizë

4 orë në SPAK për aferën CEZ-DIA, Meta: S'kam lidhje,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për marrjen e tij në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij para mediave të pranishme jashtë godinës së SPAK, Ilir Meta pranoi se ishte pyetur për çështjen "CEZ-DIA", ndërsa u shpreh se i dha përgjigjet për të gjitha pyetjet që i ishin bërë. Por gjithashtu shtoi se kjo dosje rikthehet sa herë 'rilinda' është në krizë, ndërsa çështjet e depozituara nga vetë ai si president, ende nuk janë marrë parasysh.

"Atëherë po e nëse keni pritur këtu disa orë nuk është përgjegjësia ime. Më ka ardhur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur që në vitin 2019, me çfarë kuptova, unë iu kam thënë edhe unë se kam pasur pritshmëri që SPAK do ishte institucion lider. Sa herë që të ftohesha do të vija me shumë kënaqësi për t'i ndihmuar. Ashtu sikurse e dini që janë dhjetra kallëzime të mia për çështje të veçanta për ligje me porosi, apo për denoncimin ndaj Kuvendit që falsifikoi firmën për shkarkimin e Kuvendit. Mesa kuptova kishte të bënte lidhur me çështjen CEZ-DIA. Aktivizohet gjithmonë si çështje sa herë që rilindja është në krizë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t'i ndihmuar për rrethana apo persona të caktuara,"-tha Meta ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

CEZ-DIA/ Ilir Meta që prej orës 10:00 në SPAK: E kam thirrur disa herë të hetojë korrupsionin! (FOTOT)

4 orë në SPAK për aferën CEZ-DIA, Meta: S'kam lidhje,
Ilir Meta ne hyrje te SPAK

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Meta ka hyrë brenda SPAK që prej orës 10:00 ku po jep deklarimet e tij në lidhjen me ccështjen CEZ-DIA.

"E kam thirrur disa herë SPAK për të hetuar korrupsionin. Do jem këtu me ju për çdo gjë"-tha Meta për gazetarët në hyrje të godinës së Prokurorisë.

Ish-presidenti shoqërohej nga Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor që prej kohës kur ishte në presidencë.

 

Por përse u kërkua sot Meta në SPAK? Zyrtarisht, pritet që në orët në vijim të ketë një komunikim për mediat, por "Dosja" mësoi se kryetari i PL po jep deklarimet e tij në lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK në prill të vitit 2022. Kjo dosje është rihapur nga prokurorët Arben Kraja dhe Altin Dumani, të cilët deri më tani kanë marrë në pyetje edhe një nga personazhet kryesore të kësaj ccështjeje, Kastriot Ismail, i cili ndodhej aktualisht në burg. Çështja u hap me kallëzimin e bërë nga Partia Socialiste./Dosja.al

ilir meta ilir meta ne spak dosja cez

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës